“ZGJIDHJA PËRFUNDIMTARE” E URREJTJES

Kapitulli 2 | DITA E GJYKIMIT

NJË PREJ PROFECIVE MË TË SPIKATSHME në Bibël gjendet në shumë deklarata se judenjtë do të shpërndaheshin nëpër gjithë kombet, ku do të urreheshin, përndiqeshin dhe vriteshin si asnjë popull tjetër. Këto profeci janë specifike dhe të gjalla, e përshkruajnë në hollësi gjendjen e vështirë të judenjve sikurse u ka ndodhur përgjatë shekujve të shpërndarjes së tyre1Ligji i Përtërirë 28:15-62; 2 Kronikave 7:20; Jeremia 29:18; Jeremia 44:8, etj.. Perëndia ka shpallur këtë gjykim të ashpër për shkak të mosbindjes dhe idhujtarisë së Izraelit pasi ishin futur në Tokën e Premtuar dhe Ai e paratha këtë përmes shumë profecive. Ky gjykim i profetizuar është përmbushur pikë për pikë përgjatë historisë së judenjve – dhe pas tri mijë vjetësh vazhdon me furi përmbushjen në ditën tonë.

      Çfarë do të thotë të jesh pjesë e një grupi njerëzish që urrehet dhe që trajtohet me keqdashje në mbarë botën, me aq shumë gënjeshtra të thëna për ta, saqë do të ishte e pamundur t’u japësh një përgjigje dhe nuk do të sillte ndonjë të mirë po të përpiqeshe! Do të ishte çmenduri, acarim dhe, po, frikësim. Hitleri nuk veproi vetëm për Holokaustin, siç do ta shohim, por me pëlqimin dhe bashkëpunimin e fuqive të tjera të botës, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara.

      Më tepër se njëqind dokumente zyrtare antisemitike janë nxjerrë nga Kisha Katolike Romane gjatë historisë së saj. Kalorësit dhe horrat që përbënë Kryqëzatën e Parë, të frymëzuar nga papa Urbani II (i cili u premtoi parajsën atyre që vdisnin për këtë kauzë), i masakruan judenjtë në mbarë Evropën. Kur e pushtuan Jeruzalemin ata i shtynë judenjtë brenda sinagogës dhe u vunë zjarrin. Shekujt e urrejtjes ndaj judenjve, të frymëzuar nga Kisha Katolike Romane kudo ku ishte në pushtet, i hapën rrugën përgatitjeve për Holokaustin e Hitlerit.

      Papa Gjon Pali II u përpoq të fitonte judenjtë në mbarë botën me anë të retorikës së tij të sjellshme, por mashtruese. Ai madje u tha atyre se katolikët «u shohin si vëllezër e motra në Zotin»2Nga fjalimi i papa Gjon Palit II për udhëheqësit judenj në Australi, 26 nëntor 1986, në Sidnei. – zor se përputhet me dëshirën e Palit «për shpëtim» e tyre (Romakëve 10:1). Megjithatë, nuk ka se si papa të mund të zhbëjë shekujt e urrejtjes dhe të keqtrajtimit që Kisha e tij u ka bërë judenjve. Shprehje të tilla të ëmbla janë jo vetëm të papërputhshme me historinë dhe doktrinën zyrtare të Kishës, por bien në kundërshtim nga miqësia e tij me Arafatin.

      Gjon Pali II i ka favorizuar vazhdimisht “palestinezët” për pohimet e tyre të rreme. Asnjëherë nuk ka konfirmuar të drejtën biblike të izraelitëve për vendin që Perëndia u ka dhënë. Në fakt, sikurse edhe papët dhe kardinalët para tij, ai e ka mohua haptazi këtë të drejtë: «Ekzistenca e Shtetit të Izraelit dhe alternativat e tij politike duhet të përballen jo një perspektivë që është në vetvete fetare, por në referimin e tyre ndaj parimeve të përbashkëta të ligjit ndërkombëtar»3Nga shënimet e Gjon Palit II rreth “Mënyrës së saktë për t’i paraqitur judenjtë dhe judaizmin në predikimin dhe katekizmin e Kishës Katolike Romane”, Komisioni i Vatikanit për Marrëdhëniet Fetare me Judenjtë, maj 1985.. E kështu mendimi i udhëheqësve të botës laike e nëpërkëmb Fjalën e Perëndisë!

      Martin Luteri nuk i shpëtoi kurrë antisemitizmit të së shkuarës së tij katolike romane, pavarësisht kundërshtimit që i bëri kësaj kishe. Aty nga fundi i jetës ai përkrahu djegien e shtëpive të judenjve dhe vendosjen e tyre para zgjedhjes midis konvertimit ose prerjes së gjuhëve të tyre4Will Durant, Historia e qytetërimit, vëll. VI, Reformimi (Simon dhe Schuster, 1950), 727.. Zemërimi i Luterit kundër judenjve qe i pajustifikueshëm, pavarësisht se doli nga ky acarim i thellë se ata nuk i përgjigjeshin ungjillit të përkrahur prej tij.

      Ish-kryeministri i Izraelit, Beniamin Netanjahu (Benjamin Netanyahu), në një intervistë më 25 shtator 2001, pohoi se terroristët «nuk e urrejnë Amerikën për shkak të Izraelit… ata e urrejnë Izraelin si një zgjerim të Amerikës». Si një izraelit ai duhet të jetë eksperti në këtë çështje. Por mbase ai ka harruar se Hitleri nuk i urreu judenjtë për shkak të Amerikës, as carët e Rusisë, as papët, as myslimanët përgjatë një mijë e treqind vjetëve të historisë nuk i urryen judenjtë për atë arsye. Një “antisemitizëm” zhurmëmadh ka vazhduar që nga fillimi i Izraelit dhe po gjallërohet sërish në mbarë botën, sikurse është parathënë.

URREJTJA E PAARSYESHME NDAJ JUDENJVE ËSHTË E PËRHAPUR

      Dënimet e vazhdueshme të Izraelit nga OBK-ja dhe BE-ja për mbrojtjen që i bën vetes kundër sulmeve vdekjeprurëse prej atyre që janë të vendosur ta shfarosin dhe refuzimi për të dënuar vrasësit dhe përkrahësit e sulmuesve, janë vetëm një pjesë e përmbushjes së vazhdueshme të një sërë profecish që kanë parathënë antisemitizmin e përbotshëm. Kjo është një provë e madhe dhe e pakundërshtueshme për ekzistencën e të vetmit Perëndi të vërtetë dhe të faktit që Bibla është Fjala e Tij e pagabueshme. Urrejtja nuk përfundoi me Holokaustin e Hitlerit, por po shkallëzohet sërish në ditët e sotme. Kjo është një përqeshje tallëse për gjashtë milionë judenjtë të shfarosur.

      Ky shkallëzim ka qenë në rritje për shumë vjet. Përdhosja e varreve dhe madje e trupave të judenjve është zhvilluar periodikisht në Francë për dy dhjetëvjeçarë në një rishfaqje të antisemitizmit në mbarë Evropën. Në Rusi, më 1990, Pamyat, një organizatë antisemitike, bëri thirrje për një «zgjidhje të re përfundimtare për problemin judaik» dhe profetizoi që «Rusia do të ishte ajo që do të eliminonte të keqen e çifutërisë botërore». Urrejtja në rritje kundër judenjve në Evropën Lindore është tejet e shthurur duke pasur parasysh faktin se nga rreth pesë milionë judenj në atë zonë në vitet 1930, kanë mbetur sot vetëm rreth njëzet e pesë mijë. Më 1989, kryepeshkopi i katolikëve polakë, kardinali Jozef Glemp (Joseph Glemp), «paditi të mbijetuarit judenj të Holokaustit për futjen e komunizmit në Poloni … dhe për futjen e vodkës». U tha se ai foli për shumicën e katolikëve në Poloni. Në Rumaninë pas Çauçeskut, u bë menjëherë e dukshme se ishte më mirë për karrierën politike të dikujt që «të kishte një sfond nazist, sesa një sfond jude»5Alan M. Dershowitz, “Rishfaqja e antisemitizmit në Evropë”, Seattle Times, 23 maj 1990..

      Në shtator të vitit 1993 trupi i Nikolas Horthit (Nicholas Horthy), mikut të Hitlerit, i cili e bashkoi Hungarinë me Gjermaninë naziste gjatë luftë dhe kryesoi internimin e katërqind e tridhjetë e shtatë mijë judenjve për në Aushviç, u rivarros me nderime të mëdha në qytetin e tij të lindjes 128 kilometra në lindje të Budapestit. Rreth pesëdhjetë mijë njerëz «të mbledhur ndërsa eshtrat e Horthit, të gruas dhe djalit të tij u vunë në një varr familjar». Kryeministri dhe ministrat e nderuan Horthin me fjalime dhe pjesëmarrje në ceremoni, e cila u transmetua në televizionin shtetëror6Associated Press, “Ish-aleati i Hitlerit rivarroset me nderime në Hungari”, Regjistri i Qarkut Orinxh, 5 shtator 1993, NEWS 30..

      Një sondazh mendimi Eurobarometri nga fundi i vitit 2003 pyeti pesëqind veta nga çdo komb i Bashkimit Evropian. Pesëdhjetë e nëntë për qind (74 për qind në Holandë) e konsideronin Izraelin kërcënimin më të madh të paqes nga çdo vend të botës. (Në kontrast të plotë, gati në të njëjtën kohë, amerikanët e rendisnin Izraelin të dhjetin për nga kërcënimi i paqes botërore). Sidoqoftë, Misioni i Izraelit në BE, ndonëse të fyer që quhen nga evropianët një kërcënim më i madh i paqes se kombet terroriste si Irani, Siria dhe Koreja e Veriut, nuk i fajëson qytetarët evropianë, por «ata që janë përgjegjës për formimin e mendimit publik». U tha se «sondazhi pasqyronte ndikimin e mbulimit të shtrembëruar mediatik të konfliktit në Lindjen e Mesme».

      Qendra Simon Vizental (Wiesenthal) në Los Anxhelos, një grup për të drejtat judaike, tha se sondazhi «tregon se antisemitizmi është i ngulitur thellë brenda shoqërisë evropiane … dhe Izraeli duhet të përjashtojë BE-në nga çdo proces i ardhshëm paqeje në Lindjen e Mesme»7Robin Pomeroy, “Nëpërkëmbja e Izraelit në sondazhin e BE-së për ‘Kërcënimin e paqes’”, Bota – Reuters, 3 nëntor 2003. Por si mund t’i diktojë Izraeli Evropës, ndaj mirëdashjeve të atyre nga e cila varet pjesa më e madhe e eksporteve të tij?

