SKENA ËSHTË GATI

Kapitulli 1 | DITA E GJYKIMIT

      KONFLIKTI MIDIS IZRAELIT TË VOGËL dhe koalicionit të gjerë të kombeve arabe/myslimane të rreshtuara kundër tij është pa dyshim situata më e rrezikshme që po has bota sot. Kjo është edhe tema kryesore e Biblës, në të cilën kemi të regjistruara me hollësi, nga dy mijë deri në tre mijë vjet para se të ndodhnin, ndodhitë që të çojnë në përmbysjen e sotme të Lindjes së Mesme. Për më tepër (një fakt të cilit udhëheqësit politikë dhe fetarë të botës i kushtojnë pak vëmendje), Bibla jo vetëm që e ka parathënë tragjedinë me hollësi, por edhe ka shpallur përfundimin e saj. Pasojat e këtij fakti janë logjikë dhe të kuptueshëm: nëse Bibla është në gabim rreth Izraelit, temës së saj kryesore, atëherë të gjitha sinagogat dhe kishat e krishtera, të cilat pohojnë se e mbështesin besimin e tyre në këto Shkrime [të Shenjta], duhet të pranojnë këtë fakt dhe t’i mbyllin dyert. Por, nga ana tjetër, nëse Bibla është e vërtetë, atëherë kombet e botës duhet të kenë një sjellje siç duhet; sepse, nëse nuk e kanë të tillë, pasojat do të jetë shkatërrimtare. Faqet që vijojnë i lëshojnë botës këtë sfidë.

      Pothuaj 30% e Biblës i kushtohet profecive. Këto nuk janë parashikime të pavlera psikike apo strofa të mjegullta franceze të Nostradamusit, që në dukje mund t’i përshtaten çdo ndodhie të re që shfaqet. Profecitë biblike janë pohime të drejtpërdrejta, të hapura dhe të verifikueshme, të cilat kanë parathënë ngjarjet kryesore të historisë botërore shekuj, madje mijëra vjet më parë. Nuk ka profeci të tilla në Kuran, në Vedat hinduiste, në thëniet e Budës apo të Konfucit; asgjë që mund t’u afrohet në ndonjë shkrim, fetar apo jofetar.

      Është përmbushja e këtyre profecive, e dëshmuar nga bota, që Perëndia i Biblës e tregon si provë se vetëm Ai është Perëndia i vërtetë: «Unë jam Perëndia … askush nuk më ngjet mua, që shpall fundin që në fillim, dhe shumë kohë më parë gjërat që ende nuk janë bërë … t’i kam njoftuar që në fillim, bëra që t’i dëgjosh para se të ndodhnin … tani po ju njoftoj gjëra të reja; unë jua bëj të njohura para se të mbijnë»1Isaia 42:9; Isaia 46:9-10; Isaia 48:5, etj.. Profecitë e shumta të Biblës e identifikojnë përtej dyshimit Perëndinë e vetëm të vërtetë dhe Biblën si zbulesën e Tij të vetme për njerëzimin.

      Kush është ky Perëndi që ka frymëzuar Biblën përmes nja dyzet profetëve të ndryshëm gjatë një periudhe prej një mijë e gjashtëqind vjetësh? Bibla thotë se emri i Tij është: «UNË JAM [Jahve]»2Eksodi 3:13-14. (që do të thotë se Ai është vetë-ekzistues, pa fillim apo fund). Nëntë herë Ai quhet «Perëndia i Abrahamit … Isakut … dhe Jakobit»3Eksodi 3:6,15,16; Mateu 22:32; Marku 12:26, etj.. Nga këta patriarkë e kanë prejardhjen judenjtë. Jahve, të cilit sapo iu referuam, është quajtur «Perëndia i Izraelit» 203 herë – dhe pikërisht Izraelit Ai i dha Tokën e Premtuar4Zanafilla 28:13; Zanafilla 35:12; Eksodi 5:1; Eksodi 24:10; Jozueu 7:13; 1 Samuelit 1:17; 1 Kronikave 16:15-19, etj.. Asnjëherë nuk quhet «Perëndia i Ismaelit» (nga i cili arabët pohojnë prejardhjen) dhe asnjëherë nuk quhet «Perëndia i arabëve».

      Sigurisht, asnjëherë nuk quhet «Perëndia i amerikanëve», apo i francezëve, apo i rusëve, apo i ndonjë tjetri. Dhe që ky Perëndi nuk është Allahu i myslimanëve bëhet plotësisht e qartë. Ata që mund të fyhen nga këto fakte duhet t’i ankohen Perëndisë së Biblës, jo këtij shkrimtari. Qëllimi im është vetëm të tregoj me saktësi atë që thotë Bibla –  atë të vërtetë që injorohet nga shumë vetë dhe shumë refuzojnë ta pranojnë, por që ne do ta vërtetojmë në faqet që vijojnë nga historia dhe zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme.

      Shumë njerëz mërziten nga pohimi i përsëritur i Biblës që judenjtë janë «populli i zgjedhur» i Perëndisë5Levitiku 20:26; Ligji i Përtërirë 7:6; 1 Kronikave 16:13; Psalmi 105:6, 43; Isaia 65:15; Jeremia 31:1, etj.. Kjo ishte zgjedhja e Tij, pavarësisht na pëlqen apo jo. Prandaj, që në fillim të studimit tonë, identiteti i Perëndisë së Biblës duhet të bëhet i qartë.

      Disa nga profecitë që do të shohim janë në mënyrë të veçantë për kohën tonë. Ato përgatisin skenën për gjykim të ashpër nga Perëndia, për të cilin planeti tokë po bëhet gati me të shpejtë. Kjo do të bëhet e qartë në vijim e sipër.

      Pa dyshim, Izraeli është tema kryesore e profecisë biblike, sikurse është e lajmeve të përditshme. Fjala “Izrael” gjendet 2,565 herë në 2,293 vargje të përkthimit të Mbretit Xhejms të Biblës, ndërsa fjala “Jeruzalem” gjendet 811 herë në 764 vargje. Në kontrast me këtë, fjala “Jeruzalem” nuk gjendet as edhe një herë në Kuran. Mirëpo myslimanët ngulin këmbë se Jeruzalemi është qyteti i tyre i tretë i shenjtë. Ne do ta vërtetojmë përtej çdo dyshimi që ky është një pohim i rremë, po ashtu edhe faktin se ata që e quajnë veten “palestinezë” dhe që bëjnë pohimin se Izraeli po pushton tokën e tyre janë mashtrues (shiko kapitullin katër).

      Profecitë rreth Izraelit dhe Jeruzalemit janë të sakta dhe përtej keqinterpretimit. Ne do të kufizohemi me disa që janë duke u përmbushur qartazi në kohën e sotme. Disa prej tyre paralajmërojnë në mënyrë të veçantë për gjykimin e Perëndisë ndaj atyre që përpiqen të sjellin njëfarë “paqeje” në Lindjen e Mesme, veprime të cilat kundërshtojnë atë që ka dekretuar Perëndia për popullin e Tij Izrael. Metodat që ka përdorur Perëndimi në dhjetëvjeçarët e fundit shpalosen në Shkrimin e Shenjtë, duke përfshirë «planin aktual për paqe».

      Duhet thënë se profecitë te të cilat do të përqendrohemi në faqet që vijojnë mund të zbatohen vetëm për kohën e sotme. Perëndia është në veprim mbrapa skene, duke realizuar ndodhitë të cilat i kishte parathënë në Fjalën e Tij, ndonëse kjo nuk pranohet nga udhëheqësit botërorë, të cilët i injorojnë paralajmërimet e Biblës. Në faqet që vijojnë do të paraqesim profeci specifike, të përmbushura për kohën tonë – shembuj të asaj që thotë Perëndia se po bën tani në këtë tokë) – dhe ndëshkimin që do të derdhë ndaj të gjitha kombeve për keqtrajtimin e tyre ndaj popullit të Tij, judenjve dhe kombit të Izraelit. Qindra profeci të përmbushura në të shkuarën janë garancia se paralajmërimet biblike që i përkasin brezit tonë nuk janë kërcënime boshe.

