PËRBALLJA ME FAKTET E RËNDA

Kapitulli 8 | DITA E GJYKIMIT

ANALISTËT DHE AUTORË PËR LINDJEN E MESME, A. J. Abraham dhe George M. Haddad, kanë pohuar pikëpamjen islamike në mënyrë të qartë: «Islami është plani i Perëndisë për botën, për çdo centimetër të saj, jo vetëm zonat islamike. Islami është për çdokënd, do apo nuk do ai. Është detyrë e çdo myslimani të ndihmojë në shtrirjen e kufijve të Islamit derisa çdo qenie në këtë planet të pranojë se “Nuk ka Perëndi tjetër veç Allahut dhe Muhamedi është Lajmëtari i tij”» (1). Asnjë mysliman i ndershëm nuk e mohon këtë. 

Omar Bakri Muhammad (i ndaluar kohët e fundit për të hyrë në Angli që kur u arratis në Liban në fillim të gushtit 2005), ka pohuar me kohë se është “njeriu i Bin Ladenit në Britani”, gjë e cila e bën edhe më të çuditshëm faktin se pse u lejua për një kohë të gjatë të predikonte hapur, në Londër dhe gjetiu, urrejtjen ndaj Perëndimit dhe një pushtim islamik të botës. Intriga politike ndërkombëtare është një strofull miu e koklavitur mashtrimesh. John Loftus pohon se Haroon Rashid Aswat (i cili ka qenë i lidhur me Omar Bakri-n), organizatori i dyshuar i 7 korrikut 2005, bombardimet e Londrës, u rekrutua edhe një herë nga zbulimi britanik për të luftuar në Kosovë “në mbrojtje të të drejtave myslimane” (2). Mëkatet tona do të kthehen kundër nesh. Iraku dhe Afganistani janë që të dy shembuj të këtij fakti. Trazirat myslimane që dramatizuan Francën më nëntor 2005 ishin pulat e saj “Islami është paqe” që po ktheheshin në kotec. 

Ndërsa ishte akoma në Londër Bakri shpalli: 

Qëllimi i Kalifatit (Shteti ideal Islamik, i cili nuk ekziston tani) do të pushtojë botën…. Nuk mund të ketë fund për xhihadin… derisa myslimanët të pushtojnë Shtëpinë e Bardhë… (3). 

Të komprometuarit e quajnë Bakri-n ekstremist. Në fakt, ai përfaqëson Islamin e vërtetë, i cili po fiton forcë. Asgjë më pak nuk mund të justifikohet nga Kurani, fjalët e Muhamedit dhe veprat ashtu siç shkruhen në hadith dhe nga historia e Islamit ashtu siç u praktikua me këmbëngulje nga pasuesit e menjëhershëm të Muhamedit dhe përgjatë shekujve që vijuan. 

Edhe pse Egjipti ka një qeveri laike, Islami është prapëseprapë i fortë dhe përbën një problem të vazhdueshëm për udhëheqësit e Egjiptit, edhe pse janë myslimanë, të paktën me emër. Mënyrat perëndimore të Egjiptit janë kritikuar nga ata që besojnë se mënyra e vetme për t’u veshur, ngrënë dhe sjellë është mënyra që Muhamedi dhe ndjekësit e tij bënë në shekullin e shtatë dhe ashtu siç detyrojnë talebanët kur ishin në pushtet në Afganistan. Fuqia e Islamit edhe në këtë shtet laik është e dukshme në faktin se Kajro është vendi i Universitetit Al-Azhar, njohur si qendra autoritare e mendimit dhe teologjisë islamike për tërë botën myslimane. 

Myslimanët ngulin këmbë (në pamje të parë me plot sinqeritet) se liria e vetme e vërtetë vjen përmes nënshtrimit ndaj Islamit. Si mund ta besojnë ata këtë me ndershmëri? A mund të jetë thjesht një problem kuptimor që përqendrohet në interpretime të ndryshme të domethënies së fjalëve? Apo ndryshimi në mendim duhet të shkojë më thellë? 

Në kapitullin e mëparshëm thamë se më 10 dhjetor 1948 Shpallja e Përbotshme e të Drejtave të Njeriut u përshtat nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në mbledhjen e saj të tretë pas krijimit më 24 tetor 1945. Kishte pesëdhjetë e gjashtë anëtarë në atë kohë dhe pesëdhjetë e dy të pranishëm. Votimi për Shpalljen si e tërë ishte dyzet e tetë pro (përfshi, çuditërisht, një anëtar të vendeve myslimane: Afganistani, Egjipti, Irani, Iraku, Pakistani, Siria dhe Turqia), me tetë abstenime. Ata që abstenuan ishin blloku sovjetik i kombeve (Bashkimi Sovjetik, Bjellorusia, Çekosllovakia, Polonia, Ukraina dhe Jugosllavia), Arabia Saudite dhe Afrika e Jugut. 

Kjo shpallje mbetet një prej më të rëndësishmeve e përshtatur ndonjëherë nga OKB-ja. Neni 1 i Kartës, mbi të cilin është themeluar OKB-ja, shpall se një prej qëllimeve kryesore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara është: «Të arrijë bashkëpunim ndërkombëtar në nxitjen dhe shtytjen e respektit për të drejtat e njeriut dhe për liritë themelore për të gjithë pa dallim race, gjinie, gjuhe apo feje» (4). 

Gjatë procesit të përpilimit të të gjithë Shpalljes, u hodhën votat nga të gjithë anëtarët pro dhe kundër çdo neni të propozuar. Me interes të veçantë është fakti se Neni 18 u përshtat nga të gjithë pesëdhjetë e gjashtë anëtarët. Ai thotë: 

Gjithkush ka të drejtën e lirisë së fjalës, ndërgjegjes dhe fesë; kjo e drejtë përfshin lirinë për të ndryshuar fenë apo besimin e tij dhe lirinë, qoftë vetëm apo në bashkësi me të tjerë dhe në publik apo privat, të shfaqë fenë apo besimin e tij në mësimdhënie, praktikë, adhurim dhe zbatim. 

ÇFARË THATË?

Arabia Saudite, edhe pse abstenoi nga votimi pro apo kundër për Shpalljen në tërësi, bashkë me çdo shtet tjetër anëtar, miratoi Nenin 18. Madje edhe Bashkimi Sovjetik dhe Kina ranë dakord të pranonin Nenin 18, edhe pse çdo fëmijë që jetonte në çdonjërin prej këtyre vendeve e dinte se këto liri nuk lejoheshin më, po ashtu si në Islam. Arabia Saudite po i zotohej botës se çdo person në atë vend do të kishte të drejtën të «ndryshonte fenë apo besimin e tij» dhe «në publik apo privat, të shfaqë fenë apo besimin e tij…». megjithatë, siç e kemi parë, Arabia Saudite i pret kokën çdo myslimani që ndryshon nga Islami në një besim tjetër, se asnjë fe jo islamike nuk mund të praktikohet dhe këto ligje islamike kanë ardhur si dekret i vetë Muhamedit dhe janë kështu të pandryshueshme. A mund të jetë më e qartë kontradikta midis Islamit dhe Nenit 18? 

Si mund të shpjegohet ndryshimi i pamohueshëm midis asaj që Arabia Saudite i rrëfen botës dhe asaj që praktikon? Sigurisht, e njëjta pyetje mund të bëhet jo vetëm vendeve të tjerë myslimanë, por edhe vendeve komuniste. Ne nuk do donim të besonim se ata po gënjejnë hapur. Atëherë cili është shpjegimi? 

Bibla paraqet përgjigjen e parehatshme: «Zemra gënjehet më tepër se çdo gjë tjetër dhe sëmuret në mënyrë të pashërueshme; kush mund ta njohë atë? Unë, Zoti, hetoj zemrën…» (5). Krishti, duke cituar tek Isaia 29:13, qortoi rabinjtë e kohës së Tij me këto fjalë: «Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për ju kur tha: “Ky popull po më afrohet me gojë dhe më nderon me buzët; por zemra e tyre rri larg meje. Dhe më kot më nderojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit”» (6). Është një dështim i zakonshëm njerëzor të rrëfejë një gjë me buzë dhe të mohojë atë në praktikë. 