      Kemi jo vetëm mbulimin e shtrembëruar mediatik për ngjarjet e ditëve tona, por edhe programi i historisë i mësuar në shkollat publike është i mangët. Një sondazh në janar të vitit 2005 zbuloi se 45 për qind e anglezëve dhe 60 për qind e atyre nën tridhjetë e pesë vjeç nuk kishin dëgjuar kurrë për Aushviçin, ndërsa 34 për qind e të intervistuarve në Itali besonin se «judenjtë kontrollonin në fshehtësi fuqinë financiare dhe ekonomike, si edhe median»8Posta e Jeruzalemit, 1 shkurt 2005..

      Pavarësisht nga injoranca e madhe e fakteve, njerëzit zhvillojnë mendime dhe paragjykime të qëndrueshme mbështetur në keqinformimin që përvetësojnë nga media. Pikërisht këtu shohim ndikimin e një antisemitizmi depërtues dhe këmbëngulës. Më tepër se dy mijë të rritur përgjatë Britanisë u morën në pyetje në dhjetor të vitit 2004 rreth mendimeve të tyre për njëzet e katër vende. Izraeli u rendit vendi të cilin pjesa më e madhe e anglezëve do ta vizitonin më pak, si edhe më i ulëti për nga respekti ndërkombëtar dhe si më pak demokratiku (ndonëse ai është e vetmja demokraci në Lindjen e Mesme)9http://www.palestinemonitor.org/new_web/britons_rank_israel_worst_country.htm.

      Gjatë dhjetorit të 2004-ës dhe janarit të 2005-ës agjencia e lajmeve zyrtare të Iranit, MEHR, botoi një seri artikujsh antisemitikë. Gënjeshtrat ishin në mënyrë të pabesueshme fyese, por u besuan në pjesën më të madhe të botës myslimane. U cituan dy mohuesit më të mëdhenj të Holokaustit: Dr. Fredrik Tobeni (Fredrick Toben) nga Instituti i Adelajdes në Australi, që pohon se shteti i Izraelit është «themeluar mbi “gënjeshtrën e Holokaustit” … demaskimi i gënjeshtrës [do të ndihmojë në] çmontimin e ekzistencës sioniste…»; dhe profesori Robert Faurisoni (Robert Faurisson) i Francës, që i referohet «Holokaustit të supozuar të judenjve». Mojtaba Habibi, në një shqyrtim të filmit Eksodi, i paditi judenjtë, mbi të gjitha gjërat, për «bashkëpunim me nazistët dhe orkestrim të një skeme të madhe të sundimit botëror bashkë me Jozef Stalinin». Këtë ata mund ta pohojnë aq sinqerisht edhe për Miki Mausin!. Në Kanalin TV 1 të Iranit, profesori Heshmatollah Qanbari i përshkroi judenjtë si «satanikë dhe antinjerëzorë … të rrezikshëm si për të krishterët, ashtu edhe për myslimanët… [burimi] i tërë veçorive të prishura të njerëzimit … që lakmojnë dhe pushtojnë kombet e tjera»10https://www.memri.org/bin/opener_latest.cgi?ID=SD85405. Në televizionet iraniane po transmetoheshin edhe disa seri dramash antisemitike. Gënjeshtra të tilla për judenjtë janë saktësisht ato gjëra të cilat turmave u pëlqejnë t’i besojnë.

URREJTJE NË NIVELET MË TË LARTA

      Armiqësia e paarsyeshme dhe e vazhdueshme ndaj judenjve dhe Izraelit nuk ndalet vetëm tek i padituri dhe i pashkolluari. Duhet të presim nga OKB-ja, me qëndrimin e saj të supozuar të fortë për të drejtat e të gjithë njerëzve, që të jetë udhëheqëse për eliminimin e antisemitizmit. Mirëpo, në vend të kësaj, ka qenë një fortesë e urrejtjes së judenjve, duke e etiketuar rregullisht Izraelin me trajtim ndëshkues, ndërsa i përkrah njëkohësisht kombet terroriste pa as edhe një qortim. Në mënyrë të pabesueshme, Sionizmi (besimi se judenjtë, sikurse pjesa tjetër e botës, kanë të drejtën e vendlindjes së tyre kombëtare) u dënua si racizëm nga Rezoluta 3379 e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 10 nëntor 1975. Gjashtëmbëdhjetë vite më vonë (16 dhjetor 1991) ai votim u ndryshua më në fund ndaj protestave myslimane. Megjithatë, sionizmi vazhdoi të jetë krim i dënueshëm me vdekje në Irak.

      Komisioni i OKB-së për të Drejtat e Njeriut diskriminon kundër Izraelit para se të votojë: ajo demokraci e vetme në Lindjen e Mesme është anëtarja e vetme e OKB-së e përjashtuar nga ky komision! Në takimin e saj në mars dhe prill 2004, rreth «25 për qind e debateve u kushtuan për të sulmuar Izraelin [dhe] nga 10 rezolutat e veçanta të komisionit për vendet, 5 prej tyre vunë në shënjestër Izraelin…. Gjatë sesionit gjashtë javor, ndërsa 190 vende u mblodhën për këshillime jetësore brenda grupeve të tyre rajonale, përfaqësia izraelite u la – fjalë për fjalë – të rrinte [vetëm] në këmbë në korridor…». Pati vetëm një takim urgjence gjatë sesionit të 2004-ës: «jo për më shumë se një milionë viktimat e Darfurit, të cilët u injoruan praktikisht, por për të dënuar Izraelin për vrasjen e Ahmed Jasinit, kreut të grupit terrorist të Hamasit…»11Hillel Neuer, Drejtor Ekzekutiv i Vëzhgimit të OKB-së, Gjenevë, Zvicër, “Si mund të ndihmojë OKB-ja luftën kundër antisemitizmit”, Posta Kombëtare, 26 janar 2005.

      Në një program kryesor televiziv rus, Vremya, një prej matematikanëve më të shquar të Rusisë, Igor R. Shafareviçi (Igor R. Shafarevich), shprehu mbështetje për Sadam Hyseinin në Luftën e Gjirit. Më 1990, një grup shkrimtarësh rus antisemitikë udhëtuan përgjatë SHBA-së, disa prej të cilëve kishin firmosur të turpshmen «Letër të 74 shkrimtarëve» (Shafareviçi ishte një prej autorëve), që shprehte mbështetje për “vëllezërit myslimanë” në Luftën e Gjirit dhe që u citua gjerësisht në shtypin amerikan. Një gazetë i kishte vënë titullin: «Falënderojmë Irakun për bombardimin e Izraelit! Çifutët e meritojnë!!! [theksimi ë origjinal]»12Posta e Uashingtonit, 17 prill 1990, 1.

      Edhe pse antisemitizmi po rritet në Shtetet e Bashkuara, sidomos në godinat e universiteteve, ky vend mbetet një prej të paktëve ku udhëheqësit flasin kundër tij. Në korrik të vitit 1992 Akademia Kombëtare e Shkencave e SHBA-së i kërkoi Shafareviçit të hiqte dorë. Ai refuzoi. G. K. Gunsalusi (Gunsalus), kryetar te Komiteti për Lirinë dhe Përgjegjësinë Shkencore te Shoqëria Amerikane për Përparimin e Shkencës, i shkroi Shafareviçit: «Ne dëshirojmë të shprehim neveri dhe dënim për shkrimet e tua antisemitike…. Prestigji yt si një matematikan i shquar i jep besim dhe peshë të veçantë etiketimit që i bën një grupi për përbuzje të veçantë. Komiteti e konsideron të vajtueshme që një matematikan i nivelit tënd ka përhapur karakterizime të tilla të pabaza dhe të turpshme në shkrimet e tua».

      Në takimin e përvitshëm dimëror, më 12 janar 1993, Shoqëria Matematikore Amerikane miratoi një rezolutë që i dënonte «shkrimet antisemitike të I. R. Shafareviçit [i cili] e ka përdorur pozicionin shumë të respektuar që ka si një matematikan i shquar për t’i dhënë peshë të veçantë fjalëve të tij të urrejtjes, të cilat janë në kundërshtim me standardet themelore të mirësjelljes njerëzore dhe me frymën e matematikës dhe të shkencës»13Shkencëtari, Vëll. 7, Nr. 8, 19 prill 1993. Megjithatë, protesta të tilla janë të rralla dhe, në përmbushje të profecisë biblike, kanë një ndikim të vogël për frenimin e baticës gjithnjë e në rritje të antisemitizmit.

      Një letër e datës 13 janar 2005, me kokën e parlamentit rus, «i bënte thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë të “hapte zyrtarisht një hetim ligjor për ndalimin e të gjitha grupeve fetare e bashkësive judaike” me arsyen e “mbrojtjes së atdheut”. [Duke përdorur] gjuhën më të përdhosur kundër judenjve të botuar hapur në epokën post sovjetike», letra me shtatë faqe, e cila përshkruante besimet judaike si «asgjë më pak se satanike» u firmos «nga 20 anëtarë prej 450 deputetësh të Dhomës së Ulët nga Duma Shtetërore ». Andrei Çerkizovi (Andrei Cherkizov), «një prej komentuesve judenj më të njohur të Moskës [shpalli]: “Mund t’ju them këtë me siguri absolute…. Sado që të përpiqeni ta mbuloni antisemitizmin, këmbët e tij të zbathura do të vazhdojnë të dalën jashtë’»14Agence France Presse, 25 janar 2005..

      Një relacion i Departamentit të Shtetit Amerikan dhënë Senatit dhe Komiteteve të Marrëdhënieve me Jashtë (që kap periudhën nga korriku i vitit 2003 deri në dhjetor të vitit 2004) paralajmëronte se në Evropë, ku antisemitizmi është tashmë i rrënjosur thellë, «veprat antisemitike janë rritur si në frekuencë ashtu edhe në ashpërsi që nga viti 2000», me rritjen e popullsisë myslimane nga imigrimi. Ka një rritje të ndjenjës antisemitike në mbarë botën myslimane, madje edhe në vende si Pakistan, ku nuk ka judenj. Ky është një fenomen i ri, sipas relacionit: «Stereotipi i judenjve si manipulues të ekonomisë globale vazhdon të sigurojë tokë pjellore për agresionin antisemitik»15Barry Schweid, AP autor diplomatik, http://news.yahoo.com/news?tmpl==story&cid==542&u==/ap/20050104/ap_on_go_ca_st_pe/anti.

