KUSH E TRASHËGON TOKËN E PREMTUAR?

Kapitulli 3 | DITA E GJYKIMIT

PROBLEMET NË LINDJEN E MESME përqendrohen të gjitha në një debat për tokën që iu premtua Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij. Për sa i përket këtij premtimi judenjtë, myslimanët dhe të krishterët bien dakord. Debati ka të bëjë me identitetin e trashëgimtarëve të Abrahamit që do të trashëgonin Tokën e Premtuar. E dimë nga Bibla se Abrahami kishte të paktën tetë bij: Ismaelin, të parëlindurin, nga Agari, shërbëtorja e gruas të tij Sarës1Zanafilla 16:1-16.; Isakun, djalin e dytë, nga gruaja e tij, Sara2Zanafilla 17:15-21; Zanafilla 21:1-12.; dhe gjashtë bij të tjerë nga Keturahu, me të cilën u martua pas vdekjes së Sarës3Zanafilla 25:1-2.. Cilët pasardhës të këtyre djemve janë trashëgimtarët? Apo të gjithë marrin një pjesë? Bibla jep një përgjigje të qartë.

      Kur e lexojmë Biblën na bën menjëherë përshtypje fakti se kjo nuk është trillimi i Gida Bagavadi, Vedat hinduiste, Kurani apo Libri i Mormonit. Bibla paraqet historinë dhe profecitë e njerëzve të vërtetë, e vendeve të vërteta dhe ndodhive të verifikueshme që ndodhën aktualisht në këtë tokë. Ky vlerësim duhet të vlejë edhe për Kopshtin e Edenit, përmbytjen dhe Kullën e Babelit, për të cilat mësojmë në njëmbëdhjetë kapitujt e parë të Zanafillës, por këto nuk janë tema jona.

      Siç tashmë e kemi parë, profecitë e shumta që gjenden në Bibël (në kontrast me shkrimet e feve të botës, ku nuk ka asnjë) vërtetojnë pa diskutim se ka një Perëndi të gjithëpushtetshëm, të pafund në njohje, dituri, dashuri dhe shenjtëri, i cili e krijoi këtë gjithësi dhe se Bibla është Fjala e Tij e pagabueshme për njerëzimin. Prandaj, pavarësisht çfarëdo gjëje të thonë librat e tjerë (qofshin fetarë apo shkencorë), nëse e kundërshtojnë Biblën, janë në gabim.

“STUDIUESIT” E BIBLËS HEDHIN POSHTË BIBLËN DHE IZRAELIN

      Shohim në mënyrë të pabesueshme një numër gjithnjë e në rritje të atyre që pohojnë se janë të krishterë ungjillorë, por e mohojnë vërtetësinë e Shkrimit, sidomos për sa i përket Izraelit. Një çështje në fjalë është Bibla e Formimit Frymëror Renovaré e re, e redaktuar nga Riçard J. Fosteri (Richard J. Foster). Juxhin Petersoni (Eugene Peterson), autori i [veprës] Mesazhi – një “version” i shthurur, një blasfemi e Dhiatës së Re – është “redaktor këshillues, i Dhiatës së Re”4Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005)..

      Kjo “Bibël” e re përfshin komentarë nga studiues kryesues të supozuar biblikë si Brus Demaresti (Bruce Demarest), profesor i Teologjisë në Seminarin Denver; Uolter C. Kajseri, i Riu (Walter C. Kaiser, Jr.), president i Seminarit Teologjik Gordon-Canwell; Tremper Longman III, Robert H. Gundry, profesor i Studimeve Biblike në Kolegjin Westmont; dhe Earl F. Palmer, në Këshillin e Administratorëve të Seminarit prej kohësh femohues Teologjik të Princetonit dhe pastor i Universitetit të Kishës Presbiterane në Siatëll, Uashington. Shënimet e saj shpjeguese mohojnë autoritetin hyjnor të një pjese të mirë të Shkrimit; madje [mohojnë edhe që] Moisiu shkroi Pentateukun, Isaia librin e Isaisë dhe Danieli librin e Danielit.

      Duke pohuar në mënyrë hipokrite që «ne e lexojmë Biblën në mënyrë të fjalëpërfjalshme, nga fillimi në fund… [dhe] në kontekst»5Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005), Hyrje e përgjithshme, xxxi., Bibla Renovaré pohon se Zanafilla 1-11 nuk është as historike, as shkencore, por [është] mitologjike6Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005), 14-15., dhe se tërë libri i Zanafillës, i cili është themeli i Biblës, është thjesht një përmbledhje e fjalëve të transmetuara gojarisht. Kjo “Bibël” e sulmon Biblën e vërtetë duke përdorur kundërshtimet [tashmë] të diskredituara prej kohësh të lëvizjes së “Kritikës së Lartë” në Gjermaninë e njëqind e pesëdhjetë vjetëve më parë.

      Nuk ka pranim të profecive të mëdha të Jeremisë, Ezekielit, si edhe të të tjerëve, të Izraelit të kthyer në tokën e tij në ditët e fundit dhe të faktit se ai duhet të zgjasë përgjithmonë (Ezekieli 36 e 37, etj.)7Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005), 987.. Për shembull, premtimi i fuqishëm profetik nga Perëndia për të kthyer judenjtë e shpërndarë në mbarë botën te Jeremia 31:8-14 interpretohet si premtim ndaj gjithë njerëzve të pastrehë (asgjë për Izraelin); dhe premtimi i Perëndisë se Izraeli nuk mund të shkatërrohet kurrë (Jeremia 31:35-37) lihet pas dore! Izraeli trajtohet si i zëvendësuar nga kisha. Në mënyrë të pabesueshme lugina e kockave të thata të kthyera në jetë tek Ezekieli 37, për të cilat shpallet në mënyrë të qartë se bëhet fjalë për «gjithë shtëpinë e Izraelit» (Jeremia 37:11), interpretohet si lindja e kishës në Ditën e Rrëshajave! Ezekieli 38 e 39 nuk flet me sa duket për Armagedonin, me ushtritë reale që sulmojnë kombin e Izraelit në tokën e tij në ditën e fundit për t’u çliruar më pas nga Mesia, por është për «forcat e errëta» që janë gjithmonë në veprim në botë.

KANAAN, JO “PALESTINË”!

      Në dy vargjet e fundit të Zanafillës 11 hasim një burrë që quhej Abram. Kur ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç, duke iu bindur Perëndisë, u largua nga vendlindja e tij në Ur të kaldeasve dhe me anë të besimit merr gruan e tij, shërbëtorët dhe kopetë për një udhëtim të gjatë drejt tokës për të cilën Perëndia i tha: «Do të të tregoj»8Zanafilla 12:1.. Qëllimi i Perëndisë, që arrin edhe ditën tonë, shkon përtej asaj që imagjinon Abrami, por ai beson atë që Perëndia tha: «Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj…. Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të të mallkojnë, te ti do të jenë të bekuara tërë familjet e tokës»9Zanafilla, 12:2-3.. Ngaqë ai i beson pa dyshim asaj që i tha Perëndia, Perëndia ia llogarit Abramit për drejtësi10Romakëve 4:5..

      Surprizë! Toka ku Perëndia e çoi Abramin nuk ishte “Palestina”. Nuk ekzistonte një vend i tillë. As nuk kishte një popull që të quheshin “palestinezë”. Në tërë historinë nuk ka pasur një popull, komb, qeveri, gjuhë, kulturë, fe apo ekonomi palestineze. Ka njerëz sot që e quajnë veten “palestinezë” dhe pohojnë se rrjedhin nga një popull palestinez që jetoi për mijëra vjet në tokën e quajtur Palestinë. Në fakt, ky pohim është një rrenë e hapur. Mirëpo bota e pranon këtë gënjeshtër si baza e një paqeje të rreme të cilën janë përpjekur për vite t’ia detyrojnë Izraelit.