Ata që e quajnë veten të krishterë janë aq të prirë nga një hipokrizie të tillë sa çdo njeri tjetër. Bibla shpall se zemrat e gjithë njerëzve janë njësoj. Por disa kultura nxisin të keqen dhe pandershmërinë natyrore të zemrës. E tillë ishte situata në kulturën pagane arabe nga e cila rrodhi Islami dhe në të cili është rrënjosur akoma thellë. Një gjë është për një individ të krishterë të rrëfejë se do Krishtin dhe fqinjin e tij si vetveten dhe megjithatë të dështojë të praktikojë këtë në jetën e tij të përditshme. Megjithatë, është diçka tjetër në tërësi, për fenë e dikujt të mësojë ndjekësit e tij të gënjejnë, të kryejnë shkelje, plaçkitje dhe vrasje, për të përparuar çështjen e tij në botë. Ashtu siç kemi parë, ky është rasti me Islamin dhe mohimi hipokrit i atij fakti praktikohet përditë në mbarë botën myslimane dhe në marrëveshjet e tij me Perëndimin. Dhe udhëheqësit perëndimorë duken të kënaqur të pranojnë dhe madje të nxisë këtë mashtrim vdekjeprurës. 

NJË POLITIKË MBËSHTETUR NË MASHTRIM

Për sa kohë mund të vazhdojmë të injorojmë të shkuarën dhe të paraqesim përndjekjen e vrasjen e judenjve e të krishterëve nga myslimanët në mbarë botën dhe të këmbëngulim në mbrojtjen e Islamit si paqe? Një historian pohon: «Trembëdhjetë shekuj diskriminim fetar, duke shkaktuar vuajtje dhe vdekje të miliona njerëzve, janë kthyer me anë të mitit të “tolerancës” islamike…» (7). Perëndimi anashkalon (ashtu sikur të mos ekzistonte) mohimin e prerë të të drejtave bazë të njeriut dhe mbështetjen e terrorizmit nga Arabia Saudite dhe vendet e tjera myslimane dhe, në mënyrë të pabesueshme, favorizon dhe ndonjëherë madje armatos terroristët islamikë, si në Afganistan, Çeçeni, Qipro, Bosnjë, Kashmir, Kosovë, Maqedoni, Sudan dhe Timorin e Lindjes. 

Në mënyrë të përsëritur Izraeli është qortuar për “reagim të tepruar” ndaj bombarduesve vetëvrasës, për kërkim të terroristëve në territorin e Autoritetit Palestinez dhe për shkatërrimin e shtëpive nga të cilat terroristët kanë vepruar. Si mund të akuzohet dikush për reagim të tepruar i cili vepron në vetëmbrojtje për të shpëtuar nga sulmuesit që kanë qëllim ta vrasin? Amerika, Britania dhe aleatët e tyre të pakët në Irak dhe Afganistan po mësojmë së fundi atë që Izraeli është përballur vetëm dhe nën kritikë të rëndë për pesëdhjetë vitet e fundit. Është zbulim tronditës të kuptojmë përfundimisht se kemi përballë një armik që është i etur të vrasë apo të vritet që ose të pushtojë botën për Allahun ose të bëhet martir në atë betejë dhe kështu të fitojë me shpresë Parajsën e premtuar nga feja e tij. 

Gjykata tokësore ka dënuar Izraelin për ndërtimin e gardhit dhe murit. Kjo barrierë nuk është si muri i Berlinit, caktuar për të mbajtur të shtypurit për të mos u arratisur nga “parajsa” e komunizmit. Ky mur është ngritur në vetëmbrojtje për të mbajtur larg qëllimin e terroristëve për të vrarë izraelitët. Në fakt, ka zvogëluar përqindjen e vdekjeve në ato zona ku është përfunduar. Por pa keqardhje për viktimat e vrarë, OKB-ja dhe BE-ja kundërshtojnë Izraelin për mbrojtjen e vetes, ndërsa nuk shprehin kurrë ndonjë mosmiratim të vrasësve që e sulmojnë. 

PSE KY STANDARD I DYFISHTË?

Kemi cituar pohime nga shumë udhëheqës myslimanë që shpallin në gjuhën më të qartë të mundur se Izraeli duhet të shfaroset dhe se ata kanë qëllim ta bëjnë këtë pavarësisht se cila do të jetë kostoja në njerëz nga të dyja anët. Tipike për qindra kërcënime të tilla ishte ky pohim nga Farouk Kaddoumi, kreu i departamentit politik të OÇP-së në atë kohë: «Kjo geto sioniste e Izraelit duhet të shkatërrohet» (8). Nuk mund të thuhej në mënyrë më të pacipë, sepse ai e dinte, ashtu siç janë të sigurt sot myslimanët që kjo nuk ka ndryshuar, se pavarësisht çfarë qëllimi vrasës shpallin dhe kryejnë mënyrë të hapur kundër Izraelit, udhëheqësit perëndimorë do të vazhdojnë të shtypin izraelitët ashtu sikur ata të ishin shtypësit. 

Nëse Izraeli do të bënte kërcënime të tilla kundër atyre që janë të vendosur për ta shkatërruar, myslimanët do të tërboheshin dhe OKB-ja, BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta dënonin atë rëndë. A është çmendur fare bota? 

Perdja e Hekurt dënohet me të drejtë nga bota jokomuniste. Presioni i sertë në formën e mendësisë botërore dhe sanksionet e ndryshme u vendosën ndaj Bashkimit Sovjetik. Ai presion përfundimisht bëri që të bien muret dhe ndihmoi të sillte të paktën disa ndryshime të dëshiruar. Megjithatë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, OKB-a dhe BE-ja qëndrojnë të heshtur rreth Perders islamike, edhe pse është më e ligë dhe e padepërtueshme se sa Perdet e Hekurta apo prej Bambuje. 

Madje edhe gjatë kohëve më shtypëse nën Stalinin apo Maon, të paktën disa kisha lejoheshin të qëndronin hapur. Në Kinën e sotme ka shumë kisha të krishtera zyrtarisht të sanksionuara (përveç atyre që takohen në fshehtësi) po ashtu edhe vende të tjera adhurimi për budistët, myslimanët dhe ata të besimeve të tjera. Por në Arabinë Saudite asnjë vend adhurimi jomysliman nuk tolerohet! Në vende të tjera myslimane ku, nën qeverisje laike, shari’ati nuk praktikohet zyrtarisht, kishat gjithsesi shkatërrohen dhe të krishterë të vriten nga myslimanët, sepse këtë kërkon Islami. 

A nuk është koha për Perëndimin të bëjë presion serioz ndaj Arabisë Saudite dhe vendeve të tjera islamike për dhunimin e tyre të të drejtave të njeriut të rrëfyera nga anëtarët e OKB-së, ashtu siç bëri me Bashkimin Sovjetik dhe vazhdon të bëjë me Kinën? Si mund të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës pjesë e hipokrizisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara duke rrëfyer se janë për të drejtat e njeriut ndërsa anëtarët e saj lënë pas dore shkeljet e tyre pa i ndëshkuar? Si mund të injorojmë më qindra miliona myslimanët që mbahen në skllavëri përtej Perdes Islamike pa ngritur një thirrje proteste me dhimbje në mbrojtje të tyre? 

Edhe pse BE-ja, OKB-ja dhe fuqitë perëndimore kanë qenë të ngadaltë për të vendosur presion publik ndaj vendeve myslimane, ka patur persona të hapur pas skene, sidomos nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë qeverisjes së Bushit. Përmes kuptimit dhe guximit më të madh nga ana e disa mediave perëndimore për të bërë të ditur të vërtetën (siç është Mortimer B. Zuckerman, Kryeredaktor i U.S. News &World Report), presioni i mendësisë publike po fillon të ketë rezultatet e veta. Për shembull, Arabia Saudite «do të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme për të përmirësuar imazhin e saj ndërkombëtar… tha Ministri i Arsimit të Lartë Dr. Khaled Al-Anqari», në Riyath, 2 tetor 2004. Pjesë e mirë e përpjekjes do të jenë marrëdhëniet publike mashtruese. Megjithëkëtë, sauditët po ndiejnë temperaturën e asaj që Anqari e quan në mënyrë mbrojtëse «fushatat e medias të çjerrë për të nxirë imazhin ndërkombëtar të mbretërisë dhe… të diskreditojnë vlerat dhe parimet e saj… që me ndodhitë e 11 shtatorit…» (9). 