      Edhe pse vetëm rreth një për qind e japonezëve mund të kenë pasur ndonjë kontakt me një jude, antisemitizmi në Japoni është i rrënjosur thellë, është i hershëm (librat antisemitikë kanë qenë popullorë në Japoni për të paktën njëqind vjet) dhe po rritet. Librat më të shitur në Japoni i fajësojnë judenjtë për çdo fatkeqësi, nga tërmetet te dështimet e tregut të aksioneve të vitit 1993. I tillë qe mesazhi i një reklame e cila zinte një të tretën e faqes në gazetën Nihon Keizasi (e barasvlershmja japoneze me Gazeta The Wall Street). Madje pohonte se judenjtë kontrollonin Ministrinë e Financave të Japonisë dhe Bankën e Japonisë. Gazeta e refuzoi thirrjen për tërheqje apo për të kërkuar falje nga Qendra Simon Vizental16Leslie Helm, “Reklama e gazetës japoneze gjallëron frikët e antisemitizmit”, Kohët e Los Anxhelosit, 29 korrik 1993, A8..

      Nuk ka një shpjegim të arsyeshëm për këtë armiqësi të vazhdueshme ndaj një populli të caktuar. Nuk mund të justifikohet duke thënë se judenjtë, në dallim me tërë popujt e tjerë, janë aq të përçmuar saqë e meritojnë një urrejtje të tillë. Megjithatë ky antisemitizëm i paarsyeshëm dhe i paepur është saktësisht ajo që kanë parathënë profecitë biblike. Ky fakt siguron edhe një provë tjetër të madhe se Bibla është Fjala e Perëndisë. Dhe nuk ka urryes të judenjve më të këqij se myslimanët, të cilët as nuk ekzistonin kur janë shkruar këto profeci.

PËRNDJEKJET ISLAMIKE

      Që prej pushtimit mysliman të Lindjes së Mesme në shekullin e shtatë, judenjtë kanë vuajtur në vendet myslimane nga trajtime çnjerëzore dhe shpërthime të përditshme të dhunës vdekjeprurëse. Le të marrim vetëm një vend, Marokun, si një shembull të asaj që ka ndodhur gjithandej nën islam. Judenjtë janë detyruar të jetojnë në geto të quajtura mellahe. Një historian shkruan se incidentet e përdhunimeve, grabitjes, djegies së sinagogave, shkatërrimeve të rrotullave të Torës dhe vrasjeve ishin «aq të shpeshta, saqë është e pamundur t’i rendisësh të gjitha». Në vitin 1032 pas Krishtit, në Fez, rreth gjashtë mijë judenj u vranë dhe shumë më tepër «iu rrëmbyen gratë dhe pasuria»17H.Z. Hirschberg, Një histori e judenjve në Afrikën e Veriut (Lejden, Holandë, 1974), 108.. Më 1066, pasi islami mori pushtetin në Spanjë, judenjtë e Granadës u masakruan. Këtë fat pësuan periodikisht ata që nuk i nënshtroheshin Allahut, edhe pse islami u premton judenjve dhe të krishterëve (që janë përshkruar në Kuran si “njerëzit e librit”) mbrojtje si dhimi (qytetarë të gradës të pestë që i nënshtrohen taksimit të rëndë dhe poshtërimit kulturor).

      [Njerëzit] dhimi nuk duheshin vrarë, por zakonisht jetët e tyre ishin aq të padurueshme, duke jetuar nën “mbrojtjen” e myslimanët, saqë vdekja do të ishte më e parapëlqyer. Në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë, vizitorët e krishterë në “Palestinë” pohuan: «Jeta këtu është më e varfra dhe më e mjera e imagjinueshme… [si dhimi, judenjtë] paguajnë edhe për ajrin që thithin»18Samuel Katz, Fushë beteja: Fakte dhe fantazi në Palestinë (Nju Jork: Librat Bantam, 1973).. Megjithatë, disa mijëra judenj, ndonëse goditur rëndë nga masakrat, apo të dëbuar, arritën disi, ndonëse të dëshpëruar, të kapeshin pas tokës që Perëndia u kishte dhënë, në Hebron, sikurse edhe gjetiu.

      Përndjekja e ashpër e vitit 1640, në të cilën u vranë edhe gratë e fëmijët, u quajt “al-Kada”. Judenjtë vuajtën nën myslimanët «shtypje, shtrëngime dhe poshtërime të tilla, saqë ia kalonin çdo gjëje në Evropë»19Andre Chouraqui, Midis Lindjes dhe Perëndimit: Një histori e judenjve në Afrikën e Veriut (Filadelfia, 1968), 39.. Mbreti i Arabisë Saudite, Ibën Saudi, duke vazhduar këtë traditë, edhe pse nuk kishte atëherë asnjë jude në vendin e tij dhe asnjë nuk lejohet të futet edhe sot, tha: «kur një mysliman vret një jude … i siguron atij një hyrje të menjëhershme në parajsë…»20Dokument zyrtar britanik, Dosje e Zyrës së Punëve të Jashtme me numër 371/20822 E 7201/33/31.. Me të vërtetë nxitje djallëzore, ndonëse bindëse! Kjo nuk është shpallja e një ekstremisti. Ky është islami. Nëse jo, pse atëherë ka vazhduar sakatimi për shekuj me radhë pa ndonjë kundërshtim domethënës nga udhëheqësit fetarë apo masat myslimane?

      Më 1839 një vizitor britanik në Palestinë pohoi: «Ajo që u duhet judenjve të durojnë, nga të gjitha anët, nuk mund të thuhet»21Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 191.. Një vizitor jude në Palestinë më 1847 njoftoi se judenjtë «nuk kanë ndonjë mbrojte dhe janë në mëshirën e policëve dhe pashallarëve që i trajtojnë si të duan … pasuria e tyre nuk është në dispozicion të tyre dhe nuk guxojnë të ankohen për ndonjë dëm për shkak të frikës së hakmarrjes arabe. Jetët e tyre janë të pasigurta dhe nën rrezikun e përditshëm të vdekjes»22Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 154.. Shumë incidente, duke përfshirë dhunën, përndjekjen dhe zhvatjen kundër judenjve kanë mbushur faqe të tëra relacionesh të dokumentuara nga Konsullata Britanike në Jeruzalem23Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 191.. Nuk kemi vend për të dhënë prova të tjera të përndjekjes së vazhduar islamike ndaj judenjve përgjatë historisë.

      Një përndjekje e tillë ka vazhduar kundër atyre pak mijëra judenjve që nuk arritën të largoheshin nga tokat myslimane. Më 1941 qindra judenj u torturuan dhe vranë egërsisht nga turmat irakiane në trazirat anti-britanike, pro-naziste të udhëhequra nga Haxhi Amin Muhamed Efendi al-Hyseini (Haj Mohammed Effendi al-Husseini), i caktuar Myftiu i Madh i Jeruzalemit nga britanikët, por që u detyrua të arratisej në Siri për nxitjen e rrëmujës që vrau dhe plagosi qindra judenj, si edhe të arabëve që donin të jetonin në paqe me judenjtë. Mbas zhvendosjes në Irak ai bëri gjithnjë e më tepër të njëjtë gjë dhe fitoi simpati të madhe midis masave myslimane. Policia shikonte pasivisht ndërsa plaçkiteshin shtëpitë dhe bizneset e judenjve dhe ndërsa përdhoseshin sinagogat.

      Vite më vonë, kur Sadam Hyseini u bë udhëheqës në Partinë Ba’ath, botoi një prej pamfleteve të xhaxhait të tij, Kajrallah (Khayrallah), që i urrente judenjtë, Tri gjëra që nuk duhej t’i kishte krijuar Allahu: persët, judenjtë dhe mizat.

      Në një letër të datës 10 korrik 1974 për ish-Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Kurt Valdheimit (Kurt Waldheim), Ministri i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ramsi Klarku (Ramsey Clark), pohoi: «Judenjtë që jetojnë në Siri sot u nënshtrohen përndjekjeve më depërtuese dhe më çnjerëzore…. Të rejat dhe fëmijët ngacmohen nëpër rrugë. Të moshuarit rrëzohen përtokë. Shtëpitë goditen me gurë…. Atyre nuk u lejohet të largohen në paqe dhe nuk mund të rrinë me dinjitet…. Shumë janë arrestuar, ndaluar, torturuar dhe vrarë». Në mënyrë ironike, në fund të dhjetorit të 2004-ës, Ramsi Klarku iu bë palë skuadrës ligjore që do të mbronte Sadam Hyseinin në gjyqin e tij në Irak.

      Antisemitizmi nuk kufizohet me myslimanët dhe katolikët. Ai është i përbotshëm. Fakti që antisemitizmi i lig do të përndjekë judenjtë përgjatë tërë historisë është veçse një – por shumë i rëndësishëm –  nga profecitë e shumta të përmbushura sot rreth Izraelit që Perëndia tregon si provë se Ai është Perëndia i vetëm i vërtetë, se Bibla është Fjala e Tij dhe se judenjtë janë populli i Tij i zgjedhur. Një çift kërkuesish (jo me patjetër të krishterë ungjillorë), të cilët mbase kanë bërë më tepër se çdo njeri tjetër për të dokumentuar antisemitizmin modern, shkruajnë në librin e tyre që duhet lexuar:

      Për më tepër se njëzet shekuj populli jude, më tepër se çdo segment tjetër i njerëzimit, janë përndjekur, çrrënjosur dhe asgjësuar. Është e vërtetë se shumë grupe etnike dhe fetare kanë vuajtur ashpër nën duart e tiranëve, por kemi një dallim vendimtar.

      Më tepër afrikanë janë vrarë në epokën e skllavërisë, por nuk kishte ndonjë qëllim të përcaktuar për të çrrënjosur tërë racën zezake. Një përqindje më e lartë e armenëve humbën në gjenocidin turk para Luftës I Botërore, por qëllimi kryesor ishte dëbimi, jo shuarja e bërthamës së tyre gjenetike. Stalini, Mao [Ce Duni], Pol Poti dhe Suharto kanë vrarë miliona nga qytetarët e tyre, por arsyeja për ato krime ishte fuqia politike, jo armiqësia racore.

      Në secilin prej këtyre rasteve, gjenocidi kishte një synim më të thellë: pushtimin e territorit, përvetësimin e pasurisë, zgjerimin e fuqisë politike…. Në dallim me këtë, gjenocidi i popullit jude nuk ishte një qëllim për të arritur diçka. Nuk u bënë përpjekje të arritur një qëllim më themelor. Ky ishte qëllimi themelor. Kjo është ajo që e bën Holokaustin nazist unik në historinë njerëzore24John Loftus dhe Mark Aarons, Lufta e fshehtë kundër judenjve: Si e tradhtoi spiunazhi perëndimor popullin jude (Nju Jork: St. Martin’s Press, 1994), 18..