      Fjala e Perëndisë shpall: «Kështu ata [Abrami dhe të tjerët] arritën në vendin e Kanaanit… Në atë kohë ndodheshin në atë vend kanaanejtë… Abrami banoi në vendin e Kanaanit… Dhe Zoti i tha Abramit… “…Tërë vendin që sheh, unë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu, për gjithnjë… bjeri rreth e qark vendit, sepse unë do të ta jap ty”. Atëherë Abrami i ngriti çadrat e tij dhe vajti… në Hebron; dhe aty ndërtoi një altar kushtuar Zotit [dhe] Zoti bëri një besëlidhje me Abramin…: “Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit”»11Zanafilla 12:5-6; 13:12,14-18; 15:18.. Kjo tokë përcaktohet më tej nga kombet që jetonin në të, të cilët Izraelit duhet t’i shkatërronte dhe shpërngulte. Është shumë më e madhe se ajo pjesë e vogël e tij të cilën bota ia ka caktuar Izraelit.

      Abrami (emrin e të cilit Perëndia e ndryshoi në Abraham) u vendos në Hebron, në vendin e Kanaanit12Zanafilla 13:18; 23:2,19; 35:27; 37:14, etj... Të gjithë e dinë se Hebroni dhe Kanaani nuk janë kurrkund afër Arabisë Saudite. Mirëpo Kurani dhe islami pohojnë se Abrahami dhe biri i tij i parëlindur, Ismaeli, ndërtuan së bashku Qabenë në Mekë. Ky është trillim i plotë, me të cilat Kurani është i mbushur plot. Për shembull, Kurani pohon se Noeu kishte një djalë tjetër i cili refuzoi të futej në arkë dhe vdiq në përmbytje13Surja 11:42-43., se Maria, nëna e Jezusit, ishte motra e Moisiut14Surja 19:28. dhe se e lindi Jezusin nën një palmë15Surja 19:21-27., se viçi i artë u ndërtua nga një samaritan shtatëqind vjet para se të ekzistonin samaritanët16Surja 20:85-87, 95-97., etj.. Megjithëkëtë, papa Gjon Palli II, më 14 maj 1999, në një ceremoni në Vatikan, u përkul dhe puthi një kopje të Kuranit dhënë atij nga udhëheqësit shia dhe sunitë nga Iraku, edhe pse e kundërshton Biblën, refuzon Trininë, mohon hyjninë e Krishtit, thotë se Ai nuk vdiq mbi kryqin17Surja 4:157. dhe nuk ofron ndonjë mënyrë me anë të cilës Perëndia mund të falë mëkatet. Në mënyrë tragjike  myslimanët qetësohen vazhdimisht duke nderuar gënjeshtrat e islamit në një mospërfillje të pandërgjegjshme për të vërtetën.

ISMAELI DHE ISAKU

      Me kalimin e viteve, Abrahami dhe Sara, gruaja e tij, filluan të vinin në dyshim premtimin e Perëndisë se Ai do t’u jepte atyre një djalë. Sara ishte e sigurt se nuk mund të lindte kurrë një fëmijë dhe i tha Abrahamit se Perëndia do t’i jepte atij djalin që i kishte premtuar përmes Agarit, shërbëtores së saj. Ai e pranoi idenë (ndonëse Perëndia i kishte premtuar një djalë me anë të Sarës) dhe Agari i lindi të parëlindurin Abrahamit, Ismaelin, pasi Abrahami kishte jetuar në Hebron për dhjetë vjet.

      Ka disa gjëra për të cilat Bibla dhe Kurani janë në pajtim të plotë. Një prej tyre është fakti se Perëndia i dha të tërë Tokën e Premtuar të Kanaanit Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij. Ka pajtim gjithashtu se i parëlinduri i Abrahamit ishte Ismaeli dhe se Isaku lindi më pas. Mospajtimi ndodh me këmbënguljen e islamit se arabët, të cilët pohojnë se janë pasardhës nga Ismaeli, janë trashëgimtarët e duhur të Tokës së Premtuar, ndërsa Bibla pohon në mënyrë të qartë se trashëgimtarët e ligjshëm të premtimit janë pasardhësit e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit. Në fakt, Perëndia shpall: «UNË JAM… Perëndia i Abrahamit, Perëndia i Isakut dhe Perëndia i Jakobit më ka dërguar tek ju. Ky është emri im përjetë. Ky ka për të qenë gjithnjë emri im me të cilin do të kujtohem nga të gjitha breznitë»18Eksodi 3:13-16.. Sikurse e vumë re në kapitullin një, nëntë herë e përdor Ai këtë emër. Si Jezusi19Mateu 22:32; Marku 12:26; Luka 20:37. ashtu edhe Pjetri20Veprat e Apostujve 3:13. e nderojnë Perëndinë me këtë titull. Asnjëherë nuk quhet Perëndia i Ismaelit, i arabëve apo i ndonjë grupi tjetër njerëzish përveç i Izraelit.

      Ky fakt nuk do të thotë se Perëndia i Biblës, Perëndia i vërtetë, nuk e do dhe e siguron shpëtimin për tërë njerëzimin. Në fakt, Ai e bën një gjë të tillë. Kjo do të thotë se judenjtë janë populli i Tij i zgjedhur në një mënyrë të veçantë, me parashikime të veçanta që vlejnë vetëm për ta.

      Islami pohon se, si i parëlinduri, Ismaeli kishte të drejtën e trashëgimisë të Tokës së Premtuar. Zakonisht kjo do të kishte qenë e vërtetë, por Perëndia i premtoi Abrahamit që Sara, gruaja e tij, do t’i lindte atij një bir që do të ishte trashëgimtari i tij. Ismaeli nuk ishte djali i premtimit të Perëndisë, por i mosbesimit të Abrahamit dhe Sarës. Megjithëkëtë, Abrahami e donte Ismaelin (tashmë trembëdhjetë vjeç) dhe i tha Perëndisë se ishte i lumtur me birin që kishte, aq shumë saqë i tha se nuk donte bir tjetër. Këtu qëndron historia mahnitëse që në mënyrë autoritare zgjidh përgjithmonë çdo debat midis pasardhësve të Ismaelit dhe Isakut rreth tokës që Perëndia i dha Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij përgjithmonë:

      Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: “Për sa i përket Sarajt… emri i saj do të jetë Sara… unë do ta bekoj dhe do të bëj që ajo të të japë edhe një bir…”.

      Atëherë Abrahami u shtri me fytyrën ndaj tokës dhe qeshi… Pastaj Abrahami i tha Perëndisë: “Vaj medet, që Ismaeli të mund të jetojë para teje!”.

      Por Perëndia u përgjigj: “Jo, por Sara gruaja jote do të lindë një bir, dhe ti do ta quash Isak; dhe unë do të caktoj besëlidhjen time me të, një besëlidhje të përjetshme me pasardhësit e tij. Sa për Ismaelin… unë do ta bekoj… Por besëlidhjen time do ta përfundoj me Isakun që Sara do të lindë në këtë kohë, vitin e ardhshëm”21Zanafilla 17:15-21..

      Vitin e ardhshëm, katërmbëdhjetë vjet pas lindjes së Ismaelit nga Agari, Abrahamit dhe Sarës, gruas së tij, i lindi Isaku në Hebron. Ismaeli tallej me vëllanë e tij nga babai, Isakun. Sara, e zemëruar, e dëboi atë dhe të ëmën nga toka që Perëndia i kishte dhënë Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij22Zanafilla 21:10-20.. Që nga ajo kohë e në vazhdim Ismaeli nuk ishte më pjesë e shtëpisë së Abrahamit, por jetoi larg «në shkretëtirën e Paranit»23Zanafilla 21:21..