Sauditët po përpiqen të mbulojnë të vërtetën, ashtu siç e zbulon fjalimi i Anqari-t: «Ne do të punojmë me miqtë tanë në botë për të nënvizuar figurën e vërtetë të Arabisë Saudite, kiblan e Islamit dhe myslimanëve dhe zemrën e botës arabe». Ai tha se Ministri i Arsimit të Lartë po kontaktonte agjenci dhe institucione arsimi në vende të tjera «për të ndrequr figurën e shtrembëruar të Arabisë Saudite». Natyrisht, qëllimi i tyre nuk është ndryshim i vërtetë, por për të lustruar imazhin e tyre të rremë, i cili nuk është shtrembëruar aspak, përveç vetëm nga sauditët duke mbuluar të vërtetën tronditëse të asaj që është Islami në të vërtetë. 

Arabia Saudite, duke u përpjekur të mbrojë atë që quhet “imazhi i vërtetë” i saj, duhet të përballet me kritikat e sinqerta. Një forum katër ditor ( forumi i dytë vjetor rreth komunikimit titulluar “Imazhi i Arabisë Saudite në botë”) u mbajt në fillim të tetorit 2004 duke përfshirë më tepër se njëqind personalitete të rëndësishëm nga brenda e jashtë Arabisë Saudite. Sauditët duhet të bëjnë ndryshime të vërteta. Shpresojmë që studiuesit që kanë thirrur për ndihmë nga mbarë bota të mos kënaqen xhingla-minga. 

KUJTONI, KY ËSHTË ISLAMI!

Pjesa më e madhe e myslimanëve të sotëm (cilado qoftë origjina e tyre, përfshi Arabinë Saudite) kanë harruar, nëse e kanë ditur ndonjëherë, se paraardhësit e tyre u detyruar pa vullnetin e tyre në Islam nën kërcënimin me vdekje. Ky është Islami ashtu siç ka qenë në fillim, gjithmonë ka qenë i tillë sa herë që ka qenë e mundur dhe akoma është. Nëse udhëheqësit fetarë e politikë perëndimorë nuk zgjohen nga zhgënjimi i tyre dhe të ndalojnë shqiptimin e gënjeshtrës se “Islami është paqe”, shumë shpejt do të jetë tepër vonë për të mbrojtur liritë tona! 

Në shekujt e hershëm të Islamit, forcat e tij gati pushtuan Evropën. Nëse nuk do të ishin kthyer në Tur të Francës dhe në Vjenë të Austrisë, të gjithë sot do të flisnim arabisht. Një agresion i tillë nuk ishte një zell i gabuar apo një vendi i shenjtë i vlefshëm vetëm për të shkuarën; ky është thelbi i Islamit ashtu siç e kanë mësuar dhe praktikohet Muhamedi dhe pasuesit e tij të mëvonshëm dhe ashtu vazhdon të jetë. Pushtimi i botës kërkohet nga Islami si qëllimi i tij i pandryshueshëm. 

Themelor për Islamin është shpallja që ka bërë Muhamedi: «Allahu më ka urdhëruar të luftoj kundër të gjithë njerëzve derisa të gjithë njerëzit të rrëfejnë se Allahu është Perëndia i vërtetë dhe Muhamedi profeti i tij». Islami ndan tërë botën në Dar al-Islam (shtëpia e paqes) dhe Dar al-Harb (shtëpia e luftës) dhe kërkon xhihad të përjetshëm kudo kundër Dar al-Harb-it, pra, jomyslimanëve. Nuk mund të ketë kurrë “paqe” derisa Islami të ketë nënshtruar mbarë botën ndaj Allahut. Kudo, me bashkëfajësinë e atyre që po bashkëpunojnë në nënshtrimin e tyre të rastit, Islami vazhdon marshimin e tij! 

Terroristët po kryejnë rolin e tyre të veçantë në atë nënshtrim. Pa dyshim, Islami është pas terrorizmit të shumtë. Megjithatë përhapja e xhamive të Islamit lejohet në mbarë botën perëndimore dhe përshpejtohet edhe ndërsa Islami mohon të njëjtën liri për fetë e tjera në territoret që kontrollon. Pjesa më e madhe e xhamive janë hapur nga Arabia Saudite me përfitimet e naftës nga paratë që ne paguajmë te karburanti. Shumë xhami në Perëndim janë qendra për celulat dhe stërvitjet terroriste, një fakt i padiskutueshëm i pajtueshëm me Islamin (i dokumentuar gjerësisht në video, Xhihadi në Amerikë) (10). 

Më korrik 2002, «një analist i kompanisë RAND [Korporata për Kërkim dhe Zhvillim] i tha Këshillit të Politikave Mbrojtëse të Pentagonit se Arabia Saudite ishte një armik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, [se]… sauditët ishin veprues “në çdo nivel të rrjetit territorial”» (11). Në mënyrë të qartë Arabia Saudite «eksporton dy produkte… naftë dhe fanatizëm fetar» (12). Dore Gold, ish-ambasador izraelit në OKB, dokumenton të vërtetën e sikletshme rreth Arabisë Saudite në librin e tij të shkëlqyer që gjithkush në Perëndim duhet ta lexojë (13). 

Nuk ka arsye për të justifikuar bombarduesit vetëshpërthyes dhe terroristët e sotëm si “ekstremistë”. Në vendet myslimane terroristët trajtohen me të njëjtin adhurim si heronjtë që matadorët marrin në Spanjë dhe që yjet e futbollit dhe basketbollit marrin në Amerikë. Fytyrat e tyre shfaqen në afishe kudo, me dhënie titulli lavdërimi dhe admirimi. 

NJË XHIHAD I RI DHE I MPREHTË

Më 732 pas K., në mbase betejën më të rëndësishme në historinë evropiane, Charles Martel, në Tur, Francë, mbrojti një ushtri pushtuese myslimane prej disa qindra mijëra luftëtarë të xhihadit, duke vrarë komandantin e tyre, Adb el-Rahman. 

Kjo ka ndodhur afërsisht një mijë e treqind vjet më parë. Dhe tani, përmes një pushtimi tjetër dhe më të suksesshëm, Islami është bërë feja e dytë për nga madhësia në Francë, me rreth gjashtë milion myslimanë dhe një mijë e pesëqind xhami. Jean-Louis Bruguiere, gjykatësi i parë kundër terrorit, ka thënë kohët e fundit: «Kërcënimi terrorist sot është më i fuqishëm… se sa qe para 11 shtatorit. Rabei Osman El Sayed Ahmed, njohur si Muhamedi egjiptian [organizatori i supozuar pas bombardimit të trenit në Madrid më 2004 që vrau 191 dhe plagosi 1400 njerëz], është një shembull i këtij brezi të ri të vepruesve të xhihadit që në mënyrë të dukshme veprojnë në mënyrë të pavarur nga rrjeti i Al Kaedës së vjetër… një shembull i brezit të ardhshëm të terroristëve islamë me të cilët Evropa duhet hahet tani» (14). 

Kërcënimi më i madh ndërkombëtar është akoma Al Kaeda, por në një version të ri e madje vdekjeprurës. Një rritje e re e të rekrutuarve po fryn radhët e saj në mbarë botën, jo më ekskluzivisht për vendet myslimane në Lindjen e Mesme, por të rinj të zemëruar, të edukuar në shtëpi, që urrejnë vendet perëndimore në të cilët kanë jetuar që kur prindërit e tyre kanë emigruar atje. Fox News ka bërë të ditur kohët e fundit: 

Me etërit e saj themelues që janë të fshehur dhe dhjetëra veprues kyçë të pazbuluar, Al Kaeda ka ndryshuar [dhe] po përfiton nga njerëz që nuk kanë nevojë të kalojnë kufirin, marrin para nga jashtë apo angazhohen në transaksione të tjera ndërkombëtare që duhet të alarmojë autoritetet…. «Tani po merremi shumë Al Kaeda të vogla me fuqinë e Al Kaedas fqinje» – tha Brian Jenkins, këshilltar i presidentit të kompanisë RAND [Korporata për Kërkim e Zhvillim]. «Ata nuk mund të jenë në gjendje të kryejnë veprime të specializuara… por ata mund të veprojnë akoma në një nivel vdekjeprurës». 

Natyra e përhapur e Al Kaedës që ka ndryshuar formë është njëra prej arsyeve se pse është e vështirë për t’u luftuar. Shërbimet e sigurisë mund të zbërthejnë një celulë, por gjejnë shumë pak lidhje me të tjerat. Policia në Britani ka dështuar deri tani të padisë dikë për sulmet e 7 korrikut në tri trenat e metrosë dhe në një autobus ku mbetën të vrarë 52 njerëz dhe katër bombardues vetëshpërthyes: një sulm për të cilin autoritetet thanë se ka shenjat e Al Kaedës…. Pjesë e qëllimi është thjeshtë për të vazhduar dhe vazhdimi i sulmeve: duke fituar kështu më tepër të rekrutuar dhe para për çështjen e krijimit të vendeve të drejtuar nga Islami. 