      Ndonëse kemi të bëjmë me studiues të shkëlqyer, sikurse edhe informacioni që transmetojnë, ata kanë një pikë të pavënëre për sa i përket islamit. Në asnjë vend të veprës së tyre monumentale prej më tepër se gjashtëqind e pesëdhjetë faqe nuk na tregojnë ata të vërtetën fatale që vetë islami (jo ndonjë ekstremist) kërkon që çdo jude në botë duhet të vritet. As nuk na e bëjnë ata të ditur që islami ka qenë përgjegjës për vrasjen dhe nënshtrimin e shumë më tepër njerëzve, si të judenjve ashtu edhe të johebrenjve, sesa çdo perandori tjetër e ligë dhe se, sipas Muhamedit, duhet të pushtojë të gjithë botën. E vërteta e tmerrshme rreth islamit, të cilën këta autorë e lënë plotësisht pas dore, vazhdon të mohohet nga udhëheqësit fetarë e politikë, nga edukatorët dhe media sot. Për të mbushur këtë boshllëk dhe për të demaskuar të vërtetën rreth islamit para se të jetë tepër vonë është një qëllim i madh i këtij vëllimi.

      Përse judenjtë, ky grup etnik shumë i vogël, në dallim me tërë të tjerët, duhet të jetë objekti universal i kësaj urrejtje të pamëshirshme? Vetëm Bibla na jep një shpjegim të kënaqshëm.

“ZGJIDHJA PËRFUNDIMTARE” E URREJTJES

      Në historinë e gjatë e të pistë të krijimit të rënë të çnjerëzimit të njeriut ndaj njeriut, Holokausti nazist ishte i dyti i ngjashëm me islamin. Hitleri shpalli se «objektivi përfundimtar [i] antisemitizmit të arsyeshëm … duhet të jetë zhdukja e tërë judenjve»25Michael Berenbaum, Bota duhet ta dijë: Historia e Holokaustit siç tregohet në Muzeun e Holokaustit në Shtetet e Bashkuara (Nju Jork: Little, Brown and Company, 1933), 105.. Nuk është për t’u çuditur, atëherë, se, për pjesën më të madhe të myslimanëve, sidomos atyre që jetojnë në kombet myslimane, Hitleri është një prej heronjve të tyre më të mëdhenj.

      Lufta ime (Mein Kampf) në arabisht mbetet libri më i shitur i të gjitha kohërave në vendet myslimane, sidomos midis “palestinezëve”. Hitleri, në fakt, ishte partner me Haxhi Amin Muhamed Efendi al-Hyseinin (xhaxhai i madh dhe këshilltar i Jaser Arafatit, siç e theksuam më parë, edhe sot një hero për myslimanët), një terrorist vrasës, i caktuar Myftiu i Madh i Jeruzalemit nga Britania dhe përgjegjës vetë për masakrimin e qindra mijëra judenjve në kampet e përqendrimit26Nga ditari privat i Myftiut, i cituar në Komiteti i lartë arab: Fillesat, personeli dhe qëllimet, cituar nga të dhënat e një nazisti të kapur, e dorëzuar si provë dokumentare në OKB, maj 1947, 6.. Më 21 nëntor 1941 Hitleri i premtoi myftiut «një zgjidhje për problemin e judenjve» në shkëmbim të rekrutimit nga al-Hyseini të mijëra arabëve për të luftuar me Hitlerin27Nga ditari privat i Myftiut, i cituar në Komiteti i lartë arab: Fillesat, personeli dhe qëllimet, cituar nga të dhënat e një nazisti të kapur, e dorëzuar si provë dokumentare në OKB, maj 1947, 6.. Joan Peters, i mbështetur në shumë vite hetimi të kujdesshëm, shkruan:

      Sipas të dhënave të dokumentuara që i janë dorëzuar OKB-së më 1947, al-Hyseini ishte «përgjegjës për trazirat arabe të vitit 1920… [kundër] jetëve dhe pronave të judenjve. Pesë judenj u vranë dhe 211 u plagosën» [vetëm të dielën e Pashkës]… policia arabe qëndroi pasive apo në disa raste u bashkua me trazirën….

      Oficeri britanik R. Meinertzhagen bëri të ditur se Haxhi Amini ishte informuar nga koloneli britanik Waters-Taylor katër ditë më parë… se ai kishte një rast të madh për Pashkën për t’i treguar botës se arabët e Palestinës nuk e tolerojnë zotërimin judaik … se Palestina ishte jopopullore [me britanikët] dhe se, nëse ndodhnin trazira dhune të mjaftueshme në Jeruzalem për Pashkën, si gjenerali Bols, ashtu edhe gjenerali Allenby, do të përkrahnin braktisjen e shtëpive judaike.

      Koloneli Meinertzhagen, një oficer i moshuar britanik … një johebre, u padit se ishte “pro-sionist” dhe u dërgua me “punë zyre” në Londër, ku më vonë protestoi politikën britanike kundër judenjve: «Shumë është shkruar rreth padrejtësisë ndaj arabëve. Nuk ka asgjë në një shtetet judaik që të bjerë ndesh me të drejtat arabe… kujtoni se arabët janë kombi i vetëm në botë me të paktën tre mbretër dhe disa shtete sovrane. Judenjtë janë një komb pa shtëpi».

      Hitleri dhe Hyseini u zotuan të punonin së bashku për të shfarosur judenjtë jo vetëm në Evropë, por edhe në Lindjen e Mesme. Myftiu u përpoq të ngrinte një regjim nazist kukull në Irak. Kur dështoi ky rebelim, ai u arratis në Teheran, prej andej në Romë dhe më pas në Berlin. «Gjatë tre vjet e gjysmë (tetor 1941 – maj 1945) në shërbim për Boshtin, ai ndërtoi një rrjet të vërtetë të përbotshëm veprimtarish kundër Aleancës, duke përfshirë transmetimin, spiunazhin dhe formimin e njësive ushtarake arabe dhe myslimane. Pas rënies së Rajhut të Tretë ai [u arratis] edhe një herë tjetër në Kajro, ku u mirëprit nga tërë udhëheqësit arabë si patrioti dhe heroi më i madh arab»28Joseph B. Schechtman, Myftiu dhe Fyeri: Historia e Myftiut të Madh të Jeruzalemit dhe aleanca e tij e shenjtë me nazizmin (Nju Jork: Thomas Yoseloff, 1965), 6..

      Reporteri i gazetës egjiptiane Ahmad Rajabi (duke përsëritur Enver Sadatin) shkruan: «Falë Hitlerit, kujtim i bekuar…. Ne kemi një ankim… hakmarrja e tij [ndaj judenjve] nuk qe e mjaftueshme»29Al-Akhbar (Egjipt), 18 prill 2001. Në të njëjtën kohë, një pjesë e mirë e botës myslimane përpiqet të mohojë Holokaustin. Dr. Isam Sisalemi (Issam Sissalem) nga Universiteti i Gazës pohon: «Janë të gjitha gënjeshtra … nuk ka Dakau … nuk ka Aushviç!… Holokausti qe kundër popullit tonë…»30Transmetim televiziv i Autoritetit Palestinez, 29 nëntor 2000. Sheiku Ibrahim Mehdi (Ibrahim Mahdi) u betua në një mesazh: «Dashtë Allahu … Izraeli do të zhduket…!»31Televizioni palestinez, 8 qershor 2001..

      Në Konferencën në Vanse (Wannsee) në Gjermani, 20 janar 1942, u takuan pesëmbëdhjetë oficerë nazistë për të diskutuar «zgjidhjen përfundimtarë për çështjen e judenjve». Ata komplotuan me entuziazëm dhe pa ndonjë pikë ndërgjegje shfarosjen e njëmbëdhjetë milionë judenjve që kishin identifikuar në Evropë dhe Rusi. Konferenca u mblodh dhe u drejtua nga SS[1] Reinhard Hajdriku (Reinhard Heydrich) dhe ndoqi protokollin e shkruar dy vjet më parë nga koloneli toger SS Adolf Aikmeni (Adolf Eichmann). Rreth pesëqind mijë judenj ishin vrarë tashmë me mënyra të ndryshme, por helmimi me gaz i judenjve nga kamionçinat lëvizëse, i cili filloi më 8 dhjetor 1941, kishte rezultuar shumë i ngadaltë dhe i pafrytshëm. Aikmeni rrëfeu se në Vanse ata «folën për metoda vrasjeje, për zhdukje, për shfarosje»32Berenbaum, Bota, 103-108..

      Hitleri dhe larot e tij nazistë nuk vepruan vetëm. Ata nuk mund të kishin kryer Holokaustin pa bashkëpunimin e popullit gjerman si një i tërë. Jo vetëm Hitleri dhe Gjermania janë përgjegjës për Holokaustin. Shumë qeveri të tjera kanë gisht në të njëjtin faj. Bota refuzoi të përzihej nga tmerri i asaj që e dinte se po ndodhte, aq më pak të bënte diçka domethënëse për të.

NJË FAJ I PËRBASHKËT I TËRË BOTËS

      Qeveria e Shteteve të Bashkuara kishte njohje të plotë nga agjencitë e besuara sekrete për shfarosjen e judenjve të paktën që prej fillimit të gushtit të 1942-it. Departamenti i Shtetit (i cili mbetet vendosmërisht kundër Izraelit deri në këtë ditë) e ndrydhi qëllimisht informacionin dhe, sado që mund të duket e çuditshme, punoi aktivisht për të parandaluar shpëtimin e judenjve. Më 10 shkurt 1943 telegrami 354 i Departamentit të Shtetit i mbylli kanalet e fshehta të komunikimit me informuesit dhe tregoi se nuk ishte me interes informacioni i mëtejshëm për shfarosjen e judenjve dhe që nuk duhej pranuar në kanalet diplomatike.

      Jan Karski, në takimet me udhëheqësit britanikë dhe amerikanë (duke përfshirë Kabinetin Britanik të Luftës, Ministrin e Punëve të Jashtme, Antoni Edenin (Anthony Eden), Presidentin Ruzvelt, Sekretarin e Shtetit Hull, Sekretarin e Luftës Stimsonin, Prokurorin e Përgjithshëm Bidëll (Biddle) dhe Gjykatësin Frankfurter), i cili kishte vizituar geton e Varshavës dhe kishte folur me udhëheqësit e rezistencës judaike, dha statistika tronditëse për përpjekjet në zhvillim e sipër për të shfarosur judenjtë e Evropës. Zbulimet e Karskit rreth vrasjeve sistematike të judenjve nga nazistët u shkruan në gazetën Kohët e Nju Jorkut (The New York Times) dhe gazeta të tjera të rëndësishme. Ai mbajti fjalime të shumta për këtë temë në mbarë Amerikën dhe libri i tij, Historia e një Shteti Sekret, u bë libri i përzgjedhur i muajit dhe u botua njëherësh në Britani, Francë, Zvicër dhe Suedi.

