“PAQJA” E URREJTJES

Kapitulli 7 | DITA E GJYKIMIT

KUR MUHAMEDI VDIQ MË 632 PAS KRISHTIT (i helmuar si hakmarrje nga vejusha e një burri që kishte vrarë), një pjesë e mirë e Arabisë, e detyruar të kthehej në këtë “besim” të ri me anë të shpatës, u përpoq të dezertojë, duke menduar se mund ta braktisnin islamin. Profeti përgjegjës për nënshtrimin e tyre kishte vdekur dhe me vdekjen e tij kishte mbaruar çdo besnikëri për të cilën ishin detyruar të rrëfenin për këtë fe shtypëse. Ata ose kishin harruar ose nuk e kishin më frikë dekretin që kishte shpallur Muhamedi nga Allahu: «Kushdo braktis besimin e tij, vriteni!».

      Gjatë dy vitet që pasuan (632 – 634 pas Krishtit), në bindje ndaj urdhrit të Allahut për t’u prerë kokën atyre që mohonin besimin, pasuesi dhe vjehrri i Muhamedit, Ebu Bekri dhe luftëtarë besnikë myslimanë, vranë rreth shtatëdhjetë mijë ish-myslimanë. Ebu Bekri, i bindur ndaj urdhrit dhe shembullit të Muhamedit, i dërgoi përpara trupat e tij: «Urdhëroni ata [që kanë mohuar besimin] të pranojnë islamin; por nëse refuzojnë, mos kurseni asnjë prej tyre. Digjini me zjarr dhe i vrisni me forcë dhe merrni gratë si të burgosura»1.

      Këta ishin të gjithë arabë të vrarë nga arabët, ish-myslimanë të vrarë nga myslimanët dhe masakra e tyre ka kaluar nëpër kohëra si «Luftërat e Apostazisë». Kështu Arabia u detyrua të kthehej sërish në fenë islame dhe qëndron edhe sot mburoja e tij.

      Dekreti i Muhamedit që femohuesit duhet të vriten është akoma themelore për islamin. Dhe edhe sikur dikush të mos ketë qenë kurrë mysliman, Kurani shpall se paganët (emërtim i dhënë për të gjithë jomyslimanët përveç të krishterëve dhe judenjve, të cilët janë “njerëzit e librit”), të cilët refuzojnë mundësinë e ofruar për t’ju nënshtruar islamit duhet të vriten. Edhe pse me siguri duke mos përkrahur islamin në pjesën më të madhe të rasteve të terrorizmit (as në historinë e gjatë e të dhunshme të tij), oferta e konvertimit ose vdekjes kërkohet sa herë që të jetë e mundur, madje në Perëndim.

      Familja Armanious (babai, nëna dhe dy vajzat e vogla) u qëlluan me thikë dhe iu prenë grykët më mesin e janarit 2005 në shtëpinë e tyre në Nju Xhersi. Babai, një i krishterë kopt imigruar nga Egjipti, kishte debatuar me myslimanët në një panel diskutimi në internet të Lindjes së Mesme dhe nuk ishte zmbrapsur nga kërcënimet e tyre: «Më mirë të ndalësh këtë, përndryshe do të të gjejmë … dhe do të të vrasim!». Po, mund të ndodhë edhe këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Janë hedhur dyshime nëse kjo ka qenë një vrasje hakmarrëse myslimane – por fakti që të katër grykët u prenë në të njëjtën mënyrë, është e vështirë për t’u injoruar2.

      Policia refuzoi të shikonte ndonjë «arsye fetare» te vrasjet, pavarësisht nga kërcënimet e përsëritura nga myslimanët dhe faktit që qyteti i Nju Xhersit ka një histori të dhunës islame kundër qytetarëve amerikanë. Sikurse në këtë rast, ashtu edhe në rastet e shumta të ngjashme përqark vendit, autoritetet duken se janë më tepër të interesuara të shmangin fyerjet ndaj myslimanëve, sesa të gjejnë vrasësit.

NË MBULIM I QËLLIMSHËM

      Vrasja e vitit 1990 të anëtarit të Parlamentit izraelit, rabinit Meir Kahane, në Manhatan, nga terroristi egjiptian El Sajid A. Nosair, iu atribuua në fillim nga policia një ilaçi të marrë me recetë që Nosairi e merrte për depresionin. Edhe pse Nosairi e qëlloi Kahanen në kokë, ai u shfajësuar për vrasjen dhe u fajësua vetëm për armëmbajtje pa leje. Përplasja me dashje në vitin 2002 e një aeroplani të vogël në një ndërtesë shumëkatëshe të Tampas nga një simpatizant i bin Ladenit u fajësua për shkak të një ilaçi për akne akute (Akutan). Në vrasjen e vitit 2003 dhe gati prerjen e kokës të një izraeliti nga një arab saudit, policia e Hjustonit nuk ishte në gjendje të gjente «ndonjë evidencë» për arsye fetare.

      Në mënyrë të ngjashme përplasja me dashje e vitit 1990 e avionit të agjencisë EgyptAir 990 (që vrau 217 vetë) nga një pilot ndihmës, i cili dëmtoi aparaturat e kontrollit dhe e drejtoi për nga oqeani ndërsa lavdëronte Allahun, mbeti e pashpjeguar nga Këshilli i Sigurimit për Transportin Kombëtar të SHBA-së. Policia kanadeze refuzoi të quante si «krim të urrejtjes» vrasjen e një judeu hasidik nga një “kokërruar” me gojë të keqe jashtë një picerie judaike në Toronto. Përmendim edhe Kullat Binjake, por iluzioni popullor nuk duhet të shqetësohet se “islami është paqe”.

      Serge Trifkovic na kujton për bashkëfajësinë e qeverive perëndimore në të keqen islame për hir të shmangies së fyerjes:

      Qytetarët amerikanë mund të mbahen nën arrest të papërcaktuar [në Arabinë Saudite] për kënaqësi të babait të tyre mysliman saudit që i rrëmbeu nga nëna e tyre amerikane. [Si shembull], kjo ndodhi me Patricia Roush, vajzat e së cilës, Alia dhe Aisha, janë të veshura tani nga maja e kokës te këmbët me ferexhe të zezë3.

      Bota perëndimore, e njohur me seriozitetin e sfidës me të cilën përballet, duhet të zgjohet. T’u lejosh myslimanëve liri në Perëndim, liri e cila u mohohet perëndimorëve dhe madje qytetarëve të vet në kombet myslimane, do të thotë të nxisësh islamin drejt qëllimeve të tij të sundimin botëror. Të shmangësh fyerjen e botës myslimane me çdo kusht nuk është rruga drejt paqes, por drejt nënshtrimit përfundimtar. Ish-terroristi i OÇP-së, Uolid Shubat (Walid Shoebat), jeta e të cilit u shndërrua nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin dhe që tani i është përkushtuar demaskimit të së vërtetës rreth islamit, përshkruan atë që ka qenë dikur ndërsa pohon hapur:

Këta përbindësha veprojnë kundër çdo nocioni të dashur nga shoqëritë e civilizuara. Ata nuk pranojnë asnjë etikë apo kod moral jashtë strukturës së tyre të shtrembëruar shoqërore. Ata janë një kërcënim për mbarë botën dhe bota duhet t’i japë fund kësaj epidemie barbarizmi. Mirëpo pjesa më e madhe e botës struket4.

      Brenda Arabisë Saudite, «praktikimi i çdo feje përveç islamit është po aq e ndaluar rreptësisht tani, sa ka qenë edhe gjatë jetës së Muhamedit. Ndërkohë që sauditët vazhdojnë të ndërtojnë xhami në mbarë botën, mijëra të krishterë midis qindra mijëra punëtorëve të huaj [në Arabinë Saudite] nga India, Evropa, Amerika dhe Filipinet duhet të adhurojnë në fshehtësi, nëse munden. Ata arrestohen, fshikullohen ose dëbohen për shfaqje publike të besimeve të tyre»5. Megjithatë, politika e shtypjes të së vërtetës vazhdon. Për shembull:

Më korrik 1977 një anglez me një kamera të vogël qe në gjendje të fotografonte [pamje] që e tronditën botën … ekzekutimin publik në Xheda të princeshës Mushael bin Fehd bin Muhamed … dhe të fejuarit të saj, Kalid Muhallah (Khalid Muhallah). Atë e qëlluan gjashtë herë në kokë, atij i prenë kokën. Fotografitë u bënë pjesë e dokumentarit televiziv nga Antoni Tomasit (Anthony Thomas): “Vdekja e një princeshe”. Ky lajm i tërboi sauditët dhe qeveritë perëndimore nxituan të shtypnin shfaqjen e filmit. Më 1980 Administrata e Karterit e kundërshtoi fuqishëm programin që të shfaqej në [rrjetin televiziv] PBS (Shërbimi Transmetues Publik)6.

      E vërteta është vetëm një kërcënim për ata që përpiqen të fshehin pas saj gënjeshtra – dhe e vërteta është një kërcënim për islamin. Është e paarsyeshme dhe jashtë logjike, megjithatë udhëheqësit fetarë e politikë perëndimorë i ndihmojnë myslimanët në mashtrimin dhe mbulimin e tyre. Dhe cili është qëllimi? Me siguri mbyllja e syve tanë dhe groposja e kokave tona në rërën e mohimit nuk do të sjellë paqe me një armik për të cilin gënjeshtrat janë një armë e madhe!

PRERJET E KOKAVE: NJË MËNYRË JETE – DHE VDEKJE – PËR MYSLIMANIN

      Ashtu siç ka qenë në fillim, po ashtu është edhe tani – nuk lejohet asnjë kthim mbrapa nga islami. Mbetet ligj islamik që çdo mysliman që kthehet në çdo fe tjetër duhet të vritet, më mirë do të ishte me prerje koke. Ky ndëshkim kryhet akoma në mënyrë të paturpshme në ekzekutimet publike – ose privatisht nga familja e dikujt, ku qëndron përgjegjësia kryesore. Në Arabinë Saudite, ekzekutimet ndodhin para turmave të shumta në të paturpshmet «sheshi i prerjes copa-copa». Megjithatë bota perëndimore e mbyll njërin sy. Për talebanët ishte sporti i ri në stadiumet e papërdorura të futbollit, për të cilën edhe ata që nuk duan detyrohen të dëshmojnë dhe të fshehin mosmiratimin e tyre nga frika e vetë jetës së tyre. Talebanët nuk ishin fanatikë, por myslimanë të vërtetë, të cilët u përpoqën, sikurse Muhamedi, të detyronin islamin tek ata që nuk duan.

      Fshikullimi (rekordi është katër mijë goditje të kryera publikisht në Arabinë Saudite ndaj një egjiptiani) dhe gjymtimi përdoren gjerësisht si ndëshkime juridike. Të burgosurit nuk marrin zakonisht ndonjë paralajmërim se do të ekzekutohen. Ata çohen në një shesh publik, me sytë të mbyllur, detyrohen të gjunjëzohen dhe u pritet koka para shikuesve që brohorasin7. Ky ndëshkim është kryer kohët e fundit ndaj një babai dhe të birit që ishin bërë ndjekës të Krishtit. Numri i prerjeve të kokave në Arabinë Saudite u trefishua nga 59 më 1994 në 191 më 19958.

      Prerjet e kokave ranë rreth pesëdhjetë deri në njëqind më 2002 dhe ishin gati njësoj më 2003, edhe pse numrat e saktë janë të vështirë për t’u siguruar. Arabia Saudite është vendi i vetëm që praktikon zyrtarisht prerjen e kokës për femohimin, që e shënon atë si vendin më islamik në botë. Bota perëndimore tronditet kur terroristët myslimanë u presin kokën viktimave të tyre, megjithatë nuk i kushton vëmendje të njëjtës gjë që praktikohet nga qeveria saudite. Në fakt, kjo praktikë është si bindje ndaj mësimeve të islamit dhe shembullit të Muhamedit. Tarik Allagany, mbikëqyrësi i informacionit në Ambasadën e Arabisë Saudite në Uashington, D.C., duke mbrojtur këtë praktikë shpjegoi se prerjet e kokave të atyre tre njerëzve më fillim të janarit 2002 nuk u bënë «për shkak të homoseksualizmit të tyre, por ngaqë e kishin praktikuar atë ndaj djemve të vegjël. “Mendoj se ka homoseksualizëm që ndodh përditë në Arabinë Saudite … por nuk ndodhin ekzekutime çdo herë” – tha ai»9. E, pra, a nuk është kjo ngushëlluese që e mësuam!