PROVA PËRFUNDIMTARE E BESIMIT TË ABRAHAMIT

      Perëndia, duke e klasifikuar më vete Isakun përtej dyshimit nga bijtë e tjerë që i lindën Abrahamit, e quajti Isakun “djalin e vetëm” të Abrahamit. Si provë për bindjen dhe besimin e Abrahamit, Perëndia e urdhëroi ta flijonte Isakun në malin Moriah: «Merr tani birin tënd, birin tënd të vetëm, atë që ti do, Isakun… dhe sakrifikoje… »24Zanafilla 22:1-2.. Duke iu nënshtruar urdhrit të Perëndisë, Isaku e lejoi vullnetarisht të atin ta lidhte në altar.

      Abrahami, duke pasur besim tani në premtimin e Perëndisë, besoi se Perëndia do ta ringjallte Isakun nga të vdekurit25Hebrenjve 11:17-19.. Perëndia e provoi Abrahamin deri në pikën kur ai ngriti thikën për të vrarë Isakun. Në atë çast Perëndia ndërhyri dhe siguroi një qengj për t’u ofruar në vend të Isakut, duke vërtetuar bindjen e plotë si të të atit po ashtu edhe të birit26Zanafilla 22:3-14.. Kjo është dëshmia e Shkrimit nga Perëndia i cili «nuk mund të gënjejë»271 Samuelit 15:29; Psalmi 89:35; Titi 1:2, etj.. dhe «dhuntitë [dhuratat] dhe thirrja e Perëndisë janë të pakthyeshme»28Romakëve 11:29..

      Fakti që Isaku, i lindur mrekullisht si për Abrahamin ashtu edhe për Sarën, ishte ai përmes të cilit premtimet e Perëndisë për vendin dhe Mesinë do të përmbusheshin dhe se Ismaeli nuk ishte biri, pasardhësit e të cilit do të zotëronin Tokën e Premtuar, është aq e qartë dhe e shpallur në mënyrë të përsëritur në Shkrimin e Shenjtë, saqë ndershmërisht nuk mund të vihet në diskutim. Mirëpo arabët, të cilët thonë se janë pasardhësit e Ismaelit, kanë pretendime për premtimet që Perëndia i dha Isakut dhe përmes tij judenjve. Pohimi i islamit se Ismaeli ishte biri i premtimit jo vetëm bie në kundërshtim me Shkrimin, por në mënyrë të paarsyeshme i jep djalit të paligjshëm përparësinë ndaj djalit të ligjshëm, të cilin Perëndia e caktoi të jetë trashëgimtari i vërtetë.

RËNDËSIA E HEBRONIT PËR IZRAELIN

      Tridhjetë e shtatë vjet pas lindjes së Isakut, Sara vdiq në moshën 127 vjeçare29Zanafilla 23:1.. Abrahami banonte akoma në Hebron të Kanaanit, ku jetoi për më tepër se shtatëdhjetë vjet. Ai bleu shpellën e Makpelahut nga Efroni, hiteu30Zanafilla 23:1-20. dhe atje e varrosi Sarën. Tridhjetë e tetë vjet më vonë, në moshën 175 vjeçare, Abrahami vdiq dhe u varros në Makpelah, afër Sarës. Pas vdekjes së Abrahamit, Isaku vazhdoi të jetojë në Hebron, në tokën e Kanaanit edhe për njëqind e dhjetë vjet. Ismaeli nuk jetoi kurrë atje si i rritur. Njëri pas tjetrit, Isaku, Rebeka, Jakobi dhe Lea vdiqën që të gjithë dhe u varrosën ngjitur me Abrahamin dhe Sarën në varrin e familjes, në shpellën e Makpelahut, por jo Ismaeli. Asnjë arab apo mysliman nuk u varros atje.

      Davidi u kurorëzua së pari mbret në Hebron dhe sundoi atje mbi Judën 7 vjet e gjysmë para se të çonte fronin e tij në Jeruzalem. Hebroni është i një domethënie të madhe për judenjtë. Por myslimanët ndërtuan një xhami në Makpelah, e pretenduan si të ishte i tyre vendin e varrosjes së patriarkëve judenj, duke ua ndaluar hyrjen judenjve (ushtarëve izraelitë në marsh të plotë ushtarak u kërkohet ta mbajnë të hapur për judenjtë), kanë vrarë dhe dëbuar periodikisht judenjtë nga Hebroni dhe janë të vendosur ta bëjnë [atë vend] pa asnjë jude, sikurse Gjermania naziste. Ata ngulin gjithashtu këmbë për pretendimin qesharak se Jeruzalemi dhe tërë toka e Izraelit ka qenë gjithmonë e tyrja, se asnjë jude nuk ka jetuar atje dhe se izraelitët po pushtojnë tokën e arabëve! Dhe bota i pranon këto gënjeshtra të hapura si bazë për t’i detyruar Izraelit një “paqe” të padrejtë në Lindjen e Mesme. Gjykimi i Perëndisë nuk mund të vonohet shumë derisa Amerika dhe bota të pendohet për këtë sfidë ndaj Tij dhe Fjalës së Tij.

      Abrahami, Isaku, Jakobi dhe familjet e tyre jetuan për më tepër se treqind vjet në Hebron në tokën e Kanaanit, të cilën Perëndia ua premtoi atyre dhe pasardhësve të tyre (nga arabët nuk ka jetuar kurrë asnjë atje deri pas pushtimit mysliman të Izraelit në shekullin e shtatë). Jakobi dhe familja e tij u zhvendosën përkohësisht në Egjipt për shkak të një zije në Kanaan. Pasardhësit e tyre qëndruan atje për katërqind vjet dhe u bënë skllevër të egjiptianëve dhe më pas u kthyen për të pushtuar Kanaanin ashtu siç kishte parathënë Perëndia, duke u vendosur atje si trashëgimtarë të premtimeve të Perëndisë ndaj Abrahamit31Zanafilla 15:13-14..

      OÇP-ja pretendon se Hebroni, një qytet pa lidhje me islamin, i përket myslimanëve dhe ngulin këmbë se çdo banor jude duhet të largohet. Në fakt Hebroni është një prej vendeve më të nderuar të çdo judeu. Asnjë paraardhës “palestinez” nuk është varrosur atje. Ismaeli është varrosur shumë kilometra larg. Megjithatë gënjeshtra vazhdon.

BETEJA PËR HEBRONIN

      Më 25 shkurt 1994 një izraelit i çmendur i lindur në Amerikë, Dr. Baruh Goldshtajni (Baruch Goldstein), duke vepruar në kokë të vet, hyri në xhaminë Il Ibrahimi në Hebron dhe qëlloi myslimanët që po faleshin me një armë automatike, duke vrarë njëzet e nëntë dhe duke plagosur shumë të tjerë. Ishte një akt mizor, i transmetuar si lajm kryesor dhe i përdorur në mediat përreth botës për ditë me radhë si provë se Izraeli është pushtuesi i lig që ka vjedhur një vend nga palestinezët dhe që po i abuzon vazhdimisht në “pushtimin” e tij. Goldshtajni u kap dhe u vra nga të mbijetuarit.