      Në fund, komenti i zhgënjyer dhe i acaruar i Karskit ishte: «Zoti më caktoi një rol për të folur e shkruar gjatë luftës, kur, m’u duk mua, mund të ishte i dobishëm. Por, në fakt, nuk qe i tillë». Dhe, fatkeqësisht, përpjekjet për të paralajmëruar kërcënimin gjithnjë e më shkatërrues islamik të ditëve të sotme për të shfarosur të gjithë judenjtë në botë dhe për të pushtuar botën për Allahun duket njësoj se bien në vesh të shurdhët.

      Duhet të vinte 16 janari i vitit 1944, me nxitjen e një zyrtari të vogël, i cili i paraqiti Sekretarit të Thesarit, Henri Morganthaut të Riut (Henry Morganthau, Jr.), informacionin edhe më tronditës tashmë të njohur, që [ky i fundit] e bindi Ruzveltin për të ndërhyrë. Megjithëkëtë, arsyeja nuk ishte për të shpëtuar judenjtë nga furrat e Hitlerit, por për t’i shtyrë kritikat politike që mund ta lëndonin në zgjedhjet e ardhshme dhe dëshirën e tij për një periudhë të katërt qeverisje të paprecedent. U formua Këshilli i Refugjatëve të Luftës, por përpjekjet e tij ishin shumë të vogla dhe shumë të pakta.

      Gazetarja amerikane Doroti Tompsoni (Dorothy Thompson) shkroi në kohën e Hitlerit: «Është një koment fantastik rreth çnjerëzimit të kohëve tona që për mijëra e mijëra njerëz një copë letër me një stampë në të është ndryshimi midis jetës dhe vdekjes». Dhe madje edhe copa e duhur e letrës rezultoi e pavlerë ndërsa epshi për gjak arriti lartësi të reja botërore.

      Anija oqeanike Shën Luisi mbërriti në Havana më 27 maj 1939 me nëntëqind e tridhjetë pasagjerë që iu larguan Gjermanisë naziste të cilët kishin leje të vlefshme për të zbarkuar në Kubë. Qeveria e Kubës e ndryshoi mendjen, refuzoi të respektonte vizat dhe kërkoi 500,000 dollarë për njeri, duke e rritur më pas çmimin në 1,000,000 dollarë për njeri. Sigurisht, kjo ishte e pamundur. Çmimi u ul përfundimisht, por mbeti përtej mundësisë së mirëbërësve judenj për shkak të cakut të pamëshirshëm. Shtetet e Bashkuara, gjithashtu, për turpin e tyre të përjetshëm, i refuzuan lutjet e kapitenit Gustav Shroderit (Gustav Schroeder) për të marrë pasagjerët e tij. Përfundimisht, ata të gjithë gjetën strehim në Angli, Belgjikë, Francë dhe Holandë; por vetëm këta 288 të pranuar nga Anglia dhe shumë pak nga të tjerët i shpëtuan Holokaustit.

HIPOKRIZIA E SHPËLARË E FUQIVE BOTËRORE

      Vula ishte vënë tashmë një vit më parë në konferencën e korrikut të vitit 1938 mbajtur në luksozin Hotel Royale në Evian, Francë, në brigjet e Liqenit Gjeneva, ku delegatët nga tridhjetë e dy vende ishin mbledhur për të diskutuar gjendjen e mjeruar të judenjve. Ndonëse kjo konferencë ishte thirrur nga presidenti Ruzvelt, nga fillimi e bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të bënin asgjë. Britania tha se nuk kishte vend në Palestinë për judenjtë përtej kuotës mizore që Letra e saj e Bardhë e vitit 1939 do të caktonte për dhjetë mijë në vit, e që do të përfundonte plotësisht brenda pesë viteve – dhe këmbënguli që Palestina nuk duhej të vihej në diskutim. Veç kësaj, Britania do të lejonte bujarisht të hynin në të njëjtën periudhë pesë vjeçare njëzet e pesë mijë refugjatë nga Gjermania naziste. Duke konsideruar faktin se nazistët kishin identifikuar 11 milionë judenj për shfarosje, kjo kuotë ishte një fyerje për arsyen e thjeshtë, dhembshurinë dhe ndërgjegjen
33https://avalon.law.yale.edu/20th_century/brwh1939.asp.

      Në të njëjtën kohë Britania po mbyllte sytë dhe madje po ndihmonte dyndjen e disa mijëra arabëve, të cilët do të pohonin më vonë se ishin “palestinezë” të ardhur nga banorët origjinalë dhe se kishin qenë atje që “kur nuk mbahet mend”. OKB-ja merr në konsideratë arabët që kanë qenë atje për të paktën dy vjet si “banorë origjinalë”, por nuk përdor të njëjtin standard për judenjtë.

      Qëllimi i vetëm i konferencës së Evianit (përveç lundrimit, hipizmit, bërjes ski në borën e verës në Shamuni (Chamonix) në Malin e Bardhë (Mont Blanc), llixhave dhe bixhozit, që delegatët i shijuan në maksimum) u duk se ishte për t’u dhënë kombeve një forum për të rrëfyer në mënyrë hipokrite simpatinë e tyre të madhe për judenjtë e Evropës, për të cilët e tërë bota e dinte se po përballeshin me shuarjen e tyre – dhe më pas për të paraqitur justifikime të ndryshme për “paaftësinë” e tyre për të bërë diçka për të ndërhyrë në shfarosjen e tyre në zhvillim e sipër.

      Dhe çfarë mundësie i dha kjo konferencë Hitlerit, si Pilati, për të larë duart e tij për fajin dhe për të treguar se e tërë bota ishte partneri i tij për të shkatërruar judenjtë! Dy ditë pasi Ruzvelti shpalli konferencën e Evianit, Hitleri shpalli me dinakëri: «Mund vetëm të shpresoj se pjesa tjetër e botës, e cila ka një simpati të tillë të thellë për këta kriminelë [judenjtë] do të jetë të paktën aq bujare sa ta kthejë këtë simpati në ndihmë praktike. Ne nga ana jonë jemi gati t’i vëmë të gjithë këta kriminelë në gatishmëri të këtyre kombeve, nuk e kam problem, madje duke i dërguar me anije luksoze».

      Kur mbaroi konferenca ashtu siç filloi, me asgjë për judenjtë, Hitleri u tall me pjesëmarrësit: «Meqë në shumë vende është parë së fundi si plotësisht e pakuptueshme se pse Gjermania nuk dëshiroi të ruante në popullsinë e saj një element si judenjtë … duket e habitshme që vendet nuk duken aspak në ankth për t’i përdorur vetë këta elementë tani që u jepet mundësia»34Berenbaum, Bota, 49-50..

      Askush nuk e quajti këtë blof të Hitlerit, nëse ishte vërtet kështu. Askush nuk mund të fajësojë Hitlerin si të vetmin shkaktar për Holokaustin – as kur ai ofroi që t’i linte judenjtë të shkonin dhe asnjë komb nuk donte t’i hapte krahët dhe t’i pranonte! Më vonë gjatë luftës, në nevojë të madhe për para, ai ofroi të shiste pesëqind mijë judenj hungarezë për dy dollarë secilin dhe askush nuk ofronte t’i shpengonte nga vdekja edhe për atë çmim ujdie! Nuk kishin pse humbnin në furrat e Hitlerit miliona judenj; kjo ndodhi thjesht ngaqë udhëheqësit e botës nuk i vlerësonin judenjtë si qenie njerëzore sa për t’i pranuar.

      Në prill të vitit 1943 zyrtarët britanikë dhe amerikanë u takuan në Bermuda për të diskutuar për Holokaustin, i cili po rriste kuotën e përditshme të viktimave, tani me miliona. Dhe, përsëri, u vendos formalisht për të mos bërë gjë. Së fundi, u pranua hapur arsyeja për mosveprimin në Evian pesë vjet më parë, të paktën midis delegatëve. Tabloja e shfaqur zbulon të vërtetën e ligësisë në zemrën njerëzore dhe e turpëron dikë që të jetë pjesë e racës njerëzore::

      Zyra e Punëve të Jashtme Britanike dhe Departamenti i Shtetit Amerikan kishin frikë se Rajhu i Tretë do të ishte mjaft i gatshëm, madje i zellshëm, që t’i ndalonte dhomat e gazit, të boshatiste kampet e përqendrimit dhe t’i linte qindrat e mijërave, në mos milionat, e të mbijetuarve judenj të emigronin drejt lirisë në Perëndim. Zyra e Punëve të Jashtme «i zbuloi në mirëbesim» Departamentit të Shtetit frikën e saj se Hitleri mund të lejonte një eksod masiv. Nëse me diskutimet me Gjermaninë për të lëshuar judenjtë do të «ngulmohej më tepër, kjo do të kishte ndodhur me saktësi»35Loftus dhe Aarons, Lufta e shenjtë, 49; shikoni gjithashtu David Wyman, Braktisja e judenjve (Nju Jork: Panteoni, 1984), 342..

      Papa Piu XII, jo më pak i pashpirt ndaj gjendjes së mjerë të judenjve, i shkroi dy muaj më vonë një letër urgjente Presidentit Ruzvelt për ta bindur që judenjtë nuk duhet të lejoheshin për t’u kthyer në Palestinë.

      Jemi në gjendje të japim vetëm një pjesë të shkurtër të dokumentacionit për të treguar krimin e antisemitizmit dhe faktin se e tërë bota është fajtore. Megjithatë, kjo duhet të mjaftojë për të zbuluar tmerrin e kësaj të keqe që është akoma me ne dhe që po bëhet më e shëmtuar. Nuk mund t’i shpëtojmë faktit se kjo është saktësisht çfarë ka parathënë Bibla. Vetëm në bazë të antisemitizmit të profetizuar kemi provë të mjaftueshme se Perëndia i Izraelit ekziston dhe se Bibla është Fjala e Tij e pagabueshme.