KULTIVIMI ISLAMIK I URREJTJES

      Me dekret të Muhamedit, që akoma nderohet si ligj islamik (siç e kemi thënë), asnjë jude nuk mund të futet në Arabinë Saudite. Ai shtet shtypës ka realizuar atë që Hitleri vetëm sa e kishte ëndërruar – një shoqëri pa judenj – duke vazhduar atë që Muhamedi krijoi trembëdhjetë shekuj më parë. A është ky nazizëm i ringjallur? Jo, ky është islami siç ka qenë shumë kohë para Hitlerit. Kujtoni, Muhamedi shpalli që të gjithë judenjtë në mbarë botën duhet të vriten para se çdo mysliman, që ka vdekur, të ringjallet dhe para se dikush, përveç martirëve të xhihadit, të mund të futet në Parajsë. Nuk mund të ketë shtysë tjetër më bindëse për antisemitizmin – deri në vdekje.

      Për këtë qëllim, që nga fëmijëria e hershme, myslimanët në Arabinë Saudite, si në vendet e tjera myslimane, mësohen të urrejnë judenjtë me një pasion. Më 1 tetor 2004 kanali televizor IQRA i Arabisë Saudite transmetonte intervista “të njerëzve në rrugë”. Më poshtë paraqiten disa nga pyetjet dhe përgjigjet e transmetuara me krenari. Ato zbulojnë në mënyrë të qartë pasojën e besimeve themelore islamike të transmetuara nga Muhamedi dhe nga propaganda përkrahëse kundër judenjve që bombardon vazhdimisht myslimanët në mbarë botën, sidomos në Lindjen e Mesme, ditë e natë:

Intervistuesi: Ti si qenie njerëzore, a do të ishe gati të shtrëngoje duart me një jude?

I intervistuari 2: Jo, sepse judenjtë janë armiq të përjetshëm. Judenjtë vrasës shkelin të gjitha marrëveshjet [dhe janë] plot me urrejtje kundër meje.

Intervistuesi: A do të refuzoje të shtrëngoje duart me një jude?

I intervistuari 4: Sigurisht, kështu nuk do të kem merak të më presin duart më pas.

Intervistuesi: Nëse një fëmijë të pyet: “Kush janë judenjtë?”, si do të përgjigjeshe?

I intervistuari 5: Armiqtë e Allahut dhe profetit të tij.

I intervistuari 6: Judeu është pushtuesi i tokave tona.

I intervistuari 7: Vrasësit e profetëve: sigurisht, armiqtë tanë të përjetshëm.

I intervistuari 8: Sikur [myslimanët] do të shpallnin xhihadin … ata do t’i kthenin ata [judenjtë] në kërma të kalbura nën këmbët e tyre10.

      Më 7 janar 2005 sheiku Ibrahim Madira shpalli në mesazhin e tij të përjavshëm, i cili transmetohet në televizion e Autoritetit Palestinez: «Judenjtë janë judenj. Karakteri dhe zakoni i tyre janë korrupsioni dhe shkatërrimi i këtij vendi. Ne vazhdojmë t’ju paralajmërojmë: judenjtë janë një kancer që përhapet brenda trupit të kombit islamik dhe arab…. Ne duam të kthehemi te kufijtë e vitit 1948 [para shtetit të Izraelit]… ne nuk mund të harrojmë dhe nuk do të harrojmë kurrë… Britania dhe të gjitha qeverisjet që e kanë ndihmuar atë shtet [Izraelin] për t’u vendosur në këtë tokë … një shtet i rremë…». Ai vazhdoi të shpallte se Amerika dhe Izraeli duheshin fajësuar për cunamin e dhjetorit 2004 që vrau afërsisht treqind mijë në Azinë Juglindore dhe se «Amerika, sot, është financuesi i terrorit në këtë vend [Palestinë]. Amerika… është drejt greminës [ferrit]»11. Lajmet e televizionit Al-Xhazira, i njohur në vendet myslimane, jepnin seriozisht disa teori, përfshirë akuzën se qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e dinte kohë më parë për katastrofën e cunamit, por me dashje nuk paralajmëroi askënd, ose që një bombë atomike u shpërthye nën ujë nga Izraeli dhe/ose nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës12.

ARABIA SAUDITE: MODEL I ISLAMIT TË VËRTETË

      Nuk ka nevojë të pyesësh apo të debatosh për natyrën e vërtetë të islamit. Mjafton vetëm të shikosh mbretërinë feudale të Arabisë Saudite, ku jeta e përditshme zbulon të vërtetën për këtë fe vrasëse dhe urryese. Pikërisht atje filloi islami, ku edhe ndodhen vendet e tij më të shenjta dhe ku praktikohet akoma në përputhje me Kuranin dhe shembullin e Muhamedit siç shkruhet në hadithet. Çdo mysliman mund të ketë katër gra, t’i rrahë nëse nuk plotësojnë nevojat e tij dhe t’i ndajë duke përsëritur thjesht tri herë fjalët: «Të ndaj». Ibën Saudi, themeluesi i Arabisë Saudite (i cili u financua nga Britania për krijimin e këtij shteti të ri), kishte midis dyqind deri treqind gra, por në bindje ndaj islamit, ai kurrë, me aq sa dimë, nuk ka pasur më tepër se katër njëherësh. Nuk është për t’u çuditur tani se fisi i familjes mbretërore ka disa mijëra që jetojnë si princa dhe princesha!

      Saleh al-Sayeri, një tregtar saudit gjashtëdhjetë e katër vjeçar që jeton në shkretëtirë 800 kilometra në perëndim të Riadit dhe që u detyrua të martohej për herë të parë kur ishte katërmbëdhjetë vjeç, është martuar me pesëdhjetë e tetë gra brenda pesëdhjetë vjetëve dhe i ka harruar emrat e shumicës së tyre. Ai kujton dhjetë bij dhe njëzet e pesë vajza. Ai ka harxhuar për shpenzimet martesore dhe divorcet më tepër se 1.6 milionë dollarë amerikanë. Ai e mban secilën grua në një vilë të veçantë dhe ndonjëherë madje në një qytet të ndryshëm për të ruajtur paqen dhe siguron secilën se ajo është e pëlqyera e tij. Al-Sayeri është martuar me gra nga rreth tridhjetë fise të ndryshme. «Si udhëheqës i një fisi, unë nuk mund të martohem me një person çfarëdo» – tha ai. Martesa e tij e fundit ishte me një vajzë katërmbëdhjetë vjeçare, të cilën ai e quan «moshën e përsosur». Ishin të pranishëm dhjetë mijë mysafirë. Çdo divorc dokumentohet me letra nga gjykata që bëhen nga një deklaratë e thjeshtë bërë gruas: «Je e ndarë». Al-Sayeri ka synim të vazhdojë të martohet derisa numri i grave që do të marrë të barazohet me numrin e viteve që ka jetuar: e tërë kjo e pranueshme në mënyrë të përsosur në fenë islame13.

      Vetëm myslimanët mund të jenë qytetarë të Arabisë Saudite. Nuk ka dallim midis kishës dhe shtetit. Ligji fetar sundon tërë vendin. Nuk mund të ndërtohet asnjë vend adhurimi jomysliman. Praktika e çdo feje përveç islamit është e ndaluar. Askush nuk mund të guxojë të mbajë haptazi një Bibël në rrugë. Madje edhe një studim biblik në fshehtësi në shtëpinë e dikujt mund të sjellë burgimin apo dëbimin nga vendi për çdo të huaj. Për një mysliman që konvertohet, do të thotë vdekje.

      Nuk ka asnjë nga liritë që konsiderohen të shtrenjta nga demokracitë perëndimore: liria e fjalës, e medias, e shtypit, e ndërgjegjes, e fesë, e votës së vërtetë, etj.. Ky është islami! Dhe kështu do të jetë në Amerikë, Evropë dhe çdo vend tjetër, nëse myslimanët do të përmbushin urdhrin e Allahut për të pushtuar botën me forcë. Atëherë do të ketë “paqe” në çdo vend – paqen e islamit.

      Ky nuk është fanatizëm, por islami i vërtetë ashtu siç është vendosur dhe praktikuar nga Muhamedi dhe pasuesit e tij dhe nga i cili asnjë mysliman nuk ka të drejtën të ndryshojë. Mos u mashtroni: kështu do të jetë jeta në çdo vend në botë kudo ku fondamentalistët myslimanë do të detyrojnë sheriatin (ligjin islamik sipas Kuranit dhe mësimeve e shembullit të Muhamedit) ashtu siç kanë bërë në Iran, Arabi Saudite, Sudan, në pjesë në Nigerisë dhe Indonezi dhe ashtu siç bënë talebanët kur ishin në fuqi në Afganistan (e që po bëjnë sërish sot); dhe ashtu siç praktikohet nga terroristët myslimanë kudo ku munden.

      Islami nuk mund të lulëzojë atje ku ka liri të vërtetë. Prandaj, regjimet myslimane kanë qenë tepër kundër vendosjes së demokracisë nga Shtetet e Bashkuara në Afganistan dhe Irak. Liria mund të përhapet dhe t’i japë fund tiranisë së tyre – dhe islamit po ashtu. Urrejtja e demokracisë shihet në egërsinë me të cilën terroristët përpiqen të parandalojnë qytetarët irakianë për të votuar në zgjedhjet e para të lira në atë vend dhe kanë vazhduar vrasjet e tyre që nga ajo kohë. Pjesa më e madhe e terroristëve në Irak janë të huaj që janë ndërfutur në të nga vende të tjera myslimane. Ata janë myslimanë që vrasin myslimanë ngaqë bashkëpunojnë me Perëndimin e urryer në vendosjen e demokracisë. Megjithatë udhëheqësit myslimanë nuk kishin asnjë ankesë kundër regjimit vrasës të Sadam Hyseinit dhe myslimanë të tjerë jashtë Irakut (jo brenda) e lavdëruan atë.

NJË PROBLEM SHUMË SERIOZ

      Sidoqoftë, zgjedhjet demokratike nuk e garantojnë demokracinë për Irakun. Ato nuk e ndryshojnë Irakun në një vend laik dhe këtu përballemi me një problem shumë serioz për të cilin nuk mund të ketë zgjidhje nëse Amerika do t’u japë irakianëve autonominë e premtuar, e që duhet t’ua japin. Gjashtëdhjetë për qind e irakianëve janë myslimanë shia. Aleanca e Bashkuar Irakiane (UIA) e Ajetullahut të Madh Ali al-Sistani (kleriku udhëheqës shia i irakianëve) fitoi 140 vende në Asamblenë Kombëtare prej 275 anëtarësh – por prapë nuk e kishte shumicën prej dy të tretash që i duheshin për të zgjedhur presidentin. Kurdët nga veriu fituan 75 vende, të cilat u japin atyre një pozicion të fuqishëm ujdie. Fatmirësisht, UIA-ja duhet të bashkëpunojë me kurdët për të formuar një koalicion dhe të zgjedhin presidentin, i cili do t’i japë atëherë një mandat kryeministrit.

      Nuk është e qartë nëse masa të tjera mund të vendosen me një votë nga mazhoranca, ku UIA-ja do të ketë pothuaj dorë të lirë për të drejtuar vendin. Sistani (sikurse pothuaj çdo politikan tjetër irakian) është dëgjuar të thotë shpesh se nuk e favorizon sheriatin, por dredhi të tilla janë marifete të kota.

      Një prej grupeve më të fuqishme brenda UIA-së është Këshilli i Lartë për Revolucionin Islamik në Irak (SCIRI), një grup rezistence me përkrahje iraniane që u formua në Teheran, Iran, më 1982. Tani kjo është organizata politike më e madhe dhe më e organizuar në Irak. Ata kanë kërkuar që të imponohet ligji i sheriatit. Do të ishte një goditje e rëndë të zbulohet se gjaku amerikan është derdhur për të zëvendësuar Sadam Hyseinin me një diktator fetar i cili mund të jetë po aq i keq, ose edhe më i keq.