Al Kaeda e re po gjen vend pjellor për të rekrutuar… midis bijve të imigrantëve evropianë …. Familjet e tyre janë larguar për një jetë më të mirë, por ata në të vërtetë nuk kanë qenë në gjendje të integrohen plotësisht me shoqëritë pritëse… (15). 

Një dokumentar mbresëlënës transmetuar në PBS në fund të janarit 2005 shpjegonte: «Mund të jetë surprizë për shumë amerikanë, por kërcënimi më urgjent për Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë celulat e dyshuara të Al Kaedës në vendin e saj, por më tepër celulat që veprojnë përtej detit, sidomos në Evropën perëndimore. Evropa perëndimore, me afërsisht 18 milion myslimanë, është bërë fushëbeteja e re dhe vdekjeprurëse në luftën ndaj terrorit» (16). 

Në Angli më shumë myslimanë takohen në xhami çdo javë se sa të krishterë nëpër kisha. Islami nuk është në gjendje të bëjë një sulm ballor ushtarak kundër Evropës, si në të shkuarën e largët, por po kryen më tepër se ç’kanë bërë luftëtarët e hershëm të xhihadit, me anë të pushtimit “paqësor” të emigrantëve nën mbulimin e propagandës së suksesshme rreth qëllimeve të saj dashamirëse. Sër David Veness, ndihmës përfaqësues për veprimet e specializuara me Policinë Metropolitane të Londrës, ka thënë kohët e fundit: «Ky vend ka parë terrorizmin që në fund të viteve 1960, si terrorizmin e brendshëm… po ashtu edhe ndërkombëtar këto në rrugët e Londrës. Ajo çfarë është ndryshe nga kjo formë terrorizmi është qëllimi i qartë për të shkaktuar vrasjen në masë… pa paralajmërim në çdo formë ndaj publikut [Terroristët e rinj fshihen brenda xhamive dhe komuniteteve myslimanë]. 

Policia evropiane ka prishur dhjetëra komplote terroriste islamike të kurdisur për t’u realizuar pas sulmeve të 11 shtatorit ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Reda Seyam, një shtetas egjiptian lindur në Gjermani, i cili ka qenë nën hetim, me sa është thënë, në lidhje me bombardimet e Balit, ka thënë: “Çdo vëzhgues mund të shohë se kjo luftë në Irak [ka krijuar] një shkollë për të përgatitur të diplomuar në vepra terrorizmi dhe lufte…. Ajo gjallëron frymën e xhihadit në kombin mysliman”» (17). 

Zona në Angli, Gjermani dhe kudo në Evropë tashmë kanë përqendrime myslimanësh të cilët janë në gjendje të votojnë kandidatët e tyre vendorë. Aty nga viti 2009 tre qytetet më të mëdhenj në Holandë do të kenë pjesën më të madhe myslimanë. Megjithatë Evropa nuk ka dashur të pranojë kërcënimin e Islamit në mesin e saj. Në mënyrë të pabesueshme edhe pas trazirave myslimane që shkatërruan Francën më nëntor 2005, gënjeshtra se Islami është një fe dashamirëse e paqësore vazhdon të nxitet nga udhëheqësit kombëtarë francezë. 

NJË BARRIERË E PAKALUESHME?

Është gati e pamundur që myslimanët të integrohen në shoqëri siç kanë bërë emigrantët e tjerë, sepse Islami nuk lejon asnjë dallim midis fesë dhe shtetit. Islami duhet të sundojë jo vetëm në xhami, por në jetën dhe tregtinë e përditshme, në sistemin ligjor, gjykatë dhe qeveri. Kështu, që demokracia e vërtetë të vendoset në Afganistan, Irak dhe territorin e OÇP-së do të thotë vdekje për Islamin. Vendet myslimane do të bëjnë gjithçka që kanë në dorë për të parandaluar këtë fatkeqësi për fenë e tyre. Për më tepër, madje në vende islamike laike, si Egjipti dhe Pakistani, islamikët sundojnë në një shkallë të lartë. 

Në dallim me këtë civilizimi perëndimor ndjek dallimin e qartë që bëri Jezusi midis kishës dhe shtetit kur tha: «Jepni, pra, Cezarit atë që i përket Cezarit dhe Perëndisë atë që i përket Perëndisë» (Mateu 22:21; Luka 20:25). Ky ndryshim themelor në filozofinë politike (duke pranuar se myslimanët do të përpiqen të përdorin mjete të ligjshme demokratike për të vendosur shari’a-tin) duhet të ballafaqohet nëse Perëndimi do t’i mbijetojë kërcënimit të parashtruar nga moria e emigrantëve. Omar Ahmad i KMAI-t (Këshilli i Marrëdhënieve Amerikano-Islamike) ka thënë hapur: 

Islami nuk është në Amerikë për të qenë i barabartë me çdo besim tjetër, por për t’u bërë mbizotërues…. Kurani duhet të jetë autoriteti më i lartë në Amerikë dhe Islami feja e vetme e pranuar në tokë. 

Teksanët e kanë zakon të thërrasin: «Kujtoni Alamon!». Judenjtë akoma i kujtojnë vetes: «Kujtoni Holokaustin: kurrë më!». Kështu perëndimorët bëjnë mirë t’i përsërisin njëri-tjetrit: «Kujtoni pushtimin e Indisë (“ngjarja më e përgjakur në histori”); kujtoni vrasjen e një milion armenëve; kujtoni atë që ka bërë Islami për shekuj me radhë dhe po bën akoma në Sudan, Indonezi, Nigeri dhe gjetiu; kujtoni Nju Jorkun, Uashingtonin, Madridin, Londrën dhe Parisin: mos lejo që të ndodhë përsëri!». 

Në vend të kësaj shumë të krishterë drejtues nxisin kundërshtimin “paqësor” ndaj terrorizmit ashtu sikur terroristët të binden nga mirësia. Organizata liberale e krishterë (gjoja ungjillore), Sojourners [Banorët e Përkohshëm], vuri një reklamë sa një faqe e tërë në një gazetë kombëtare e cila hamendësonte në mënyrë naive se dhuna mund të ndalej duke mos përdorur dhunë (18). Si nënkuptim, faji për terrorizmin që vepron me anë të forcës u hodh ndaj Izraelit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngaqë e kanë kundërshtuar me forcë. Faji i veçantë u hodh ndaj të krishterëve të cilët nxitën presidentin për të luftuar terroristët. Reklama citonte në mënyrë kritike Jerry Falwell: «Por ti duhet të vrasësh terroristët para se të ndalojë vrasja. Dhe unë jam dakord me presidentin t’i ndjekë ata në mbarë botën. Nëse do të duhej 10 vjet, shkatërroji të gjithë në emër të Zotit» (19). 

Edhe pse pjesa më e madhe e të krishterëve do të ndiheshin në siklet me retorikën e Farwell-it, reklama që e padiste atë nuk kritikonte terroristët, aq më pak nxitjen islamike për vrasjet në emër të Allahut. Ne kemi dokumentuar rolin e Islamit. Një ish-ambasador izraelit pranë OKB-së ka shpallur në mënyrë të përmbledhur: «Pa një bindje të patundur në meritat e të rënit theror dhe në shpërblimet e saj përtej jetës tokësore, terroristët kurrë nuk do të kishin kryer sulmet vetëvrasës të dhjetëvjeçarit të fundit» (20). Një mësim i tillë vjen vetëm nga Islami. Asnjë fe tjetër nuk i afrohet nxitjes së vrasjes dhe sakatimit, aq më pa të ofrojë shpërblim qiellor për një keqe të tillë të përçmuar. 