NJË BATICË NË RRITJE E URREJTJES NDAJ JUDENJVE SOT

      Antisemitizmi nuk përfundoi me disfatën e Gjermanisë naziste dhe vdekjen e Hitlerit. Si përmbushje të profecitë biblike, jo vetëm në vendet myslimane, por në mbarë botën, e shohim sërish në rritje, duke shkaktuar një nivel të lartë të alarmit në bashkësitë judaike. Një kërkim i shkurtër në internet zbulon shumë shembuj. Ka një rritje alarmuese në përdhosjen e përhapur të varrezave e judenjve. Dhuna kundër judenjve dhe pasurive të tyre po rritet. Në Stamboll, Turqi, në mes të agjërimit të Ramazanit (një kohë “paqeje” për fiset arabe para islamit) bombat në makina shkatërruan dy sinagoga, duke vrarë ose plagosur dhjetëra persona. Në Marok, në maj të vitit 2004, terroristët goditën një qendër kulturore dhe një hotel judaik, duke lënë një varg të vdekurish. Incidente të tjerë janë të shumtë për t’u përmendur.

      Në sondazhet në mbarë BE-në, pjesa më e madhe e evropianëve vazhdojnë të rendisin Izraelin si «pengesën më të madhe për paqen” në botë, përpara Shteteve të Bashkuara, që renditen të dytët. BE-ja e ka dënuar në mënyrë të përsëritur Izraelin për përdorimin e forcës kundër terroristëve palestinezë që e sulmojnë atë, që vrasin dhe gjymtojnë gra dhe fëmijë të pafajshëm. Mirëpo as edhe një herë nuk i dënojnë terroristët dhe i kanë mbështetur palestinezët me një sasi prej pesëqind mijë euro çdo muaj, pjesa më e madhe e të cilës është përdorur për të financuar terrorizmin kundër Izraelit. Siç duket, nga Izraeli pritet që të luftojë terrorizmin pa përdorur dhunë. Siç po bëjmë ne në Afganistan dhe Irak?

      Sinagoga Judaike në Vjenë, Austri, ka pësuar sulme në të kaluarën. Sikurse të tjera [sinagoga] në mbarë Evropën, ajo duhet të ruhet me policë të armatosur rëndë njëzet e katër orë pa pushim. Abraham Foksmani (Abraham Foxman), drejtori kombëtar i Lidhjes Anti-Shpifje (ADL), shkroi kohët e fundit: «Jam i bindur se po përballemi në këtë kohë me një kërcënim aq të madh për sa i përket sigurisë dhe mbrojtjes së popullit jude sa ai i vitit 1930, për të mos thënë më të madh»36https://history.ucla.edu/sites/default/files/u184/myers/new_articles/can_there_be_a_principled_anti.pdf.. Veprat e dhunshme kundër judenjve janë rritur në një nivel alarmues në Francë, e cila ka një popullsi judease prej rreth gjashtëqind mijë, rrethuar nga gjashtë milionë myslimanë që falen në një mijë e pesëqind xhami. Si rezultat, një numër i madh judenjsh po largohen nga Franca drejt Izraelit.

      Batica në rritje e antisemitizmit në Gjermani solli më tepër se katër mijë të krishterë nga i tërë ai vend për të bërë një demonstratë proteste përballë Rajhstagut në Berlin në gusht të vitit 2002. Një sondazh nga Universiteti i Bielefeldit në Gjermani, në fillim të dhjetorit 2004 zbuloi se 51 për qind e gjermanëve besonte se trajtimi izraelit i kohës së sotme ndaj palestinezëve është i ngjashëm me atë që nazistët u bënë judenjve gjatë Luftës II Botërore. Sondazhi zbuloi gjithashtu se 68 për qind e gjermanëve besonte se Izraeli po përdor një “luftë shfarosjeje” kundër palestinezëve. Si mund ta përmbysin ata realitetin kokëposhtë? Antisemitizmi, i profetizuar në Bibël, i verbon për të parë të vërtetën.

      Antisemitizmi është në rritje edhe në Izrael. Sipas Qendrës Informative për Viktimat e Antisemitizmit në Izrael, ka pasur rreth pesëqind incidente të tillë në Izrael gjatë tre viteve të fundit. «Gazeta në gjuhën ruse në Izrael ka botuar një histori për një incident antisemitik çdo javë dhe në çdo komisariat policie në vend është regjistruar të paktën një rast antisemitik» – thotë Zalman Giliçinski (Zalman Gilichinsky), drejtori i qendrës informative37https://www.jewishaz.com/us_worldnews/anti-semitism-on-rise-in-jewish-state/article_9a5026f3-332f-5442-8cb6-2d6e4db0565a.html.

      Presidenti i Universitetit të Harvardit, Lorenc H. Samërs (Lawrence H. Summers), ka dënuar kohët e fundit atë që e quan “antisemitizëm në rritje” në Harvard dhe jo vetëm atje. «Afërsisht 600 profesorë, studentë, anëtarë të stafit dhe ish-nxënës nga Harvardi dhe Instituti Teknologjik i Masaçusetsit (IMT), firmosën një peticion ku i bëhet thirrje Harvardit dhe IMT-së për t’u larguar nga Izraeli. Përpjekje të ngjashme kanë bërë edhe rreth 40 universitete të tjera»38Kohët e Nju Jorkut, 21 shtator 2002; shikoni gjithashtu http://www.president.harvard.edu/speeches/2002/morningprayers.html.

      Kisha Presbiterane e SHBA-së (ajo kishte një president “palestinez” në vitin 2002) po drejton një fushatë për t’i bërë presion [kompanive] Caterpillar, Motorola, Industrisë ITT dhe Teknologjive të Bashkuara (UTC) që të reshtin shitjet e pajisjeve dhe furnizimet ushtarake ndaj Izraelit nën kërcënimin e largimit të kishave nga mallrat e tyre. Një fushatë e ngjashme e largimit u përdor me sukses nga kishat amerikane gjatë viteve 80 për të nxitur Afrikën e Jugut për t’i dhënë fund aparteidit.

ARSYEJA PËR ANTISEMITIZIN

      Sipas Biblës ka dy arsye për këtë urrejtje të përbotshme ndaj judenjve dhe Izraelit. Para së gjithash, judenjtë, si populli i zgjedhur i Perëndisë, janë nën gjykimin e Tij për shkak të rebelimit të tyre kundër Tij dhe refuzimit të Mesisë39Ligji i Përtërirë 28:15-68; Ligji i Përtërirë 29:24-28; Ligji i Përtërirë 30:17-20, etj.. Së dyti, antisemitizmi frymëzohet nga Satani – një qenie ekzistencën e të cilit shumë njerëz “të edukuar” e mohojnë. Arsyeja është e qartë. Është parathënë se Shpëtimtari i botës, i cili do të shpëtonte njerëzimin nga kontrolli i Satanit, do të ishte jude40Zanafilla 12:3; 2 Samuelit 7:8-16; Isaia 9:6; Isaia 9:7; Mikea 5:2, etj.. Prandaj, shpresa e vetme e Satanit për t’i shpëtuar rrënimit të përjetshëm ishte të shkatërronte ata të cilët Perëndia zgjodhi «për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut»41Ligji i Përtërirë 7:6.. Po të kishte qenë në gjendje Satani të shkatërronte judenjtë para lindjes së Mesisë, ai do të kishte parandaluar disfatën e tij. Të premtosh një Mesi që nuk vjen kurrë, do ta vërtetonte Perëndinë si gënjeshtar dhe do të humbiste bazën morale për të ndëshkuar Satanin.

      Bibla shpall se Mesia erdhi dhe e mundi Satanin që «të provonte vdekjen për të gjithë njerëzit»42Hebrenjve 2:9 dhe duke bartur «mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit»431 Pjetrit 2:24.

      Por ky fakt nuk i dha fund betejës midis Perëndisë dhe armikut të madh të Tij për zemrat, mendjet dhe fatin e përjetshëm të njerëzimit. Ajo betejë vazhdon me furi – dhe Izraeli është në qendër të saj. Bibla përmban qindra profeci që, edhe pse Perëndia do të ndëshkojë ashpër Izraelin për mëkatet e tij, Ai do të ruajë një mbetje dhe do të kthejë judenjtë e shpërndarë në tokën e tyre. Nuk mund të mohohet që edhe kjo profeci është në procesin e përmbushjes në kohën tonë.

      Satani mund t’i shpëtojë ende rrënimit të tij të përjetshëm nëse mund të asgjësojë Izraelin. Ky fakt siguron të vetmin shpjegim të arsyeshëm për maninë e paarsyeshme të myslimanëve për të shkatërruar atë komb të vogël. Kjo gjithashtu qëndron si provë se Satani është realitet dhe jo mit.

THEMELIMI I SHTETIT TË IZRAELIT

      Asgjë nuk e acaroi më tepër egërsinë e madhe të Satanit dhe zemërimin e islamit, sesa e bëri lindja e kombit të Izraelit. Ai duhet të ishte asgjësuar. Dhe për këtë qëllim, forca shtytëse nuk përbëhet vetëm nga disa “ekstremistë”, por vetë islami. Islami u premton myslimanëve fitore kundër judenjve, si edhe kundër tërë botës. Në vend të kësaj ata shijojnë vetëm poshtërim në çdo sulm që bëjnë. Izraeli, nga ana tjetër, pavarësisht se është nën gjykimin e Perëndisë, shijon mbrojtjen e Tij në shumë mënyra, siç e kemi parë tashmë: «Atë ditë unë do t’i bëj krerët e Judës … si një pishtar të ndezur midis demeteve. Ata do të gllabërojnë djathtas e majtas gjithë popujt përreth»44Zakaria 12:6.

      Luftërat e vitit 1948, 1956, 1967 dhe 1973 kanë dhënë dëshmi të qartë për vërtetësinë e Shkrimit: «Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, le të thotë Izraeli: “Në qoftë se Zoti nuk do të kishte mbajtur anën tonë, kur njerëzit u ngritën kundër nesh, ata do të na kishin përpirë të gjallë, aq shumë shpërtheu zemërimi i tyre kundër nesh… Bekuar qoftë Zoti, që nuk na la si pre të dhëmbëve të tyre… Ndihma jonë është te emri i Zotit, që ka krijuar qiejt dhe tokën”»45Psalmi 124:1-8.

      Disfata e përsëritur arabe në duart e izraelit është njëherësh sikletosëse dhe acaruese për ta. Imamët fajësojnë për këtë turp largimin e masave myslimane nga islami i vërtetë. Ata po nxisin një gjallërim të përbotshëm të islamit radikal si rruga për të rifituar bekimet e Allahut dhe kështu të mundin Izraelin.