NJË KUPË HUTIMI, NJË GUR I RËNDË

      Dy mijë e pesëqind vjet më parë, Perëndia i Biblës, përmes profetit të Tij Zakaria, shpalli: «Ja, unë do ta bëj Jeruzalemin një kupë hutimi për gjithë popujt përreth; ata do të dalin gjithashtu kundër Judës, kur të rrethojnë Jeruzalemin»6Zakaria 12:2.. Ky është një pohim i mahnitshëm – që Jeruzalemi, i cili ishte atëherë në shkretim të plotë, jo vetëm do të jetë qendra e vëmendjes botërore një ditë, por që tërë fqinjët e Izraelit do të bashkohen kundër tij.

      Izraeli ka pasur shumë armiq gjatë historisë së tij (egjiptianët, filistejtë, sirianët, asirianët, babilonasit, etj.). Megjithëkëtë, nuk ka ndodhur kurrë që «gjithë popujt përreth» (pra, fqinjët e tij) të jenë bashkuar në një kauzë të përbashkët për ta shkatërruar atë. Kjo është e vërtetë sot, siç e ka parathënë me saktësi Bibla, për herë të parë në historinë e Izraelit! Për më tepër, kjo shënon fillimin e fundit të antisemitizmit, siç do ta shohim.

      Perëndia vazhdon duke thënë: «Atë ditë do të ndodhë që unë do ta bëj Jeruzalemin një gur të rëndë për gjithë popujt…». Gjuha është shumë e përpiktë: “një gur të rëndë” për “gjithë popujt”, por “një kupë hutimi” për fqinjët përreth të Izraelit. Cili është ndryshimi?

      Fqinjët e Izraelit, për më shumë se pesëdhjetë vjet, e kanë sulmuar vazhdimisht dhe ai është treguar shumë i fortë ushtarakisht kundër tyre, edhe pse ata kanë qenë me raportin pesëdhjetë me një dhe janë përpjekur ta zënë në befasi. Fqinjët, të mposhtur keqas çdo herë, hutohen (dridhen) dhe shtiren për një dëshirë për paqe, me qëllimin, sigurisht, për ta mashtruar dhe asgjësuar përfundimisht – një strategji kjo e caktuar për myslimanët nga vetë Muhamedi, themeluesi dhe profeti i islamit.

      Perëndia i Biblës ka premtuar të mbrojë Izraelin, ndërsa Allahu i Kuranit dhe islami janë betuar t’i japin fund. Beteja e vërtetë nuk është midis arabëve dhe judenjve, por midis Allahut dhe Jahvesë. Nuk ka dyshim për përfundimin, por do t’u kushtojë shumë të dyja palëve: Izraeli do të disiplinohet ashpër dhe armiqtë e tij do të shkatërrohen.

      Jeruzalemi, saktësisht siç është parashikuar, është një gur i rëndë për gjithë popujt e botës. Çfarë barrë e rëndë është ai? Organizata e Kombeve të Bashkuara ka përdorur një të tretën e kohës së saj duke nxjerrë vendime e duke diskutuar për Izraelin dhe duke e paditur atë për shkak të zotërimit të Jeruzalemit. Një komb i vogël që ka një të mijtën e popullsisë së botës ka zënë një të tretën e kohës së OKB-së! Më tepër se gjashtëdhjetë mijë vota individuale janë hedhur në OKB kundër Izraelit. Kjo është vërtet një barrë e rëndë, siç ka parathënë me saktësi Bibla! A është kjo thjesht rastësi? Ne do të stivojmë profeci pas profecie që po përmbushet në kohën tonë derisa “rastësia” të dalë si krejt marrëzi.

      Skeptikët i kanë paditur ungjillorët se janë përpjekur t’ia përshtatin profecinë ngjarjeve të sotme, duke pohuar se askush nuk ka pranuar profeci të tilla në të shkuarën, por vetëm qëkur Izraeli është formuar më 1948. Përkundrazi, shekuj përpara se kjo të ndodhte, pjesa më e madhe e të krishterëve ungjillorë besonin dhe predikonin nga Bibla kthimin e judenjve në tokën e tyre. Edhe udhëheqësi kalvinist Xhon Oueni (John Owen), duke e mbështetur mendimin në profecinë biblike, shkroi në shekullin e shtatëmbëdhjetë: «Judenjtë do të mblidhen nga të gjitha anët e tokës … dhe do të çohen në vendlindjen e tyre»7Cituar në faqen e internet të Ura për Paqe (Bridges for Peace), 21 Maj 2004.

      Martin Luteri pranoi disa nga profecitë rreth Izraelit dhe, meqë ato nuk ishin përmbushur në kohën e tij, ua hoqi vijën judenjve si populli i zgjedhur i Perëndisë: «Nëse judenjtë janë pasardhësit e Abrahamit, atëherë ne duhet të presim t’i shohim të kthyer në tokën e tyre [me] një shtet të tyre. Por çfarë shohim? I shohim të shpërndarë dhe të përçmuar»8J. Randall Price, Dokument i paraqitur në Konferencën e Grupit Studimor Para Mundimit, 6 dhjetor 2004; i disponueshëm në adresën https://www.pre-trib.org/dr-robert-thomas/message/is-the-modern-state-of-israel-prophetically-significant/read. Fakti që judenjtë u shpërndanë dhe u përçmuan ishte në vetvete, siç do ta shohim, një përmbushje e profecive biblike që Luteri nuk i pranoi. Profecitë për mbledhjen sërish të Izraelit nuk ishin për kohën e Luterit, por për tonën. Vetë fakti që judenjtë janë kthyer në tokën e tyre pas dy mijë e pesëqind vjetësh, duke qenë të shpërndarë në mbarë botën dhe se flasin hebraishten e tyre origjinale siç bëri mbreti David tre mijë vjet më parë, është një përmbushje e mrekullueshme e një profecie tjetër biblike për ditët e fundit. Asnjë popull tjetër nuk është kthyer për të vendosur sërish kombin e vet, ku të kenë ruajtur gjuhën e tyre origjinale dhe pasi të jenë dëbuar nga toka e tyre për një periudhë kaq të gjatë kohe.

      Duket se ka arsye më se të mjaftueshme për këtë komb të vogël dhe të sapo ri-lindur për t’u trembur para armiqve që e rrethojnë dhe para dënimeve të OKB-së dhe të Bashkimit Evropian. Me siguri një vend kaq i vogël mund të sillet lehtë vërdallë. Sigurisht, nëse do të ishte kështu, ai nuk do të ishte barrë e rëndë për ndokënd. Por Izraeli nuk mund të sillet vërdallë nga fqinjët e tij, as nga ndonjë tjetër. Forcat Izraelite të Mbrojtjes janë ndër më të mirat në botë, ashtu siç ka parashikuar me saktësi Bibla.

SI NJË ZJARR QË GLLABËRON KOMBET PËRRETH

      Dhe kjo përmbush një profeci tjetër: «Atë ditë unë do t’i bëj krerët e Judës si një mangall që digjet në mes të një turre drush…. Ata do të gllabërojnë djathtas e majtas gjithë popujt përreth…»9Zakaria 12:6.. Kjo është saktësisht ajo që ka ndodhur, për çudinë dhe zhgënjimin e botës. Vini re përsëritjen në shumë profeci të kohëve të fundit të shprehjes: Unë do të. Perëndia po bën diçka në këtë tokë si përgatitje për gjykimin e kombeve. Ata që refuzojnë të shohin dorën e Perëndisë në veprim do të korrin pasojat për mosbesimin e tyre përballë provave dërrmuese.