      Në fakt, ndryshe nga terrorizmi që Izraeli ka duruar për pesëdhjetë vjet, i planifikuar me kujdes dhe që vazhdon me njohjen dhe bekimin e plotë nga bota arabe, ky qe një akt i izoluar i një izraeliti – dhe u dënua nga Izraeli. Fakti që izraelitët janë vrarë me mijëra nga sulmet e vazhdueshme për mbi pesëdhjetë vjet dhe se vrasësit e izraelitëve nderohen si heronj, u anashkalua si e parëndësishme. Kemi të drejtë të habitemi se pse, për shembull, vrasja e gjashtëdhjetë e një izraelitëve dhe gjymtimi i qindrave në dy shpërthime autobusi në Jeruzalem vetëm dy muaj më parë, nuk u mor në konsideratë për t’u krahasuar – por titujt kryesorë dhe kritikat shumëfaqëshe të përbotshme që fajësonin Izraelin për aktin e izoluar të Goldshtajnit dështuan që të përmendin qindrat e sulmeve terroriste të kremtuara kundër Izraelit.

      Gjithashtu, nuk pati ndonjë raportim në median perëndimore që t’i referohej fjalëve rreth një pogromi të afërt nga arabët që kishte qarkulluar në Hebron për ditë me radhë, apo atë të një nate më parë, kur myslimanët kishin kërcënuar banorët judenj, të ardhurit pranë dhe adhuruesit në Varrin e Patriarkëve. Gjatë shërbesave të Purimit atë mbrëmje, ndërsa adhuruesit judenj, ku përfshihej edhe Goldshtajni, po lexonin Rrotullën e Esterit, erdhën myslimanët vendas duke e përçarë me zhurmë ceremoninë me thirrjet e tyre “It-bak al Yahud” (vdekje judenjve), një thirrje kjo e dëgjuar shpesh në Hebron. Ndonëse jo një justifikim për veprimet e tij, këto fakte zbulojnë kërcënimin e përditshëm të terrorizmit që Dr. Goldshtajni, një zyrtar mjekësor i IDF-së (Forcat e Mbrojtjes të Izraelit), kishte hasur vazhdimisht në Hebron, ku kishte trajtuar viktimat e dhunës myslimane.

      Një grup pacifist i  quajtur Pajtuesit e Krishterë shkoi në Hebron në qershor 1995 me ftesën e Kryetarit të Bashkisë për të vëzhguar dhunën dhe për të dokumentuar agresionin izraelit kundër palestinezëve. Pajtuesit, me sa duket të verbër ndaj propagandës palestineze dhe agresionit kundër izraelitëve, dolën në përfundimin se «për të ardhurit judenj palestinezët janë më të ulët dhe vrasës për nga natyra dhe të vrasësh ata që refuzojnë të largohen [nga Hebroni] është vetëmbrojtje e justifikueshme»32Rosemary Radford Ruether, “Të ardhurit judenj si ‘populli i zgjedhur’ arrivist – Pajtuesit e Krishterë kanë një detyrë mosmirënjohëse”, Raportuesi Katolik Kombëtar, 26 prill 1996, 12.. Një faqe e plotë iu kushtua historisë së Goldshtajnit në [gazetën] Raportuesi Katolik Kombëtar. Atje shpallej se «problemet filluan afërsisht 20 vjet më parë kur të ardhurit judenj, duke pretenduar një të drejtë ekskluzive jo vetëm për qytetin, por edhe për tërë Palestinën, filluan të zhvendosen në Hebron». Si ka mundësi që këta «vëzhgues dhe pajtues pa paragjykim» të gabojnë kaq keq?

      Filluan të zhvendosen në Hebron njëzet vjet më parë? Përkundrazi, judenjtë, edhe pse janë dëbuar periodikisht nga pushtuesit, kanë qenë atje për tre mijë vjet. Arabët mbërritën vetëm pas pushtimit mysliman të Palestinës në shekullin e shtatë dhe menjëherë filluan të torturojnë banorët judenj se nuk ktheheshin tek islami. Ky keqtrajtim ka vazhduar në një shkallë më të lartë apo më të ulët që nga ajo kohë – për mbi një mijë e treqind vjet. Duke lexuar këtë diatribë sfiduese të së vërtetës në faqen e plotë në Raportuesi Katolik Kombëtar (tipike për shumë diatriba të tjera), ku dënohen judenjtë për keqtrajtimin mizor të supozuar të palestinezëve të pafajshëm dhe të pashpresë dhe ku lavdërohen këta të fundit për durimin e madh ndaj vuajtjeve të tilla, të ngrihen qimet përpjetë!

      Në masakrën e ligë të vitit 1929 gjashtëdhjetë e shtatë judenj u vranë vetëm në Hebron dhe pjesa tjetër u detyrua të arratisej. Myftiu i Madh i Jeruzalemit, Haxhi Amin Al-Hyseini, në bazë të gënjeshtrave të qëllimshme që kishte shpikur për judenjtë se i dhunonin gratë myslimane dhe i vrisnin vejushat dhe foshnjat, nxiti trazira kundër judenjve në mbarë vendin për të bindur britanikët se ndalimi i imigrimit të judenjve do të parandalonte dhunën. Hebroni u sulmua. Studentët e paarmatosur yashiva u vranë, shtëpitë e judenjve u sulmuan dhe banorët e tyre u vranë. Sinagogat u përdhosën…. Politika e Myftiut të Madh për pastrimin etnik të banorëve jude po zbatohej me hakmarrje. Shefi i policisë britanike të Hebronit dha më vonë këtë dëshmi:

      Duke dëgjuar britmat … u ngjita përmes një kalimi tuneli dhe pashë një arab në veprim e sipër duke i prerë me shpatë kokën një fëmijë. Kur më pa, ai u përpoq të më godiste, por nuk më zuri…. Unë i qëllova…. Pas tij ishte një grua judease e mbytur në gjak me një njeri që e njoha që ishte një polic i thjeshtë arab me emrin Issa Sheril nga Jafa … që rrinte sipër gruas me një kamë në duart e tij. Ai më pa dhe u sul në një dhomë aty afër dhe u përpoq të më qëllonte, duke bërtitur në arabisht: “I nderuar, unë jam polic”. U futa në dhomë dhe e qëllova33Cituar tek Alan Dershowitz, Çështja e Izraelit (Hoboken, NJ: John Wiley & Sons, Inc., 2003), 43..

      Si rezultat i atij pogromi, Hebroni, që ka qenë shtëpia ekskluzive e judenjve për shekuj me radhë, u bë për të parën herë në historinë e tij një qytet vetëm me arabë. Vite më vonë, me kujdes dhe frikë, disa judenj filluan të ktheheshin në një prej qyteteve të tyre më të shenjta, ku ishin varrosur patriarkët e tyre. Pastaj erdhi lufta e vitit 1948, kur Izraeli, duke pranuar ndarjen nga Rezoluta 181 e OKB-së, shpalli pavarësinë e tij dhe u sulmua nga forca të armatosura të kualifikuara të gjashtë kombeve arabe. Jordania pushtoi Bregun Perëndimor dhe me të, Hebronin. Kjo ishte një shkatërrim i mëtejshëm për banorët judenj, të cilët po përpiqeshin të rivendoseshin në Hebron. Të gjithë u dëbuan.

TË VEBRUAR NGA PARAGJYKIMI?