      Për sa kohë që Izraeli do të ketë autonominë qoftë edhe për një metër katror, kemi një fyerje të islamit dhe kjo i shpall botës se islami është një fe e rreme, Allahu një perëndi i rremë, Muhamedi një profet i rremë dhe Kurani një zbulim i rremë. Kjo është çështja –  dhe tërë diskutimet për “paqe”, pa pranuar dhe ndryshuar këtë mësim të islamit, janë si ëndrrat e budallait dhe një mashtrim.

      Është thënë bukur, nëse arabët/myslimanët do të ulnin armët e tyre sot, kjo do të sillte fundin e luftërave arabo-izraelite. Nëse Izraeli do të ulte armët e tij, kjo do të thoshte fundin e Izraelit. Këto janë fakte të thjeshta që askush nuk mund t’i mohojë – dhe ia vlejnë të mendohen shumë seriozisht.

NJË PROFECI TJETËR E MAHNITSHME

      Balaami është një prej figurave më enigmatike në Bibël. Ai ishte në të kaluarën në kontakt me Perëndinë dhe bëri disa profeci të vërteta siç tregohen në Shkrimin e Shenjtë, por që më vonë i ktheu kurrizin Perëndisë dhe tani është në ferr462 Pjetrit 2:15; Juda 1:11; Zbulesa 2:14. Për shembull, ai profetizoi yllin e Lindjes47Numrat 24:17 që dijetarët panë dhe ndoqën për të gjetur Krishtin në lindjen e Tij48Mateu 2:1; Mateu 2:2. Një prej profecive të Balaamit e shkruar në Bibël që është përmbushur dhe që po përmbushet në kohën tonë është shumë e pazakontë. Ai shpalli se Izraeli «nuk është përfshirë në gjirin e kombeve»49Numrat 23:9.

      Ky pohim i mrekullueshëm nuk është i vetëm. Perëndia ka pohuar këtë shumë herë dhe në mënyra të ndryshme. Për shembull: «Zoti, Perëndia yt, të ka zgjedhur për të qenë thesari i tij i veçantë midis tërë popujve që ndodhen mbi faqen e dheut»50Ligji i Përtërirë 7:6; «Unë jam Zoti, Perëndia juaj, që ju ka ndarë nga popujt e tjerë … sepse unë, Zoti, jam i shenjtë, dhe ju kam ndarë nga popujt e tjerë me qëllim që të jeni të mitë»51Levitiku 20:24-26. Përveç shenjtërisë që duhej të shfaqte, kjo është saktësisht situata në të cilën Izraeli e has veten sot. Izraeli ka qenë anëtar i OKB-së për më tepër se pesëdhjetë vjet. Megjithatë atij nuk i lejohet të marrë radhën e kryesisë së tij dy vjeçare si një prej dhjetë kombeve me alternim (që i bashkohen atyre pesë kombeve të përhershëm) në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Nga 191 anëtarët e tashëm të OKB-së, 190 [komeve], duke përfshirë kombet më të këqija terroriste, u lejohet të marrim radhën në Këshillin e Sigurimit, por Izraelit jo.

      Gjithashtu, siç e kemi vënë re, Izraelit nuk i lejohet të marrë kryesimin në periudhën me alternim në Komisionin e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i përbërë prej pesëdhjetë e tre anëtarësh (UNHRC). Që të gjitha njëqind e nëntëdhjetë kombet e tjera anëtare të OKB-së mund ta bëjnë një gjë të tillë. Në këto kombe bëjnë pjesë Libia, Kuba, Zimbabve dhe shkelës skandalozë të tjerë të të drejtave të njeriut. Në mënyrë të pabesueshme, Sudani, ku më shumë se dy milionë zezakë në jug janë vrarë nga myslimanët, është votuar për një periudhë të tretë të njëpasnjëshme. Por Izraeli, demokracia e vetme në Lindjen e Mesme, është përjashtuar, siç e ka parathënë Bibla.

      Ky komision “rojtar” (UNHRC) nuk ka gjetur asnjëherë ndonjë gjë që mund të vihet në diskutim apo për t’u kritikuar në të dhënat e vajtueshme për të drejtat e njeriut të disa prej dhunuesve më të këqij si Libia, Arabia Saudite apo Siria. Por Izraeli është dënuar vazhdimisht nga UNHRC-ja – më tepër se njëqind herë në dy vitet e fundit. [Ky komision], në vend që të jetë duke i dënuar kamikazët shpërthyer, i përkrah “të drejtat palestineze” për të marrë çdo lloj veprimi kundërpërgjigjeje kundër “agresionit” izraelit.

      Izraeli nuk lejohet edhe që të jetë anëtar i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar. Gjysmëhëna e Kuqe, e cila përfaqëson vendet myslimane, midis të cilave gjenden shumë kombe terroriste, është pjesë e kësaj organizate humanitare ndërkombëtare. Por Izraeli, i cili firmosi Konventat e Gjenevës më 1949 (shumë prej anëtarëve të Kryqit të Kuq nuk e bënë këtë) pengohet nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

      Sikurse e kemi bërë të ditur, i pëlqen pjesës tjetër të botës apo jo, judenjtë janë populli i zgjedhur i Perëndisë. Ky fakt jo vetëm që mbart bekime dhe privilegje, por edhe përgjegjësi dhe ndëshkime për mosbindje. Izraeli ka përjetuar si bekimin ashtu edhe gjykimin e Perëndisë në të shkuarën. Që të dyja dëshmojnë për integritetin e Perëndisë dhe Fjalës së Tij. Izraeli mbetet në duart e Tij dhe nën mbrojtjen e Tij sot, ndonëse në të njëjtën kohë po përjeton disiplinën e Tij. Perëndia duhet të përmbushë Fjalën e Tij për sa i përket gjykimit – sikurse edhe përtëritjen e plotë dhe bekimin e përjetshëm të profetizuar – për mbetjen që do t’i shpëtojë Armagedonit. Mjerë ata që i kundërshtojnë premtimet e Perëndisë ndaj Izraelit.

DHJETË FISET E HUMBURA?

      Ka mënyra të tjera për t’i hequr qafe judenjtë veç futjes në furrat e Hitlerit apo vrasjeve nga terrorizmi mysliman dhe luftërat myslimane. Kemi edhe mitin e “dhjetë fiseve të humbura” që besohet sot gjerësisht midis të krishterëve. Po, dhjetë fiset veriore u çuan me të vërtetë në Asiri rreth vitit 722 para Krishtit: «Prandaj Zoti u zemërua shumë me Izraelin dhe e largoi nga prania e tij; mbeti vetëm fisi i Judës … ashtu si kishte thënë me anë të tërë profetëve të tij, shërbëtorëve të tij; dhe Izraeli u shpërngul kështu me dhunë në vendin e Asirisë, ku ndodhet sot e kësaj dite»522 Mbretërve 17:17-23. Sigurisht, «sot e kësaj dite» i referohet ditës në të cilën është shkruar, jo në ditën tonë.

      Për më tepër, është e qartë se shumë, për të mos thënë pjesa më e madhe e atyre që u morën, u kthyen, madje që në atë kohë. Kemi një përmendje të veçantë, ku «një pjesë e madhe e popullit, shumë nga Efraimi, nga Manasi, nga Isakari dhe nga Zabuloni», të cilët kishin «shpëtuar nga duart e mbretërve të Asirisë» kremtuan Pashkën në Jeruzalem në ditët e Ezekisë më shumë se dhjetë vjet pas dërgimit në Asiri532 Kronikave 30:6; 2 Kronikave 30:18, etj.. Më pas lexojmë për Izraelin që u bashkua me Judën në kremtimin e Pashkës gjatë përtëritjes së madhe nën mbretin Josia rreth nëntëdhjetë vjet më pas. Shtatë nga «dhjetë fiset e humbura» përmenden të pranishme dhe nënkuptimi është se të gjitha [fiset] ndodheshin atje542 Kronikave 30:24; 2 Kronikave 30:25. Afërsisht dyqind vjet pasi dhjetë fiset u çuan në Asiri, Perëndia i dha Ezekielit një vizion të përtëritjes së ardhshme dhe iu referua Tokës së Premtuar të ndarë «midis dymbëdhjetë fiseve të Izraelit»55Ezekieli 47:13.

      Nëse dhjetë fiset do të kishin humbur, premtimi i Krishtit nuk mund të përmbushej për dishepujt e Tij: «Kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më keni ndjekur do të uleni mbi dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit»56Mateu 19:28; Luka 22:30. Atëherë Krishti do të ishte gënjeshtar dhe Satani fitimtar. Pali nuk mendonte se kishte humbur ndonjë fis. Në kërkesën e tij ndaj mbreti Agripa ai i referohet «dymbëdhjetë fiseve» si ekzistues në atë kohë57Veprat e Apostujve 26:7. Jakobi i drejton letrën e tij «dymbëdhjetë fiseve të shpërndarë nëpër botë»58Jakobi 1:1. Megjithatë miti i «dhjetë fiseve të humbura» besohet sot nga shumë të krishterë.

MË TEPËR ANTISEMITIZËM MIDIS TË KRISHTERËVE

      Një ide tjetër që po fiton popullaritet midis të krishterëve sot është mësimi i rremë se kisha ka zëvendësuar Izraelin. Kjo doktrinë e Kishës Katolike, e cila është një formë antisemitizmi, po nxitet edhe ungjillorët. Ajo pohon se Izraeli është përjashtuar për shkak të mëkateve të tij dhe profecitë rreth përtëritjes së tij nuk janë më të vlefshme. Nëse do të ishte kështu, atëherë «besëlidhja e përjetshme», që i është premtuar Izraelit njëmbëdhjetë herë në Dhiatën e Vjetër59Zanafilla 17:7; Zanafilla 17:13; Zanafilla 17:19; Levitiku 24:8; 2 Samuelit 23:5; 1 Kronikave 16:17; Psalmi 105:8-11, etj. dhe zotërimi i përjetshëm i tokës së premtuar dy herë60Zanafilla 17:8; Zanafilla 48:4, nuk paskan qenë të përjetshme dhe Perëndia ka gënjyer. Përsëri Satani paska fituar dhe kjo botë i takon atij.