      Oficerët ushtarakë britanikë kanë raportime për gjykata të paligjshme të sheriatit që veprojnë nëpër xhami dhe pohojnë se grupe ushtarakësh të kthyer në politikanë po përpiqen të detyrojnë norma të rrepta fetare. Është një situatë e rrezikshme!

      Një student universitar, i cili është rrahur se ka kapur për dore të fejuarën e tij në publik, tha: «Nuk dua një sistem radikal që të sundojë në Irak ashtu si në Iran; do të ishte një fatkeqësi. Do të përfundonim në faqe të ndryshme të së njëjtës monedhë, nga diktatura në sundim fetar».

      Një ankesë e madhe e terroristëve është mbështetja amerikane e diktaturës shtypëse në vendet myslimane. Megjithatë ata dëshirojnë të vendosin regjime fetare që do të jenë të barabartë, për të mos thënë më tepër, shtypës përmes sundimit të sheriatit. Sigurisht, kjo e fundit do të bëhej në emër të islamit dhe kështu, në mendjet e tyre, do të justifikojë plotësisht në mohimin e tij liritë themelore dhe në praktikën e tij ekzekutimet përmbledhëse të fyesve.

ME MIQ SI NE…

      Konsiderohet e ndershme për një mysliman të gënjejë një jomysliman për të promovuar apo mbrojtur besimin e tij. Ambasada Saudite në Uashington, D.C., ka siguruar në mënyrë të përsëritur Shtetet e Bashkuara se vendi i saj nuk mbështet ndonjë grup të dyshuar terrorist. Mirëpo në dokumente të siguruara nga forcat izraelite, zyrtarët sauditë premtojnë se ata do të vazhdojnë të mbështesin terrorizmin palestinez kundër Izraelit14. Zbulimi perëndimor ka verifikuar se qeveria saudite ka financuar organizata terroriste si Al Kaedën e Osama bin Ladenit, OÇP-në, Hamasin, Hizbullahun dhe të tjera. Vetëm terrorizmi palestinez është mbështetur me më shumë se 4 miliardë dollarë amerikanë nga viti 1998 deri më 2003.

      Më janar të vitit 2002 princi Naif, Ministri i Brendshëm saudit, shpalli se Arabia Saudite do të paguante 5333 dollarë amerikanë për çdo anëtar të familjes së një “martiri”. A nuk është kjo mbështetje e terrorizmit? Mbreti Fehd Abd Al-Aziz premtoi të mbështeste një mijë familje të “martirëve” palestinezë. Dhe, sigurisht, nuk kishte asnjë pakësim të terrorizmit palestinez kundër Izraelit, ndërsa përparonte “procesi për paqe”! Çdo nënshtetas saudit nxitet të ndihmojë në këtë përpjekje me dhurime për Fondin Intifada Al-Kuds15. Sheiku Saad Al-Buraik, klerik me rëndësi në qeverinë saudite, prezantoi një transmetim dy ditor për ngritje fondesh që siguroi 109 milionë dollarë amerikanë nga shikuesit sauditë për familjet e “martirëve” palestinezë. Në një xhami qeveritare të Riadit më prill të vitit 2002, Al-Buraik shpalli:

Unë jam kundër Amerikës deri sa të mbarojë kjo jetë…. Ajo është rrënja e çdo e keqeje dhe paudhësie në tokë…. Vëllezër myslimanë në Palestinë, mos kini aspak mëshirë, as dhembshuri ndaj judenjve…. Gratë e tyre janë tuajat për t’u marrë…. Allahu i bëri ato tuajat… bëni xhihadin… plaçkitini16.

      Megjithatë Arabia Saudite del si bashkëpunëtori ynë në luftën kundër terrorizmit! Pas një studimi një vjeçar i më tepër se dyqind dokumentesh origjinale të publikuara në Arabinë Saudite dhe shpërndarë nëpër xhamitë e Shteteve të Bashkuara, grupi i të drejtave njerëzore, Shtëpia e Lirisë (Freedom House), në një relacion prej tetëdhjetë e nëntë faqesh shpalli se Arabia Saudite po përhap “propagandën e urrejtjes”. Literatura tregon myslimanë të zakonshëm që marrin pjesë në xhami «për të urryer të krishterët dhe judenjtë dhe për të vrarë çdo mysliman që kthehet në një fe tjetër… që të sillen [në Shtetet e Bashkuara] sikur të ishin në një mision përtej vijës së armikut».

      Në një rast klasik të të folurës me dy fytyra, Arabia Saudite, përmes Abdulmohsen Alyas, zëdhënës për ambasadën saudite në Uashington, D.C., shpalli: «Arabia Saudite dënon ekstremizmin apo shprehjen e urryer midis njerëzve kudo ku ndodhen në botë». Me sa duket, urrejtja dhe vrasja e të krishterëve dhe judenjve në emër të Allahut nuk shihet si ekstremizëm apo urrejtje. Në fakt, ky është detyrimi që islami hedh mbi çdo mysliman të vërtetë17.

TË DREJTAT NJERËZORE?

      Bota perëndimore shqetësohet me të vërtetë për lirinë individuale. Duke menduar për këtë shqetësim, më 10 dhjetor 1948, pas disfatës së regjimeve fashiste në Gjermaninë Naziste dhe Japoni dhe përballë kërcënimeve arabe për të shfarosur Izraelin, u miratua «Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut» si Rezoluta 217 e OKB-së. Megjithatë, liritë themelore që përkrahen nga kjo [deklaratë] kundërshtohen në mënyrë fetare nga islami. Megjithatë Arabia Saudite dhe vende të tjera myslimane mbeten në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, duke rrëfyer liritë që myslimanët gëzojnë në Perëndim, por që mohohen në vendet e tyre. Tridhjetë e dy vjet më vonë, ndërsa akuzojnë Izraelin demokratik se është “një regjim fashist”, myslimanët i treguan botës “liritë” që përkrahin duke miratuar deklaratën e tyre.

      “Deklarata Universale Islamike e të Drejtave të Njeriut” u shpall me krenari në Konferencën Ndërkombëtare të Profetit Muhamed dhe Mesazhit, që u mbajt në Londër më prill të vitit 1980 dhe u miratua nga kombet myslimane më 19 shtator 1981. Në mënyrë të pabesueshme ajo shpall: «Islami i dha njerëzimit një kod ideal të të drejtave të njeriut katërmbëdhjetë shekuj më parë … i mbështetur në Kuranin dhe Sunetin (mësimet dhe shembulli i Muhamedit]…». Ajo e mbështeste sheriatin (ligjin islamik) si garancinë ideale për lirinë njerëzore! Myslimanët e vërtetë e kanë seriozisht për këtë dhe kanë si qëllim të detyrojnë këtë “liri” ndaj pjesës tjetër të botës!

      Si mund të arrihet një paqe domethënëse dhe e paanshme apo qoftë edhe një arsyetim bazë me ata që e barazojnë sheriatin me lirinë? Islami dhe Perëndimi flasin gjuhë të ndryshme. Disa nga fjalët duken të njëjta, por domethënia është dukshëm krejt e huaj.

      Pesëmbëdhjetë nga nëntëmbëdhjetë shtetet veriore të Nigerisë kanë miratuar sheriatin me “të drejtat njerëzore” islamike. Çfarë ndodhi? Mijëra të krishterë janë vrarë dhe qindra kisha të krishtera janë shkatërruar. Më 1983 qeveria e Sudanit në Hartum në veri imponoi sheriatin në mbarë vendin. Si rezultat kryesisht nga imponimi i islamit (dhe faktit se nafta dhe gazi gjenden në jug), më tepër se dy milionë jomyslimanë në jug janë vrarë dhe mijëra të tjerë janë torturuar apo shitur për skllavëri. Ka një treg aktiv skllevërish në botën myslimane sot [kujtojmë që ky libër është botuar në anglisht më 2006], ku Gadafi i Libisë blen skllevër për pesëmbëdhjetë dollarë secili. Pjesa më e madhe e kësaj vdekjeje dhe shtypjeje është një përpjekje për të detyruar të gjithë Sudanin nën fenë islame – si një hap tjetër drejt qëllimit për të pushtuar tërë botën për Allahun.

      Më tepër se pesë mijë kisha kanë djegur në Indonezi (kombi më i madh mysliman në botë), rreth tre mijë në tre vitet e fundit dhe mijëra të krishterë janë vrarë dhe shumë janë detyruar në fenë islame nën kërcënimin me vdekje. Legjislacioni i dekretuar më 2002, quajtur “Karta e Vendimit numër 137”, lejon që kishat në Xhakartën Perëndimore të mbyllen për teka të komunitetit vendor, një rregull i synuar për t’u shfrytëzuar nga myslimanët. Këto janë “Të Drejtat Islamike të Njeriut”.

      Myslimanët i quajnë “të drejtat e njeriut” dhe “liritë vetjake” siç përkrahen në Perëndim kërcënimi “më i rrezikshëm [dhe] i neveritshëm” që po has bota. Ata e justifikojnë islamin si mbrojtësin e vërtetë të të drejtave të njeriut, duke injoruar shtypjen dhe terrorin e krijuar përmes imponimit të islamit dhe duke nxjerrë në pah të këqijat e krijuara nga “liria” perëndimore:

Amerika … si superfuqia kryesuese dhe komisionari i vetëm i fuqisë në botë … po drejton … këtë sulm të furishëm [kundër islamit] nën parullat e Demokracisë, Pluralizmit, të Drejtave të Njeriut dhe Ekonomisë së Tregut. Më e rrezikshmja nga këto parulla është ajo e të Drejtave të Njeriut … një prej themeleve të politikës së saj të huaj. Ajo e përdor këtë parullë si pretekst për të ndërhyrë në punët e vendeve të tjera [dhe] i mendon të Drejtat e Njeriut si ligj që duhet të mbeten….

      Liria vetjake është aspekti më i neveritshëm i këtyre lirive, sepse, sipas tyre, do të thotë se njeriu është i lirë të zgjedhë sjelljen që pëlqen, si të jetë, për shembull, homoseksual, kurvar, apo të përdorë pije dehëse … kështu pangopësia është një kushtetutë morale midis ndjekësve të kësaj ideologjie18.

      Në dallim me Allahun dhe Kuranin, Perëndia i Biblës, i cili e quan Veten “Perëndia i Izraelit”, i dha njeriut liri morale për të vepruar me përgjegjësi pa shtrëngim. Nuk ka mundësi që njeriu të dojë, të shpresojë dhe të besojë në Perëndinë dhe të marrë dhuratën e shpëtimit që parashikon dhe e ofron Ai në Krishtin pa lirinë për ta refuzuar Atë dhe dashurinë dhe shpëtimin që ofron Ai plot hir ndaj tërë njerëzimit. Prandaj, Perëndia i Biblës nuk detyron askënd të bëjë vullnetin e Tij. Ai dëshiron një bindje të vullnetshme që buron nga zemra – jo një hipokrizi që është detyruar nga kërcënimet për të mohuar në jetën e dukshme atë që dikush praktikon në fshehtësi apo në imagjinatë.

      Perëndia i Biblës, duke i dhënë njeriut lirinë e zgjedhjes, nuk i nxit njerëzit të mëkatojnë, e aq më pak që kjo liri të jetë një leje për të keqen. Përkundrazi, Ai ndalon çdo mëkat në ligjin moral që Ai ka shkruar në çdo ndërgjegje njerëzore19. Ai gjithashtu ka caktuar që qeveritë duhet të jenë shërbëtorët e Tij për drejtësinë që kërkojnë moralin për të ruajtur rendin në botë20. Megjithatë vetë Perëndia nuk mund të detyrojë njeriun të dojë në zemrën e vet çka kërkohet nga ligjet e Tij në sjelljen e jashtme. Ai kërkon zemrat tona, por ne duhet t’i jepemi vullnetarisht. Kur Krishti pranohet vullnetarisht si Zot dhe besohet e pranohet si Shpëtimtar, ky shndërrim ndodh përbrenda, nga mirënjohja dhe dashuria për Atë që pagoi ndëshkimin e plotë për mëkatet tona dhe na çliroi nga gjykimi që meritojmë.