      Gazeta Raportuesi Katolik Kombëtar, në atë zellin për t’i përshkruar katërqind izraelitët në Hebron si agresorët që i keqtrajtuan mizorisht të njëqind e njëzet mijë banorët arabë, harroi të shpjegojë se pse ka aq pak judenj dhe pse ata kanë filluar kohët e fundit të kthehen në Hebron. Gjatë pushtimit jordanez nga 1948 deri më 1967 judenjve nuk u lejohej të jetonin në Hebron apo madje të vizitonin vendet e tyre të shenjta atje, edhe pse ai ndalim ishte dhunim i hapur i kushteve të Marrëveshjes së Armëpushimit të vitit 1948. Në Jeruzalemin Lindor dhe në tërë Bregun Perëndimor, të cilin e kishin pushtuar, autoritetet jordaneze dhe banorët arabë kryen shkatërrime sistematike të çdo prove të pranisë judaike të së shkuarës për të përkrahur pretendimin e tyre qesharak se judenjtë nuk kanë jetuar kurrë në Izrael! Ata rrafshuan Lagjen e Judenjve të Hebronit, përdhosën varrezat e judenjve dhe ndërtuan një vathë kafshësh mbi rrënojat e sinagogës Avraham Avinu. Sigurisht, kjo nuk është asgjë para mënyrës së tmerrshme se si banorët e sotëm izraelitë supozohet se i trajtojnë myslimanët! Është marrëzi se me çfarë zelli pranohen nga bota gënjeshtrat e pacipa të arabëve dhe historia revizioniste dhe këto përsëriten me salltanet dhe autoritet sikur të ishin të vërteta! Dhe, vërtet, këto gënjeshtra bëhen baza për “paqen”!

       “Pajtuesit” duken se janë plotësisht të paditur për historinë e Hebronit dhe jo të gatshëm për të marrë në konsideratë gjërat që i nxjerrin “palestinezët” me faqe të nxirë. E vërteta është se judenjtë në Hebron, përgjatë shekujve, kanë pësuar atje, ashtu si gjetiu, mizori dhe vrasje të papërshkrueshme nga duart e arabëve myslimanë. Le të shohim shkurtimisht disa shembuj: Më 1518, komuniteti judaik i begatë i Hebronit u «plaçkit [nga myslimanët], shumë judenj u vranë dhe të mbijetuarit u detyruan të arratisen». Sidoqoftë, rreth vitit 1540, komuniteti judaik e mori veten34Ruether, “Pajtuesit e Krishterë” 21., ndonëse plaçkiteshin periodikisht nga plaçkitësit shëtitës arabë. Më 1775, gënjeshtrat se judenjtë i vrisnin johebrenjtë për gjakun e tyre për të bërë qofte (akoma një mit popullor midis myslimanëve sot) shkaktoi trazira kundër judenjve. Më 1834 judenjtë e Hebronit u masakruan nga ushtarët egjiptianë. Disa “u kthyen” tek islami për t’i shpëtuar përndjekjes35Moshe Ma’oz, ed., Studime për Palestinën gjatë Periudhës Otomane (Jeruzalem: The Magnes Press, 1975), 147-148..

      Më 1851 Konsullata Britanike në Jeruzalem bëri të ditur se «judenjtë në Hebron janë alarmuar së tepërmi nga kërcënimet e myslimanëve atje me fillimin e Ramazanit…». Në maj të vitit 1852 Konsulli i Përgjithshëm erdhi në Hebron për shkak të lajmeve të keqtrajtimit të judenjve. Ai bëri të ditur se «judenjtë ishin të gjithë aq të alarmuar … saqë ata nuk do të më tregonin gjë… një prej rabinëve udhëheqës m’u përgjërua të mos e informoja [guvernatorin] Abderrahhman … se kisha ardhur të mbroja judenjtë, sepse ai do t’i ndëshkonte ata më tepër pas largimit tim». Në korrik të vitit 1858 ai bëri të ditur: «Gjatë qëndrimit tim [nën Hebron] një shtëpi judaike u shpërthye me dhunë natën [dhe] gurë të rëndë i hidheshin nga duar të padukshme çdo personi që afrohej në atë vend për të dhënë ndihmë».

      Nën ndikimin e Myftiut të Madh të Jeruzalemit, Haxhi Amin Al-Hyseinit (ndjekësit terroristë të të cilit vranë njësoj judenjtë dhe arabët që i dilnin përpara): «Kryetari i Bashkisë së Hebronit, Nasr el Din Nasr, u vra më 4 gusht 1936; gruaja dhe vajza e Kryetarit të Bashkisë të Betlehemit u plagosën më 1937.; Kryetari i Bashkisë së Nablusit Sulejman Bej Tukani (Suleiman Bey Toukan), i cili e paralajmëroi hapur mbretërimin e kaosit nëse nuk do të asgjësohej terrorizmi, u arratis pas një përpjekje për ta vrarë në dhjetor të vitit 1937. Jo më pak se njëmbëdhjetë [arabë] muhtarë [krerët e fshatrave] u vranë [ngaqë jetonin në paqe me judenjtë], bashkë me pjesëtarët e familjeve, midis shkurtit të 1937-ës dhe nëntorit të 1938-ës»36Peters, Nga ditët e stërlashta, 314.. E njëjta gjë është e vërtetë sot. Numri i arabëve “palestinezë” të vrarë për arsye politike nga skuadrat e vdekjes palestineze e tejkalon së tepërmi numrin e të vrarëve gjatë ndeshjeve me trupat izraelite.

      Keqinformimi i sotëm nuk është i ri dhe është po aq acarues sa ka qenë gjithmonë. Më 1937 një korrespondent i Zyrës së Punëve të Jashtme të Britanisë, i zemëruar me gënjeshtrat pro arabe të shkruara në gazetat britanike, u ankua se terroristët «shiheshin nga një numër gjithnjë e më i madh zyrtarësh britanikë dhe vëzhguesish si “patriotë të sinqertë arabë”, dhuna e të cilëve ishte “e justifikueshme”». Ai vazhdoi me raportin:

      Arabët [myslimanët] e urrejnë qytetërimin dhe duan ta mbajnë vendin në gjendjen e tyre të tashme të prapambetur…. Dhive u lejohet të hanë bimët e vogla dhe gratë marrin atë që ngelet për zjarrin. Fatmirësisht, judenjtë po rrethojnë vendin e tyre dhe ata janë shpresa e vetme…. Arabët … flasin shumë rreth vendit të tyre, por çfarë kanë bërë për të? Ata i shkelin të varfrit dhe marrin bakshish [ryshfet] dhe kjo është gjithçka për të cilën kujdesen» (theksimi në origjinal)37Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 315..

PËRPUTHJE E MAHNITSHME NË KURAN

      E tërë historia e mirënjohur, e bashkuara me vargjet e cituar më sipër nga Bibla, vërtetojnë pa asnjë dyshim se toka që Perëndia i premtoi Abrahamit dhe trashëgimtarëve të tij u përket izraelitëve. E drejta e tyre u firmos nga Perëndia katër mijë vjet më parë. Si mund të refuzojnë arabët e sotëm pjesët biblike të mbështetura nga profecia, një shumicë dorëshkrimesh të lashta si edhe historinë e pakundërshtueshme? “Zbulimet” e hershme të Muhamedit në Kuran i quanin judenjtë dhe të krishterët “njerëzit e librit”38Surja 3:18-20, 64-71, 72-80; 4:171; 5:15-19, 59, 77-80, etj.. dhe i nderonin Librat e Moisiut si të frymëzuara nga Perëndia i vërtetë. Por kur të krishterët dhe judenjtë refuzuan që ta pranonin si një profeti të Perëndisë, Muhamedi u kthye kundër tyre dhe toni i Kuranit ndryshoi. Myslimanët pohojnë se midis pjesëve të hershme të Kuranit, të cilat e nderojnë Biblën dhe pjesëve të mëvonshme që e kundërshtojnë, Bibla u shtrembërua për ta bërë të duket se judenjtë ishin trashëgimtarët e drejtë të Tokës së Premtuar.