      Në tetor të vitit 1973, në atë që u bë e njohur si Lufta e Yom Kipurit, forcat sulmuese arabe nga Egjipti (tetë mijë egjiptianë pushtuan dhe vranë pesëqind forca mbrojtëse izraelite përgjatë Suezit) dhe Siria (një mijë e katërqind tanke rrafshuan Golanin me vetëm një tank izraelit në dispozicion për t’u bërë ballë) e zunë Izraelin plotësisht në befasi. Sovjetikët e dinin me saktësi se kur do të ndodhte sulmi (6 tetor 1973) dhe hoqën vartësin e fundit të stafit të tyre më 5 tetor. Administrata e Sigurisë Kombëtare të Amerikës (ASK) e dinte se do të lëshohej një Perl Harbor arab kundër Izraelit. Dhjetëra njoftime u dërguan nga ASK-ja te Niksoni (Nixon) në Shtëpinë e Bardhë, e cila kishte prova pozitive për sulmin që të paktën dy ditë më parë. Mirëpo Niksoni, për arsyet e veta, zgjodhi të mos njoftonte Izraelin, mbase duke imagjinuar se kjo tradhti e tmerrshme ndaj aleatit tonë të vetëm në Lindjen e Mesme nuk do të zbulohej.

      Përfundimisht Shtëpia e Bardhë i dha Izraelit një njoftim të qortueshëm disa orë përpara, por nguli këmbë që Izraeli të përmbahej nga goditjet parandaluese dhe të sigurohej të mos qëllonte i pari. Sekretari i Shtetit të SHBA-së Henri Kisingeri (Henry Kissinger) u bë “i paarritshëm” në hotelin Waldorf Astoria në Nju Jork (New York) për ditën e sulmit dhe priti edhe tri ditë të tjera përpara se të mblidhte Këshillin e Sigurisë së OKB-së. Ai donte që izraelitët të përgjakeshin pak. Pjesa më e madhe e forcave të armatosura të Izraelit ishin me pushime, duke festuar ditën më të shenjtë të judaizmit. Ky sukses fillestar i sulmuesve, kur Izraeli po përpiqej të mobilizonte ushtrinë dhe rezervistët e vet, e elektrizoi aq shumë botën arabe, saqë nëntë shtete arabe të tjera nxituan të hynin në këtë masakër.

      Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vend që të pajisnin ushtarakisht Izraelin, e justifikuan veten duke thënë se duhet të bënin kujdes për të mos mërzitur arabët dhe për të mos shkaktuar një krizë të naftës dhe asnjë linjë fluturimi amerikane nuk ishte e gatshme për të çuar qoftë edhe pjesët e këmbimit që Izraeli po i kërkonte në zonën e luftës. Bashkëbisedimet për naftën ishin në zhvillim e sipër në Vjenë në atë kohë. Çdo vend që do të ndihmonte Izraelin në luftë përballej me embargon e naftës.

      «Bashkimi Sovjetik bllokoi çdo përpjekje të OKB-së për armëpushim dhe përforcoi forcat arabe me armatime dhe furnizime nga ajri dhe deti»10David A. Rausch, Labirinti i Lindjes së Mesme: Izraeli dhe fqinjët e tij (Çikago: Botuesi Moody, 1991), 57. Izraeli pësoi rreth tre mijë të vdekur – një përqindje e madhe e popullsisë së tij, që mund të krahasohet me njëqind e pesëdhjetë mijë të vdekur për Shtetet e Bashkuara. Izraeli, po të mos për një sërë ngjarjesh që mund të quhen vetëm një mrekulli nga Perëndia, nuk do të kishte mbijetuar.

      Profesori i historisë David A. Rausch shkruan: «Mbreti i Jordanisë, Hyseini (Hussein), dërgoi dy prej brigadave më të armatosura në Siri. Arabia Saudite dhe Kuvajti nënshkruan financiarisht shpenzimin e stërmadh, ndërsa edhe dërguan mijëra trupa për të luftuar izraelitët. Kuvajti dërgoi avionët e tij sulmues anglezë në Egjipt. Muamar Gadafi (Muammar Qaddafi) i Libisë dha mbi dyzet avionë luftarakë francezë Mirage III dhe 100 tanke. Avionët luftarakë irakianë MiG, si edhe tanket dhe divizionet këmbësore luftuan në Lartësitë e Golanit, ndërsa një skuadrilje e avionëve gjuajtës irakianë u përdorën nga Egjipti. Arabët parashikuan shfarosjen e shtetit të judenjve dhe “çlirimin e Palestinës”11David A. Rausch, Labirinti i Lindjes së Mesme: Izraeli dhe fqinjët e tij (Çikago: Botuesi Moody, 1991), 57. Izraeli nuk kishte qenë më afër mposhtjes së në këto çaste. Por kur mbaroi lufta, kolonat e tankeve izraelite ndodheshin në periferi të Damaskut dhe Kajros dhe mund t’i kishin pushtuar ato qytete nëse nuk do të ishin kthyer mbrapsht për arsye politike.

NJË PARALAJMËRIM I ASHPËR NDAJ TË GJITHA KOMBEVE

      Perëndia vazhdon të thotë përmes profetit të Tij: «Të gjithë ata që do të ngarkohen me të [Jeruzalemin apo Izraelin] do të bëhen krejtësisht copë-copë, edhe sikur të mblidheshin të gjitha kombet e dheut kundër tij». Izraeli, pavarësisht efikasitetit të forcave të armatosura, nuk mund të mposhtë të gjitha kombet e botës. Perëndia nuk i harxhon kot fjalët. Një botë e bashkuar në një sulm të stërmadh ushtarak ndaj Izraelit nuk është një spekulim i kotë. Perëndia po shpall qartë se të gjitha kombet do të dalin kundër Jeruzalemit dhe se Ai do të mbrojë Izraelin dhe do të shkatërrojë ato. Kjo deklaratë solemne bëhet disa herë në Bibël12Ezekieli 38:16-23; Zakaria 12:9; Zakaria 14:2-3..

      Por përse do të sjellë Perëndia të gjitha kombet kundër Jeruzalemit dhe Izraelit për t’u dhënë atyre fund? Perëndia jep dy arsye të qarta: «Do të mbledh tërë kombet dhe do t’i bëj të zbresin në luginën e Jozafatit, dhe atje do të zbatoj gjykimin tim mbi ta, për Izraelin, popullin tim dhe trashëgiminë time, që e kanë shpërndarë midis kombeve, duke e ndarë kështu vendin tim»13Joel 3:2..

      Kjo është një profeci e zymtë, e shprehur me përpikëri, dhe sërish që vlen vetëm për kohën tonë. Për dymijë e pesëqind vjet, të gjitha kombet kanë luajtur rolin e tyre në përndjekjen dhe më pas shpërndarjen e judenjve në mbarë botën. Mirëpo vetëm gjatë tetëdhjetë viteve të fundit kemi ndarje të tokës. Izraeli është pushtuar nga shumë vende në të shkuarën, nga babilonasit, te romakët e turqit. Gjithmonë fuqia pushtuese e ka zaptuar të gjithë tokën. Ata nuk e kanë ndarë kurrë. Kjo ka ndodhur veçse kohët e fundit, për të parën herë në historinë botërore – dhe të gjitha kombet janë bashkuar për ta bërë këtë gjë.

      Deklarata e Balfurit më 1917, Konferenca e Paqes e Parisit më 1919 dhe Deklarata e Parimeve të Ligës së Kombeve e vitit 1922 kanë pranuar se toka e lashtë e Izraelit (e cila është bërë e njohur si “Palestinë”) i përket popullit të judenjve. Ajo u veçua për ta dhe Britanisë së Madhe iu dha mandati që të sigurohej që “Palestina” të bëhej sërish atdheu kombëtar i judenjve që ishin shpërndarë në mbarë botën.

      Mirëpo Britania, në vend të kësaj, për të mbajtur favorin e arabëve për shkak të naftës së tyre, e ndau atë, duke i thënë më tepër se 70% personit të saj të preferuar, Emirit Abdullah Hyseinit, kur ai u detyrua të linte zotërimin trashëgimor hashimit në Arabi. Kjo dhuratë krijoi Mbretërinë Hashimite të Transjordanisë, e njohur tani si Jordania. Myslimanët shembën menjëherë çdo shtëpi adhurimi judease dhe i dëbuan të gjithë judenjtë. Kjo ndodhi shumë muaj para se të formohej shteti izraelit. (Mund të shohim rënien e Perandorisë Britanike, mbi të cilën «dielli nuk perëndoi kurrë», që nga koha që tradhtoi judenjtë, siç kishte paralajmëruar Perëndia: «Do të mallkoj ata që do të të mallkojnë»14Zanafilla 12:3.). Në Rezolutën 181 të OKB-së, 29 nëntor 1947, kombet u bashkuan për të ndarë edhe më tej tokën. Izraeli mori vetëm 13% e asaj që ishte caktuar si atdheu kombëtar i judenjve. Judenjtë u kënaqën të merrnin çfarëdo lloj pjese. Mirëpo arabët e donin të gjithë tokën. Ata bënë trazira dhe sulmuan me pushtet terrori vendbanimet e judenjve.