      Jezusi shpalli se të lakmosh në zemër është njësoj sikur të kesh kryer këtë mëkat21. Ky dënim vlen për biznesmenët e pasur myslimanë apo anëtarët e familjes mbretërore, të cilët, kur vizitojnë Perëndimin nga Arabia Saudite apo vendet e tjera rreptësisht myslimane, i shijojnë pijet alkoolike, prostitucionin dhe mëkate të tjera të cilat i rrëfejnë se i shmangin dhe që i dënojnë kur janë në shtëpi. Fjalët e Krishtit dënojnë njësoj imoralitetin e perëndimorëve, përfshirë edhe ata që e quajnë veten të krishterë me buzët e tyre, por e mohojnë Perëndinë si Krijuesin e tyre me anë të sjelljes.

HISTORIA E MBRAPSHTË E ISLAMIT

      Mjafton që vetëm të shikojmë historinë e islamit për të parë frytin e “moralit të detyruar”. Ka pasur më tepër revolucione, vrasje dhe akte terroriste në vendet myslimane, myslimanë kundër myslimanëve, sesa ka pasur në të gjithë pjesën tjetër të botës. Gjatë viteve 1940 i riu Jaser Arafati, i trajtuar për terrorizëm, ishte anëtar i zellshëm i grupit të kasamitëve të Amin al-Hyseinit, i cili luftonte familjen rivale arabe Nashashibi (të gjithë këta myslimanë “të mirë”) në një hasmëri gjakatare. Edhe në përpjekjet e tyre të bashkuara për të shkatërruar Izraelin më 1947 e 1948, para se të lindte [si komb], myslimanët ishin në mosmarrëveshje me njëri-tjetrin. “Paqja” e islamit nuk ishte në gjendje t’i bashkonte ata vetë. «Myftiu … dëshironte të ruante në duart e tij kontroll të fuqishëm mbi të gjitha forcat në Palestinë dhe veprimtaritë e tyre. Lidhja Arabe nuk pranonte në asnjë mënyrë Myftiun si “autoritetin e vetëm”. Sapo Myftiu e kuptoi këtë, filloi të vepronte në mënyrë të pavarur, duke caktuar njerëzit e tij si komandantë në zona të ndryshme të vendit, të cilët konkurronin me komandantët e caktuar nga Lidhja Arabe»22.

      Siria sulmoi Jordaninë, fqinjin e saj mysliman, më 13 prill 1957. Më 10 qershor 1958, me kërkesë të Jordanisë, dy mijë ushtarë parashutistë britanikë (“paganë” jomyslimanë erdhën sërish për t’i shpëtuar) zbritën në Aman për të mbrojtur mbretin Hysein nga kërcënimet e Irakut dhe Egjiptit. Më 1960 kryeministri i Jordanisë dhe dhjetë zyrtarë të tjerë u vranë nga një bombë e vendosur nga agjentët e Naserit dhe që ishte caktuar për mbretin. Presidenti i Tunizisë e akuzoi Naserin (që në atë kohë konsiderohej si udhëheqësi i botës arabe) për dërgimin e agjentëve sekretë për ta vrarë. Më 1979 forcat e Hyseinit vranë rreth dy mijë guerilë të OÇP-së dhe mijëra civilë palestinezë për të futur në Liban OÇP-në. Ajetullah Homeini, i cili e pushtoi Iranin me krime të përgjakshme të organizuara, njihej se kishte komplotuar përmbysjen e kombe të tjera myslimane, përfshirë edhe shtetet e Gjirit Persik.

      Nga 1948 deri më 1973 ka pasur tetëdhjetë revolucione në botën islamike, tridhjetë prej të cilave të suksesshme, përfshirë vrasjen e njëzet e dy krerëve të shtetit. Mbreti Abdullahu Ibën Hysein bin Talal u vra në Jeruzalem më 1951 nga një palestinez. Nipi i tij, mbreti Hyseini I, i cili e pasoi, shpëtoi nga një seri përpjekjesh për ta vrarë. Mbreti Faisal i Arabisë Saudite u qëllua për vdekje nga nipi i tij. Myslimanët u përpoqën ta vrisnin Naserin e Egjiptit dhe [organizata] Vëllazëria Myslimane arriti të vriste pasuesin e tij, Enver Sadatin (Anwar Sadat) – një akt që mori duartrokitjet publike të Arafatit. Nga ana e tij, pasuesi i Sadatit, Husni Mubareku (Hosni Mubarak) (komandant i Forcave Ajrore Egjiptiane gjatë Luftën së Jom Kipurit të vitit 1973) mezi arriti t’i shpëtonte një serie përpjekjesh për ta vrarë. Të gjithë këta janë myslimanë që praktikojnë “paqen” e islamit midis tyre.

      Më 1971 Pakistani Lindor u rebelua kundër Pakistanit Perëndimor (që të dy shtete myslimane) dhe u bë Bangladeshi. Më 1979 një grup mysliman disidentësh pushtoi Xhaminë e Shenjtë në Mekë me Qabenë në qendër. Garda Kombëtare Saudite nuk qe në gjendje të përballej me situatën, kështu që sauditët u kthyen sërish nga Perëndimi “pagan” për ndihmë. Sigurisht që vetëm myslimanët lejohen në Mekë, duke e bërë të nevojshme maskimin e skuadrës shpëtuese jomyslimane, të cilët ishin të gjithë të veshur me uniforma saudite. Si zakonisht, ishte një luftim dhe vrasje e myslimanëve kundër myslimanëve si nxitje e kësaj feje paqësore – ku “paganëve” u duhej të shkonin për t’i shpëtuar.

      Më shkurt 1982 president sirian Hafiz Asadi (Hafez Assad) dërgoi tanke dhe trupa në qytetin e bukur sirian Hama, duke e rrafshuar krejt dhe duke vrarë rreth njëzet e pesë mijë civilë, ndërsa në të njëjtën kohë kritikonte keqtrajtimin e supozuar të palestinezëve nga Izraeli. Më 1983 Arafati gati u hoq nga pushteti nga një rebelim kundër tij (i mbështetur nga presidenti sirian Asadi dhe udhëheqësi libanez Muamar Gadafi) brenda vetë organizatës së tij Fatahut, e cila aktualisht udhëheq OÇP-në. Shembuj të tjerë mund të jepen me shumicë dhe disa prej tyre do të jepen. Kjo është “paqja” që islami ka prodhuar nga fillimi dhe që synon t’ia detyrojë mbarë botës në bindje ndaj Allahut!

PËRHAPJA E “PAQES” SË ISLAMIT

      Ebu Bekri dhe kalifët pas tij, pasi e rivendosën islamin në Arabi përmes Luftërave të Apostazisë, e përhapën atë menjëherë me anë të pushtimit mizor. Miliona u vranë nga xhihadistët pushtues. Me një shpejtësi mahnitëse dhe egërsi tronditëse shpata e pangopur e islamit krijoi një perandori të paparë: «…më të shpejtë se romakët, më të qëndrueshme se Mongolia, [në] aktin heroik më mahnitës në historinë ushtarake»23, duke i pushtuar vendet njëri pas tjetrit. Nga Franca e në drejtim të Kinës ata i detyruan ata që nuk donin t’i nënshtroheshin paganizmit të ri ose do të vdisnin. Myslimanët na sigurojnë se ata vetëm bëjnë luftëra “mbrojtëse”. Me të vërtetë? Deri në Kinë?

      Ky mashtrim nxirret në dritë nga më shumë se njëqind vargjet e Kuranit që i urdhërojnë myslimanët të përhapin islamin me anë të shpatës. Vargjet e mëposhtëm janë një shembull i shkurtër:

      Kush lufton në rrugë të Allahut dhe vritet ose fiton, Ne padyshim do t’i japim shpërblim të madh (4:74).

      Kur të kalojnë muajt e shenjtë, atëherë luftoni politeistët kudo që t’i gjeni…! E nëse pendohen dhe e kryejnë faljen dhe japin zeqatin, lëshoniu rrugën [në nënshtrim mizor e përulës nën sundimin mysliman] (9:5).

      Luftoni kundër atyre, të cilëve, u është dhënë Libri [Bibla], por që nuk i besojnë Allahut as botës tjetër … deri sa të mos japin xhizjen (haraçin) me dëgjueshmëri dhe përulje (9:29).

      Kur të ballafaqoheni në luftë me pabesimtarët, sulmoni [mëshojuni në qafë (mbytni) ]deri sa t’i dobësoni, pastaj lidhni, e mandej, ose lironi me zemërgjerësi nga të lidhurit ose kërkoni dëmshpërblim. … Ai nuk do t’i prishë veprat e atyre të cilët flijohen në rrugë të Allahut (47:4).

      Allahu me siguri i do ata të cilët luftojnë për hir të tij në radhë si mure të fortifikuara… (61:4).

      Ai është i cili dërgon Profetin e vet me udhëzime dhe fe të vërtetë për ta shquar [për ta bërë mbizotërues] mbi të gjitha fetë, edhe pse politeistëve nuk u pëlqen (61:9).

      Duke përmendur më parë sakatimin dhe vrasjen që islami do të krijojë në këtë tokë të trazuar – pra, “paqen” e urryer – tre nga katër pasuesit e parë të Muhamedit, të njohur si “kalifët e udhëzuar drejt”, u vranë të tjerë myslimanë. Vetëm Ebu Bekri nuk u vra. (Përpiquni të imagjinoni apostujt e Krishtit që vrasin njëri-tjetrin!).

      Ebu Bekri u pasua si kalif nga Omer Ebu Hafsa. Ushtritë e tij siguruan tërë Arabinë. Luftëtarët myslimanë, të patrembur në betejë, u kallnin terror armiqve të tyre. Trimëria e tyre kokëkrisur ishte sekreti i suksesit të tyre të paparë. Këta myslimanë të përkushtuar në fakt donin të vdisnin. Arkeologët kanë zbuluar mbishkrime që datojnë në këtë kohë të cilat thonë: «Të lutem, Allah, më lejo të vdes në betejë!». Vdekja si “martir” në xhihad është mënyra e vetme me anë të cilës një mysliman mund të jetë i sigurt për Parajsën. Dhe kjo është arsyeja që i shtyn kamikazët e sotëm vetëvrasës.

      Megjithatë pjesa më e madhe e myslimanëve nuk janë të vetëdijshëm se si “martirët” e hershëm, ashtu edhe “kamikazët vetëvrasës” të sotëm nuk mund të jenë të sigurt për Parajsës si shpërblim të tyrin. Ebu Bekri, pasuesi i parë i Muhamedit, luftoi me besnikëri në xhihad, por ai, të cilit Profeti i premtoi personalisht Parajsën, u ankua: «Nuk kam besim te skemat e Allahut, se edhe sikur njëra prej këmbëve të mia të jetë brenda parajsës, cili mund të përcaktojë se cila vepër është e pranueshme dhe cila jo? Ti bën gjithçka që mund të bësh dhe përgjegjësia është e Allahut. Kërkoji atij të të pranojë»24.

      Një varg në Kuran i referohet atyre që «u dridhen zemrat për shkak se do të kthehen te Zoti i tyre, [pra, tek Allahu me anë të vdekjes apo në ditën e fundit]»25. Aisheja, gruaja e tij e preferuar, e pyeti Muhamedin për të shpjeguar këtë varg: «O apostull i Perëndisë, a është ai që ka frikë nga Allahu ai që kryen tradhti bashkëshortore, që vjedh, që pi verë, kështu ai ka frikë nga ndëshkimi?». Muhamedi i dha asaj një përgjigje e cila shpjegon se pse Ebu Bekri, babai i saj, nuk kishte siguri se do të shkonte në Parajsë: «Jo … është ai që lutet, që agjëron dhe që jep lëmoshë, kështu ai ka frikë se Allahu mund të mos pranojë këto gjëra nga ai»26.

      Në dallim me këtë Krishti ka premtuar: «Ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të përjetshme, dhe ai nuk vjen në gjyq, por ka kaluar nga vdekja në jetë»27. «Unë jam bariu i mirë … [që] jep jetën e vet për delet; dhe nuk do të humbasin kurrë»28. Apostulli Gjon u shpalli të gjithë të krishterëve: «Jua shkrova këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë, që të dini se keni jetën e përjetshme…»29. Shpëtimi i krishterë nuk varet nëse Perëndia do të pranojë veprat e tij të mira apo jo (asnjë prej të cilave nuk është e pranueshme për shpëtim), por sigurohet nga pagesa e Krishtit në vdekjen dhe ringjalljen e Tij për ndëshkimin e plotë për mëkatet e botës.

