PAQËSIMI NË KOHËN E SOTME

Kapitulli 9 | DITA E GJYKIMIT

FUQITË DEMOKRATIKE TË BOTËS duken se nuk dinë se çfarë të bëjnë në përpjekje të kotë për të sjellë paqe të vërtetë në Lindjen e Mesme. Ashtu siç e kemi dokumentuar pa asnjë dyshim, një arsye kryesore për përpjekjet e dështuara për paqe është refuzimi i udhëheqësve perëndimorë për të pranuar të vërtetën: se thelbi i problemit është vetë Islami dhe ajo që udhëheqësit myslimanë po bëjnë në emër të Allahut për të ndezur ankthin dhe urrejtjen e Izraelit dhe Perëndimit. Herë pas here Izraelit i bëhet presion për të jetuar në paqe me “palestinezët” dhe “t’u kthejë” edhe më tepër tokë atyre. Por paqësimi nuk funksionon më mirë tani në krahasim me të kaluarën: nuk ka asnjë paqësim apo tërheqje të një vrasësi në masë kur ka marrë krah! Derisa të vendosim të pranojmë të vërtetën dhe të pohojmë qartë para vetes tonë dhe botës, përfshi asaj myslimane, se terrorizmi nuk do të shpërblehet me lëshime të tjera, rrëshqitja në rrëpirën shkarëze drejt shkatërrimit do të mbledhë vetëm vrull. 

Duke parë këtë “proces paqeje” të dështuar, i cili ka vazhduar për vite me radhë, me presidentët amerikanë që përpiqen njëri pas tjetrit “të sjellin paqen në fund”, na vijnë nëpër mend përpjekjet e Neville Chamberlain për të bërë të njëjtën gjë në fund të viteve 1930 në Evropë. A duhet të mësojmë herë pas here mësimin e hidhur e të shtrenjtë se paqësimi (për të cilin Chamberlain, me çadrën e tij dhe jakat spicë, është bërë simboli i vajtueshëm dhe tallës) nuk funksionon? Chamberlain ishte dashamirës ndaj ankesave të Hitlerit se Gjermania ishte trajtuar keq pas Luftës I Botërore, saqë në të vërtetë gati gjithkush më vonë pranoi se ishte e vërtetë. Megjithatë, në këtë rast, me fare pak përjashtime, ankesat e “palestinezëve” për “agresionin izraelit” janë të rreme, dhe, edhe sikur të ishin të vërteta, nuk do të justifikonin sulmet terroriste vrasëse kundër popullatës civile të Izraelit. 

Chamberlain kishte besim se Hitleri ishte një njeri i arsyeshëm dhe besnik ndaj fjalës së dhënë. Bota e trajtoi Arafatin në të njëjtën mënyrë, ashtu sikur ai, gjithashtu, edhe pse ishte terroristi dhe vrasësi më i madh i botës, të ishte një njeri fjala e të cilit ishte e arsyeshme dhe e besueshme. Firmosja e Arafatit të një marrëveshjeje tjetër ishte qëllim i pritur kur marrëveshja e fundit nuk po funksiononte sepse palestinezët po shkelnin çdo kusht që kishin premtuar të mbanin. Megjithatë, ashtu siç pritej, dështimi për të arritur paqen ishte gjithmonë faji i Izraelit, edhe pse ai u përpoq të pajtohej me çdo rishikim të ri. Duke dhënë me kërkesë të Hitlerit dhe myslimanëve “pak tokë më tepër” për të shmangur luftën në atë kohë ka një tingull familjar me atë që po ndodh në kohën tonë: ngacmimin e tokës së Izraelit për të sjellë një paqe të paqenë. 

Lord Halifax (i cili u bë sekretari i jashtëm pas dorëzimit të Anthony Eden si protestë kundër qetësimit të Hitlerit), pasi vizitoi Gjermaninë tha se i kishin bërë shumë përshtypje udhëheqësit nazistë dhe kishte besim se në fund të fundit do të kishte paqe. Por paqësimi i vazhdueshëm nga Britania dhe Franca vetëm sa nxiti Hitlerin për t’u bërë më i guximshëm. Ndërsa kriza keqësohej dhe lufta dukej e pashmangshme, Chamberlain shpalli në Dhomën e Përfaqësuesve (në Parlament) se ai do të bënte një «lëvizje të papritur dhe dramatike». Ai do t’i thoshte Hitlerit se do të shkonte në Gjermani për t’i folur personalisht. Tërë Britania u tall «me një guxim të tillë». Ne kemi folur shumë për Lindjen e Mesme: një «nismë paqësore» e guximshme pas tjetrës nga presidentët amerikanë dhe udhëheqësit perëndimorë, ndërsa situata vetëm sa është përkeqësuar. 

Në mes të këtij fjalimi të gjatë, Chamberlalin iu dha një shënim që sapo kishte mbërritur nga Hitleri, duke e ftuar atë të shkonte në Munih për t’u takuar me të, Musolinin dhe presidentin francez Daladier. Duke dëgjuar atë lajm të mrekullueshëm, anëtarët e Parlamentit u ngritën në këmbë, qëndruan mbi karriget e tyre dhe bërtitën: «Tani duhet të shpëtohet paqja dhe me të bota!»(1). 

Sa herë është nxitur optimizmi i ri nga propozimet për “paqe” të ndërmjetësuara nga Perëndimi midis Izraelit dhe “palestinezëve”? Dhe çfarë është arritur përveç firmës së Arafatit në njërën marrëveshje të kotë të cilin nuk ka patur kurrë qëllim ta mbajë? Pasuesi dhe bashkëpunëtori terrorist i hershëm i Arafatit, Mahmoud Abbas, mori doktoraturën e tij në histori nga Kolegji Lindor në Moskë për temën e diplomës se Holokausti nuk ka ndodhur kurrë! Dhe tani, me Hamasin në krye, shpresa për “paqe” pa shkatërrimin e Izraelit është edhe më tepër fantazi. 

Chamberlain u kthye me triumf në Angli nga Munihu pasi i dha Gjermanisë zonën industriale dhe të fortifikuar të Sudetenlandit, duke zhdukur pothuaj mbrojtjet më të mëdha të Çekosllovakisë kundër Nazistëve. Duke shpallur me guxim «paqen në kohën tonë» ai u duartrokit për guximin dhe aftësitë e tij në arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Ashtu siç mund ta dinte çdokush me pak guxim të moralshëm të pa frikësuar nga Hitleri apo të pa verbuar nga vetë interesat e tij, Hitleri nuk ishte paqësuar, as nuk do të paqësohej kurrë. As Britania nuk kishte shpëtuar nga ajo që do të ishte lufta më e kushtueshme në historinë e saj. 