      Ka një numër të madh profecish që Perëndia do të përtërijë plotësisht në fund Izraelin në tokën e vet. Mirëpo kemi udhëheqës të krishterë që i mohojnë këto premtime, duke thënë se Izraeli ka marrë fund: «…judenjtë fizikë … janë në skllavëri dhe nuk do të jenë trashëgimtarë të premtimit të Perëndisë, sepse ata nuk janë bijtë e premtimit [theksimi i autorit]»61Brian Godawa, “Premtimi i bërë Abrahamit: Sot, nesër dhe përgjithmonë”, SCP Journal, 27: 2-27:3, 53-70.. Një autor tjetër shkruan: «Ideja se Izraeli i përbashkët kombëtar është akoma populli i zgjedhur i Perëndisë është mbizotërues në mendjet e shumë vetëve sot. Por … Fjala e Perëndisë tregon se … Izraeli e shkeli Besëlidhjen e Vjetër dhe kështu humbi çdo të drejtë për të»62Alan Morrison, “Dy Jeruzalemët: Një vështrim biblik i shtetit modern të Izraelit, judaizmit dhe kishës”, SCP Journal, 27:2-27:3, 14-51.. Ky pohim, po të ishte i vërtetë, do ta bënte qartazi gënjeshtar Perëndinë. Do ta trajtojmë këtë më gjerë në kapitullin njëmbëdhjetë, duke vërtetuar se është e rreme.

      World Vision është një prej organizatave të pavarura “ungjillore” humanitare më të mëdha dhe ndër më vjetrat në botë (e themeluar më 1950), me të ardhura vjetore që i kalojnë 1.2 miliardë dollarë. Ajo pohon se i përdor burimet e saj për «asistencë për urgjencat, edukimin, përkujdesjen shëndetësore, zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e drejtësisë». Nga milionat e dollarëve që çon në Lindjen e Mesme, asgjë nuk u shkon izraelitëve – gjithçka u shkon “palestinezëve”.  Për të gjitha luftërat që arabët kanë filluar që nga viti 1948 deri tani dhe për gjithë terrorizmin mysliman fajësohet Izraeli. World Vision i quan masat e sigurisë që ndërmerr Izraeli për të mbrojtur qytetarët e tij nga sulmet myslimane «ndëshkime kolektive» kundër palestinezëve. Terroristët janë «viktimat», jo ata që vrasin me gjakftohtësi.

      Paragjykimi kundër Izraelit dhe pro palestinez i shfaqur nga organizatat e krishtera është tronditës jo vetëm në ligësinë e tyre, por edhe në keqinformimin që bind mbështetësit të besojnë. [Organizata] Misioni i Ndihmës së Krishterë nxit një ndër propagandat më të këqija kundër Izraelit: Holokausti vrau 600,000, jo 6 milionë; nuk janë arabët terroristë, por judenjtë; «Sionistët ashkenazi» nuk janë judenj, por kazarë, të cilët, «përmes veprave të terrorizmit … kanë vrarë, dëbuar apo zhvendosur mbi 2 milionë banorë vendas të Palestinës». Fakti që pohime të tilla janë të rreme, do të dokumentohet plotësisht këtu.       Pse e zgjodhi Perëndia Izraelin? Ai duhej të zgjidhte një popull përmes të cilit do të vinte Mesia në botë si njeri për të paguar ndëshkimin për mëkatet tona. Abrahami, ashtu si Noeu, «gjeti hir» në sytë e Perëndisë63Zanafilla 6:8. Ai quhet «miku i Perëndisë»64Jakobi 2:23. Abrahamit iu premtua një tokë si një «zotërim i përjetshëm» për trashëgimtarët e tij. Konflikti aktual në Lindjen e Mesme është një debat se kush janë trashëgimtarët e sotëm. Do ta trajtojmë këtë çështje në kapitullin e radhës.


[1] Një njësi e zgjedhur pothuajse ushtarake e Partisë Naziste që shërbente si roja vetjake e Hitlerit dhe si forca e veçantë e sigurisë në Gjermani dhe vendet e pushtuara. [Gjermanisht, shkurtim i fjalës Schutzstaffel: Schutz – mbrojte + Staffel – njësi] (shënim i përkthyesit)

[previous][next]

POSHTËSHËNIME

  • 1
    Ligji i Përtërirë 28:15-62; 2 Kronikave 7:20; Jeremia 29:18; Jeremia 44:8, etj.
  • 2
    Nga fjalimi i papa Gjon Palit II për udhëheqësit judenj në Australi, 26 nëntor 1986, në Sidnei.
  • 3
    Nga shënimet e Gjon Palit II rreth “Mënyrës së saktë për t’i paraqitur judenjtë dhe judaizmin në predikimin dhe katekizmin e Kishës Katolike Romane”, Komisioni i Vatikanit për Marrëdhëniet Fetare me Judenjtë, maj 1985.
  • 4
    Will Durant, Historia e qytetërimit, vëll. VI, Reformimi (Simon dhe Schuster, 1950), 727.
  • 5
    Alan M. Dershowitz, “Rishfaqja e antisemitizmit në Evropë”, Seattle Times, 23 maj 1990.
  • 6
    Associated Press, “Ish-aleati i Hitlerit rivarroset me nderime në Hungari”, Regjistri i Qarkut Orinxh, 5 shtator 1993, NEWS 30.
  • 7
    Robin Pomeroy, “Nëpërkëmbja e Izraelit në sondazhin e BE-së për ‘Kërcënimin e paqes’”, Bota – Reuters, 3 nëntor 2003
  • 8
    Posta e Jeruzalemit, 1 shkurt 2005.
  • 9
    http://www.palestinemonitor.org/new_web/britons_rank_israel_worst_country.htm
  • 10
  • 11
    Hillel Neuer, Drejtor Ekzekutiv i Vëzhgimit të OKB-së, Gjenevë, Zvicër, “Si mund të ndihmojë OKB-ja luftën kundër antisemitizmit”, Posta Kombëtare, 26 janar 2005
  • 12
    Posta e Uashingtonit, 17 prill 1990, 1
  • 13
    Shkencëtari, Vëll. 7, Nr. 8, 19 prill 1993
  • 14
    Agence France Presse, 25 janar 2005.
  • 15
    Barry Schweid, AP autor diplomatik, http://news.yahoo.com/news?tmpl==story&cid==542&u==/ap/20050104/ap_on_go_ca_st_pe/anti
  • 16
    Leslie Helm, “Reklama e gazetës japoneze gjallëron frikët e antisemitizmit”, Kohët e Los Anxhelosit, 29 korrik 1993, A8.
  • 17
    H.Z. Hirschberg, Një histori e judenjve në Afrikën e Veriut (Lejden, Holandë, 1974), 108
  • 18
    Samuel Katz, Fushë beteja: Fakte dhe fantazi në Palestinë (Nju Jork: Librat Bantam, 1973).
  • 19
    Andre Chouraqui, Midis Lindjes dhe Perëndimit: Një histori e judenjve në Afrikën e Veriut (Filadelfia, 1968), 39.
  • 20
    Dokument zyrtar britanik, Dosje e Zyrës së Punëve të Jashtme me numër 371/20822 E 7201/33/31.
  • 21
    Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 191.
  • 22
    Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 154.
  • 23
    Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 191.
  • 24
    John Loftus dhe Mark Aarons, Lufta e fshehtë kundër judenjve: Si e tradhtoi spiunazhi perëndimor popullin jude (Nju Jork: St. Martin’s Press, 1994), 18.
  • 25
    Michael Berenbaum, Bota duhet ta dijë: Historia e Holokaustit siç tregohet në Muzeun e Holokaustit në Shtetet e Bashkuara (Nju Jork: Little, Brown and Company, 1933), 105.
  • 26
    Nga ditari privat i Myftiut, i cituar në Komiteti i lartë arab: Fillesat, personeli dhe qëllimet, cituar nga të dhënat e një nazisti të kapur, e dorëzuar si provë dokumentare në OKB, maj 1947, 6.
  • 27
    Nga ditari privat i Myftiut, i cituar në Komiteti i lartë arab: Fillesat, personeli dhe qëllimet, cituar nga të dhënat e një nazisti të kapur, e dorëzuar si provë dokumentare në OKB, maj 1947, 6.
  • 28
    Joseph B. Schechtman, Myftiu dhe Fyeri: Historia e Myftiut të Madh të Jeruzalemit dhe aleanca e tij e shenjtë me nazizmin (Nju Jork: Thomas Yoseloff, 1965), 6.
  • 29
    Al-Akhbar (Egjipt), 18 prill 2001
  • 30
    Transmetim televiziv i Autoritetit Palestinez, 29 nëntor 2000
  • 31
    Televizioni palestinez, 8 qershor 2001.
  • 32
    Berenbaum, Bota, 103-108.
  • 33
  • 34
    Berenbaum, Bota, 49-50.
  • 35
    Loftus dhe Aarons, Lufta e shenjtë, 49; shikoni gjithashtu David Wyman, Braktisja e judenjve (Nju Jork: Panteoni, 1984), 342.
  • 36
  • 37
  • 38
    Kohët e Nju Jorkut, 21 shtator 2002; shikoni gjithashtu http://www.president.harvard.edu/speeches/2002/morningprayers.html
  • 39
    Ligji i Përtërirë 28:15-68; Ligji i Përtërirë 29:24-28; Ligji i Përtërirë 30:17-20, etj.
  • 40
    Zanafilla 12:3; 2 Samuelit 7:8-16; Isaia 9:6; Isaia 9:7; Mikea 5:2, etj.
  • 41
    Ligji i Përtërirë 7:6.
  • 42
    Hebrenjve 2:9
  • 43
    1 Pjetrit 2:24
  • 44
    Zakaria 12:6
  • 45
    Psalmi 124:1-8
  • 46
    2 Pjetrit 2:15; Juda 1:11; Zbulesa 2:14
  • 47
    Numrat 24:17
  • 48
    Mateu 2:1; Mateu 2:2
  • 49
    Numrat 23:9
  • 50
    Ligji i Përtërirë 7:6
  • 51
    Levitiku 20:24-26
  • 52
    2 Mbretërve 17:17-23
  • 53
    2 Kronikave 30:6; 2 Kronikave 30:18, etj.
  • 54
    2 Kronikave 30:24; 2 Kronikave 30:25
  • 55
    Ezekieli 47:13
  • 56
    Mateu 19:28; Luka 22:30
  • 57
    Veprat e Apostujve 26:7
  • 58
    Jakobi 1:1
  • 59
    Zanafilla 17:7; Zanafilla 17:13; Zanafilla 17:19; Levitiku 24:8; 2 Samuelit 23:5; 1 Kronikave 16:17; Psalmi 105:8-11, etj.
  • 60
    Zanafilla 17:8; Zanafilla 48:4
  • 61
    Brian Godawa, “Premtimi i bërë Abrahamit: Sot, nesër dhe përgjithmonë”, SCP Journal, 27: 2-27:3, 53-70.
  • 62
    Alan Morrison, “Dy Jeruzalemët: Një vështrim biblik i shtetit modern të Izraelit, judaizmit dhe kishës”, SCP Journal, 27:2-27:3, 14-51.
  • 63
    Zanafilla 6:8
  • 64
    Jakobi 2:23