      Luftëtarët e xhihadit islamik, duke shpresuar të sigurojnë rrugën e tyre për në Parajsë, e pushtuan Damaskun më 635, Antiokinë më 636, Jeruzalemin më 638, Sirinë më 640 dhe Egjiptin e Persinë më 641. Mijëra u masakruan. Qytete të tëra iu nënshtruan shpatës, midis të cilëve Behnesa, Fajumi, Nikiu dhe Aboit në Egjipt, Tripoli në Afrikën e Veriut dhe Eukaita në Armeni. Kartagjena u rrafshua krejt. Kjo qe historia e paqes së islamit ndërsa rritej e përhapej.

KAMPIONËT E “PAQES” VRASIN NJËRI-TJETRIN

      Më 644, Omeri, pasuesi i Ebu Bekrit, u vra nga një mysliman dhe u pasua nga Osman ibën Afani. Ky kalif i tretë, dhëndër i Muhamedit (Ebu Bekri kishte qenë vjehrri i Muhamedit), e fuqizoi dhe e shtriu perandorinë islame në rritje. Ashtu siç e kemi thënë më parë, ishte ai që e standardizoi Kuranin, duke i djegur të gjitha kopjet rivale në mes të protestave nga ata që ishin ende gjallë e që kujtonin lexime dhe vargje të ndryshme të atyre që mungonin. Protestuesit ishin Aisheja (vajza e Ebu Bekrit), një prej rreth pesëmbëdhjetë grave që profeti ka pasur njëherësh me anë të lejes së shkruar të Allahut dhe tani vejusha e tij, e ndaluar (nga një favor i veçantë i Allahut ndaj Muhamedit) për t’u martuar sërish. Muhamedi, i fejuar me të kur ajo ishte vetëm gjashtë vjeç, e konsumoi martesën me Aishen kur ajo ishte vetëm nëntë vjeç dhe kur luante akoma me kukullat.

      Osmani, gjithashtu, u vra nga një fraksion mysliman rival. Ai, duke mos u lejuar të varrosej në një varrezë myslimane, u varros, në mënyrë ironike, natën nga miqtë në një varrezë judaike.

      I katërti dhe i fundit nga kalifët “e udhëzuar drejt” ishte Ali ibën Ebi Talibi, kushëri dhe dhëndër i Muhamedit, i cili, i shpallur nga profeti, “u ruajt nga gabimi dhe mëkati në veprimet dhe thëniet e tij». Ai, i akuzuar për bashkëfajësi për vrasjen e Osmanit (për të mos thënë që ishte ai njëri prej vrasësve, të paktën mbrojti dhe u bashkua me ta), nuk e vendosi kurrë plotësisht sundimin e tij nga Damasku. Aisheja mbështeti një rebelim kundër tij, që rezultoi në Betejën e Devesë, ku u vranë dymbëdhjetë mijë myslimanë nga myslimanë të tjerë. Aliu fitoi, por problemet e tij veçse u shtuan.

      Brenda pak vitesh pas vrasjes së Muhamedit, më tepër se njëqind mijë myslimanë u vranë nga myslimanë të tjerë, qoftë në betejë, qoftë drejtpërdrejt. Shokët më të afërt dhe dishepujt më të patundur të Muhamedit (disa prej të cilëve ai i lavdëroi si myslimanë të përsosur dhe të cilëve u premtoi Parajsën pa nevojën e martirizimit) luftuan kundër njëri-tjetrit për pasurinë dhe fuqinë e tij. Betejat u ndezën lidhur me atë se kush do të ishte udhëheqësi i ardhshëm i fesë “paqësore” islame në rritje, por të ndarë egërsisht.

      Armiku kryesor i Muhamedit nga Meka, Ebu Sufjani, ishte “kthyer” në fenë islame që të mos i pritej koka. Megjithatë, ai kurrë nuk ishte bërë një besimtar i vërtetë, ashtu siç e di mirë çdokush. Megjithëkëtë, rrëfimi i thjeshtë me buzë për të shpëtuar jetën e vet pranohej nga Muhamedi si i mjaftueshëm për ta bërë dikë mysliman. Djali i tij, Muavije, ishte armiku për vdekje i Aliut në një rivalitet të hidhur për kryesimin. Pasi Aliu kishte marrë kalifatin, një mori përleshjesh midis forcave të tyre, ku shumë veta vdiqën, çoi në betejën e Sifinit.

      Aliu e kishte urryer Ebu Bekrin dhe kishte kërkuar pjesën e tij të pasurisë dhe pronave të Muhamedit, por Ebu Bekri kishte refuzuar. Përfundimisht, Omeri [bin Hafsa], pasuesi i Ebu Bekrit, bëri sipas kërkesës së Aliut dhe e shkeli urdhrin e Muhamedit për të mos shpërndarë pasurinë midis anëtarëve të familjes. Kur më në fund Aliu e pasoi Osmanin për t’u bërë i katërti kalif “i udhëzuar drejt”, u rrethua nga myslimanët që nuk e duronin dot udhëheqjen e tij, ngaqë kishte gisht në vrasjen e Osmanit.

      Aliu, që të mund të mbante në kontroll islamin, duhej të përballej me kundërshtimin gjithnjë e në rritje. Përfundimisht, Aliu dhe njerëzit e tij, nga bastionet e tij në Basra dhe Kufe, në Irak, u vunë kundër Muavijes. Para se të bëhej një thirrje për armëpushim, në betejën në Sifinit, dhjetëra mijëra myslimanë (sipas disa vlerësimeve) u vranë nga myslimanët e tjerë.

      Aliu, më 661, i fundit nga “kalifët e udhëzuar drejt”, u vra gjatë lutjeve të mëngjesit në një xhami në Kufe, në Irak dhe u varros në Nexhef, në Irak. Vendi i mauzoleut dhe varrit të Aliut atje (i shkatërruar disa herë nga myslimanët rivalë, i rindërtuar më pas po aq herë) e bën Nexhefin qendrën e fuqisë dhe pasurisë fetare në Irak (thesaret e tij arrijnë vlerën e 1 miliardë dollarëve).

NDARJA MIDIS SHI’ITËVE DHE SUNITËVE

      Ata myslimanë që e konsiderojnë Aliun e vrarë dhe bijtë e tij si pasuesit e ligjshëm të Muhamedit njihen si shia (ose shi’itët) (shumica në Iran dhe Irak); të tjerët quhen sunitë dhe përbëjnë shumicën tejet më të madhe në vende të tjera. Sadam Hyseini dhe sunitët e tjerë si ai, ndonëse ishin pakicë në Irak, e sunduan dhe e shtypën shumicën e shi’itëve, duke vrarë me qindra mijëra, deri me përzënien e tij nga forcat e koalicionit më 2003. Këto dy fraksione myslimane kanë treguar për një kohë të gjatë se “islami është paqe” duke luftuar kundër njëri-tjetrit, ashtu si në luftën tetë vjeçare (1980-1988) midis Iranit dhe Irakut, ku u vranë më tepër se një milion luftëtarë. Xhamia e Imamit Ali në Nexhef (skena e luftimeve të egra gjatë luftës së Irakut më 2004) është varri më i shenjtë për njëqind e pesëdhjetë milionë myslimanë shia në botë.

      Që nga fillimi u zhvilluan luftëra mizore midis myslimanëve rivalë: kurejshët kundër myslimanëve beduinë, omajadët e Medinës kundër ithtarëve hashimitë të Aliut, etj.. Hysejn ibn-Aliu, një prej bijve të Aliut, synonte të vendoste “islamin e vërtetë” nga Kufe në Irak, por ai dhe pjesa më e madhe e familjes së tij u vranë nga myslimanë rivalë më 680. Meka u rrethua nga trupat e Jezidit, një omajad; Qabeja (e restauruar më vonë) u dogj deri në rrëzë; Guri i saj i Zi u nda në tri copa. Meka u ripushtua përfundimisht më 692 nga Abd al-Maliku (i cili më 691 ndërtoi Kupolën e Shkëmbit në Jeruzalem për të zëvendësuar Qabenë). Ai i bashkoi sërish myslimanët me anë të forcës dhe islami vazhdoi pushtimet e tij.

      Kalifati i Omajadit e sundoi botën myslimane nga 661 deri më 749, kur të gjithë omajadët u vranë nga abasidët rivalë përveç një të mbijetuari, Abd-al-Rahmani, i cili u arratis në Spanjë, ku ngriti një kalifat të pavarur. Kështu filloi Kalifati i Abasidit, i cili zgjati deri më 1528, pavarësisht intrigave, vrasjeve dhe kryengritjeve.

      Tradhtia dhe vrasja e myslimanëve nga duart e myslimanëve të tjerë vazhdon deri më sot. Vështirë se gjen një regjim mysliman që të mos drejtohet nga një diktator që e ka marrë pushtetin nga myslimanë të tjerë, sikurse në Siri dhe Irak. Revolucioni dymbëdhjetë vjeçar në Algjeri ka kushtuar më tepër se njëqind mijë jetë. Në Afganistan, shefat ushtarakë rivalë myslimanë luftojnë akoma kundër njëri-tjetrit. “Të pabesëve” u është dashur të ndërhyjnë atje, sikurse në Gjirin Persik. Kjo është paqja e Allahut në botën e islamit! Vetëm Perëndia i Biblës mund të na çlirojë – por bota perëndimore e ka nxjerrë nga shkollat dhe organizmat publike dhe nuk i lejon Atij një zë të vërtetë në politikat e saj. Kjo është një zgjedhje që Perëndia i vërtetë e lejon në këtë jetë – por mbas vdekjes vjen gjykimi30.

PERANDORIA MË GJAKATARE NË HISTORI

      Më 712 keqbërësit myslimanë nën drejtimin e Muhamed Qazimit (Muhammad Qasun) filluan pushtimin e Indisë, duke shkatërruar tempujt e pallatet dhe duke masakruar qytete të tërë. Sikurse në Kostandinopojë, ku rrugët një ditë mund të përshkoheshin vetëm mbi gjak, vrasjet vazhduan për tri ditë në qytetin port Debal të Indisë. «Masakrat e kryera nga myslimanët në Indi janë të papara në histori, më shumë për nga numri i plotë në krahasim me Holokaustin…»31. Të gjithë kanë dëgjuar për Taxh Mahalin, por pak kujtojnë se u ndërtua nga një mongol mysliman me njëzet mijë punëtorë skllevër. Dhe kështu e përhapi islami “paqen” që terroristët myslimanë të sotëm e ëndërrojnë për të gjithë botën!

      Pushtimet myslimane (përfshirë ato të një fraksioni mysliman kundër një tjetri), ku përfshihen masakrat e shumta të miliona vetëve, vazhduan për më tepër se një mijë e treqind vjet. Dinastia Abasid sundoi deri më 1258 dhe nën [pushtetin e tyre] perandoria islamike arriti kulmin e saj të fuqisë, begatisë dhe diturisë. Cezarea u dorëzua me marrëveshjen që dy mijë kalorësit e saj të mos vriteshin. Sapo u çarmatosën, ata u masakruan si judenjtë e Jathribit. Antiokia ra, me gjashtëmbëdhjetë mijë të krishterë të vrarë dhe njëqind mijë që u shitën në skllavëri.

      Në Spanjë (ku u tha se islami ishte më se i njerëzishëm) garnizoni i Muezit u vra më 920; Pamplona u masakrua me shpatë më 923; më pas u erdhi radha Kordovës, Zaragozës dhe Meredës, ku u vranë të gjithë meshkujt e rritur dhe u skllavëruan gratë e fëmijët. Judenjtë e Granadës u therën më 1066, tridhjetë e katër vjet pasi gjashtë mijë judenj ishin vrarë në Fez të Marokut. Më 1146 Fezi islamik u ekzekutua nga një fraksion tjetër mysliman, almohadët, të cilët pushtuan një pjesë të mirë të Afrikës Veriore pas asgjësimit të almoravidëve (myslimanë dhe këta), me rreth njëqind mijë të masakruar atje dhe njëqind e njëzet mijë të vrarë në Marrakesh. Gjakderdhje të tilla të myslimanëve kundër myslimanëve vazhduan (ne mundëm të citojmë vetëm majën e ajsbergut). Një dhunë e tillë është fryti i pashmangshëm i islamit siç e ka treguar vazhdimisht dhe njëlloj historia, që nga fillimi e deri në ditën e sotme. As edhe një shembull i vetëm nuk mund të jepet ku islami të ketë sjellë paqe ndaj ndonjë populli!