      Megjithëkëtë, ka dorëshkrime të Dhiatës së Vjetër që datojnë afërsisht nëntëqind vjet para se të shkruhej Kurani dhe ato janë identike me Biblën që kemi sot. Bibla nuk është “ndryshuar”! Septuaginta greke e Dhiatës së Vjetër, për shembull, u përkthye rreth vitit 275 para Krishtit, nga dorëshkrime edhe më të lashta hebraike dhe është identike me tekstin e sotëm. Për më tepër, vetë Kurani përputhet me Biblën se judenjtë janë trashëgimtarët e drejtë të tokës:

      Ne pranuam besën nga izraelitët (Surja 5:70); Ne i transferuam izraelitët përtej Detit [të Kuq], kurse Faraoni dhe ushtarët e tij i ndoqën pas … dhe ne i vendosëm izraelitët në një vend të mirë (10:90, 93); Dhe ai [Faraoni] deshti t’i përzëjë nga vendi, por Ne e përmbytëm atë [në Detin e Kuq], edhe ata që kanë qenë me këtë, të gjithë së bashku. Dhe pas asaj u thamë izraelitëve: “Vendosuni në këtë tokë…” (17:103 e 104); Kurse izraelitët i patën shpëtuar … nga Faraoni…. Dhe i patëm zgjedhur me dije ndër bashkëkohësit (ndër njerëzit e asaj kohe). (44:30-32); i dalluam prej të gjithë popujve. (45:16); Kujtone dhuntinë e Allahut ndaj jush … ju ka dhënë atë çka nuk ia ka dhënë askujt në botë; O populli im, hyni në tokën e shenjtë, të cilën ua ka caktuar Allahu (5:20 e 21), etj..

      Pavarësisht nga fakti i pamohueshëm se Kurani pohon në mënyrë të përsëritur dhe në gjuhën më të qartë të mundur se judenjtë janë populli i zgjedhur i Perëndisë, unikë midis tërë kombeve dhe se Toka e Premtuar iu dha vetëm atyre nga Perëndia, myslimanët ngulin këmbë se toka u përket “palestinezëve”arabë. Kjo është vetëm një prej shumë kontradiktave të ngjashme që gjenden në islam. Për shembull, Kurani shpall madje se Perëndia i judenjve është Perëndia i vërtetë dhe Ai të cilin myslimanët duhet ta adhurojnë: « Faraoni … derisa filloi të përmbytet [në ndjekjen e izraelitëve përmes Detit të Kuq], dhe tha: “Unë besoj se nuk ka Zot tjetër përveç atij të cilit i kanë besuar izraelitët, edhe unë jam nga myslimanët (prej atyre që i janë dorëzuar atij”.»39Surja 10:91..

      Pavarësisht pjesëve të tilla të shpërndara në tërë Kuranin dhe një bollëku provash të tjera, islami pohon se “Palestina” i përket pasardhësve arabë të Ismaelit. Kjo është baza për urrejtjen që myslimanët kanë ndaj Izraelit dhe për vendosmërinë e tyre për të shfarosur popullin e tij dhe për të zotëruar tërë Izraelin për vete. Në fakt, fjala “Palestinë” nuk gjendet asnjëherë në Kuran – shumë e çuditshme, duke marrë në konsideratë rëndësinë që myslimanët i bashkëngjitin sot.

PROVA TË TJERA SE TOKA ËSHTË E IZRAELIT

      Ndonëse jo shumë të nevojshme, por na jepen prova bindëse shtesë se judenjtë dhe izraelitët janë trashëgimtarët e Abrahamit të cilit Perëndia i dha tokën. Perëndia bëri një besëlidhje të përjetshme me Abrahamin, duke i thënë: «Unë u jap pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit»40Zanafilla 15:18.. Në atë kohë, para se Ismaeli dhe Isaku të lindnin, Perëndia e përcaktoi se cilët pasardhës të Abrahamit do të trashëgonin tokën: «Dije me siguri që pasardhësit e tu do të qëndrojnë si të huaj në një vend që nuk do të jetë i tyre, dhe do të jenë skllevër dhe njerëz të shtypur për katërqind vjet … pas kësaj, ata do të dalin me pasuri të mëdha [dhe] do të kthehen këtu [në Kanaan, në Tokën e Premtuar]».

      Perëndia nuk mund ta kishte pohuar më qartë faktin se trashëgimtarët e vërtetë duhet të ishin skllevër në një tokë të huaj për katërqind vjet para se të çoheshin në Tokën e Premtuar. Kjo nuk ka ndodhur kurrë me arabët. Në fakt, ata nuk kanë qenë madje një popull i identifikuar në atë kohë, por nomadë të shpërndarë të cilët do të fitonin identitetin e tyre shekuj më vonë dhe jo në Kanaan, por në Gadishullin Arabik.

      Kishte dy arsye se pse bijtë e Izraelit duhej të qëndronin për katërqind vjet në Egjipt. Para së gjithash, gjatë asaj kohe si skllevër ata nuk u martuan me egjiptianët nën të cilët shërbenin apo me johebrenjtë e tjerë. Kështu u bënë një popull i identifikueshëm dhe etnik që u drejtua në masë në Tokën e Premtuar dhe ne e dimë se kush janë ata sot.

      Pasardhësit e Ismaelit, nga ana tjetër, u martuan me pasardhësit e Madianit, birit të Abrahamit (nga gruaja e tij e dytë, Keturahu), kështu që termi “madianitë” përdorej në mënyrë të shkëmbyeshme me “ismaelitë”41Gjyqtarët 8:8, 12, 22, 24.. Ismaelitët u martuan gjithashtu me edomitët (pasardhës të Esaut)42Zanafilla 28:9., të cilët u martuan me hitejtë43Zanafilla 26:34.. Arabët ishin një popull nomad të cilët u prirën të martoheshin me kombet mes të cilëve udhëtuan dhe tregtuan dhe të cilët më vonë i pushtuan.

      Së dyti, Perëndia i tha Abrahamit: «Padrejtësia e amorejve s’ka arritur ende kulmin»44Zanafilla 15:16.. Perëndia nuk po i eliminonte kanaanejtë thjesht për t’u dhënë tokën e tyre judenjve. Ai do ta bënte një gjë të tillë për shkak të paudhësisë së këtyre njerëzve. Për katërqind vjet, ata do të ishin aq të këqij, saqë Zoti do të detyrohej me të drejtë t’i shkatërronte ashtu siç bëri me njerëzit e Sodomës dhe Gomorës – dhe Ai do të përdorte popullin e Tij të zgjedhur, të çliruar nga skllavëria e Egjiptit, për të ekzekutuar gjykimin e tij. Dhe kështu ndodhi.

      Pas kësaj Kanaani u bë i njohur si toka e Izraelit, e cila quhet kështu tridhjetë e një herë në Shkrimin e Shenjtë. Mbretërit e saj sunduan nga Jeruzalemi mbi një perandori të gjerë që shtrihej nga Sinai në Eufrat. Në fakt, Izraeli ishte kombi i vetëm i bashkuar e sovran që ka ekzistuar në atë që sot quhet “Palestinë”. Kështu, për treqind vjet para se të ishin skllevër në Egjipt dhe rreth një mijë vjet më pas (një total prej një mijë e treqind vjetësh), judenjtë banuan në tokën e tyre, në tokën e Izraelit, para se Jeruzalemi të shkatërrohej nga babilonasit. Është një fyerje ndaj Perëndisë së Izraelit dhe popullit të Tij të zgjedhur të quash tokën e premtuar të Izraelit “Palestinë”!