      Çdo propozim i ashtuquajtur paqësor që fuqitë perëndimore janë përpjekur të detyrojnë ndaj Izraelit është mbështetur në kërkesën që ai të lërë edhe më shumë tokë për “palestinezët”. Thirrja është gjithmonë: «Jepu atyre edhe pak më shumë!». Të njëjtën gjë përbën edhe «harta e paqes» e presidentit Bush – një ndarje e mëtejshme e tokës. Por Perëndia ka thënë: «Toka nuk do të shitet [apo tregtohet] për gjithnjë, sepse toka është imja…»15Levitiku 25:23..

      Durimit të Perëndisë gati-gati i ka ardhur fundi. Zemërimi i Tij i drejtë drejtohet kundër kombeve të botës së sotme që kanë ndarë tokën e Tij dhe kundër Izraelit që ka rënë dakord të bëjë një gjë të tillë (Fakti që Izraeli është shtyrë nga bota nuk është një justifikim i pranueshëm për Perëndinë e Izraelit si shkak mosbindjeje ndaj Tij). Dhe Ai do të ndëshkojë të gjitha ata që janë përfshirë në këtë gjë.

      Presidenti Bush, i cili pohon se është i krishterë dhe thotë se ai e studion Biblën përditë, duhet të dridhet! Po kështu edhe palët e tjera të «hartës së paqes». Ata po sfidojnë Perëndinë e Izraelit dhe po planifikojnë të bëjë atë që Ai thotë se do të sjellë gjykimin e Tij më të ashpër, «një shkatërrim nga ana e të Plotfuqishmit»16Isaia 13:6.. Do të trajtojmë këtë realitet të jashtëzakonshëm në kapitullin e fundit. Është e habitshme se sa shumë të krishterë dhe judenj, të cilët pohojnë se e besojnë Biblën, rrinë të verbër ndaj këtyre profecive, të cilat po rendin shpejt dhe qartë drejt përmbushjes së tyre në kohën e sotme.

LE TË SHOHIM ISLAMIN!

      Armiqtë përreth Izraelit sot kanë një gjë që i bashkon: ata janë të gjithë myslimanë. Një parim bazë i islamit është se Izraeli dhe të gjithë judenjtë duhet të shkatërrohen. Kjo i kualifikon ata për zemërimin e veçantë nga «i Plotfuqishmi». Por kjo profeci është shkruar në Shkrimin e Shenjtë më tepër se një mijë vjet para se të themelohej islami. Muhamedi ka thënë, siç shkruhet në hadithin Sahih Buhariu: «Dita e fundit nuk do të vijë derisa myslimanët të përballen me judenjtë dhe myslimanët t’i shkatërrojnë. Në atë ditë Allahu do t’i japë një zë shkëmbinjve dhe pemëve dhe ata do të thërrasin: “O mysliman, o Abdullah, një jude është fshehur prapa meje. Eja dhe vrite!”»17Moshe Ma’oz, Imazhi i judeut në komunikimin mediatik dhe literaturën zyrtare arabe (Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, 1976), 14.

      Ideja që çdo jude në tokë duhet vrarë nuk është një mësim i fshehur, por pjesë e vetë themelit të islamit, që u është mësuar myslimanëve përgjatë shekujve që në vitet e tyre të para. Kjo mësohet në çdo shkollë myslimane në mbarë botën dhe po ashtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

      Pse duhet të shkatërrohet Izraeli? Pse të mos lihet atje ku është dhe të izolohen judenjtë e përçmuar nga pjesa tjetër e botës për t’i kufizuar atje? Pse të mos futet thjesht në varfëri përmes bojkoteve ekonomike?

      Kjo nuk do të mjaftonte, sepse do t’i linte judenjtë në zotërim të një pjese të tokës që arabët pohojnë se Allahu ua ka premtuar atyre si e drejta e tyre e vetme. Vetë ekzistenca e Izraelit qëndron si qortim ndaj deklaratave të profetit Muhamed, Kuranit dhe traditës islame, të cilat të gjitha pohojnë se toka e Palestinës u përket vetëm arabëve – dhe se ata do të triumfojnë ndaj judenjve.

      Shteti jude i Izraelit duhet të shtypet! Përndryshe, islami do të vërtetohet si fe e rreme. Për aq kohë sa do të ekzistojë islami, pavarësisht nga vëllimet e retorikës dhe maleve të bashkëbisedimeve për paqe, konflikti i Lindjes së Mesme nuk mund të zgjidhet në mënyrë tjetër veç me shfarosjen e Izraelit. Të imagjinosh ndryshe apo se arabët kanë ndonjë qëllim tjetër do të thotë të mashtrohesh në mënyrë të pashpresë.

      Në një konferencë nga Komiteti Islamik për Palestinën, në Çikago, Illinois, 28-31 dhjetor 1990, sheiku Abdul Aziz Oudeh, njëri prej udhëheqësve në Lëvizjen e Xhihadit Islamik, pohoi: «Tani Allahu po i kthen judenjtë në Palestinë në grupe të mëdha nga e gjithë bota drejt varrezës së tyre të madhe ku do të realizohet premtimi ndaj tyre dhe ajo që është caktuar do të realizohet»18Nga videoja PBS, Xhihadi në Amerikë, rrëfyer nga Steven Emerson, i transmetuar për herë të parë në SHBA më 22 Nëntor 1994. Sigurisht që ai nuk po i referohej shumë profecive biblike që Perëndia, në ditët e fundit, do të kthejë judenjtë e shpërndarë në vendin e tyre, ku edhe Mesia do të kthehet për të mbretëruar mbi ta dhe botën nga froni i atit të Tij David. Kuptohet që ai po i referohej profecisë së Muhamedit (në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Biblën) se myslimanët do të vrasin të gjithë judenjtë në ditën e fundit.

      Kjo qe gjithashtu profecia së cilës iu referua sheiku Jusef al-Kirdavi (Yousef al-Kirdawi), kur, më 1989, në Qytetin Kansas, i tha një grupi burrash myslimanë, të cilët po i rekrutonte për Luftën e Shenjtë: «Në Orën e Gjykimit myslimanët do të luftojnë kundër judenjve dhe do t’i vrasin»19Variante të këtij pohimi nga Muhamedi janë dhënë në një seri hadithesh dhe vendesh të tjera autoritare. Sheiku Nadim Al-Jisr, anëtar te Akademia e Kërkimit Islamik, citoi disa versione në paraqitjen e tij në Konferencën e Katërt të Akademisë të titulluar: “Sihariqi rreth betejës vendimtare midis myslimanëve dhe Izraelit, nën dritën e Kuranit të Shenjtë, traditave profetike dhe ligjeve themelore te natyrës dhe historisë”: Sahihu i Muslimit, Sahihu i Buharit, që të dyja në autoritetin e Ibën Umarit; një version tjetër rreth autoritet të Ebu Hurejres, etj.. Kuptohet qartë se beteja nuk është shumë midis arabëve dhe judenjve, sesa është midis Allahut, Perëndisë së islamit dhe Kuranit, i cili i urren dhe është betuar të shkatërrojë judenjtë dhe Jahvesë, Perëndisë së Biblës, i cili i do judenjtë dhe është betuar t’i mbrojë. Nuk ka dyshim që Allahu dhe Jahve nuk janë i njëjti!