Gjermania plotësoi pushtimin e saj të synuar të të gjithë Çekosllovakisë më mars të vitit 1939. Ky ishte vetëm fillimi. «Paqja në kohën tonë» u kthye në ankthin e të marrit. Dhe historia e çdo përpjekje për paqe midis Izraelit dhe fqinjëve të tij myslimanë nuk ka qenë ndryshe, nga “armëpushimi” i parë më 1948 deri më sot. 

PAQE ME ÇDO ÇMIM?

Anthony Eden paralajmëroi se Britania po linte «gjurmë për të fituar valutë jashtë që të mbajmë presion të vazhdueshëm». Sigurisht që ai e kishte mirë dhe Hitleri nuk kishte nevojë të ushtronte shumë presion për të zbuluar këtë mungesë të dobët të vendimit moral. Në të njëjtën mënyrë, Arafati mësoi shpejt se për interesin e paqes së paqenë, Perëndimi dëshironte të paguante gjithashtu gati çdo çmim në kurriz të Izraelit kur u zbatua presioni i ri. Një përparësi propagande e madhe dhe shpërblime të tjera u arritën nga Intifada, bombarduesit vetëvrasës dhe paditë e rreme rreth mizorive të izraelitëve, si masakrat e paqena në Jenin të raportuar me zell media, duke mësuar më vonë se OÇP-ja i kishte gënjyer, përsëri. 

Media, pasi bëri të ditur në titujt kryesorë dhe me histori mbresëlënëse për “rrëfime nga dëshmitarë okularë” se qindra civilë ishin masakruar në fillim të prillit 2002 nga trupat izraelite në Jenin, u detyrua të pranonte se ata ishin mashtruar nga makina e propagandës palestineze. Njoftimet se Izraeli kishte bombarduar Jeninin duke e kthyer në rrënoja solli protesta në mbarë botën dhe u bë thirrje për ndërhyrje nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. E vërteta, ashtu siç u pranua më në fund, ishte shumë ndryshe. Në një përpjekje për të zvogëluar rastësitë civile, në vend që të përdoreshin avionët dhe artilerinë në dispozicion, trupat izraelite vunë jetët e tyre në rrezik duke marrë nën kontroll Jeninin duke luftuar derë më derë. Kolonel Gal Hirsh, kreu i operacioneve në Komandën e Përgjithshme, shpalli: 

Pjesa më e madhe e palestinezëve që u vranë ishin terroristë të armatosur; shumë kishin aparate plasëse të lidhur në trupat e tyre [kur pretenduan të dorëzoheshin]. Më vjen keq që disa civilë palestinezë u plagosën dhe disa u vranë. Ne po luftonim kundër terroristëve të armatosur. Kemi pyetur civilët palestinezë të dilnin nga shtëpitë e tyre në mënyrë që ata të mos vriteshin; disa vendosën të mos dilnin. 

Një prej gazetave të shumta që u ranë borive me rrëfime të rreme për t’i hedhur Izraelit namin më të keq të mundshëm, Minneapolis Star Tribune u detyra më në fund të pranonte se trajtimi i saj i «masakrës [së paqenë] të Jeninit» kishte qenë «i tmerrshëm… një fatkeqësi e botimit… një pengesë skandaloze…». The New York Times dhe Associated Press më në fund pranuan se Vëzhgimi i të Drejtave të Njeriut nuk kishte gjetur ndonjë “evidencë” për masakrën. Numërimi përfundimtar për dhjetë ditë i luftës së ashpër ishte dyzet e pesë palestinezë (pjesa më e madhe terroristë) të vrarë dhe njëzet e tre ushtarë izraelitë. 

Megjithatë pjesa më e madhe e medias perëndimore vazhdon të presë me uri për një histori tjetër të shtrydhur për të treguar se palestinezët janë vrarë, sakatuar dhe duke patur si objekt mijëra civilë të pafajshëm vetëm ngaqë ata janë detyruar të mbrohen nga terrorizmi izraelit. Brigadieri i përgjithshëm Eyal Shlein, kreu i operacioneve ushtarake në fushatën e Jeninit, tha: «Është e rëndësishme të theksojmë se kushdo që përdor [civilë] si mburojë mbrojtëse do të paguajë një çmim për një gjë të tillë. Ne zbuluam sasi të mëdha armësh, municionesh, eksplozivësh, bombash, po ashtu edhe dhjetëra laboratorë ku bëheshin bombat». Të gjitha këto në zona banimi, shumë në shtëpi private. 

SA SHUMË NGJASHMËRI!

Hugh Christie, një agjente MI6 në Berlin, i raportoi Britanisë faktin se, në një bashkëbisedim privat, Hermann Goerring kishte pranuar me sinqeritet se Gjermania kishte si qëllim të përvetësonte të gjithë Çekosllovakinë dhe Austrinë dhe «donte dorë të lirë në Evropën Lindore». Dhe a nuk ka shpallur hapur shumë herë Arafati, jo vetëm në bashkëbisedimet private, por publikisht para gjithë botës (dhe asnjë mysafir i udhëheqësve të tjerë arabë nuk ka thënë të njëjtën gjë për më tepër se pesëdhjetë vjet), se “palestinezët” kishin qëllim të kishin shtetin e tyre, duke u shtrirë nga Jordanin në Detin Mesdhe me Jerusalemin si kryeqytetin e tyre? Sa herë më shumë pasuesit terroristë të Arafatit (dhe udhëheqësit myslimanë në mbarë botën) na kanë thënë këtë para se ne ta besonim se ata me të vërtetën e kishin me tërë mend dhe se ata nuk do të kënaqet me gjë tjetër veç shkatërrimit të Izraelit? A është më pak e qortueshme të lëmë Izraelin në duart e arabëve pjesë-pjesë apo të gjithin përnjëherësh? 