NJË PROVË PËRFUNDIMTARE

      Si një pjesë e rëndësishme e çlirimit të tyre nga Egjipti, izraelitët u urdhëruan të vrisnin një qengj për çdo shtëpi, të spërkatnin gjakun e tij në shtalkat e dyerve të shtëpisë së tyre, ta piqnin dhe ta hanin në gatishmëri për t’u larguar nga Egjipti natën që Perëndia i çliroi. Më pas, si përkujtim i kësaj ndodhie të mrekullueshme, ata duhej të zbatonin festën e Pashkës çdo vit përgjithmonë. Pashka nuk është si Haxhi dhe Ramazani, ku secila prej tyre është praktikuar nga fiset pagane arabe shekuj para se myslimanët të fillonin t’i quanin si të tyret. Pashka është unike për judenjtë dhe filloi ditën që u çliruan nga skllavëria në Egjipt45Eksodi 12:1-13..

      Veç kësaj, në një profeci tjetër të mahnitshme dhe miratuese, Perëndia pohon se, pavarësisht nga shkelja e Dhjetë Urdhërimeve dhe pavarësisht nga shkelja e madje braktisja e shumë urdhëresave të tjera që Ai i dha atyre, ata duhej ta kremtonin Pashkën përgjithmonë: «Ta kremtoni si festë kushtuar Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm»46Eksodi 12:14.. Vetëm një popull në botë, judenjtë, e kremtojnë Pashkën. Dhe ata vazhdojnë të bëjnë saktësisht ashtu siç kishte parathënë Perëndia, pavarësisht nga fakti se pjesa më e madhe e judenjve nuk i marrin Shkrimet seriozisht. Këtu është prova përfundimtare se ata janë trashëgimtarët, paraardhësit e të cilëve ishin skllevër në Egjipt, u çliruan në mënyrë të mrekullueshme nga Perëndia dhe, si rezultat, u kthyen për të pushtuar Kanaanin, ku patriarkët e tyre kishin jetuar tashmë për treqind vjet.

      Më tepër se 90 për qind e judenjve në mbarë botën e kremtojnë Pashkën çdo vit. E njëjta përqindje qëndron edhe midis atyre që jetojnë në Izrael, ndonëse shumë pak prej tyre e besojnë Biblën dhe rreth 30 për qind pohojnë se janë ateistë. Kjo është një përmbushje e pamohueshme e një profecie të veçantë. Për të parë se sa e spikatshme është, shiko dy krahasime të mirënjohura. “Profetët” në Romë shpallën se zjarret e shenjtë të perëndeshës Vesta, të ruajtur nga Virgjëreshat Vestale, nuk do të fiken kurrë. Ato u fikën. Profetët zoroastrianë u betuan se zjarret e tyre të shenjtë nuk do të shuheshin kurrë. Ato u fikën me pushtimin mysliman të Persisë në shekullin e shtatë. Perëndia i tha Izraelit të kremtonte Pashkën përgjithmonë dhe judenjtë në mbarë botën e kremtojnë akoma sot.

      Por si e dimë që historia e Pashkës është e vërtetë? Prova përfshihet në vetë Pashkën dhe te fakti se judenjtë vazhdojnë ta kremtojnë dhe e kanë bërë këtë mënyrë të vazhdueshme. Kur një ndodhi dëshmohet nga shumë njerëz dhe përkujtohet nga disa rite të veçanta, të cilat vazhdojnë edhe më pas, kemi provë absolute se ajo ndodhi ka ngjarë me të vërtetë.

      Askush nuk mund të shpikte një histori dhe të fillonte traditën e kremtimit të Pashkës nëse nuk do të kishte ndodhur ndonjëherë. Judenjtë mund të protestonin menjëherë: «Por ne nuk e bëmë vitin që shkoi!». Vetë fakti se u bë vitin që shkoi dhe një vit tjetër me parë, dhe një vjet tjetër më parë, aq para sa mund të shkojmë, është provë se një Pashkë origjinale shënoi çlirimin e Izraelit nga Egjipti dhe kalimin në Tokën e Premtuar. Kjo tregon edhe se judenjtë janë ata të cilëve iu dha Toka e Premtuar. Në fakt, një provë e tillë ishte qëllimi i Perëndisë. Ai e urdhëroi Moisiun t’u thoshte izraelitëve:

      Kur bijtë tuaj do t’ju pyesin: “Ç’kuptim ka ky rit për ju?”, ju do t’u përgjigjeni: “Kjo është flija e Pashkës së Zotit, që kaloi tej shtëpive të bijve të Izraelit në Egjipt, kur goditi egjiptianët…47Eksodi 12:26-27..

E DREJTA E IZRAELIT PËR TOKËN E TIJ ËSHTË PREJ HIRIT TË PERËNDISË

      Premtimi i tokës dhe Mesisë u përtëri nga Perëndia ndaj Isakut: «Kam për të të dhënë ty dhe pasardhësve të tu tërë këto vende dhe do ta mbaj betimin që i kam bërë Abrahamit, babait tënd … të gjitha kombet e tokës do të bekohen te pasardhësit e tu»48Zanafilla 26:3-4.. Perëndia i konfirmoi të njëjtin premtim djalit të Isakut, Jakobit (Izraelit) po ashtu: «Tokën mbi të cilën je shtrirë do të ta jap ty dhe pasardhësve të tu … dhe tërë familjet e tokës do të bekohen nëpërmjet teje dhe pasardhësve të tu»49Zanafilla 28:13-14..

      Islami nuk mund të sjellë asnjë provë (qoftë nga Kurani, qoftë nga historia) se toka i është premtuar Ismaelit, se të gjithë pasardhësit e tij së bashku kanë qenë skllevër për katërqind vjet në ndonjë vend, apo se pas çlirimit të tyre u çuan në masë në Tokën e Premtuar. Në fakt, pasardhësit e Ismaelit nuk kanë jetuar kurrë në Kanaan. Për më tepër, arabët me siguri nuk e kremtojnë Pashkën, por zbatojnë të njëjtat rite pagane që paraardhësit e tyre zbatonin për shekuj përpara se të lindte Muhamedi!

      Fatkeqësisht, izraelitët u përballën përfundimisht me gjykimin e Perëndisë për praktikën e mënyrave idhujtarie të kombeve të cilat nuk i çrrënjosën. Perëndia, duke iu lutur atyre të pendoheshin, i kishte paralajmëruar: «Do t’ju rrëmbejnë nga vendi…. Zoti do të të shpërndajë midis tërë popujve, nga njeri skaj i tokës në tjetrin»50Ligji i Përtërirë 28:63-64.. Izraeli me kokëfortësi vazhdoi në idhujtari dhe rebelim dhe u hoq nga toka. Rreth vitit 600 para Krishtit ata u pushtuan nga babilonasit dhe u shpërndanë në shumë kombe – por jo përgjithmonë.

      Pavarësisht nga mosbindja e tyre dhe të qenit nën gjykimin e Perëndisë, judenjtë janë plotësisht të identifikuar si populli i zgjedhur që i përket Perëndisë së Biblës. Ashtu siç e kemi thënë tashmë, Ai quhet “Perëndia i Izraelit” 203 herë. Kurrë nuk quhet Perëndia i ndonjë populli tjetër – dhe sigurisht që nuk quhet Perëndia i Ismaelit apo i arabëve. Nuk është për shkak të bindjes së Izraelit që Perëndia premtoi se pas shpërndarjes së tij, nën gjykimin e Perëndisë, do ta restauronte plotësisht në tokën e tij në kohët e fundit. Jo vetëm që nuk e meritonte restaurimin, por ka qenë i pabindur dhe rebel dhe ka braktisur Zotin përgjatë tërë historisë së tij. Megjithëkëtë, shumë herë Perëndia ka bërë premtime të tilla si vijon:

      Prandaj i thuaj shtëpisë së Izraelit: Kështu thotë Zoti, Zoti: Unë veproj kështu jo për shkakun tuaj, o shtëpi e Izraelit, por për hir të emrit tim të shenjtë që ju keni përdhosur midis kombeve ku keni shkuar. Unë do ta shenjtëroj emrin tim të madh…. Kombet do të pranojnë që unë jam Zoti, thotë Zoti, Zoti, kur të shenjtërohem tek ju, para syve të tyre. Do t’ju marr nga kombet, do t’ju grumbulloj nga tërë vendet dhe do t’ju çoj përsëri në vendin tuaj51Ezekieli 36:22-24..