      Pasojat e atyre që ndjekin “Perëndinë” e gabuar do të jenë të ashpra. Kjo është çështja me të cilën udhëheqësit politikë, ushtarakë dhe fetarë nuk duan të përballen. Ata po sfidojnë Perëndinë e Biblës dhe do të ndëshkohen. Ne nuk mund të marrim e të zgjedhim të besojmë disa pjesë të Biblës dhe të refuzojmë të tjerat – por sot kjo sfidë e paarsyeshme kundër Perëndisë përdoret gjerësisht.

KY ËSHTË ISLAMI!

      Nuk ka asnjë hartë arabe/myslimane në mbarë botën që të tregojë se ku ndodhet Izraeli! Shenja dalluese e OÇP-së (Organizata për Çlirimin e Palestinës) dhe e grupeve të ngjashme terroriste e paraqet “Palestinën” pa Izraelin. Për myslimanët dhe “palestinezët” Izraeli nuk ekziston dhe ata janë të vendosur ta bëjnë këtë realitet. Izraeli mungon edhe nga harta e Lindjes së Mesme në muret e apartamentit të Skuadrës Paqeruajtëse të Krishterë (siç duket, pa e vënë re këtë fakt mallkues), të cilët «jetojnë në Hebron në solidaritet me palestinezët kundër Izraelit “kolonizator”20Yossi Klein Halevi, “Një shtegtim në Hebron”, Posta Ndërkombëtare e Jeruzalemit, 15 gusht 2003, 12. 21. Derisa të jenë përballur qëllimet e vërteta të islamit dhe të kenë marrë deri diku një zgjidhje, çdo plan “paqeje” për Lindjen e Mesme është një ëndërr e marrë.

      Ndonëse kemi arabë që jetojnë në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme dhe u referohemi kolektivisht si “bota arabe”, këto kombe fqinje që kërkojnë shkatërrimin e Izraelit nuk janë kryesisht me prejardhje arabe. Libanezët, sirianët dhe iranianët nuk janë arabë, sikurse nuk janë të tillë irakianët, egjiptianët, libianët, marokenët, tunizianët, algjerianët, e të tjerë. Vetëm sauditët janë arabë.

      Islami është një fe arabe që i ka fillesat në Gadishullin Arabik. Ishin pushtimet e shkuara nga legjionet e islamit të luftëtarëve të xhihadit që “i kthyen” fqinjët e Izraelit nën kërcënimin e vdekjes: «Ose nënshtroju Allahut, ose do të vdesësh!». Dhe është feja e islamit, tek e cila u kthyen me detyrim dhe që tani i janë kushtuar me fanatizëm, ajo që i bashkon këta popuj të ndryshëm në pasionin e tyre për të asgjësuar Izraelin.

      Fqinjët e Izraelit nuk ishin të bashkuar etnikisht, politikisht apo nga ana fetare kur profecia e spikatshme e Zakarisë (duhet të ketë qenë dukur e pamundur në atë kohë) u dha dy mijë e pesëqind vjet më parë. Edhe i mirënjohuri T. E. Lawrence (Lorenci i Arabisë) e ka parë të pamundur të bashkojë arabët nën ndjenjën e nacionalizmit. Uniteti i vetëm ndodhi «duke iu drejtuar paragjykimit fetar të rrënjosur thellë te masat kundër judenjve palestinezë…». Britanikët, nga ana e tyre, fajësuan judenjtë për provokim të arabëve për të urryer dhe vrarë «nga vetë prania e tyre».

      Nëse nuk do të ishte për shkak të urrejtjes së tyre të përbashkët ndaj Izraelit sot, këto kombe do të luftonin njëri-tjetrin. Nuk mund të kuptojmë situatën aktuale në Lindjen e Mesme pa pranuar se është përkushtimi i fqinjëve të Izraelit ndaj fesë së islamit që i bashkon ata kundër tij, një fakt që paqeruajtësit perëndimorë refuzojnë të pranojnë, duke i çuar kështu dëm të përpjekjet e tyre që nga fillimi.

      Ky unitet fetar nuk është trashëgimi i lashtë i këtyre kombeve. Në historitë e tyre të hershme ato të gjitha kanë adhuruar perëndi të ndryshëm dhe e kanë luftuar njëri-tjetrin. Ishte pushtimi mysliman, që filloi në shekullin e shtatë, ajo që i bashkoi këto kombe me forcë nën Allahun dhe islamin. Kjo ka qenë perandoria e përhapur më shpejt dhe më e madhja e parë ndonjëherë – si edhe shembulli më i madh i imperializmit, për të cilin këto kombe myslimane e akuzojnë Izraelin!

      Udhëheqësit arabë kanë shpallur në mënyrë të përsëritur për më shumë se pesëdhjetë vjet: «Beteja me armikun sionist nuk është një betejë për kufijtë e Izraelit, por për ekzistencën e Izraelit»21Bassam Ebu Sharifi, një ndihmës i lartë i Arafatit dhe zëdhënës i OÇP-së, i cituar nga Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit, 31 maj 1986.. Pohime të tilla nuk dalin nga disa fanatikë, por nga çdo mysliman i vërtetë që e njeh dhe e praktikon fenë e tij. Ky është islami! Mirëpo këto fakte themelore shmangen nga Perëndimi në përpjekjet e tij për të vendosur “paqen” në Lindjen e Mesme.

JERUZALEMI: NJË SHENJË TJETËR E KOHËS SË SOTME

      Zotërimi i një pjese të gjerë të depozitave më të mëdha të naftës në botë u lejon kombeve myslimane të kenë pretekstin ndaj Perëndimit për islamin dhe Allahun. Bashkimi Evropian, duke pasur parasysh këtë fakt, vazhdon t’i kujtojë Izraelit se «nuk e pranon sovranitetin e Izraelit» ndaj Jeruzalemit. Vatikani, për arsyet e veta (shumë dokumente zyrtarë pohojnë se Kisha e ka zëvendësuar Izraelin si “popullin e Perëndisë”), e ka kundërshtuar vazhdimisht Izraelin, duke refuzuar madje të pranojë ekzistencën e tij deri më 1994, dyzet e gjashtë vjet pas shpalljes së pavarësisë prej tyre. OÇP-ja ka nën kontroll Malin e Tempullit, zemrën dhe shpirtin e Jeruzalemit. Kombet e botës refuzojnë të pranojnë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit.

      Kombet e Bashkuara kanë mbajtur vazhdimisht anën e arabëve kundër Izraelit, duke e bërë caktimin e tokës ndaj Izraelit nga OKB-ja më 1947 (diçka që OKB-ja nuk mund ta bëjë sot), gjithnjë e më tepër të mbinatyrshme, si përmbushje të profecisë biblike. OKB-ja i kundërvihet hapur Izraelit dhe çdo gjëje që bën – duke iu kundërvënë kështu Perëndisë së Izraelit dhe zotimit të Tij për të përtërirë plotësisht popullin e Tij në tokën që i dha atij «nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin e Eufratit»22Zanafilla 15:18.. Nga 1967 deri më 1989, nga 865 rezoluta në Këshillin e Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, 526 ishin kundër Izraelit. Vota e fundit anti-arabe u bë pesëdhjetë e tetë vjet më parë, më 1947. OKB-ja nuk ka qortuar asnjëherë ata që, pa qenë të provokuar, duke filluar më 1948, kanë zhvilluar pesë luftëra kundër Izraelit me qëllimin e shpallur hapur për ta asgjësuar. Gjithashtu terroristët nuk janë dënuar nga OKB-ja. Në nëntor 2003 Izraeli paraqiti kërkesën e parë për një rezolutë që prej vitit 1976, duke kërkuar një ndalim kundër terroristëve arabë, të cilët vënë qëllimisht në shënjestër gratë dhe fëmijët e Izraelit. Kërkesa e tij u refuzua dhe OKB-ja, në vend të kësaj përshtati një rezolutë që kërkonte mbrojtjen e fëmijëve palestinezë nga Izraeli.