Hitleri kapardisej për dhunimet e tij të Traktatit të Varshavës përballë Evropës duke rritur forcat e tij të armatosura tri herë përtej kufirit të rënë dakord. Duke ndjekur gati një shembull gati identik, Arafati bëri të njëjtën gjë, duke kthyer atë që supozohej të ishte një forcë policore e brendshme në një ushtri moderne brenda Izraelit e aftë për të kryer luftë kundër tij nga brenda kufijtë të tij. Përmes paqësimit të Chamberlain-it Gjermania bëri një pakt paqeje me Anglinë gjë e cila i dha kohë armikut për të marrë forcat dhe për të vonuar disi luftën e pashmangshme. A nuk kanë qenë të njëjtën rezultatet për paqësimin në Lindjen e Mesme? Premtimet e agresorit nuk janë mbajtur kurrë dhe oreksi i tij nuk është plotësuar kurrë. Çdo lëshim hap derën për më shumë kërkesa të tjera dhe kjo çon vetëm në vrasje të tjera, për të cilat fajësohet gjithmonë Izraeli. A nuk do të mësojmë ndonjëherë? A interesohet tjetër person veç Izraelit? 

Ndërsa kushtet e Varshavës binin njëri pas tjetrit, kishte thjesht ankesa të dobëta nga Lidhja e Kombeve, ndërsa Anglia dukej e interesuar vetëm për “paqen” për vete me çdo kusht, meqë të tjerët po paguanin çmimin e egër. Ngjashmëritë me situatën e tashme në Lindjen e Mesme nuk mund të mohohen. Për vite me radhë fuqitë perëndimore janë përpjekur pa rezultat të qetësojnë Arafatin dhe botën arabe. Ata janë edhe më tepër gati të bëjnë të njëjtën gjë për pasuesin e tij, Mahmoud Abbas, gjithmonë në kurriz të territorit dhe sigurisë së Izraelit dhe në kurriz të jetëve të izraelitëve. Duke mos dashur të besojnë pohimet e qartë nga Arafati dhe tërë bota myslimane se qëllimi është për shfarosjen e Izraelit, paqësimi ka ecur përpara, hap pas hapi, me ëndrrën e budallait se në fund “palestinezët” do të kënaqen dhe nuk do bëjnë më kërkesa të tjera. Rruga e tashme drejt paqes, e cila duhej të kishte përfunduar në 2005, por që akoma nuk ka filluar, është edhe një hap tjetër të gabuar në rrugën drejt paqësimit. 

Ngjashmëri të tjera  midis të tashmes dhe së kaluarës nuk mund të mohohen. Ndërsa Hitleri vepronte me guxim, me qëllime të publikuara mirë për të pushtuar të gjithë Çekosllovakinë, agresioni i llogaritur dhe i shpejtë i Gjermanisë u krye si reagim i justifikuar ndaj dhunën dhe mizorive kundër gjermanëve në Sudetenland nga policia mizore çeke. Njoftimet ishin të rreme, por nazistëve nuk u bëhej vonë, as botës që në pamje të parë i pranoi: gjithçka për interes të “paqes në kohën tonë”. Po kështu sot Izraeli, duke vepruar në vetëmbrojtje, paditet se po përdor dhunën kundër atyre që fshehin, përgatisin dhe dërgojnë bombardues vetëvrasës për të vrarë civilët e tij. Në mënyrë të pabesueshme terroristët besohen kur padisin Izraelin me agresion të paprovokuar kundër tyre, por Izraeli paditet se gënjen pavarësisht nga ajo që thotë. 

Nën presion të rëndë nga opinioni i botës Izraeli është detyruar të zhvillojë bisedime me vrasësit e turmave dhe shikojë në anën tjetër ndërsa ata dhunojnë çdo masë të çdo marrëveshjeje që firmosnin aq solemnisht. Arafati krekosej vazhdimisht për dhunimet e tij përballë udhëheqësve izraelitë. I frikësuar nga presioni i OKB-së dhe BE-së, e cila mund të falimentojë duke refuzuar të blejë produktet e tij, Izraeli ka justifikuar besimin e keq të “partnerit për paqe” dhe vazhdoi të përpiqej në mirëbesim për të zhvilluar bisedime për “armëpushim” në mbrojtje të arsyes. Në mënyrë të vazhdueshme Izraeli ka dështuar të mbajë fjalën e Arafatit dhe të paqësojë kërkesat e tij lakmitare. Ata kanë lejuar gënjeshtrat dhe agresionin për të vazhduar pa përgjigje të përshtatshme për të “bërë paqe” me ata të cilët flasin vetëm fjalë pa paqe për të mbuluar qëllimet e tyre të vërteta. 

HITLERI SHPALLI QARTË QËLLIMET E TIJ

Judenjtë nuk ishin njerëzit e vetëm të synuar për vdekje. Më 1938 Hitleri tha se do të dërgonte trupat e tij në Lindje me «urdhrin për të vrarë, egërsisht dhe pa mëshirë, çdo burrë, grua e fëmijë me origjinë dhe gjuhë polake. Kjo është mënyra e vetme për të fituar hapësirën për të jetuar për të cilën kemi nevojë. Polonia do të shpopullohet dhe do të zihet nga gjermanët» (2). Megjithatë judenjtë ishin në shënjestrën e tij kryesore kudo ku të ndodheshin. 

Gjermanët e dinin shumë mirë atë që po ndodhte dhe po ashtu pjesa tjetër e botës. Mein Kampf i siguronte Hitlerit një milion dollarë amerikanë në vit në pushtetet mbretërore, sepse të gjitha komunave u kërkohej ta blinin për t’ua dhënë falas çdo çifti të sapomartuar. Kapitulli i tij i njëmbëdhjetë është një diatribë e padruajtur kundër judeut, i cili përshkruhet në këtë mënyrë: «Ai do të ndalet kot. Sjellja e tij tërësisht e ndryrë është aq tërheqëse saqë dikush me të vërtetë nuk mund të habitet nëse si imagjinatë e njerëzve tanë judeu përshkruhet si mishërimi i Satanit dhe simboli i të keqes». Përsëri ka një tingëllim familjar që përngjan me të njëjtën propagandë urrejtjeje kundër judeut apo Izraelit me burim nga Arabia Saudite dhe tërë bota myslimane, ku, qoftë tekstet shkollore e publikime të tjera zyrtare, qoftë mesazhe në xhami, e lajme në radio e televizion, etj., gjithçka justifikohet disi nga provokimi i vetë ekzistencës së Izraelit në qendër të “kombit arab”. 

Hitleri, në Mein Kampf, tregon se «rreziku judaik do të tregohet në çastin kur publiku i përgjithshëm do të zotërojë… Protokollet e Pleqve të Mençur të Sionit [një mashtrim i pranuar, por akoma popullor në qarqet myslimane sot]… dhe ta kuptojë» (3). Ai nuk mund të priste që të ndodhte një gjë e tillë, kështu që planifikoi dhe organizoi në mënyrë të frytshme shfarosjen në masë të judenjve të Evropës në kampe të veçantë të caktuar për atë qëllim. 