      Sundimi katërqind vjeçar i turqve otomanë, i cili përfundoi më 1917, përfshinte rrëmbimet e djemve të rinj jomyslimanë, të cilët u detyruan të “konvertoheshin” dhe të shërbenin për gjithë jetën si luftëtarë të skllavëruar turq. Shumë prindër të dëshpëruar i gjymtuan fëmijët e tyre për t’i bërë ata të papërshtatshëm. Të qenit grek, armen, serb apo ndonjë jomysliman tjetër nën sundimin otoman do të thoshte të jetoje përditë me frikën e vrasjes, rrëmbimit, torturës dhe gjenocidit. Deri në ditën e sotme serbët dhe bullgarët i urrejnë turqit dhe myslimanët boshnjakë.

      Kur vdiq Sulltan Murati III, biri i tij Muhamedi i vrau që të nëntëmbëdhjetë vëllezërit e tij dhe shtatë konkubina të të atit, të cilat ishin shtatzëna, u qepën nëpër thasë dhe u flakën në Bosfor. Të treqind gratë në haremin e Muratit IV pësuan të njëjtin fat në duart e pasuesit të tij kur ai, sikurse shumë udhëheqës të tjerë myslimanë, u vra nga myslimanë si ai – të gjitha këto veprime për interesin e vendosjes së “paqes” sipas mënyrës së islamit.

VRASJA E TË KRISHTERËVE

      Do të duheshin disa vëllime për të filluar për të treguar mizorinë kundër të krishterëve nga pushtimet islamike që demaskojnë gënjeshtrën e pohimeve të sotme se “islami është paqe”. Megjithatë, mund të citojmë vetëm disa shembuj. «Të krishterët e Damaskut u vranë apo u shitën në skllavëri dhe kishat e tyre u dogjën plotësisht. Sulltani Baibars … i preu kokën tërë popullsisë kur u dorëzua…. Ai dërgoi një trupë për të shkatërruar fshatrat e krishtera të Qaras [afër] Damaskut…. Banorët e rritur u masakruan dhe fëmijët u skllavëruan. Kur të krishterët nga Akre dërguan një delegacion për të kërkuar leje për varrosjen e të vdekurve të tyre, ai e refuzoi ashpër, duke thënë se nëse ata dëshironin kufomat e martirëve do t’i gjenin në shtëpi. Për të realizuar kërcënimin e tij, ky mysliman i përkushtuar marshoi deri në breg dhe vrau çdo të krishterë që ra në duart e tij»32.

      Më 1400 një udhëheqës tjetër tipik i përkushtuar ndaj islamit, Timurlengu i poshtër (Timuri Sakati) «e shkretoi vendin brenda dhe përreth Tbilisit. Më 1403 ai … shkatërroi 700 fshatra të mëdhenj dhe qytete të vegjël, duke masakruar banorët dhe duke rrafshuar të gjitha kishat e krishtera…. Timurlengu, me pretekstin se qindra mijëra të burgosurit hinduistë përbënin një rrezik të rëndë për ushtrinë e tij, urdhëroi ekzekutimin e tyre me gjakftohtësi … dhe ngriti shtylla fitoreje me kokat e prera…. Timurlengu i shkatërroi sistematikisht të krishterët dhe si rezultat nestorianët dhe jakobinët e Mesopotamisë nuk e kanë marrë kurrë veten. Në Sivasi 4000 të krishterë u dogjën të gjallë; në Tus pati 10000 viktima. Historianët e vlerësojnë numrin e të vdekurve në Saraj në 100000; në Bagdad 90000; në Isfahan 70000»33. Kjo vështirë se përbën një numër të vogël vrasjesh.

      Përndjekja e judenjve në Evropën e Kishës Katolike, sado e tmerrshme nga ana e tyre, ishte e butë në krahasim me atë që të krishterët dhe judenjtë otomanë duruan për katër shekuj. Vrasja përfshinte më tepër se një milion armenë në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillimit të atij të njëzet, sikurse edhe mijëra judenj, grekë, sirianë, libanezë e të tjerë. Në mënyrë tragjike shtypja dhe gjakderdhja u anashkaluan shpesh dhe madje u inkurajua nga fuqitë perëndimore, sidomos Anglia dhe ndonjëherë Amerika. Në masakrën e madhe të vitit 1915: «grave turke iu dha kama për t’i dhënë goditjen e fundit armenëve që po vdisnin për të fituar pikë [në sytë] e Allahut se kishin vrarë një të krishterë»34.

      Shkatërrimi i Smirnës së krishterë (duke mos lënë gjë veç periferisë turke/myslimane) më shtator të vitit 1922, me masakrën e hapur nga Mustafa Qemal (Ataturku) të rreth dyqind mijë armenëve dhe banorëve grekë, bëhet edhe më e neveritshme kur kuptojmë se anijet angleze, amerikane, italiane dhe franceze e ankoruar në porte zmbrapsnin viktimat që arratiseshin në gulçim e sipër ndaj tyre për ndihmë35. Fuqitë perëndimore, njësoj si me paqësimin e sotëm të islamit, nuk donin të fyenin Turqinë! Xhorxh Hortoni (George Horton), konsull i SHBA-së në atë qytet fatkeq dhe dëshmitar okular i mizorisë së paparë të islamit dhe bashkëfajësisë perëndimore, në librin e tij “të nevojshëm për t’u lexuar”, Mallkimi i Azisë, shkruan: «Një prej përshtypjeve më të mprehta që mora me vete nga Smirna ishte ndjenja e turpit që i mbetet racës njerëzore»36.

      Xhejms W. Gerardi (James W. Gerard), ish-Ambasador i SHBA-së në Gjermani, në parathënien e tij e përshkruan librin e Hortonit si «historia e plotë e shfarosjes së egër të civilizimit të krishterë [nga myslimanët] gjatë gjithë gjatësisë dhe gjerësisë së Perandorisë Bizantine…». Vetë Hortoni shkruan: «Ky proces i shfarosjes është kryer për një periudhë të konsiderueshme kohe, me një qëllim të caktuar, me organizim dhe hollësi të përpikta; dhe është realizuar me një mizori të paparë, duke shkaktuar shkatërrimin e një numri më të madh qeniesh njerëzore që kanë vuajtur në ndonjë përndjekje të ngjashme që nga ardhja e Krishtit»37. Megjithatë islami vazhdon të bëjë maskaradë si një fe hyjnore me qëllime paqësore – dhe udhëheqësit politikë e fetarë, edukatorët dhe mediat perëndimore japin ndihmën e tyre në nxitjen e këtij mashtrimi, për vetë shkatërrimin e tyre!

NJË LLOJ KËRCËNIMI I RI

      Për turpin tonë, ky tmerr i mizorisë islamike dhe pushtimit të qëllimshëm të botës, ndaj të cilit Perëndimi ka mbyllur sytë, po fshihet nën rrogozin e paqësimit politik e fetar. Ata pak vetë që e njohin të vërtetën dhe rrezikun që kanoset, flasin me urgjencë dhe pasion. Ata, të brengosur dhe të shqetësuar thellë [nga ky qëndrim], e shohin gati të pamundur të zgjojnë perëndimorët para fakteve historike dhe kërcënimit të pandryshueshëm dhe të tashëm të islamit. Ai e ka pushtuar Perëndimin në një formë në dukje dashamirëse, duke pohuar “paqe” për të gjithë. Më tronditës është pohimi i vazhdueshëm i presidentit Bush dhe udhëheqësve të tjerë politikë e fetarë perëndimorë se “islami është paqe”! Nëse udhëheqësit perëndimorë vazhdojnë të mohojnë të vërtetën e tmerrshme dhe të mos ndërmarrin hapat e duhur, Perëndimi do të mposhtet.

      Hitleri, i sigurt se edhe krimet e nazizmit do të rrëshqisnin së shpejti nga kujtesa e botës, u thoshte nga sa thuhet gjeneralëve të tij: «Shkoni! Vrisni pa mëshirë! Kush e kujton sot shfarosjen e armenëve?». Ndërsa bota perëndimore refuzon të pranojë viktimat e vrasjeve islamike përgjatë shekujve dhe, ose mohon Holokaustin ose e largon kujtimin për të, po kështu vazhdon të pretendojë se islami është paqe në mes të therjeve të vazhdueshme në kohën tonë.

      Imamët e predikojnë haptazi xhihadin në xhami, ndërkohë që ndjekësit e islamit janë të vendosur të pushtojnë nën petkun e gënjeshtrës së përhapur se islami është po aq paqësor sa edhe çdo fe tjetër – sikur baptistët apo presbiterianët të ishin po ashtu pas terrorizmit të përhapur mbarëbotëror si myslimanët! Sheiku Muhamed bin Abdyl Rahman al-Arifi, imam i xhamisë së Akademisë së Mbrojtjes së mbretit Fehd në Arabinë Saudite, në fund të vitit 2002 shpalli: «Ne do të kontrollojmë vendin e Vatikanit; ne do të kontrollojmë Romën dhe do të ndërfutim islamin në të. Po, të krishterët … do të na paguajnë xhizjen [taksë për kokë paguar nga jomyslimanët si dhimis, nën sundimin mysliman] në përulje, përndryshe duhet të kthehen në islam»38.

      Këtë herë pushtimi nuk është me ushtritë, por me emigrantët. Si myslimanë të zotuar, që i ndërtojnë xhamitë e tyre dhe e përmbajnë veten nga fqinjët përmes zakoneve dhe fesë arabike apo islamike që daton që nga koha e Muhamedit, kjo farë e re e “pushtuesve” islamikë e di se islami duhet të pushtojë pashmangshmërisht botën. Nëse ata dështojnë me këtë objektiv, Muhamedi ishte një profet i rremë dhe Allahu një hyjni i rremë – që asnjë mysliman nuk mund të pranojë pa u damkosur për ndëshkimin me vdekje të caktuar për apostazinë.

      Kjo ushtri e re pushtuese do të përdorë procese demokratike për të fituar kontroll në ato komunitete ku emigrimi krijon shumicë myslimane. Dhe kur të jenë mjaft të fortë, duhet të zbatohet pashmangshmërisht sheriati. Pikërisht ato të drejta të njeriut që mohohen në vendet myslimane po përdoren për të shkatërruar botën perëndimore që ua jep atyre.

      Shembuj, si lajmi i mëposhtëm që mban datën e 25 janarit 2005, mund të jepen me mijëra në mbarë botën jo-islamike:

Sheiku Omar Bekri Muhamedi, një klerik 46 vjeçar i lindur në Siri [të cilit i është azil politik vite më parë në Britani], ka nxitur të rinjtë myslimanë në mbarë botën të mbështesin rebelimin e Irakut si fillimin e “xhihadit global” – thonë hetuesit. Ai përdori një ton të tillë sfidues këtë muaj në një mbledhje ku merrnin pjesë 500 njerëz në një sallë në qendër të Londrës, ku një ekran gjigant pas tij shfaqte imazhet e Kullave Binjake (Qendrës Tregtare Botërore) të binin. «Allahu ekber» – «Allahu është më i madhi» – bërtitën disa pjesëtarë nga dëgjuesit kur u shfaq imazhi.

      Scotland Yard [Policia Metropolitane e Londrës], pas përgjimit me muaj të tërë të lavdërimit të përnatshëm të rrëmbyesve të avionëve dhe të kamikazëve vetëvrasës të 11 shtatorit, tha javën e shkuar se po e hetonte sheikun Omar, udhëheqësin e Al Muhaxhirunin [që, interesante, është arabisht për “emigrantët”], grupi mysliman më i madh në Britani dhe zyrtarët po kërkojnë nëse mund ta dëbojnë….