      Më 25 mars 2004 Shtetet e Bashkuara bllokuan një dënim të propozuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së për vrasjen e synuar të Izraelit ndaj themeluesit dhe udhëheqësit të Hamasit, sheikut Ahmed Jasinit (Ahmed Yassin), sepse Këshilli refuzoi të përfshinte një dënim për sulmet terroriste të Hamasit ndaj civilëve izraelitë. Muajin që vijoi, një predhë izraelite vrau gjithashtu pasuesin e Jasinit, Abdul-Aziz Rantisin, një prej katër udhëheqësve që themeluan Hamasin më 1987 në Intifadën e parë. (Nuk është për t’u çuditur që fqinjët e Izraelit hutohen (dridhen), duke pasur parasysh teknologjinë, saktësinë dhe ekzekutimin e përsosur që duhet për të identifikuar menjëherë personat në makinë dhe ta shkatërrojë atë brenda disa minutave me një predhë!).

      Hamasi nuk e ka identifikuar pasuesin e Rantisit për arsye të qarta. Megjithëkëtë, ka zëra se Khaled Mashali, i cili e drejton Hamasin nga Damasku, ka caktuar fshehtas Mahmud al-Zaharin (Mahmoud A-Zahar) për të udhëhequr Hamasin në Rripin e Gazës. Pati një dënim ndërkombëtar për ekzekutimin e drejtë të Jasinit dhe të Rantisit, të këtyre dy vrasësve masivë dhe udhëheqës terroristësh, por asnjë dënim për qindra kamikazët që Hamasi ka stërvitur, pajisur dhe dërguar në Izrael për të vrarë me paramendim civilë të pafajshëm.

      Dhe, po, [këta] kamikazë (presidenti Bush i quan “shpërthyes vrastarë”, pra, vrasës23Nga ligjërata e famshme e presidentit Bush më 24 qershor 2002, ku propozoi “Hartën e Paqes” dhe i bëri thirrje Izraelit të çmontonte ndërtimet pa leje të ngritura që nga marsi i vitit 2001.) janë njerëzit më të nderuar në territorin e OÇP-së. Gazeta e kontrolluar nga OÇP-ja jep “lajmërime martesore” dhe ftesa për t’ju bashkuar kremtimit me familjet që po gëzojnë “martesën” e bijve terroristë me virgjëreshat “syzeza” në parajsë përmes “martirizimit” të tyre me vetëvrasje në Izrael, duke vrarë gra dhe fëmijë të pafajshëm.

EDHE AMERIKA DHE EVROPA JANË SHËNJESTRA

      Po atë mëngjes të 11 shtatorit të vitit 2001, në një zonë me orë lokale gjashtë orë në lindje, një artikull në gazetën e kontrolluar nga Arafati, Al-Hayat al-Jadida, pohonte: «Vrasësit kamikazë të ditës së sotme janë pasuesit fisnikë të vrasësve kamikazë libanezë, të cilët i dhanë marinsave amerikanë një mësim të fortë në Liban [243 u vranë kur u shkatërrua një kazermë]. Këta vrasës kamikazë janë kripa e tokës, motorët e historisë … njerëzit më të nderuar mes nesh». Disa orë më vonë, ranë Kullat Binjake, për lavdinë e islamit dhe të Allahut – dhe mijëra veta kërcyen në rrugët e mbarë botës myslimane, me plot ngazëllim e miratim.

      Që prej asaj kohe, një Amerikë e hutuar ka pyetur mijëra herë: «Pse u rrëzuan Kullat Binjake dhe pse interesat amerikane në mbarë botën sulmohen nga terroristët myslimanë? Pse na urrejnë, pas gjithë asaj të mire që jemi përpjekur të bëjmë?». Nuk mund të jetë për shkak se kemi pushtuar Afganistanin dhe Irakun: sulmet e 11 shtatorit ishin më parë.

      Është tronditëse, por e vërtetë që pyetja me vend është: «Pse nuk ka pasur më shumë sulme të ngjashme në mbarë Amerikën?». Por siç do të shohim, terroristët nuk janë ekstremistë (duhet ta kapërcejmë këtë zhgënjim që ta luftojmë me sukses terrorizmin); ata janë myslimanë të vërtetë, që ndjekin me zell shembullin dhe mësimin e Muhamedit, të Kuranit dhe të hadithit. Ata na urrejnë jo vetëm ngaqë mbështesim Izraelin (pa përqendruar energjitë te Izraeli, do të kishte më tepër terrorizëm në mbarë botën), por për suksesin tonë ekonomik, politik dhe ushtarak dhe për liritë që përkrahim dhe praktikojmë, të cilat islami nuk mund t’i tolerojë.

      Madridi dhe Londra kanë mësuar se Al-Kaida mund të sulmojë në çdo vend dhe në çdo kohë. Përse nuk ka pasur ndonjë sulm më të madh në Amerikë që prej 11 shtatorit? Në fillim të korrikut të vitit 2005 eksperti antiterrorist Juval Aviv tha: «Parashikoj, mbështetur kryesisht në informatat që po qarkullojnë në Evropë dhe në Lindjen e Mesme, se një ngjarje është e afërt … këtu në Shtetet e Bashkuara »24Lajmet Fox, 11 korrik 2005. Jozef Farahu (Joseph Farah, redaktori i [agjencisë së lajmeve] WorldNetDaily, ka raportuar për njëfarë kohe se Al-Kaida ka armë bërthamore brenda Shteteve të Bashkuara25www.g2bulletin.com.. Pol Uilliamsi (Paul Williams), një ish-këshilltar i FBI-së, thotë se nuk ka dyshim, por që tashmë Al-Kaida ka futur kontrabandë dhjetëra armë të montuara bërthamore në Shtetet e Bashkuara. Ai pohon se «sipas dokumenteve dhe udhëheqësve të kapur të Al-Kaidas, plani është quajtur ‘Hiroshima Amerikane’ dhe përfshin shpërthimin e shumëfishtë të armëve bërthamore të futura tashmë kontrabandë në SHBA përmes kufirit meksikan»26www.insights.injesus.com, 11 korrik 2005.. Një i brendshëm i papërmendur i Sigurisë së Atdheut [të SHBA-së], pohon se «autoritetet e inteligjencës brenda SHBA-së thonë se një sulm bërthamor, apo ndoshta shumë të tillë në të njëjtën kohë në gjithë Amerikën, janë shumë afër»27http://theisraelreport.injesus.com..

      Ka, vërtet, mijëra, në mos miliona, të rinj myslimanë, burra e gra, të gatshëm dhe të etur për të fituar hyrje të menjëhershme në “parajsën” e islamit përmes vdekjes si vrasës kamikazë kundër Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në Irak, por edhe në vetë Amerikën. Nuk është alarmizëm të pohojmë se mund të shohim vrasës kamikazë në qendrat tona tregtare, në autobusë dhe në trena. Pyetja shtrohet se përse kjo nuk ka ndodhur ende. Kufijtë tanë, sidomos me Meksikën, janë të depërtueshëm me lehtësi. Situata në mbarë botën është më tepër serioze nga sa mund të imagjinojë një person i thjeshtë që u beson lajmeve të komunikacionit për informacion. Ky libër shpjegon se çfarë thotë profecia biblike për rrezikun aktual, se ku do të çojë përfundimisht dhe çfarë duhet të bëjmë për të.

JERUSALEMI I SHKELUR NGA PAGANËT

      Jemi dëshmitarë në kohën e sotme për përmbushjen në zhvillim e sipër të profecisë së spikatshme të Krishtit: «Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve»28Luka 21:24. Jeruzalemin është sulmuar dhe pushtuar nga pothuaj çdo fuqi e madhe në histori. Sot, ndonëse Izraeli ka ushtarakisht nën kontroll Jeruzalemin, johebrenjtë vazhdojnë të refuzojnë ligjshmërinë e tij dhe të diktojnë politika praktike në lidhje me të. Sipas Krishtit, kështu do të vazhdojë deri tek Armagedoni. Vetëm atëherë do «të plotësohen kohët e paganëve».