Hitleri, në një fjalimin në Reichtag më 30 janar 1939, shpalli qartë se shpërthimi i luftës do të çonte në asgjësimin e judenjve të Evropës. Pasioni i tij për të shfarosur të gjithë judenjtë, edhe pse shprehur aq shpesh e aq qartë, as nuk u besua as u tolerua, sepse askush nuk u interesua mjaftueshëm për të bërë diçka për të. Sigurisht, pas faktit, u dënua anembanë në Perëndim me justifikimin se e vërteta për Holokaustin nuk ishte ditur në të vërtetë, por kjo ishte një gënjeshtër dhe qëllimet e mira të pretenduara erdhën shumë vonë për të ndihmuar ndonjë nga gjashtë milion viktimat. 

Dhe tani, çfarë duhet bërë në lidhje me deklaratën edhe më të qartë të Muhamedit se çdo jude në botë duhet vrarë? Kur do të besohet kjo si doktrina e tashme dhe e pakthyeshme islamike dhe të shpallet nga media dhe udhëheqësit fetarë? Dhe kur do të mbështetet politika jonë e jashtme në të vërtetën në vend të mbulimeve dhe justifikimeve për gënjeshtrat mysliman? 

Sot, ashtu si në kohën e Hitlerit, nuk ngrihet asnjë zë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në Evropë kundër betimeve të shpallura qartë të udhëheqësve myslimanë se një populli i tërë duhet të shfaroset. Në mënyrë naive pohimi i pakthyeshëm i Muhamedit trajtohet ashtu sikur të mos vlente më në kohën tonë kur në të vërtetë vlen. Asnjë udhëheqës mysliman nuk ka autoritetin, as nuk do të guxonte, të shfuqizojë një varg të vetëm në Kuran apo diçka që ka mësuar dhe praktikuar Muhamedi ashtu siç shkruhet në hadith. 

As kërcënimet dhe përpjekjet e përsëritura të OÇP-së dhe udhëheqësve arabë për të shfarosur Izraelin nuk ndeshen me dhunë ndërkombëtare që meritojnë. Në vend të kësaj, kërkesat e vazhdueshme të arabëve për shkatërrimin e Izraelit nderohen si një britmë e lejueshme në emër të “palestinezëve” të fyer të cilët duhen të qetësohen përmes planeve të “paqes” që Perëndimi ka qëllim të detyrojë ndaj Izraelit. 

PAQJA NUK LEJOHET

Ata arabë që pranojnë se Izraeli nuk duhet të mundet dhe që duan të normalizojnë marrëdhëniet me të për të mirën e tërë Lindjes së Mesme e kanë të vështirë dhe tejet të rrezikshme të shprehin atë mendim dhe pothuaj të pamundur për ta vënë në praktikë. Vizita e Anwar Sadat në Jerusalem më 1977 qe vetëm një prej shumë fyerjeve të perceptuara kundër Islamit fondamentalist që do të sillte vrasjen e tij. Një mysliman i përkushtuar, ai shkoi në xhaminë Al-Aqsa për t’u lutur: një fyerje tjetër e pafalshme. Familja mbretërore saudite nuk ka premtuar të bëjë një gjë të tillë derisa Jerusalemi të “çlirohet” dhe të jetë plotësisht nën kontrollin mysliman. Rivalitetet e lashtë saudito-egjiptiane u ngjallën përsëri. 

Ishte përpjekja e fundit e kotë kur Sadat-i bëri “paqe”. Myftiu i Madh i Jerusalemit, sheiku Saadeddin Alami, nxori një fatua duke urdhëruar Sadat-in të vritej, duke u premtuar vrasësve të tij një vend në Parajsë. Çfarë “perëndie” apo fe tjetër nxit dhe shpërblen vrasësit gjakftohtë? 

Të zhvillosh bisedime me Izraelin nën çfarëdo lloj preteksti do të thotë, sipas mendjen myslimane, mëkat të pafalshëm. Arafati u kritikua dhe iu desh të mos bënte gabimin më të vogël, duke mashtruar Izraelin dhe Perëndimin me premtime, ndërsa vinte në rrezik veten në duart e myslimanëve të tjerë si ai. Edhe sikur të pretendohet të bëhet paqe me Izraelin, edhe ishte një hile për të fituar besimin e tij për ta shkatërruar, u mendua një veprim i dhunshëm. Shikoni atë që iu desh të thoshte Al-Da’wa egjiptiane, revista e Vëllazërisë myslimane: 

Për shkak të natyrës thelbësore të judeut, ishte e kotë të përpiqeshe të vendosje marrëdhënie me forcat progresiste izraelite. Në fakt të gjithë judenjtë, ashtu si Menachem Begin, kanë derdhur gjakun e arabëve dhe pushtuan tokat dhe shtëpitë e tyre. Prirja për tradhti dhe luftë është rrënjosur thellë në shpirtin e çdo judeu (4). 

Ndjenja e shprehur nga Vëllazëria myslimane nuk mund të injorohet si thjesht pikëpamja e një fraksioni të skajshëm fondamentalist. Ky është Islami. Çdo arab rritur në territorin e OÇP-së apo në ndonjë vend tjetër mysliman do të dëshmojë se i është mësuar të urrejë judenjtë dhe të punojë për asgjësimin e tyre nga koha kur ka qenë aq i rritur sa të kuptojë parullat dhe të ngrejë grushtin e tij të vogël si miratim. 

Krerët e shtetit arab, pasi humbën Luftën Gjashtëditore të vitit 1967, një luftë që kishte si synim asgjësimin e Izraelit, u takuan në Khartoum, Sudan, më 29 gusht deri më 1 shtator 1967. Nën udhëheqjen e Nasser-it ata përshtatën “tri jo-të” e turpshme: «Jo paqes me Izraelin; jo zhvillimeve të bisedave me Izraelin; Jo pajtim me Izraelin». Këta shprehin thelbin e Islamit dhe kurrë nuk janë shfuqizuar, duke e bërë madje pretendimin e zhvillimit të bisedimeve për paqe me Izraelin një mashtrim të plotë. 