Islami vetë është rrënja e problemit terrorist që pllakos botën. Udhëheqësit perëndimorë duhet të fillojnë këtu nëse duam të fitojmë luftën kundër terrorit! Por kjo është gati e pamundur, me klimën e pranimit tolerant të gjithçkaje virtuale në Amerikë dhe ngurrimit për të kritikuar me të vërtetë dikë apo diçka. Më 22 gusht 2005, pas protestave nga CAIR për një transmetim më 25 korrik, prezantuesi i radios konservative Michael Graham u pushua nga puna nga emisioni i tij treorësh në Uashington në WMAL-AM sepse refuzoi të kërkonte falje se kishte thënë me të vërtetë: «Ne jemi në luftë me një organizatë terroriste që quhet Islam». Drejtori ekzekutiv i CAIR-it, Nihad Awad, paditi Graham-in se kishte përdorur «fjalë të mbushura me urrejtje» dhe lavdëroi veprimin e WMAL-it si «një hap drejt heqjes së një retorike të dëmshme kundër myslimanëve që mbush transmetimet tona kombëtare» (21). 

«Fjalë të mbushura me urrejtje»? Ato janë tiparet dalluese të Islamit, por ata po i shndërrojnë në mënyrë mahnitëse në “paqe” në mendjet perëndimore kur myslimanët i flasin. Dhe mos harroni kurrë betimet myslimane për të shfarosur Izraelin, për të shkatërruar Amerikën dhe për të pushtuar tërë botën nuk janë “retorikë” e thjeshtë. 

TERRORIZMI ËSHTË SHTEGU I ISLAMIT DREJT “PAQES”

Për të sjellë “paqe” Allahu urdhëron: «Do të shtie tmerr në zemrat e të pabesëve. Pritni kokat e tyre! (22); Therni idhujtarët kudo ku t’i gjeni… (23); O Profet, ndeshu me jobesimtarët dhe hipokritët dhe tregohu i ashpër me ta… (24); Besimtarë, bëni luftë me të pabesët që banojnë midis jush…» (25). Më tepër se njëqind vargje të tjerë në Kuran mbështesin luftën për të sjellë paqen e Islamit në botë (26). 

Kujtoni, fjalët e fundit të Muhamedit ishin: «Allahu mallkoftë të krishterët dhe judenjtë!». Muhammad Atta, udhëheqës egjiptian i terroristëve të 11 shtatorit, mori pjesë në një xhami në Hamburg, Gjermani, ku imami predikoi se «të krishterëve dhe judenjve duhet t’i pritet fyti» (27). Përpiquni të imagjinoni një shërbëtor të krishterë të predikojë diçka të tillë nga podiumi. Zgjohu nga gjumi, Perëndim! 

E njëjta dhunë predikohet në shumë xhami të tjera në mbarë botën. Ky është Islami i vërtetë sipas Muhamedit dhe Kuranit pavarësisht nga mohimet nga propagandistët myslimanë si CAIR. 

Në tërë historinë e tij, ashtu siç kemi dokumentuar, Islami ka qenë përgjegjës në mënyrë të padiskutueshme për vrasjen e disa miliona viktimave të pafajshëm, përfshi vetë myslimanë nga grupe rivale. Islami nuk sjell paqe edhe midis ndjekësve të tij më të përkushtuar. Në kapitullin e fundit përmendën shkurtimisht luftën tetë vjeçare midis Iranit dhe Irakut, që të dy vende myslimanë. Ata përdorën një mijë ton gaz helmues ndaj njëri-tjetrit. Disa mijëra të rinj u sakrifikuan për të pastruar fushat e minuara në mënyrë të trupat të kalonin pas tyre (dhe u mashtruar që të bënin një gjë të tillë me anë të premtimit islamik për Parajsë me virgjëresha të panumërta syzeza për ata që vdisnin në xhihad). 

Kemi folur për vrasjen e shtetasve myslimanë nga sunduesit myslimanë, si vrasja e mijërave nga Sadam Hysejn në Irak. Udhëheqësit myslimanë të Iranit dhe Sirisë kanë kryer mizori të tilla kundër shtetasve të tyre. Shkatërrimi dhe dhunimi i Kuvajtit (një vend mysliman) nga Iraku (një vend tjetër mysliman) tronditi botën, ndërsa Arafati dhe “palestinezët” po brohorisnin Sadamin si një hero i madh se po lëshonte raketa Scud ndaj Izraelit. Në dymbëdhjetë vjet të luftës civile në Algjeri, myslimanët vranë më tepër se njëqind mijë ndjekës të tyre. Kështu ka qenë që nga fillimi, kudo ku myslimanët kanë qenë në pushtet. 

Rrjeti i gjerë terrorist Al Kaeda filloi në fillim të viteve 1990. Ai përbëhej nga një përzierje jo e fortë e grupeve në Algjeri, Egjipt dhe Arabi Saudite, të cilët përpiqeshin të rrëzonin qeveritë e tyre përkatëse ngaqë nuk ishin besnikë ndaj islamit fondamentalist. Duke qenë të pasuksesshëm në ndërmarrjen e tyre, ata kthyen vëmendjen e tyre ndaj Amerikës, parë si “Satani” i keq që përfaqësonte një prani demokratike dhe stabilizuese në Lindjen e Mesme (28), dhe më e keqja, mbështetësen e Izraelit. 

ARAFATI DHE OÇP-ja

E rrezikshme si Al Kaeda, renditet shumë poshtë rrjeteve të OÇP-së islamike të Arafatit, e cila sot, pavarësisht nga vdekja e tij, mban akoma rekordin për numrin më të madh të pengmarrjeve me një herë të vetme (treqind), numri më i madh i njerëzve të qëlluar në një aeroport, shpërblesën më të madhe të mbledhur (5 milion dollarë amerikanë paguar nga Lufthansa), numrin më të madh dhe larminë e objektivave (dyzet avionë për pasagjerë civilë, pesë anije pasagjerësh, tridhjetë ambasada apo misione diplomatike plus depo dhe fabrika të panumërta nafte), plus vrasjet e mijëra vetëve, etj. (29). Jordania u ka dhënë strehë këtyre partnerëve myslimanë. Por krimet e tyre të neveritshme kundër njerëzve të tij dhe përpjekja e Arafatit për të pushtuar vendin, u bë aq e padurueshme saqë mbreti Husejn I ktheu përfundimisht trupat e tij beduinë ndaj tyre dhe, me ndihmën e izraelitëve, i përzuri nga vendi i tij dhe në Liban. 

Atje OÇP-ja (të gjithë myslimanë të përkushtuar, duke besuar sinqerisht se po vepronin në emër të Allahut dhe për lavdinë më të madhe të tij, dhe duke iu bindur Kuranit) krijoi një trashëgimi të pabarabartë torture dhe vdekjeje, duke vrarë dhjetëra mijëra dhe duke lënë rreth njëqind mijë vajza shtatzënia kur OÇP-ja u dëbua. Zakonisht trupat e viktimave të OÇP-së, disa prej tyre fëmijë të vegjël, janë sakatuar dhe gjymtuar. Libani u bë një bazë e gjerë për sulmet terroriste kundër Izraelit me armërinë gjithnjë në rritje të OÇP-së dhe bekimin e Sirisë. 

Jeta për izraelitët u bë e patolerueshme në Galile, ku ka patur sulme masive të vazhdueshme artilerie dhe mortaje të lëshuara nga OÇP-ja brenda Libanit. Mijëra rezidentë ose u arratisën nga shtëpitë e tyre ose u detyruan të kalonin një pjesë të mirë të kohës në streha kundër bombardimeve. Goditjet përmes ajrit dhe sulmet komando izraelite dështuan të ndalonin apo madje të zbusnin sulmet e OÇP-së, duke detyruar Izraelin të ndërmerrte më tepër veprime të vendosura. Si ish-Sekretar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Henry Kissinger, tha: «Asnjë shtet sovran nuk mund të tolerojë në mënyrë të papërcaktuar shtimin përgjatë kufijve të një force ushtarake përkushtuar për shkatërrimin e tij dhe duke zbatuar objektivat e tij me anë të bombardimeve të artilerisë dhe sulmeve periodike» (30). 

Më 6 qershor 1982, nën udhëheqjen e ish-Ministrit të Mbrojtjes Ariel Sharon, Izraeli pushtoi Libanin, i vendosur për të dëbuar OÇP-në nga ai vend ashtu siç i kishte dëbuar mbreti Hysejn I nga Jordani. Pati edhe një arsye tjetër: heqja e depove të mëdha të fshehur të armëve për të cilat dihej se fshiheshin në Liban, të mjaftueshme për të pajisur një ushtri me një milion ushtarë, pjesa më e madhe e të cilave shumë e sofistikuar për t’u përdorur nga OÇP-ja. Natyrisht ishte synimi për një pushtim më të madh të planifikuar sovjetik të Izraelit. Mijëra kamionë u nevojitën për t’i bartur në Izrael. 