      Të dielën [23 janar 2005] policia gjermane arrestoi një njeri të dyshuar se ishte pjesëtar i Al Kaedës dhe e paditi për rekrutim të njerëzve për të kryer vetëvrasje kamikaze në Irak. Këto arrestime ishin pjesë e një hetimi në zhvillim e sipër në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara për rekrutimet dhe veprimtaritë e tjera terroriste në Evropë….

      Hetuesit italianë thonë se disa rekrutë nga Italia kryen sulme me bomba në Bagdad. Zyrtarët zviceranë thonë se janë të shqetësuar se disa klerikë militantë kanë nxitur hapur njerëzit për t’u bërë terroristë….

      Bohre Eddine Benvahia, imami 33 vjeçar i dëbuar kohët e fundit nga Franca drejt Algjerisë, kishte nxitur të rinjtë e një lagjeje të klasës punëtore në Ariane, jashtë Nisës, për t’ju bashkuar xhihadit, thanë zyrtarët e zbulimit francez….

      Policia gjermane, gjatë aksioneve në disa qytete të Gjermanisë më 12 janar, arrestoi 22 njerëz të dyshuar se ishin myslimanë militantë, ku edhe zbuloi dhjetëra pasaporta të falsifikuara dhe kuti me propagandë militante….

      Zyrtarët britanikë thonë se nëse ata duan të dëbojnë një imam për të cilin kanë frikë se nxit dhunë, procedurat zakonisht mund të zgjasin me muaj apo madje vite. Në Britani, ku jetojnë 1.8 milionë myslimanë, zyrtarët e zgjedhur i kërkojnë policisë që të lëviz shpejt kundër disa imamëve të cilët thonë se janë bërë shumë më të zhurmshëm në javët e fundit. Sheiku Omar, i cili ka jetuar këtu që prej vitit 1985 … paralajmëroi se Britania duhet të zbutë ligjet e saj kundër terrorizmit, përndryshe do të përballet me një përgjigje “të tmerrshme” nga myslimanët e egërsuar….

      Në muajt pas 11 shtatorit presioni diplomatik bëri që Britania të vihej kundër imamëve të shprehur qartë. Por kjo nuk ndodhi deri më maj të vitit të kaluar kur zyrtarët britanikë arrestuan klerikun militant të shumëkërkuar, Ebu Hamza al-Masrin e xhamisë së Parkut Finsbëri në Londrën veriore. Ai paditej për nxitje apo shtytje të të tjerëve për të vrarë njerëzit që nuk besonin në fenë islame. Z. Masri rrezikon gjithashtu ekstradimin në Shtetet e Bashkuara, ku është paditur për 11 raste terroriste, përfshirë përpjekjen për të vendosur një kamp stërvitje terroristësh në Oregon….

      Tani imami Ebu Abdullahu … që drejton xhaminë [në Finsbëri] … tha në një intervistë: «Njerëzit na shohin si ekstremistë sepse ne nuk e komprometojmë fenë e Allahut»39.

KJO ËSHTË “FEJA E ALLAHUT”

      Kështu terroristët nuk janë “ekstremistë” në fund të fundit, por myslimanë të vërtetë – saktësisht siç po dokumentojmë se është e vërtetë. Myslimanët në Angli kërcënojnë një përgjigje “të zemëruar” nëse Britania nuk do të zbusë qëndrimin e saj kundër terrorizmit? Dhe ata bëhen më të egrit nëse ne refuzojmë parullën: “islami është paqe”! Por sa perëndimorë janë gati të përballen me të vërtetën?

      Sheiku Omar Bekri e justifikon dhunën dhe vrasjen kundër të gjithë amerikanëve (ata që votuan për ta janë po aq fajtorë sa edhe udhëheqësit që kanë zgjedhur) sepse «pas Luftës II Botërore Amerika u shpalli, në fakt, luftë myslimanëve dhe islamit … duke u dhënë mbështetje ushtarake, financiare dhe diplomatike izraelitëve». Ai justifikon 11 shtatorin sepse «amerikanët nuk kishin Konventë Sigurie me myslimanët … vetëm studiuesit e kualifikuar të fëkëhut (jurisprudenca islamike) mund të kishin planifikuar këtë – sepse që të 19 përdorën pseudonime jomyslimane për t’u futur në vend (gjë e cila ligjërisht i lejonte ata [në bazë të ligjit islamik] të vepronin në xhihad).

      Pasi Al-Kaeda e pranoi përgjegjësinë, ishte e qartë se ulematët e kualifikuar (studiues islamikë) ishin pas kësaj. Kështu, Al-Kaeda ka gjallëruar kulturën e terrorizmit në islam pas 200 vjetësh…. Sipas termave të jurisprudencës islamike, vetëm myslimanët janë të pafajshëm… të gjithë jomyslimanët janë kriminelë rebelë kundër Allahut. Myslimanët që angazhohen në (dialogë) ndërfetarë janë femohues [i nënshtrohen dënimit me vdekje]…. Myslimanët nuk e sulmuan SHBA-në … 11 shtatori ishte një vepër shpagimi … për të nxjerrë Amerikën jashtë botës arabe [edhe pse ata shkuan atje si përgjigje ndaj kërkesave të Arabisë Saudite për ndihmë]»40. Standardi i dyfishtë i pacipë dhe domethënia e veçantë e fjalëve të zakonshme janë të dukshme dhe alarmuese. A po i kushtojnë ndopak vëmendje udhëheqësit politikë dhe këshilltarët e tyre?

PERËNDIMI ËNDËRRON!

      Peshkopi episkopal Bullen Dolli nga Sudani u habit nga qëndrimi që hasi në Shtetet e Bashkuara. Ai erdhi në Uashington, D.C., më tetor 2001, duke kërkuar mirëkuptim për dy milionë bashkëkombës të tij të vrarë nga myslimanët nga veriu dhe për ata që do të bëheshin viktima pa ndërhyrjen e duhur të perëndimorëve. Qendra Tregtare Botërore sapo ishte rrëzuar dhe Pentagoni ishte sulmuar, megjithatë konferencat për shtyp frekuentoheshin pak dhe ai zor se mundi të ngjallte interes kur paralajmëroi se islami “është një fe militante”. Më kot…

      ai nxori në pah se numri i vdekjeve në Sudan është më i madh se fatkeqësitë e kombinuara në Bosnjë, Kosovë, Afganistan, Çeçeni, Somali dhe Algjeri. Sudanezët që kanë vdekur gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit janë sa dyfishi i të gjithë të vdekurve në luftë nga amerikanët në 200 vitet e fundit. Por zor se dëgjon ndokush. Prezantuesit e peshkopit nuk mund të gjenin një hapësirë të lirë në NPR, në rrjet, apo në ndonjë skenë të ndjekur nga shumë veta në krahasim me mikpritjen energjike të ndonjë mullahu shëtitës që lavdëron “Fenë e Paqes dhe Tolerancës”.

      Për peshkop Dollin mund të duket e pakuptueshme që SHBA-ja ka ndërhyrë ushtarakisht dhe politikisht për të “shpëtuar” myslimanët në Bosnjë dhe Kosovë nga gjenocide të pohuara të kryera nga fqinjët e tyre të krishterë ndërsa mbetet moskokëçarëse ndaj gjenocidit shumë real të të krishterëve që është kryer nga myslimanët sundues në Sudan për dy dhjetëvjeçarë. Ai nuk kupton se vetë krishterimi i grigjës së tij i ka mbrojtur nga viktimat e sigurta në sytë e elitës sunduese perëndimore41.

      Është e mërzitshme dhe çuditshme që ka «një paragjykim të vazhdueshëm amerikan në favor të palës myslimane në gati çdo konflikt me një komb të krishterë»42. A do të fitojë ndonjëherë Perëndimi bindje morale përballë të vërtetës dhe të veprojë në bazë të saj? Nëse jo, ne me dashje – dhe pavarësisht paralajmërimeve të shumta – po ndihmojmë në vetë nënshtrimin tonë përfundimtar ndaj tmerrit të sundimit islamik.

      Shkalla e naivitetit të udhëheqësve amerikanë – apo verbëria me dashje ndaj të vërtetës rreth islamit – shihet në një takim të Majkëll Blumbergut (Michael Bloomberg), kryebashkiakut të Nju Jorkut, me Omar Muhamedin në Komisionin e të Drejtave të Njeriut të qytetit të tij më 15 tetor 2002. Kjo ndodhi pak më vonë se një vit pasi nëntëmbëdhjetë myslimanë shkatërruan Qendrën Tregtare Botërore dhe sulmuan Pentagonin. Muhamedi është këshilltar i përgjithshëm në Nju Jork i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR). Për të kuptuar jo vetëm ironinë, por edhe marrëzinë e këtij takimi, shikoni Shtojcën B në faqen në fund të librit.

      CAIR-i ka shprehur interes të madh për çdo diskriminim kundër myslimanëve në Amerikë, por nuk ka bërë asnjë kritikë për myslimanët që rrëmbejnë dhe u presin kokat civilëve në Irak, për vrasjen e vazhdueshme të grave e fëmijëve nga myslimanët në Sudan, Indonezi, Nigeri, apo për ndonjë mizori tjetër të përsëritur nga myslimanët në mbarë botën. CAIR-i ka pasur lidhje me grupet terroriste si Hamasi, që stërvit kamikazët vetëvrasës dhe përkrah një pushtim mysliman të Shteteve të Bashkuara. Megjithatë pohon se është një “grup bazë për të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e tyre” që përkrah “të drejtat e barabarta për të gjithë” përfshirë “lirinë e fesë”43. Mashtrimi i fundit i CAIR-it ishte nisja e një fushate mediatike më gusht 2005 për të bindur publikun amerikan se islami nuk e mbështet dhunën dhe se terroristët nuk janë myslimanë të vërtetë. Tragjedia është se pjesa më e madhe e amerikanëve do të vazhdojnë të besojnë këtë gënjeshtër të përsëritur shpesh.

A DO TË ZGJOHET PERËNDIMI PARA SE TË JETË TEPËR VONË?

      Vetëkënaqësia britanike u trondit mëngjesin e 7 korrikut 2005 kur, në një sulm të koordinuar terrorist, shpërthyen në mënyrë strategjike katër bomba të fuqishme nga kamikazë vetëvrasës të Al-Kaedës (tri në metronë e Londrës brenda pesëmbëdhjetë sekonda nga njëra-tjetra dhe një në një autobus dykatësh pas më pak se një orë) dhe që shkaktuan rreth gjashtëdhjetë të vdekur dhe të plagosur ishin rreth shtatëqind. Rrjetet e telefonisë celulare nuk ishin në gjendje të mbanin thirrjet e emergjencës.

      E tronditur, gjithashtu, qe besimi në Samitin e G8 të udhëheqësve që takoheshin në Gleneagles, Skoci, në atë kohë. Kryeministri Toni Bler nxitoi drejt Londrës. Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj Britanisë që kur një raketë gjermane V2 vrau 131 njerëz në Stepni më 27 mars 1945, nga fundi i Luftës II Botërore.

      Identiteti i njërit prej katër kamikazëve, Muhamed Sidik Kani (Mohammad Sidique Khan), ishte zbardhuar tashmë përmes një kompjuteri portativ gjatë një operatori të Al Kaedës i arrestuar më gusht 2004 në Lahore të Pakistanit. Në mënyrë të pabesueshme, pas vëzhgimit të shkurtër që iu bë Kanit, zbulimi britanik MI5 përcaktoi se ai nuk ishte një kërcënim i pritshëm dhe kështu nuk duhej të vihej nën mbikëqyrje. Për atë kompjuter u tha se përmbante plane për sulme tubash në Londër po ashtu edhe sulme ndërtesash financiare në Nju Jork e Uashington. Në një rast klasik kur puna nuk bëhet mirë, që nuk mund t’ia lejojmë vetes në këtë luftë, qeveria amerikane e përhapi identitetin e një celule të Al Kaedës në Britani që u zbulua në një kompjuter portativ, duke e detyruar policinë në Britani dhe Kanada për të bërë arrestime të parakohshme. Tom Rixhi (Tom Ridge), Sekretari i Sigurisë së Atdheut të SHBA-së, kërkoi falje, por tashmë ishte bërë dëm  pariparueshëm.