Ndërsa “procesi i paqes” vazhdon, palestinezët vrasin dhe torturojnë shtëpitë e arabëve të tjerë të dyshuar si bashkëpunëtorë me Izraelin. Përsëri dëgjojmë jehona të së shkuarës. E njëjta gjë është bërë në vitet 1920, 1930 dhe 1940 ndaj çdo arabi që nuk u bashkua me al-Husseini-n në trazirat e tij kundër judenjve dhe të cilët favorizuan bashkë-ekzistencën paqësore. Në fakt, në atë kohë më tepër arabë vriteshin nga ndjekësit terroristë të Myftiut se sa judenj apo ushtarë britanikë: «Kryetari i Bashkisë, zyrtarë të njohur, sheikë, mukhtar (krerë) fshati, njerëz të shquar rivalë arabë dhe madje figura fetare të shquara myslimane: të gjithë qenë viktima” të ithtarëve të Myftiut. Nga prilli i vitit 1936 «“shfarosja sistematike” e Myftiut shkaktoi vrasjen apo largimin nga vendi të çdo arabi të dyshuar për mos besnikëri të plotë» me përndjekje të vazhdueshme dhe vrasjen e britanikëve dhe judenjve (5). 

Tani, ashtu si atëherë, terroristët myslimanë të cilët vrasin judenjtë nderohen me emrat e tyre që u vihen rrugëve dhe festave. A është ky themeli i lavdishëm për «bashkë-ekzistencë paqësore»? Megjithatë një reklamë në The Jerusalem Post mburrej se «Çatitë e Larta të Jerusalemit» ishin «aq afër qiellit saqë mund të arrish atje». Në fakt, ato janë aq afër armikut saqë mund të shkatërrohen me disa gjuajtje mortaje. A do të zgjohet Izraeli para realitetit të zymtë para se të jetë shumë vonë? 

Duke folur për Perëndinë profeti Ezekiel dënon udhëheqësit e Izraelit të cilët « kanë bërë popullin tim të devijojë, duke i thënë: “Paqe”, kur nuk ka paqe… që profetizonin mbi Jerusalemin dhe kishin për të vegime paqeje, ndërsa nuk kishte paqe» (6). Qortimi i Ezekielit, aq i nevojshëm për atë kohë, është gjithashtu një profeci që me siguri përshkruan Izraelin dhe udhëheqësit e tij sot. 

SHPËRBLIMET E “PAQES”

Me shpresa të larta Marrëveshja e Autonomisë Gazë-Jeriko (Marrëveshja e Kajros) u firmos më 5 prill 1994 nga Yitzhak Rabin dhe Yasser Arafat dhe u dëshmua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Federata Ruse dhe Republika Arabe e Egjiptit. Është pohuar të jetë një «zbatim i rezolutave 242 dhe 338 të OKB-së» brenda strukturës së «procesit të paqes në Lindjen e Mesme të filluar në Madrid më 1991». Ai kërkon në mënyrë të qartë që Izraeli dhe Autoriteti Palestinez (AP) në mënyrë të ndërsjellët të «bashkëpunojnë në luftimin e veprimtarisë kriminale që mund të prekë të dy anët» (7) dhe të «marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar aktet e terrorizmit, krimit dhe armiqësive të drejtuara njëri-tjetrit, kundër individëve që bien nën autoritetin tjetër dhe kundër pasurisë së tyre dhe do të marrin masa ligjore kundër shkelësve…» (8). Është vetëm një copë tjetër letre midis të tjerave. 

Arafati nuk ka patur kurrë si qëllim, as Autoriteti Palestinez nuk ka pretenduar kurrë, të mbajë dispozitat e tij. Nuk do të jetë ndryshe me pasuesin e tij. AP-ja dhunon me guxim çdo premtim dhe OKB-ja bën një sy qorr. Në vend që të kërkojë pëlqim (të cilin mundet përmes fuqisë së tij më të madhe ushtarake), Izraeli pranon në mënyrë të pashpresë faktin (madje ndërsa terrorizmi shtohet) se AP-ja nuk do të dorëzojë kurrë madje hajdutët e makinave, për të mos thënë terroristët. Vetë policia e AP-së drejton makina të vjedhura në Izrael. 

Kur Izraeli përpiqet të ndjekë terroristët në strofkat e tyre të AP-së, bota (e cila nuk ankohet kurrë për vrasjen e izraelitëve të pafajshëm) dënon Izraelin për “sulm” ndaj palestinezëve të varfërve e të dërrmuar. Propaganda palestineze, ndihmuar nga media e botës, ka bërë një punë mjeshtërore duke përshkruar Izraelin e vogël si Goliathin mizor dhe armiqtë myslimanë përqark, me epërsi shumë më të madhe në numër, si Davidin e vogël, që del me të drejtë para gjigantit të keq. 

Paqja e pretenduar ka sjellë po ashtu pasoja rrënuese tregtare. Palestinezët që u detyrohen para izraelitëve nuk i bëjnë më pagesat e tyre, duke i lënë izraelitët pa shpresë për t’i mbledhur. E njëjta gjë është e vërtetë për miliona dollarë borxh ndaj biznesit dhe industrisë së Izraelit që i janë dhënë palestinezëve me kredi. «Avokat Amnon Zichroni, i cili përfaqëson AP në Izrael, u ka thënë hapur kredituesve izraelitë se “shansi i tyre për t’i marrë ato pothuaj nuk ekziston”» (9). 

Dhe kështu është me hajdutët dhe keqbërësit, që tani mund të vjedhin makina, të shesin drogë, të vjedhin dhe plaçkitin me bastisje, duke e ditur se është vetëm pak hapa një strehe të sigurt brenda territorit të AP-së, ku policia izraelite, në kundërshtim me “marrëveshjet” e firmosura, as nuk mund t’i ndjekë as nuk mund t’i gjejë (10). 

“PROCESI I PAQES” I SHITUR

Ndërsa udhëheqësit izraelitë bëjnë bashkëbisedime për “paqe” me Sirinë, raketa Katjusha të lëshuara nga terroristët hezbollah, të përkrahur dhe mbrojtur nga Siria, bien në Galile. Ministri i Mbrojtjes sire, Mustafa Tlass, e ka quajtur Izraelin «një barrë për SHBA-në dhe pjesën tjetër të botës» (11). Megjithatë deri me rritjen e fundit të bombarduesve vetëvrasës nga terroristët dhe shkallëzimin e armiqësisë, udhëheqësve të Izraelit iu desh të mbanin besimin për vite me radhë, duke vazhduar të besojnë se paqja deri diku mund të vendoset me ata urrejtja e pashuar e të cilëve kërkon vetëm shfarosjen e tij, ashtu siç kërkon Islami. Sulmet e fundit ndaj Nju Jorkut, Pentagonit, Madridit dhe Londrës kanë qenë prova e fundit se zhvillimi i bisedimeve me terroristët është e barasvlershme me vetëvrasjen. 