Ndërsa beteja përkeqësohej dhe izraelitët ngushtuan rrethin, OÇP-ja u tërhoq drejt Bejrutit. Njerëzit e Arafatit do të merrni njerëzit nga rruga, do t’i lidhnin në shtretërit e spitalit, do të urdhëronin infermieret për të thithur çdo pikë gjak për transfuzione për të plagosurit e tyre dhe do t’i grumbullonin trupat e vdekur si dru zjarri në sallone. Sharon do të kishte shkatërruar OÇP-në dhe do të kishte vrarë Arafatin, por presidenti Regan nguli këmbë që terroristi më i keq i ditëve tona të lejohej të largohej nga Libani i gjallë. 

Arafatit iu dha strehë në Tunizi, ku vendosi zyrat e OÇP-së në Borj Sedria. Ai vazhdonte të udhëhiqte veprime terroriste mbarëbotërore nga Tunizia kur, në mënyrë të pabesueshme, Izraeli e mori Arafatin si bashkëpunëtorin e tij për paqe dhe pranoi OÇP-në si përfaqësuesen zyrtare të popullit palestinez. Atij iu lejua të largohej nga Tunizia dhe të vendoste zyrat e tij të reja në Ramallah në Bregun Perëndimor, ku pati një mirëpritje prej heroi. 

Në vend që të gjykohej nga një gjykatë ndërkombëtare dhe të trajtohej si nazist, serb, taleban dhe udhëheqës irakian, ashtu siç e kërkon drejtësia, Arafatit iu dha statusi i burrit të shtetit shumë të nderuar. Aktet e tij të përgjakshme heroike fituan për të pranim ndërkombëtar si një udhëheqës për paqe dhe Çmimin Nobel për Paqen! Organizata e Kombeve të Bashkuara, Komuniteti Evropian dhe udhëheqës të panumërt botëror dhe fetarë u vunë në krah të Arafatit në kërkesat e tij të padrejta dhe terrorizmin kundër Izraelit; dhe çdo tregues është se pasuesit e tij terroristë do të marrin të njëjtin favoritizëm. Arafati u kurua në spitalin ushtarak francez gjatë ditëve të tij të fundit dhe pas vdekjes së tij, presidenti francez Zhak Shirak e lavdëroi atë si «një njeri të guximshëm dhe me bindje» (31). Tunizia ka emërtuar një bulevard të madh për nder të Arafatit. 

Arafati u brohorit nga asambleja e përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, është pranuar në Shtëpinë e Bardhë dhe Camp David nga Klinton, është pranuar ngrohtësisht të paktën dhjetë herë nga papa Gjon Pal II dhe papa e ka vizituar në pallatin e tij në Izraelin e pushtuar nga OÇP-ja dhe mbështeti kundërshtimin e Arafatit ndaj Izraelit. Pavarësisht nga vrasjet e njëmbëdhjetë anëtarëve të skuadrës izraelite në olimpiadat e Munihut më 1982 (gjë për të cilën Kedafi i Libisë shpërbleu Arafatin me 5 milion dollarë amerikanë), OÇP-ja u ftua të dërgonte skuadrën e saj në Lojërat Olimpike! Më 1973 OÇP-ja fitoi statusin e vëzhguesit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe më 1974 Jaser Arafati u ftua të fliste para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku u duartrokit me ngritje në këmbë, edhe pse bëri thirrje për shkatërrimin e Izraelit. Në olimpiadat e vitit 2004 në Greqi, “palestinezët” morën më tepër duartrokitje ndërsa të gjitha skuadrat futeshin në stadium. Perëndimi shpërbleu terrorizmin e Arafatit. Ai u bë provë se terrorizmi dhe trazirat e lidhura me të sjellin fitime të mëdha. 

PËRGATITJA E BREZIT TË ARDHSHËM PËR “PAQE”

Nuk është një mësim i fshehur se çdo jude në tokë duhet vrarë dhe tërë bota duhet t’i nënshtrohet Islamit për lavdinë e Allahut. Nuk kemi nevojë të kërkojmë në cepat e errëta të një biblioteke për ta zbuluar. Kjo ambicie mësohet në tekstet e sotme në shkollat islamike në mbarë botën, përfshi, për shembull, Akademinë myslimane jashtë Uashingtonin, Qarku i Kolumbias. Predikohet me përkushtim nëpër xhami, paraqitet si ideali heroik për të rinjtë dhe lavdërohet në radio dhe televizion dhe altoparlantët nëpër rrugë. Tekstet shkollore në Siri sot i drejtojnë nxënësit drejt «përfundimit të pashmangshëm… se të gjithë judenjtë duhet të shfarosen» (32). Teksti shkollor egjiptian, Studime në Teologji: Traditat dhe moralet, shpjegon se Kurani nxit besnikët «të kryejnë xhihadin… (dhe) t’u presin kokën të pabesëve…» (35). Prerja e kokave të pengjeve në Irak tregon thjesht terroristët si myslimanë që po ndjekin shembullin e Muhamedit dhe mësimin e Kuranit dhe hadithit. 

Dhe megjithatë Islami vazhdon me sukses t’i shitet botës si feja e paqes. Ky fakt mbetet një prej mistereve të kohës tonë. Duhet të ketë një britmë ndërkombëtare dhune ngritur kundër Islamit. Ky libër nuk është i pari apo i vetmi që i bie alarmi në përpjekjen për të zgjuar botën për të vërtetën e jashtëzakonshme. Mbase lexuesit do të shtyhen të kërkojnë të vërtetën nga udhëheqësit perëndimorë. Kjo është shpresa e vetme për mbijetesën e Perëndimit! 

Dokumente të siguruara kanë zbuluar se «në ceremonitë e diplomimit për rrjetin e Shoqërisë Islamike [Hamas] për kopshtet [financuar nga Arabia Saudite], fëmijët palestinezë vunë në skenë sulmet e bombarduesve vetëvrasës. Fëmijët kishin veshur uniforma ushtarake dhe imitonin rripat shpërthyes, përdornin imitime të gjuajtjes me kallashnikov dhe dogjën flamurin izraelit» (34). Televizioni palestinez bën një program për fëmijë marrë si mostër nga Sesame Street (Rruga e susamit) quajtur Klubi i fëmijëve. Paraqet fëmijë që këndojnë këngë që flasin për t’u bërë bombardues vetëvrasës kundër Izraelit. Sheik ‘Ikrima Sabri, caktuar Myfti (autoriteti më i lartë islamik) i Jerusalemit nga Arafati, tha për gazetën e përjavshme egjiptiane Al-Ahram Al-Arabi: «Sa më i ri martiri, aq më tepër e respektoj… një brez i ri do të realizojë misionin me vendosmëri» (35). Çfarë tragjedie! 

A mund të përtërihet ndonjëherë pafajësia e këtyre fëmijëve? A mund të bindet ndonjëherë ai brez për atë që ndërgjegjja normale e njeh me siguri: se Perëndia i vërtetë nuk do të lerë pa ndëshkuar vrasjen, aq më pak t’u japë vrasësve një shpërblim të veçantë në Parajsë? Nëse do të ishte kështu, miliona jetë mund të shpëtoheshin. Ish-terroristi i OÇP-së Walid Shoebat shkruan: 

Jam lindur dhe rritur në Beit Sahour, Betlehem, në Bregun Perëndimor. Urrejtja për judenjtë qe edukimi im, ajo që më mësohej çdo ditë nga mësuesit, prindërit dhe tërë komuniteti. Nuk dija gjë tjetër, kështu besova se ishte gjëja e drejtë të rritesha dhe të vrisja judenjtë…. 

Ninullat e mia dhe shumë nga poemat që mësonim përmendësh flisnin për gjymtyrë të trupave që shpërhapeshin dhe rrokullisje kokash. 

Fillova në grupin terrorist Fatah të Jaser Arafatit dhe u rekrutova nga një bërës bombash i mirënjohur që quhej Mahmoud Al-Mughrabi nga Jerusalemi….. 

Jeta ime ndryshoi kryekëput kur zbulova se gjithçka që më ishte mësuar për judenjtë ishte gënjeshtër (36). 