      Dy javë më vonë, ndodhën katër shpërthime të tjera në një sistem transit, por këtë herë ishte vetëm zhurma e kapsollave ndërsa bombat nuk arritën të shpërthenin. Të katër kamikazët vetëvrasës u rrethuan menjëherë – njëri në Romë, i cili u padit për terrorizëm ndërkombëtar. Megjithatë gatishmëria e Britanisë për të pranuar islamin si fe paqësore dukej e patundur. Bleri, duke iu qepur të njëjtës histori të thënë nga udhëheqësit e tjerë të botës, shpalli: «Ne e dimë se këta njerëz veprojnë në emër të islamit, por dimë gjithashtu se … pjesa më e madhe e myslimanëve këtu dhe gjetiu janë të përmbajtur dhe njerëz që zbatojnë ligjin, e që i kanë neveri ata që bëjnë një gjë të tillë…»44. Çdo mysliman që ka neveri për një terrorizëm të tillë, duhet edhe të ketë neveri për Muhamedin që ka bërë edhe më keq – si edhe për mijëra udhëheqës myslimanë që kanë ndjekur shembullin e tij që atëherë. Ata duhet të kenë neveri edhe për mësimet për xhihadin nga Kurani dhe hadithet!

      Fabrika e bombave ndodhej në Lids dhe eksplozivët u gjetën në një sërë shtëpish që u kontrolluan në zonat e Lidsit. Më turbullues ishte fakti se vrasësit/kamikazët vetëvrasës (tre nga Pakistani, një me prejardhje xhamajkane, fotografitë e të cilëve u morën nga kamerat e mbikëqyrjes) nuk ishin të huaj që kishin pushtuar Anglinë, por vendas, të rinj tërheqës që e pëlqenin futbollin dhe kriketin. Rreth tre mijë të rinj britanikë me prejardhje nga Lindja e Mesme janë stërvitur në kampet e Al Kaedës në Afganistan para pushtimit amerikan.

      Asnjë provë tjetër më e mirë nuk mund të jepet për efikasitetin e imamëve, të cilët në xhamitë britanike predikojnë terrorizmin apo xhihadin si një pjesë jetësore e islamit. As nuk mund të fajësohet britaniku që ka filluar ta shikojë me dyshim si një terrorist të mundshëm çdo person me lëkurë të zezë nga Lindja e Mesme. Mirëpo, sikurse Bleri, ata nuk ishin akoma gati të përballeshin me të vërtetën rreth vetë islamit. Sigurisht, Mbretëresha “u trondit shumë” që terroristët ishin aktivë në qendër të Londrës paqësore e kozmopolitane. Flamuri anglez u ngrit në gjysmë shtizë në Pallatin Mbretëror. A do të bëjë të njëjtën gjë edhe flamuri me yje e viza?

      Sheiku Omar Bekri Muhamedi (i përmendur më parë, që i ka lavdëruar vazhdimisht rrëmbyesit e 11 shtatorit dhe që ka predikuar urrejtje për vite me radhë kundër vendit që e kishte pranuar si refugjat) ishte betuar më dhjetor 2004 se nëse qeveritë perëndimore nuk do të ndryshonin politikat e tyre, myslimanët do t’u jepnin atyre «një 11 shtator, ditë pas dite pas dite». Bekri u largua menjëherë nga Anglia drejt Libanit – jo para se të shpallte se «nëse ai do të kishte ditur se myslimanët po planifikonin sulme si ai bombardimeve të 7 korrikut në Londër, ai nuk do ta kishte informuar policinë». Ai pohoi se mësimi i islamit nuk do ta lejonte të tradhtonte myslimanët tek autoritetet – një shpjegim që duhet të ketë rritur ndjenjën e pasigurisë londineze. Sekretari i Shtetit Çarls Klarku (Charles Clarke) nxori një urdhër të vonuar për ndalimin e Bekrit (i cili duhej të ishte dëbuar me kohë) që të mos shkelte në Angli. Megjithatë CAIR-i guxon të thotë se ky udhëheqës mysliman – dhe turmat si ai – nuk përfaqësojnë islamin!

      Ndërkohë terrorizmi islamik, në vend që të pakësohet, veçse duket se po merr vrull. Kjo është e vërtetë edhe brenda Irakut, ku Koalicioni dhe trupat irakiane (që vetë janë myslimanë) kanë luftuar për muaj të tërë për të shtypur këtë vrasje të nxitur nga ana fetare. Një prej incidenteve më të fundit, për shembull, vetëm para se ky libër të botohej për herë të dytë, ishte…

…seria vdekjeprurëse e bombardimeve vrasëse të një dite të vetme në Bagdad pas disa javësh, edhe pse sulmet vrasëse të një niveli më të ulët të vdekjeve ndodhin këtu rregullisht…. Dhuna ndodhi ndërkohë që udhëheqësit irakianë rifilluan zhvillimet për bisedime në një moket të kushtetutës së re. Një kamikaz vetëvrasës me makinë, duke pasur si synim policët, shpërtheu mjetin e tij jashtë stacionit të autobusit të Nahdas në qendër të Bagdadit…. Një kamikaz vetëvrasës tjetër shpërtheu makinën e tij afër spitalit Kindi rreth 30 minuta më vonë ndërkohë që shumë të plagosur po vinin për trajtim … 43 njerëz vdiqën dhe 85 u plagosën…. Në një vend tjetër, gjashtë rekrutë ushtarakë të rinj irakianë u vranë me stil ekzekutimi pasi njerëz të armatosur ndalën furgonin e tyre… [rrugës] drejt një kampi stërvitjeje në Kirkuk45.

      Kështu tha agjencia e Lajmeve Foks më 17 gusht 2005. Por më pak se një muaj më pas, kjo e dhënë u eklipsua kur sulmet e koordinuara vranë më tepër se 190 vetë në Bagdad:

Kryengritësit, që besohet se ishin aleatë me grupin e Ebu Musab Zarkavit të al-Kaedës në Irak vazhduan bombardimet në kryeqytet të enjten [15 shtator 2005], duke gjuajtur predha që e çoi numrin e të vdekurve brenda dy ditëve në më shumë se 190…. Tre makina-bombë në anën perëndimore të kryeqytetit vranë katër punëtorë të postës irakiane dhe 17 komando policie, thanë zyrtarë të policisë dhe Ministrisë së Brendshme. Udhëheqësit irakianë dhe amerikanë kanë identifikuar komandot si fronti i Irakut kundër kryengritësve…. Ndërkohë, një polic u vra gjatë një beteje me armë me kryengritësit dhe një tjetër oficer u gjet i prangosur dhe i qëlluar në kokë, thanë agjencitë e lajmeve. Trupat e shtatë njerëzve të paidentifikuar u gjetën në vende përreth kryeqytetit, me sytë dhe duart e lidhur…. Një ditë më parë, të paktën 14 makina-bombë përgjatë Bagdadit vranë më tepër se 160 njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve ishin civilë myslimanë shia – numri më i madh i të vdekurve në luftë i shkaktuar nga sulmet kryengritëse në kryeqytet46.

      Vrasjet e pamëshirshme nxiten nga besimi se xhihadi është thirrja më e lartë për çdo mysliman dhe se kryerja e vetëvrasjes gjatë shkatërrimit të sa më shumë “paganëve” që të jetë e mundur, është mënyra më e sigurt për Parajsën myslimane të premtuar nga Muhamedi. Në përpjekjet për të fshehur qëllimin vrasës të islamit kundër të gjithë atyre që nuk i nënshtrohen, sulmet vetëvrasëse që shënjestrojnë civilët e pafajshëm quhen tani “Operacione të Parajsës”. Në faqen e internetit të lajmeve të Al-Xhazirës, një paragraf shkruan: «Ariel Sharoni urdhëroi ministrin e mbrojtjes, Shaul Mofazin, për të ndërmarrë sulme të gjera ndaj lëvizjes së xhihadit islamik, fraksioni ushtarak i të cilës ndërmori dje “am-ma-li-a al cha-deer-ra”, operacione të parajsës, që vranë pesë izraelitë dhe plagosën dhjetëra të tjerë ose këdo që ishte pranë». Më parë sulmet me kamikazë vetëvrasës janë quajtur “ammaliat in-ta-har-ia-a” – operacione vetëvrasëse (ndonëse ata do t’i quanin operacione martirizimi47.

      Ky zhgënjim ushqen këtë lojë vdekjeprurëse. Nëse ai besim do të demaskohej si gënjeshtër që është, i nxitur nga një profet i rremë, të ashtuquajturat “Operacione të Parajsës” do të ndaleshin.

      Hapi i parë në drejtimin e duhur do të ishte që udhëheqësit fetarë e politikë perëndimorë të ndalnin korrektësinë e tyre politike rreth islamit si “fe e paqes” dhe të pranojnë e  publikojnë fort të vërtetën – se vetë islami është përgjegjës për terrorizmin nga myslimanët në mbarë botën. Vetëm atëherë mund të luftohet terrorizmi me ndershmëri, zgjuarsi dhe në mënyrë të frytshme.

      Megjithatë mbulimi për të shmangur fyerjet ndaj vendeve myslimane vazhdon të mos ndikohet nga terrorizmi gjithnjë e në rritje. Princi Karli i Anglisë, me gruan e tij sapomartuar, Kamilën (Dukesha e Kornuellit), mbërriti në Uashington, më 1 nëntor 2005. «për të bindur Xhorxh W. Bushin dhe amerikanët për meritat e islamit…»48. Me sa duket terroristët mund të jetë të sigurt se pavarësisht se sa më shumë njerëz të pafajshëm vrasin apo gjymtojnë, Perëndimi do të vazhdojë të besojë se islami është një fe paqeje që ka marrë një nam të keq nga disa ekstremistë.

      Ata që e njohin të vërtetën e tmerrshme le t’i bëjnë thirrje botës perëndimore që refuzon të dëgjojë. Komenti i shkurtër i mëposhtëm nga një luftëtar veteran kundër terroristëve të islamit në mbarë botën nuk e fsheh zemërimin gurgullues, irritimin acarues, e njëherësh vendosmërinë e paepur për të eliminuar këtë kërcënim ndaj qytetërimit:

Çeçenia dukej pothuaj si një vend pushimesh. Kishim udhëtuar në zonat e luftimit të Rusisë fill pas javësh në shkretëtirën jugore sudaneze. Vetë lufta e Sudanit ishte më tepër se njëzetvjeçare, duke lënë një trashëgim shkretimi të pakrahasueshëm, njerëz fisnorë të gjymtuar dhe gra të përdhunuara në një shkallë të madhe, të institucionalizuar, që do t’i bënte të zbeheshin përpjekjet më të këqija të Sadam Hyseinit të torturave dhe degjenerimit, po t’i krahasonim. Në Sudan skuadra jonë prej pesë vetësh përfshinte veteranë nga njësitë ushtarake elitë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Britanisë së Madhe. Ndërsa ishim atje, kemi siguruar shërbime shumë të nevojshme sigurie dhe kemi marrë pjesë në çlirimin e më shumë se 3000 skllevërve. Të gjithë këta kanë qenë gra e fëmijë. Fshatarët meshkuj të rritur nuk u morën kurrë: ata ose ishin vrarë në vend gjatë sulmeve, ose ishin gjymtuar nga sulmuesit me hanxharë dhe ishin lënë të pengoheshin përgjatë shkretëtirës sa më shumë të mundeshin. Gratë ishin marrë si skllave seksi e pune nga trupat qeveritare dhe nga Fronti Islamik Kombëtar i formuar nga Usama bin Ladeni49.

Verbëria e vullnetshme nga ana e Perëndimit dhe vendosmëria për të mos u përballur me të vërtetën për islamin ngrihet në nivelet më të larta të naivitetit të arritura ndonjëherë. Aq shumë që myslimanët nuk kanë nevojë të fshehin programin e tyre të lig. Faqja e internetit e Hamasit i shpall me guxim botës që refuzon të besojë se tmerri mund të jetë i vërtetë: «Ne jemi një komb që pi gjak dhe … nuk ka gjak më të mirë [më të shijshëm] se sa gjaku i judenjve». Megjithatë bota perëndimore vazhdon të fajësojë Izraelin se nuk bën “paqe” me armiq të tillë. Gjatë këtij procesi ne hasim zemërimin gjithnjë e në rritje të Perëndisë dhe mbjelljen e farës së vetë shkatërrimit tonë.

[previous][next]