Në Vjeshtë të vitit 1995, pak para se të nisej për Mbledhjen e Uashingtonit, Arafati, në televizionin jordanez, siguroi përsëri arabët se Plani Fazave i vitit 1974 i OÇP-së (paqja e pretenduar për të vendosur një rrënjë brenda Izraelit nga e cila të nisë shkatërrimin e tij përfundimtar) ishte në rrugë e sipër. Fjalime të shumta publike nga Arafati që me fillimin e “procesit të paqes” vazhduan të bënin hapur thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Një seri të dhënash japin video me fjalime nga Arafati dhe zëdhënësit e tij dhe klerikët islamikë gjatë njëzet vitet e fundit duke pohuar qartë në arabisht tërë audiencës myslimane se të gjitha zhvillimet e bisedimeve për “paqe” kanë si synim një gjë: shkatërrimin përfundimtar të Izraelit. Neni 19 i Statutit të OÇP-së nuk mund të jetë më i qartë: «Themelimi i Shtetit të Izraelit është i kotë dhe pa vlerë, pavarësisht nga kalimi i kohës». Por media e botës perëndimore dhe udhëheqësit politikë e fetarë mbyllin hapur sytë dhe veshët e tyre ndaj së vërtetës të qartë dhe ëndërrojnë “plane të reja për paqen”, ashtu sikur në të vërtetë arabët të donin këtë. 

Në dallim me pjesën më të madhe të kolegëve të tij përqark botës, Mortimer Zuckerman, kryeredaktor i U.S. News & World Report, nuk ka frikë të pohojë faktet. Ndërsa udhëheqësit evropianë dhe të OKB-së ishin duke lavdëruar Arafatin si njeriun e paqes, të denjë për Çmimin Nobël që kishte marrë, Zuckerman shkroi qartë: «Hipokrizia e njeriut [Arafatit] është për të kaluar në legjendë. Dennis Ross, ish-lajmëtar i SHBA-së në Lindjen e Mesme, shkroi: “Nuk kam takuar asnjë udhëheqës arab që t’i besojë Arafatit…. Gati të gjithë udhëheqësit arabë tregojnë histori se si i ka udhëhequr keq apo se si i ka tradhtuar”» (12). 

Kuvajti mësoi udhën e vështirë kur Arafati, të cilit i kishin përkrahur me qindra miliona dollarë, i tradhtoi duke i dhënë Sadam Husejnit zgjuarsinë jetësore për pushtimin e tij të vitit 1990 të atij vendi. Arafati ishte i sigurt se Husejni do të fitonte edhe kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe donte të ishte në anën e mirë të fitores, jo viktimave. Megjithatë Perëndimi vazhdoi të mbështeste Arafatin financiarisht ndërsa detyronte Izraelin ta trajtonte si një udhëheqës të ndershëm në një përpjekje të dyanshme për paqen. 

ARAFATI I RIBËRË

Një seri diatribash të Arafatit duke u betuar për shkatërrimin e Izraelit u mblodhën së bashku në një video nga ish-kryetari i Komitetit për Marrëdhëniet me Jashtë të Parlamentit, Ben Gilman (republikan, Nju Jork). Gilman shpalli se do t’ia paraqiste kasetat e Arafatit botës në një konferencë për shtypin më 21 shtator 1995. Asnjë nga media nuk ishte i interesuar! Madje në mënyrë edhe më e pabesueshme Ambasadori i Izraelit në SHBA, Itamar Rabinovich, iu lut Gilmar-it të mos i transmetonte kasetat: mund të pengonin “procesin e paqes”! (13). 

Dhe si filloi ky “proces paqeje” i lavdëruar? Është një histori e pabesueshme e presionit të opinionit botëror duke detyruar Izraelin për pranimin e Arafatit dhe OÇP-së, pavarësisht nga fakti se ata ishin në mërgim në Tunizi dhe Statuti i OÇP-së mohon në mënyrë të qartë ekzistencën e Izraelit dhe bën thirrje për shfarosjen e tij, ashtu siç bën akoma. Asnjë shkrimtar telenovele nuk mund të priste që ndonjë shikues të besonte një skenar të tillë, por ndodhi. Jeff Jacoby e shpjegon në Globin e Bostonit më mirë se kushdo: 

Më 1993, pas zhvillimeve të fshehta për bisedime në Oslo, [Izraeli] nisi një “proces paqeje” caktuar për të ngritur Arafatin dhe OÇP-në në majë të fuqisë, pasurisë dhe respektit të panjohur asnjëherë nga ata. Në shkëmbim të premtimit të shkrua të Arafatit për paqe: «OÇP-ja refuzon përdorimin e terrorizmit dhe vepra të tjera dhune», Izraeli ra dakord të harronte historinë e gjatë të OÇP-së për vrasjen në masë dhe ta trajtonte si përfaqësues të ligjshëm të palestinezëve. Marrëveshja u vulos në Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator 1993, kur Kryeministri Jizhak Rabin i dha Arafatit dorën dhe pohoi statusin e tij të ri si partner i Izraelit në paqe. 

Ajo që pasoi ishte e paparë në historinë e aftësive mashtruese. Arafati dhe mijëra vrasës së OÇP-së, tani të njohur si “Autoriteti Palestinez”, u futën në Gaza dhe në Bregun Perëndimor në triumf. Me urdhër të menjëhershëm Izraeli transferoi pothuaj çdo qytet arab në ato territore në pushtet të Arafatit. Lejoi Autoritetin Palestinez të merrte fuqi të plotë administrative ndaj popullit palestinez. Jo vetëm ra dakord për krijimin e një ushtrie të armatosur të Autoritetit Palestinez, por furnizoi autoritetet me armë. Filloi t’i paguajë Arafatit një porcion mujore shumë milion dollarësh dhe kërkoi në mbarë botën për mbështetje shtesë financiare. Lejoi Autoritetin Palestinez të ndërtonte një aeroport, të vinte në funksionim rrjete radiosh e televizionesh dhe të trajtonte vendet e tjera si një fuqi sovrane (14). 

Netaniahu shkruan: «Unë dhe partia ime ishin pothuaj të vetëm në paralajmërimin tonë se Arafati nuk do të mbante fjalën e tij…. Ne u ndëshkuam gjerësisht si armiq të paqes…. Argumenti ynë ishte se dhënia e Gazës ndaj Arafatit do të krijonte menjëherë një strehë dehjeje terroristësh…». Sigurisht, Netaniahu e kishte drejt. Dhe tani Izraeli e ka bërë përsëri edhe më bindës me braktisjen e vendosjeve dhe mbrojtjeve të tij në rripin e Gazës. 