      Kur Izraeli mori Jeruzalemin Lindor më 1967 dhe ushtarët e tij qanë në Murin Perëndimor, u duk se Jeruzalemi ishte çliruar më në fund nga sundimi pagan. Mirëpo gjenerali Moshe Dayan, duke vepruar vetë, pa miratim zyrtar, ndoshta duke shpresuar t’u vërtetonte kombeve arabe qëllimet paqësore të Izraelit, ia ktheu Malin e Tempullit (vendin më të shenjtë në Izrael) mbretit të Jordanisë. Më 1994, Jordania ia dorëzoi OÇP-së. Kjo organizatë haptazi terroriste, përmes Uaqfit (Waqf) të saj (që është përgjegjëse për vendet myslimane në Malin e Tempullit), e mban kontrollin. Ajo është në procesin e ndërtimit të xhamisë më të madhe në botë në nëntokë (duke dobësuar muret mbajtëse të Malit të Tempullit dhe duke fajësuar Izraelin për shembjen e tyre) dhe në të njëjtën kohë përpiqet të eliminojë çdo gjurmë të pranisë historike të izraelitëve atje. Në këtë ndërtim, Uaqfi ka shkatërruar tonelata artefaktesh të çmuara të kohës së lashtë. OÇP-ja pohon me mospërfillje se nuk ka pasur kurrë ndonjë tempull jude në Malin e Tempullit dhe se ky vend nuk ka qenë kurrë një vend i shenjtë për judenjtë – dhe shumë njerëz në botë e besojnë këtë gënjeshtër!

      Në fakt, ka pohime të shumta dhe shumë të vjetra arabe e myslimane që e pranojnë Jeruzalemin dhe Malin e Tempullit si të shenjtë për judenjtë. Në vitin 1225 pas Krishtit, gjeografi arab Jakuti (Yakut), ndërsa shkroi që Meka ishte “e shenjtë për myslimanët”, shkroi se «qyteti i Jeruzalemit ishte i shenjtë për judenjtë dhe të krishterët, siç kanë qenë prej 3,000 [vjetësh]»29Eliyahu Tal, Jeruzalemi i kujt? (Tel Aviv: Forumi Ndërkombëtar për një Jeruzalem të Bashkuar, 1994), 69.. Ka shumë referime në letërsinë e hershme arabe rreth faktit se Kupola e Gurit u ndërtua në vendin e rrënojave të tempullit të Salomonit. Vetë fakti që, për aq prapa sa mund ta gjurmojmë mbrapa në kohë, është njohur gjithnjë si Mali i Tempullit vërteton se ka qenë vendi i një tempulli – i cili mund të ketë qenë vetëm jude, jo islamik, sepse myslimanët nuk kanë tempuj, por xhami.

      Enciklopedia Palestineze e 1978-ës shpallte: «Që nga shkatërrimi i Tempullit, lidhja me judenjtë dhe të krishterët ka qenë e ashpër»30Enciklopedia Palestineze (Bejrut, 1978), 2:667.. Vetë Autoriteti Palestinez e ka pranuar se «Umari [në fakt, nuk ishte Umari, por Abd al-Maliku] urdhëroi ndërtimin e një xhamie [Kupolës së Gurit] në vendin e tempullit të rrënuar … një ringjallje e tempullit të lashtë jude … xhamia nuk ishte një ‘uzurpuese’ e vendit të shenjtë të judenjve [por] një kremtim i ligjshëm i atij vendi»31Sari Nusseibeh, “Jeruzalemi i islamit” Seminar mbi Jeruzalemin – Aspektet fetare, Milano, Itali, 9-11 maj 1995 (Jeruzalemi: Shoqëria Akademike për Studime të Çështjeve Ndërkombëtare, maj 2001), 4.. Por myslimanët përhapin sot gënjeshtrën se Jeruzalemi dhe Mali i Tempullit u përket atyre si një argument kryesor kundër Izraelit – dhe kjo bëhet baza e qëndrimit të botës ndaj Izraelit sepse ai nuk i qartëson gjërat!

      Izraeli e konsideron Jeruzalemin kryeqytetin e vet. Ky u bë kryeqyteti i Izraelit në kohën e mbretit David tri mijë vjet më parë. Këtu ndodhet Kneseti [Kuvendi i Izraelit]. Por ambasadat e vendeve të tjera (me përjashtim të Kosta Rikës dhe El Salvadorit) ndodhen diku tjetër. Rezoluta 181 e OKB-së, më 29 nëntor 1947, e cila e copëzoi “Palestinën”, vendosi që «qyteti i Jeruzalemit do të caktohet si një corpus separatum (njësi më vete) nën një regjim të veçantë ndërkombëtar dhe do të administrohet nga OKB-ja». Këshilli i Sigurimit i OKB-së, me Rezolutën 478 të OKB-së, shpalli se Ligji i Jeruzalemit i 1980-ës, që e përcaktonte atë si kryeqytetin “e përjetshëm dhe të pandashëm” të Izraelit qe «i pafuqi dhe i pavlefshëm dhe duhet shfuqizuar menjëherë» (14-0-1, SHBA-ja abstenoi). Rezoluta udhëzonte shtetet anëtare të tërhiqnin përfaqësitë e tyre diplomatike nga qyteti si një masë ndëshkuese. Më 26 mars 1999 Bashkimit Evropian botoi “Deklaratën e Berlinit” që mbështeste një shtet të pavarur palestinez dhe ambasadori gjerman në Izrael përsëriti që Bashkimi Evropian ta konsideronte deklaratën corpus separatum të Rezolutës 181 të OKB-së si “ligj ndërkombëtar”. OKB-ja, BE-ja dhe Vatikani ngulin këmbë vazhdimisht se “pushtimi” izraelit i Jeruzalemit është i paligjshëm. Kështu përmbushja e profecisë së Krishtit vazhdon edhe në ditën e sotme.

      Akti i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Jeruzalem, i miratuar nga Kongresi më 1995, pohon se «Jeruzalemi duhet të njihet si kryeqyteti i Shtetit të Izraelit; dhe që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Izrael duhet të caktohet në Jeruzalem jo më vonë se 31 maji i vitit 1999». Që prej asaj kohe, zhvendosja e ambasadës nga Tel Avivi ka mbetur pezull me shtyrje çdo gjashtë muaj nga presidenti, duke pohuar gjithmonë se «Administrata mbetet e zotuar të fillojë procesin e zhvendosjes së ambasadës sonë në Jeruzalem». Si rezultat i Aktit të Ambasadës, dokumentet dhe faqet e internetit zyrtare amerikane i referohen Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit. Izraeli, nga ana e tij, e konsideron veten jo të lidhur me Rezolutën 181, sepse është hedhur poshtë nga arabët në OKB dhe në sulmin e tyre të koordinuar ndaj shtetit të ri të izraelit.

      Pjesa 214 nga Akti Autorizues i Marrëdhënieve me Jashtë, i vitit 2003, shpall:

      Kongresi i qëndron zotimit të tij për zhvendosjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael për në Jeruzalem dhe e nxit presidentin të fillojë menjëherë procesin e zhvendosjes së Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Izrael për në Jeruzalem32http://www.mideastweb.org/jeruembassy2002.htm..

AKOMA I SHKELUR

      Presidenti Bush e kalon këtë pjesë si “këshillimore”, duke pohuar se «ndërhyn në mënyrë të palejueshme me autoritetin kushtetor të presidentit»33http://www.state.gov/m/rm/rls/rm/2002/13888.htm.. Bushi e ka mirë teknikisht. Kushtetuta e SHBA-së ia rezervon administrimin e politikës së jashtme Presidentit. Prandaj, aktet e Kongresit që bëjnë politikën e jashtme janë të pavlefshme. Por habitemi se pse presidenti Bush, një person që rrëfen se është i krishterë, nuk bën një hap që do të nderonte Biblën dhe Perëndinë e Izraelit, sidomos meqë parlamenti e nxit të bëjë një gjë të tillë.

      A mos ka frikë Bushi se mos fyen myslimanët ngaqë ata kontrollojnë pjesën më të madhe të naftës në botë? Me siguri nuk trembet nga akuzat që bëhen vazhdimisht kundër vetë mendimit të Amerikës për të lëvizur ambasadën në Jeruzalem. Një prej kërcënimeve të tilla të fundit erdhi nga sheiku Ibrahim Madiras në mesazhin e tij të së premtes të transmetuar në televizion palestinez më 7 janar 2005: «Bushi hapi varrin ditën që pushtoi Afganistanin dhe përgatiti varrin për varrosje ditën që pushtoi Irakun. Përmes Allahut, Amerika do të varroset ditën që ambasada amerikane do të çohet në Jeruzalem…»34www.worldnetdaily.com/news/article.asp?ARTICLE_ID=42305.. Sheiku pranon se beteja për Jeruzalemin vë përballë Allahun kundër Perëndisë së Biblës.