Të vdesësh si martir në xhihad ishte gjithmonë mënyra e vetme e sigurt (ndoshta) për në Parajsë për myslimanin. Megjithatë kryerja e vetëvrasjes nuk konsiderohej më parë e respektueshme deri disa kohë më parë. Mbase si rezultat i tundimit për të vrarë veten disa herë, Muhamedi dënoi vetëvrasjen. Ai tha nga sa dimë: «Kushdo që vret veten në çfarëdo lloj mënyre në këtë botë do të torturohet në ditën e ringjalljes» (37). Nëse dënimi i Muhamedit ndaj vetëvrasjes si pjesë e xhihadit do të komunikohej gjerësisht, mund të kthente botën islamike kundër kësaj praktike. Megjithatë, pjesa më e madhe e imamëve e justifikojnë bombardimin vetëvrasës si veprime therorie të xhihadit dhe pohojnë se vetëvrasja në raste të tilla justifikohet dhe shpërblehet. 

Urrejtja për Izraelin dhe vendosmëria për ta shkatërruar është një temë mbizotëruese në publikimet e shpërndara zyrtarisht nga Ministritë e Arsimit në vendet myslimane. Për shembull, në Jordani një libër i përdorur në vitin e parë të shkollës së mesme shpall: «Izraeli ka lindur për të vdekur. Vërtetoje». Një libër për klasën e gjashtë në Damask shpall: «Judenjtë janë të ndryrë, armiq lakmitarë të njerëzimit». Në Siri, një libër i klasës së pestë mburret: «Ne do të dëbojmë judenjtë nga të gjitha vendet arabe». Në Egjipt një libër shkollor për klasën e pestë nxit nxënësit: «Arabët nuk reshtin së vepruari për shfarosjen e Izraelit». Një tekst shkollor i klasës së nëntë shpall: «Izraeli nuk do të jetojë nëse arabët do të këmbëngulin në urrejtjen e tyre…. Edhe sikur tërë raca njerëzore dhe djalli në ferr të komplotojnë për ta ndihmuar, ai nuk do të ekzistojë». Këtë urrejtje themelore dhe të vazhdueshme për judenjtë dhe vendosmërinë shoqëruese për t’i shfarosur e gjejmë kudo në shkrimet e fondamentalistëve myslimanë. 

David A. Harris, në dëshminë e tij para nënkomitetit të Senatit, të cilën e kemi përmendur më parë, tregoi se «tekstet shkollore të Arabisë Saudite, qoftë edhe ato të gramatikës, janë të mbushur me shprehje që ngrenë lart luftën, xhihadin dhe rënien theror. Edhe pse çdo formë terrori refuzohet nga tekstet shkollore të Arabisë Saudite, duket se ndalime të tilla nuk vlejnë për raste që përfshihen në kategoritë e xhihadit dhe rënies theror» (38), sidomos kundër judenjve. Harris përpunoi më tutje në një buletin informativ: 

Tekstet shkollore sauditë janë një portret i mbushur me urrejtje të një bote bizantine dhe trilluese: një vend ku Protokollet e Pleqve [të Diturit] e Sionit është një tekst historie… ku Izraeli nuk ekziston në ndonjë hartë… ku organizata si Freemasons, Lions dhe klubet Rrotullues lidhen së bashku në një komplot global sionist. 

Tekstet shkollore nuk janë produkt i fanatikëve fetarë tradhtarë. Ato janë publikime zyrtare të Ministrisë së Arsimit Saudit: vepër e një monarkie që u pranua si një regjim i zbutur dhe aleatë amerikane…. 

Kohët e fundit u bashkuam me Qendrën për Vëzhgimin e Ndikimit të Paqes për të realizuar një hetim në tekstet shkollore saudite. Ajo që gjetëm ishte, për ta thënë me fjalë të qarta, rrëqethëse. Praktikisht çdo mësim, nga gramatika, gjeografia, historia, ishte e prirë dhe shtrembëruar për ta kthyer në një mjet për mësimin e urrejtjes…. 

«Zor se do të gjeni ndonjë rebelim pa patur judenjtë gisht në të» – thotë një tekst shkollor… duke fajësuar judenjtë për… Luftën I Botërore dhe Revolucionet franceze e ruse. 

Studentët sfidohen të mbushin vendet bosh: «Ata që kanë nxitur zemërimin e Allahut janë ». Nuk do të habiteshit po të mësonit përgjigjen e duhur: «Judenjtë». 

Fanatizmi nuk është [drejtuar] vetëm për judenjtë. Tekstet shkollore saudite mësojnë gjithashtu të rinjtë të përçmojnë gjithçka që është Perëndim…. 

Puna jonë në këtë relacion ishte e dobishme në paraqitjen e një rezolute në Shtëpinë e Bardhë dhe Senatin amerikan për të dënuar fanatizmin në tekstet shkollore saudite, duke i bërë thirrje monarkisë saudite për të ndryshuar programin e saj mësimor dhe për të shprehur «zhgënjim të skajshëm» me paqen e ngadaltë të reformës të arsimit… (39). 

NJË DALLIM I RËNDËSISHËM

Kjo nuk është për të kritikuar fondamentalizmin apo fondamentalistët. Çdo person që këmbëngul në parimet e tij është fondamentalist. Të gjithë të krishterët duhet të jenë fondamentalistë. Kjo thjesht do të thotë mësimi dhe vënia në praktikë i themeleve të besimit ashtu siç janë parashtruar në Bibël dhe ashtu siç janë mësuar dhe praktikuar nga Jezu Krishti. Të gjithë myslimanët, gjithashtu, duhet të jenë fondamentalistë. Problemi është se themelet e parashtruar në Kuran dhe siç janë mësuar dhe praktikuar nga Muhamedi përfshijnë forcën, dhunën dhe vrasjen për të përhapur Islamin. Por një i krishterë i vërtetë thirret të përhapë besimin e tij me anë të dashurisë, me anë të shembullit dhe duke përdorur arsyen, duke ndihmuar njerëzit të përballen me faktin se ndëshkimi për mëkatin u pagua plotësisht nga Jezu Krishti në Kryq dhe shpëtimi i ofrohet si dhuratë «kujto që beson». Ka një dallim të madh midis themeleve islamike dhe të krishtera: një dallim që çdo person i ndershëm duhet të pranojë. 

Gjithkush është i lirë të formojë fenë e tij nëse dëshiron kështu. Por askush nuk është i lirë të formojë një fe dhe ta quajë “Islam”, sepse ajo fe është e vendosur tashmë, me themeluesin, shkrimet, traditat dhe historinë e saj të gjatë të shembullit të vendosur nga Muhamedi dhe myslimanët e përkushtuar. Kështu është me ata që formojnë fenë e tyre, pastaj e quajnë “Krishtërim” dhe pohojnë se janë “të krishterë”. Ata nuk kanë të drejtë të bëjnë një gjë të tillë. Krishterimi, ashtu si Islami, ka themeluesin, Shkrimet dhe historinë e tij të gjatë të atyre që kanë e praktikuar biblikisht. Është mashtruese për dikë ta quajë veten i krishterë, i cili nuk ndjek mësimet dhe shembullin e Jezu Krishtit, ashtu siç është mashtruese për dikë ta quajë veten mysliman, i cili nuk ndjek mësimet e Kuranit dhe shembullin e Muhamedit ashtu siç shkruhet në hadith. Kjo është për t’u pranuar si aksiomë. 

Askush nuk mund të justifikojë dhunën dhe vrasjen islamike duke thënë se e njëjta gjë (edhe pse në një shkallë më të ulët) është praktikuar nga Kryqëzatat. Edhe pse ato valëvitën kryqet dhe iu bindën Kishës Katolike Romake dhe papëve të saj për të bërë një gjë të tillë, vrasja e tyre e judenjve dhe myslimanëve ishte dhunim i mësimeve të Biblës dhe jetës e mësimeve të Jezu Krishtit, duke vërtetuar se ata nuk ishin të krishterë. Por ajo që bënë myslimanët duke vrarë miliona në përhapjen e Islamit nga Franca në Kinë dhe ajo që bëjnë terroristët sot, është bindje ndaj Kuranit dhe jetës e mësimeve të Muhamedit. Kështu ata tregojnë se ata janë myslimanë të vërtetë. Ata që pohojnë se Islami është paqe dhe se ata nuk janë në favor të dhunës në përhapjen e Islamit nuk kanë të drejtë ta quajnë veten myslimanë dhe ata po mashtrojnë perëndimorët kur bëjnë këtë pohim. 