DORËZIMI I GAZËS NDAJ ARMIKUT

Kthimi i Gazës ndaj Autoritetit Palestinez krijoi ato probleme që Netaniahu parashikoi. La vendbanimet izraelite brenda Gazës në një pozicion të rrezikshëm. Në mes të shtatorit 2005, disa javë para se ky libër të kalonte në shtyp për botimin e tij të dytë, rreth katërmbëdhjetë mijë ushtarë dhe policë të paarmatosur izraelitë po spastronin njëzet e pesë vendbanime izraelite në rripin e Gazës, duke nxjerrë jashtë me durim banorët që refuzonin të largoheshin vullnetarisht. Kishte agoni dhe vajtim, protesta të zemëruara, një grua që u hodh në zjarr në acarim të plotë. Disa reaguan dhunshëm, por asnjë plumb nuk u gjuajt përveç nga palestinezët në një postbllok ushtarak izraelit. Ushtarët qanë me ata që u larguan. 

Qyteti i fundit i Gazës për t’u boshatisur ishte Netzarimi, në periferi të qytetit të Gazës. Ai kishte qenë shënjestra e sulmeve të shpeshta nga ushtarakët palestinezë dhe ishte rripi bregdetar më i veçuar i vendbanimit izraelit. Gjatë pesë viteve të fundit, u desh një batalion i tërë izraelit me rreth pesëqind e pesëdhjetë ushtarë për të mbrojtur banorët e Netzaimit, të cilët u larguan me qetësi dhe me lot në autobusë të armatosur për t’u vendosur në Bregun Perëndimor. Për të parandaluar palestinezët që të shijonin frytin e punës izraelite, Izraeli shkatërroi shtëpitë dhe strukturat e tjera të ndërtuara nga banorët. Rripi i Gazës iu kthye së fundi kontrollit palestinez për herë të parë që nga 1967 (Shiko Shtojcën Ç, faqe 397). 

Kryeministri Ariel Sharon tha se ishte e pamundur të shikoje dëbimet pa lot, por ai nguli këmbë se shpërngulja do ta bënte Izraelin më të sigurt. Në fillim ai propozoi «planin e shkëputjes» më 2003 për të lehtësuar barrën e sigurisë së Izraelit dhe për të ndihmuar ruajtjen e karakterit judaik të vendit duke vendosur 1.3 milion palestinezët e Gazës jashtë kufijve të Izraelit. Ashtu siç pritej palestinezët përshkruan shpërnguljen si fitore për bombardimet e tyre vetëvrasëse dhe sulmet me raketa. Më një intervistë më 19 gusht 2005, udhëheqësi i hamasit Mahmoud Al-Zahar u mburr: «Theksoj se rezistenca ishte ajo që hoqi pushtimin nga Rripi i Gazës…. Ne do të qëndrojmë mbi rrënojat e vendbanimeve izraelite dhe do t’i themi popullit tonë se kemi triumfuar» (15). 

Ka pak gjasa që gjakderdhja do të përfundojë me plotësimin e tërheqjes së Izraelit nga Gaza. Benjamin Netaniahu hoqi dorë si protestë nga pozita e tij si Ministër i Financës. Më poshtë kemi një shkëputje nga letra e tij e dorëheqjes që është e rëndësishme ta përfshijmë këtu: 

Z. Kryeministër: 

Nga momenti që më ke paraqitur planin tënd të shkëputjes, të thashë se isha kundër një tërheqjeje të njëanshme në të cilën Izraeli nuk do të merrte asgjë si shpagim. Një tërheqje e tillë, argumentova unë, vetëm sa do të forconte forcat e terrorit… dhe më e keqja, po u lejojmë palestinezëve të hapin një qytet me port që do t’i bëjë të aftë të importojnë armë me bastisje. 

Fatkeqësisht, qeveria po lëviz verbërisht përpara. Hamasi, ashtu siç kisha frikë, po bëhet më i fortë, terrori po vazhdon, mortajat dhe predhat me eksploziv po lëshohen në qytetet tona dhe armiqtë tanë shpallin me guxim se ata do të transferojnë raketat që na dëbuan nga Rripi i Gazës në Jude e Samari dhe do të qëllojnë derisa të arrijnë qëllimin e tyre të «Çlirimit të plotë të Palestinës…». 

Ashtu siç isha i bindur më 1993 se marrëveshja e Oslos do të çonte në sulme me raketa nga Gaza dhe sulme terrori nga Judea e Samaria, jam i bindur sot se plani i shkëputjes do të forcojë terrorin dhe nuk do ta dobësojë…. Me pak fjalë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se shkëputja e njëanshme nuk po i sjell asnjë dobi Izraelit. Përkundrazi, po vë në rrezik sigurinë tonë, duke ndarë kombin dhe duke justifikuar kërkesën e papërshtatshme që Izraeli të kthehet te kufijtë e pambrojtur të vitit 1967. 

Kjo nuk është rruga për të arritur paqen…. 

Çfarë po merr Izraeli si shpagim për vendimin e tij për të çrrënjosur familjet, shkatërruar shtëpitë e tyre dhe zhgroposur të dashurit e tyre [të vdekurit duhej të zhvarroseshin, përndryshe palestinezët do t’i përdhosnin ata]? Si shpagim, po marrim një bazë të re për terrorin islamik. 

Pas sulmeve të terrorit në Nju Jork, Uashington, Madrid, Londër dhe në Sinai, bota po fillon të kuptojë se terrori duhet të përballet, jo qetësohet. Dhe Izraeli, kombi që një herë e një kohë i tregoi tërë botës se si një popull i lirë përballet me guxim me terrorizmin, po merr tani një drejtim tjetër…. 

Nuk jam gati të jem bashkëpunëtor i një procesi që zgjedh të injorojë realitetin dhe përparon verbërisht me një politikë që do të krijojë një bazë terroriste islamike që… vë në rrezik sigurinë e shtetit, ndan kombin, vendos precedencat për kthimin e Izraelit në kufirin e pambrojtur të vitit 1967 dhe madje vë në rrezik të ardhmen e një Jerusalemi të bashkuar. 

Atëherë dërgoj këtë letër për dorëheqjen time. 