      Ministri i Punëve të Jashtme të Vatikanit, ndërsa po vizitonte Jeruzalemin më 1998, e quajti po ashtu një «pushtim të paligjshëm» praninë izraelite në Jeruzalemin Lindor. Në mars të vitit 1999 Izraeli u njoftua sërish që Bashkimi Evropian «nuk njeh sovranitetin e tij» ndaj Jeruzalemit. Gjon Pali II, në një botim papnor në jubileun e vitit 2000, e hodhi sërish poshtë sovranitetin izraelit ndaj Jeruzalemit.

      Në mes të shkurtit të vitit 2000, Vatikani firmosi një marrëveshje me OÇP-në duke bërë thirrje për “garanci ndërkombëtare” për të ruajtur “identitetin e duhur dhe karakterin e shenjtë” të Jeruzalemit nën kontrollin ndërkombëtar. Drejtori i Uaqfit, Adnan Hyseini (Adnan Husseini), shpalli: «Izraeli duhet të kujtojë se Jeruzalemi nuk është një qytet izraelit, por është një qytet palestinez dhe ne e vendosim se çfarë ndodh atje»35Posta e Jeruzalemit, 4 nëntor 2004..

     Pikërisht ashtu siç e paratha Krishti rreth dy mijë vjet më parë, Jeruzalemi është akoma «i shkelur nga paganët»! Ky fakt nuk është dokumentuar më mirë gjetiu se sa në librin Jeruzalemi: E vërteta, një përpilim artikujsh nga David Bar-Illan, kryeredaktori i [agjencisë mediatike] Posta e Jeruzalemit.

      Perëndia i Izraelit nuk do të lejojë këtë përdhosje të “qytetit të Tij të shenjtë”36Nehemia 11:1; Nehemia 11:18; Isaia 48:2; Isaia 52:1; Danieli 9:24; Mateu 4:5; Mateu 27:53; Zbulesa 11:2; Zbulesa 21:2., “qytetit të Perëndisë”37Psalmi 46:4; Psalmi 48:1; Psalmi 48:8; Psalmi 87:3; Zbulesa 3:12., për të vazhduar përtej kohës që ka caktuar Krishti.       Në fakt, Jeruzalemi ka qenë një qytet izraelit për tri mijë vjet që kur e caktoi Davidi. Arabët që e quajnë veten “palestinezë” e kundërshtojnë këtë pohim. Kujt i përket Jeruzalemi dhe tërë ajo tokë që më parë ishte Izrael, por që tani quhet gabimisht “Palestinë”? E vërteta është çështje e historisë dhe e dëshmisë së Shkrimit të Shenjtë, e mund të vërtetohet lehtë.


[previous][next]

POSHTËSHËNIME

  • 1
    Isaia 42:9; Isaia 46:9-10; Isaia 48:5, etj.
  • 2
    Eksodi 3:13-14
  • 3
    Eksodi 3:6,15,16; Mateu 22:32; Marku 12:26, etj.
  • 4
    Zanafilla 28:13; Zanafilla 35:12; Eksodi 5:1; Eksodi 24:10; Jozueu 7:13; 1 Samuelit 1:17; 1 Kronikave 16:15-19, etj.
  • 5
    Levitiku 20:26; Ligji i Përtërirë 7:6; 1 Kronikave 16:13; Psalmi 105:6, 43; Isaia 65:15; Jeremia 31:1, etj.
  • 6
    Zakaria 12:2.
  • 7
    Cituar në faqen e internet të Ura për Paqe (Bridges for Peace), 21 Maj 2004
  • 8
    J. Randall Price, Dokument i paraqitur në Konferencën e Grupit Studimor Para Mundimit, 6 dhjetor 2004; i disponueshëm në adresën https://www.pre-trib.org/dr-robert-thomas/message/is-the-modern-state-of-israel-prophetically-significant/read
  • 9
    Zakaria 12:6.
  • 10
    David A. Rausch, Labirinti i Lindjes së Mesme: Izraeli dhe fqinjët e tij (Çikago: Botuesi Moody, 1991), 57
  • 11
    David A. Rausch, Labirinti i Lindjes së Mesme: Izraeli dhe fqinjët e tij (Çikago: Botuesi Moody, 1991), 57
  • 12
    Ezekieli 38:16-23; Zakaria 12:9; Zakaria 14:2-3.
  • 13
    Joel 3:2.
  • 14
    Zanafilla 12:3.
  • 15
    Levitiku 25:23.
  • 16
    Isaia 13:6.
  • 17
    Moshe Ma’oz, Imazhi i judeut në komunikimin mediatik dhe literaturën zyrtare arabe (Universiteti Hebraik i Jeruzalemit, 1976), 14
  • 18
    Nga videoja PBS, Xhihadi në Amerikë, rrëfyer nga Steven Emerson, i transmetuar për herë të parë në SHBA më 22 Nëntor 1994
  • 19
    Variante të këtij pohimi nga Muhamedi janë dhënë në një seri hadithesh dhe vendesh të tjera autoritare. Sheiku Nadim Al-Jisr, anëtar te Akademia e Kërkimit Islamik, citoi disa versione në paraqitjen e tij në Konferencën e Katërt të Akademisë të titulluar: “Sihariqi rreth betejës vendimtare midis myslimanëve dhe Izraelit, nën dritën e Kuranit të Shenjtë, traditave profetike dhe ligjeve themelore te natyrës dhe historisë”: Sahihu i Muslimit, Sahihu i Buharit, që të dyja në autoritetin e Ibën Umarit; një version tjetër rreth autoritet të Ebu Hurejres, etj.
  • 20
    Yossi Klein Halevi, “Një shtegtim në Hebron”, Posta Ndërkombëtare e Jeruzalemit, 15 gusht 2003, 12. 21
  • 21
    Bassam Ebu Sharifi, një ndihmës i lartë i Arafatit dhe zëdhënës i OÇP-së, i cituar nga Agjencia e Lajmeve të Kuvajtit, 31 maj 1986.
  • 22
    Zanafilla 15:18.
  • 23
    Nga ligjërata e famshme e presidentit Bush më 24 qershor 2002, ku propozoi “Hartën e Paqes” dhe i bëri thirrje Izraelit të çmontonte ndërtimet pa leje të ngritura që nga marsi i vitit 2001.
  • 24
    Lajmet Fox, 11 korrik 2005
  • 25
    www.g2bulletin.com.
  • 26
    www.insights.injesus.com, 11 korrik 2005.
  • 27
    http://theisraelreport.injesus.com.
  • 28
    Luka 21:24
  • 29
    Eliyahu Tal, Jeruzalemi i kujt? (Tel Aviv: Forumi Ndërkombëtar për një Jeruzalem të Bashkuar, 1994), 69.
  • 30
    Enciklopedia Palestineze (Bejrut, 1978), 2:667.
  • 31
    Sari Nusseibeh, “Jeruzalemi i islamit” Seminar mbi Jeruzalemin – Aspektet fetare, Milano, Itali, 9-11 maj 1995 (Jeruzalemi: Shoqëria Akademike për Studime të Çështjeve Ndërkombëtare, maj 2001), 4.
  • 32
  • 33
    http://www.state.gov/m/rm/rls/rm/2002/13888.htm.
  • 34
    www.worldnetdaily.com/news/article.asp?ARTICLE_ID=42305.
  • 35
    Posta e Jeruzalemit, 4 nëntor 2004.
  • 36
    Nehemia 11:1; Nehemia 11:18; Isaia 48:2; Isaia 52:1; Danieli 9:24; Mateu 4:5; Mateu 27:53; Zbulesa 11:2; Zbulesa 21:2.
  • 37
    Psalmi 46:4; Psalmi 48:1; Psalmi 48:8; Psalmi 87:3; Zbulesa 3:12.