“PERËNDIA I IZRAELIT” ËSHTË I ZEMËRUAR!

      Judenjtë, të dëbuar nga toka e tyre nën gjykimin e Perëndisë në shpërndarjen babilonase dhe më vonë dy herë nga romakët (viti 70 deri 135 pas Krishtit), janë kthyer gjithmonë në vendlindjen e tyre të lashtë. Ky popull i përçmuar ka jetuar në Izrael vazhdimisht për dy mijë e pesëqind vjet që me kthimin nga Babilonia. Kështu, për afërsisht katër mijë vjet, duke filluar me Abrahamin dhe Isakun, izraelitët kanë jetuar në tokën që Perëndia u dha atyre, edhe pse gjatë pjesës më të madhe të kohës kanë vuajtur nën thundrën shtypëse të pushtuesve të ndryshëm.

      Perëndia është i zemëruar me kombet e botës së sotme se kanë plaçkitur Izraelin në pjesën më të madhe të tokës që Ai ua dha si një trashëgimi të përjetshme pasardhësve të Abrahamit. Ata e kanë kufizuar Izraelin në një pjesë të vogël dhe po kërkojnë që ai të japë edhe më tepër “palestinezëve”. “Palestinezët” pohojnë se e tërë toka u përket atyre dhe se Izraeli po pushton tokën e tyre dhe duhet të largohet. Kjo fyerje ndaj Perëndisë nuk mund të vazhdojë pa gjykimin e Tij të drejtë që do të bjerë mbi autorët e krimit!

      Perëndia është gjithashtu i zemëruar me Izraelin e kohës së sotme që kanë duruar këtë mashtrim, edhe pse nën presion të rëndë nga OKB-ja, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjykimi i Perëndisë do të bjerë mbi Izraelin për mosbindjen dhe mosbesimin e tij, por Ai nuk do ta braktisë atë. Tragjikisht, Izraeli modern ka rënë vazhdimisht dakord të japë më tepër nga Toka e Premtuar pas çdo premtimi tepër të rremë për “paqe”. Ata kanë shkelur atë që David Ben-Gurioni (David Ben-Gurion), kryeministri i tij i parë, duke u mbështetur në Biblën, shpalli korrekt në fillimin modern të Izraelit:

      E drejta jonë për këtë tokë në tërësinë e saj është e patundur, e patjetërsueshme dhe e përjetshme…. Kjo e drejtë … nuk mund të humbasë nga asnjë rrethanë… [Izraelitët] nuk kanë as fuqinë as juridiksionin ta mohojnë për brezat e ardhshëm…. Dhe deri me ardhjen e Shpengimit të Madh, ne nuk do ta dorëzojmë kurrë këtë të drejtë historike52“TRADHTIA”, Miqtë amerikanë të Grave për të Nesërmen e Izraelit, Norfolk, VA, reklamë në Posta Ndërkombëtare e Jeruzalemit, 30 nëntor 2001, 11..

      Po, por toka quhet “Palestinë” dhe ka miliona njerëz të cilët e tërë bota i njeh si “palestinezë” që kanë jetuar atje për breza me radhë. Mbi të gjitha, myslimanët e pushtuan tokën në mes të shekullit të shtatë pas Krishtit dhe e mbajtën deri më 1917. Edhe pas kësaj, arabët vazhduan të jetojnë atje. Pse nuk janë të vlefshme pretendimet e tyre të pushtimeve të mëparshme të asaj toke? Do t’i përgjigjemi kësaj pyetje në kapitullin që vijon.


[previous][next]

POSHTËSHËNIME

  • 1
    Zanafilla 16:1-16.
  • 2
    Zanafilla 17:15-21; Zanafilla 21:1-12.
  • 3
    Zanafilla 25:1-2.
  • 4
    Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005).
  • 5
    Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005), Hyrje e përgjithshme, xxxi.
  • 6
    Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds.
  • 7
    Riçard J. Fosteri, Ed; Gayle Beebe, Lynda L. Graybeal, Thomas C. Oden, dhe Dallas Willard, Gen. Eds., Bibla e Formimit Frymëror Renovaré (HarperSanFrancisco, 2005), 987.
  • 8
    Zanafilla 12:1.
  • 9
    Zanafilla, 12:2-3.
  • 10
    Romakëve 4:5.
  • 11
    Zanafilla 12:5-6; 13:12,14-18; 15:18.
  • 12
    Zanafilla 13:18; 23:2,19; 35:27; 37:14, etj..
  • 13
    Surja 11:42-43.
  • 14
    Surja 19:28.
  • 15
    Surja 19:21-27.
  • 16
    Surja 20:85-87, 95-97.
  • 17
    Surja 4:157.
  • 18
    Eksodi 3:13-16.
  • 19
    Mateu 22:32; Marku 12:26; Luka 20:37.
  • 20
    Veprat e Apostujve 3:13.
  • 21
    Zanafilla 17:15-21.
  • 22
    Zanafilla 21:10-20.
  • 23
    Zanafilla 21:21.
  • 24
    Zanafilla 22:1-2.
  • 25
    Hebrenjve 11:17-19.
  • 26
    Zanafilla 22:3-14.
  • 27
    1 Samuelit 15:29; Psalmi 89:35; Titi 1:2, etj..
  • 28
    Romakëve 11:29.
  • 29
    Zanafilla 23:1.
  • 30
    Zanafilla 23:1-20.
  • 31
    Zanafilla 15:13-14.
  • 32
    Rosemary Radford Ruether, “Të ardhurit judenj si ‘populli i zgjedhur’ arrivist – Pajtuesit e Krishterë kanë një detyrë mosmirënjohëse”, Raportuesi Katolik Kombëtar, 26 prill 1996, 12.
  • 33
    Cituar tek Alan Dershowitz, Çështja e Izraelit (Hoboken, NJ: John Wiley & Sons, Inc., 2003), 43.
  • 34
    Ruether, “Pajtuesit e Krishterë” 21.
  • 35
    Moshe Ma’oz, ed., Studime për Palestinën gjatë Periudhës Otomane (Jeruzalem: The Magnes Press, 1975), 147-148.
  • 36
    Peters, Nga ditët e stërlashta, 314.
  • 37
    Joan Peters, Nga ditët e stërlashta: Fillesat e konfliktit arabo-jude për Palestinën (Nju Jork: Shtëpia Botuese J. KAP SHBA, 1984), 315.
  • 38
    Surja 3:18-20, 64-71, 72-80; 4:171; 5:15-19, 59, 77-80, etj..
  • 39
    Surja 10:91.
  • 40
    Zanafilla 15:18.
  • 41
    Gjyqtarët 8:8, 12, 22, 24.
  • 42
    Zanafilla 28:9.
  • 43
    Zanafilla 26:34.
  • 44
    Zanafilla 15:16.
  • 45
    Eksodi 12:1-13.
  • 46
    Eksodi 12:14.
  • 47
    Eksodi 12:26-27.
  • 48
    Zanafilla 26:3-4.
  • 49
    Zanafilla 28:13-14.
  • 50
    Ligji i Përtërirë 28:63-64.
  • 51
    Ezekieli 36:22-24.
  • 52
    “TRADHTIA”, Miqtë amerikanë të Grave për të Nesërmen e Izraelit, Norfolk, VA, reklamë në Posta Ndërkombëtare e Jeruzalemit, 30 nëntor 2001, 11.