Benjamin Netanyahu 

Sigurisht, Netanyahu e ka përsëri drejt, ashtu si në protestën e tij të hershme kundër tërë procesit të Oslos. Në mënyrë tragjike asnjë nuk duket të pranojë atë që të gjitha palët po injorojnë: që kjo është toka e Perëndisë, një vend që Ai ia dha popullit të Tij të zgjedhur katër mijë vjet më parë. Gjithashtu sot nuk pranohet se, ashtu siç thanë Maimonides dhe Ben Gurion, askush nuk ka të drejtën të marrë asnjë pjesë të kësaj toke nga Izraeli, as nuk ka ndonjë alternativë për ta tregtuar. Gjykimi i Perëndisë do të bjerë mbi të gjitha palët dhe të gjitha evidencat tregojnë se kjo vepër tmerruese e hakmarrjes hyjnore do të ndodhë në të ardhmen jo shumë të largët. 

TRIUMFI I PROPAGANDËS NDAJ TË VËRTETËS

Sipas Fondacionit të Institutit Amerikano-Arab me bazë në Uashington ka rreth dyqind e pesëdhjetë e dy mijë “palestinezë” që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa prej tyre që emigruan në Amerikë njëzet e dy apo më shumë vjet u morën në intervistë në mes të gushtit 2005 nga Fox News për të marrë reagimet e tyre për shpërnguljen e Izraelit nga Gaza. Komentet e tyre pasqyrojnë triumfin e propagandës së nxitur nga media myslimane dhe përsëritur nga pjesa më e madhe e medias në Perëndim: «Palestinezët u dëbuan nga vendlindja e tyre 50 apo 60 vjet më parë. Palestinezët kanë qenë pa shtet që para Luftës Gjashtë ditore të vitit 1967 kur Izraeli pushtoi Rripin e Gazës, Bregun Perëndimor dhe Jerusalemin Lindor [të cilat] i ka kontrolluar që prej asaj kohe. Nëse palestinezët po ngazëllehen nga gëzimi duke parë banorët judenj që po largohen, është ngaqë për ta kjo do të thotë drejtësi» (16). Ata kurrë nuk kanë patur ndonjë shtet! 

Kemi trajtuar më parë me fakte dhe nuk do t’i përsërisim, por vetëm sa do bëjmë një përmbledhje. E vërteta është se këto zona u pushtuan nga Egjipti dhe Jordania gjatë agresionit nga forca të armatosura prej gjashtë kombesh arabe, objektivi i qartë i të cilëve ishte «të hidhnin izraelitët në Mesdhe» dhe të shfarosnin shtetin e sapo shpallur të Izraelit. Egjipti dhe Jordania i mbajtën këto territore për nëntëmbëdhjetë vjet dhe i përdorën si baza për sulme terroriste kundër Izraelit. Gjatë atyre nëntëmbëdhjetë viteve, në vend që t’u jepnin “palestinezëve” një shtet të tyrin (gjë për të cilën askush nuk i pengoi ta bënin), Egjipti dhe Jordania i futën në “kampe refugjatësh”. Izraeli nuk i ndërtoi ato kampe: ishin arabët që i ndërtuan për njerëzit e tyre dhe i mbajtën atje në mjerim që nga ajo kohë. 

Ne cituam diktatorin e Egjiptit, Gamal Abdul Nasser dhe udhëheqës të tjerë myslimanë, të cilët shprehën në mënyrë të përsëritur gjatë grumbullimit të armëve në nëntëmbëdhjetë vjet nga viti 1948 deri më 1967 vendosmërinë e tyre «për të fshirë Izraelin nga harta» në një pushtim që nuk do të linte asnjë burrë, grua apo fëmijë izraelit gjallë, ashtu siç kërkon Islami. Ndërsa kombet arabe fqinje ishin gati për sulm, Izraeli nuk kishte zgjedhje tjetër veç të bënte një goditje paralizuese, të cilën e bëri si vetëmbrojtje, duke u mbrojtur nga shfarosësit e mundshëm në Luftën e famshme Gjashtë ditore. Izraeli nuk ka kërcënuar apo sulmuar fqinjët e tij. Ai ka vepruar vetëm si vetëmbrojtje pas çdo flamuri të bardhë që ka valëvitur është shtypur nën këmbët e atyre që janë betuar në mënyrë të përsëritur. «Jo paqes me Izraelin; Jo zhvillimeve për biseda me Izraelin; Jo pranimit të Izraelit». 

Vetëm mendje të shtrembëruara mund të fajësojnë Izraelin për kundërshtim të atyre që kanë refuzuar pa lëkundur të jetojnë me të në paqe. Megjithatë Izraeli dënohet se trajton ata që janë të vendosur ta shkatërrojnë si ata nga të cilët duhet të shikohen me kujdes, kontrolluar dhe parandaluar nga plotësimi i qëllimit të tyre për shfarosje. Është kulmi i absurditetit që armiqtë të ankohen se nuk u kihet besim dhe që nuk trajtohen si bashkëpunëtorë të paqes, edhe pse Izraeli është përpjekur ta bëjë edhe këtë.  Izraeli është si një njeri i rrethuar nga një bandë banditësh me armë pas kokës. Ata që e kanë kaptuar e kërcënojnë: «Dorëzo tokën dhe shtëpinë tënde se përndryshe të vrasim. Gjithsesi do të të vrasim, por mund të fitosh pak kohë nëse do të na japësh atë që duam». Për të përforcuar kërcënimin, një prej fëmijëve të tij vritet nga shpërthimi i një bombe. Media fajëson njeriun se ka “provokuar” ata që e kanë kapur se nuk ka plotësuar kërkesat e tyre. Pasi firmoset dokumenti dhe pasuria është marrë “ligjërisht”, kriminelët kërkojnë: «Tani dorëzo llogarinë bankare. Gjithsesi do të të vrasim. Feja jonë e kërkon një gjë të tillë. Por dorëzo llogarinë bankare dhe ne mund ta shtyjmë për pak kohë ekzekutimin». Për të përforcuar kërcënimin i vrasin gruan. Duke parë bota duartroket kriminelët si përkrahës të drejtësisë për të dërrmuarit, dënon njeriun për keqtrajtim të atyre që janë të vendosur për ta vrarë dhe që i kanë vjedhin tokën dhe premtimet për ta ndihmuar flasin për “paqe” nëse ai do t’u japë pak më tepër dhe pastaj më tepër vrasësve. Kjo është marrëzia e detyruar ndaj Izraelit nga fuqitë e botës!

[previous][next]