PËRBALLJA ME TË VËRTETËN E TMERRSHME

Çdo fëmijë në shkollat e Autoritetit Palestinez lexon tekstet shkollore Vendi ynë Palestina. Ballina e tij shpall: «Nuk ka alternativë tjetër veç shkatërrimit të Izraelit!». Çfarë mashtrimi i hapur, atëherë, për Autoritetin Palestinez të pretendojë se do paqen me Izraelin dhe në të njëjtën kohë t’u mësojë shtetasve të vet se Izraeli duhet të shkatërrohet! Dhe megjithatë Perëndimi inkurajon këtë mashtrim, duke i bërë presion Izraelit të bëjë “paqe”. 

Udhëheqësi mysliman boshnjak Alija Izetbegovic shpalli: «Nuk mund të ketë paqe apo bashkekzistencë midis besimit islamik dhe shoqërive jo islamike…». A mund ta kishte shpjeguar Islamin në mënyrë më të qartë dhe ai pohim a nuk përfshin tërë botën jo myslimane? Si mund ta quajë me ndershmëri veten mysliman dikush që mohon këtë mësim themelor islamik? Dhe a nuk është veprim i pandershëm përballë një mësimi të tillë themelor islamik për diplomatët islamikë nga Arabia Saudite apo gjetiu të pretendojnë ndryshe? 

Islami ka krijuar një kulturë urrejtjeje dhe vrasjeje që ka zhvlerësuar jetën njerëzore. Më 22 mars 2004 një njëmbëdhjetë vjeçar, Abdullah Quran, u ndalua në një pikë kontrolli FMI (Forcat Mbrojtëse Izraelite) jashtë Nablusit. Kur ushtarët hapën çantën e tij të shkollës, ata gjetën brenda, bashkë me kukullën e tij të Njeriut Merimangë, një bombë dhjetë kilogramësh të cilën dispeçeri i saj, i cili natyrisht po e ndiqte dhe e shikonte atë nga një farë largësie (duke mos i thënë djalit se po e bekonte me një udhëtim falas për në “Parajsë”), e kishte rregulluar të shpërthente me anë të një celulari. Ndërsa xhenierët po punonin për të çaktivizuar bombën, u formua numri celularit për ta shpërthyer. Vetëm një dështim teknik shpëtoi jetët e djaloshit dhe shumë të tjerëve përreth. Në këtë rast, Abdullahu (emri i tij do të thotë “shërbëtor i Allahut) nuk e dinte misionin e tij të vërtetë. Ai tha se i ishin ofruar «shumë para» për të çuar një pako në Izrael (40). 

Presidenti Bush, duke folur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara më 23 shtator 2003, tha se çështja arabo-palestineze «po tradhtohet nga udhëheqësit të cilët janë kapur pas pushtetit, por që po ushqejnë urrejtjet e vjetra dhe po shkatërrojnë vullnetin e mirë të të tjerëve». Domosdoshmëria e qortueshme e të qenit politikisht korrekt parandalon Bushin të pohojë të vërtetën: se jo vetëm disa udhëheqës të sotëm, por vetë Islami është shkaku i drejtpërdrejtë i urrejtjes palestineze ndaj Izraelit dhe Perëndimit dhe siguron shtysën për terrorizmin dhe sulmet vetëvrasëse në mbarë botën. Morton A. Klein, President Kombëtar i Organizatës Sioniste të Amerikës (OSA), e ka pohuar këtë të vërtetë në mënyrë të qartë: «Në fakt, pengesa qendrore e paqes midis Izraelit dhe arabëve palestinezë është fakti se një kulturë urrejtje dhe dhune kundër judenjve zhvillohet në tërë shoqëritë arabo-palestineze, përfshi sistemin e saj arsimor, kampet verore, median e saj dhe ministrat e kabinetit të Autoritetit Palestinez dhe anëtarët e parlamentit» (41). Dhe ajo kulturë është krijuar nga Islami. 

Ç’TË KEQE KA ME MULTIKULTURALIZMIN?

Është bërë popullore në sistemin publik shkollor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të minimizohet çdo veçori apo dobi e mënyrës amerikane të jetës së vendosur nga ata që e themeluan dhe ndërtuan këtë vend. Studentëve u mësohet se vlerat që Amerika ka mbrojtur përgjatë shekujve, në vend që të jenë diçka për t’u çuar përpara apo ruajtur, janë diçka për t’u vënë në siklet dhe aktualisht për t’u përçmuar. Është arritur deri aty sa gati gjithçka nga Lindja preferohet në krahasim me Perëndimin. Ky zhgënjim ka filluar në vitet 50 e 60 me lëvizjet e hipive dhe drogës që gjeti rinia jonë duke udhëtuar në Lindje për “ndriçim të mendjes” në strehat e oshënarve të praktikuesve të jogës që pinë urinë e “mësuesve frymërore” që pinë hashash. Sa më e çuditshme sjellja, aq më “i lartë” mendohej se ishte dhe aq më tepër ndjekës tërhiqte. 

Kjo solli një pushtim të guruve lindorë në Perëndim dhe rezultoi në lëvizjen New Age (Brezi i Ri), ku gjithçka është në rregull përveç se të thuash se diçka nuk është në rregull. Shkollat publike (sidomos universitetet), për të kremtuar horizontin e ri, filluan të lavdërojnë gjithçka afrikane apo “vendase”, pavarësisht se nga. Lëkura e bardhë u nxor jashtë dhe ajo me ngjyrë u fut brenda. E bardha ishte e shëmtuar dhe e ligë, e zeza ishte shumë e bukur dhe nuk mund të bënte ndonjë të keqe. Biznesi dhe tregtia, të cilat ndërtuan civilizimin tonë, u dënuan për shkatërrimin e tokës. Ambientalizmi, pavarësisht se sa i skajshëm dhe shkatërrimtar në mënyrën e tij karakteristike, ishte favoriti i ri. Në këtë kontekst Islami dhe myslimanët kanë fituar një admirim të cilin nuk e meritojnë. Në një artikull të titulluar: «Kulturat nuk janë të barabarta», Michael Barone flet me dituri: 

Gjithkush që ka patur mendësinë britanike që ka bombardimet e 7 korrikut do të ketë vënë re se «multikulturalizmi» është nën një sulm të fortë. Multikulturalizmi predikon se… shoqëria nuk duhet të jetë një poç shkrirës, por, sipas një shprehje të ish-Kryebashkiakut të New York-ut, David Dinkins, «një mozaik i mrekullueshëm». Ai mozaik, sigurisht, duket më pak i mrekullueshëm ndërsa njerëzit vëzhgonin veprën e bombarduesve të lindur e rritur në Britani. 

Në të shkuarën Tony Blair ka folur në favor të multikulturalizmit. Por më 7 korrik ai mori një konspekt tjetër. «Megjithatë është e rëndësishme se terroristët të kuptojnë se vendosmëria jonë për të mbrojtur vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetës është më e madhe se vendosmëria e tyre për të shkaktuar vdekjen dhe shkatërrimin e njerëzve të pafajshëm dhe për të detyruar ekstremizmin e tyre ndaj botës» (fjalët me të pjerrët janë bërë nga autori). Fatkeqësisht, politikat e multikulturalizmit të qeverisë laburiste të Blair-it dhe paraardhësve të tij konservatorë kanë strehuar predikues të urrejtjes islamike, atë që disa e kanë quajtur “Londëristan…”. 

Tani qeveria e Blair-it ka lëvizur për të dëbuar klerikët myslimanë të cilët predikojnë urrejtjen dhe terrorizmin dhe gazeta e krahut të majtë Guardian (Mbrojtësi) pushoi një shkrimtar i cili ishte anëtar i Hizb ut-Tahrir, një grup radikal që përkrahte një «konflikt civilizimesh» dhe nxiste myslimanët të vrisnin judenjtë…. 

Novelisti holandez Leon de winter shkroi se ndërsa disiplina tradicionale kalvinist tensionohej dhe emigrantët myslimanë refuzonin tolerancën holandeze, «mekanizmi delikat i shoqërisë tolerante holandeze humbi gradualisht baraspeshën e vet». Në The Age [Melburn, gazetë australiane], Pamela Bone shkruan: «Mbase është koha të thuash je i mirëpritur, por e tillë është mënyrë këtu». Tony Parkinson i The Age citoi komentin te Lufta e ftohtë e shkrimtarit francez Jean Francois Revel: «Një civilizimi që ndihet fajtor për gjithçka që është dhe bën do t’i mungojë energjia dhe bindja për të mbrojtur veten». Toleranca e intolerancës, që njerëzit zemërmirë, po fillojnë të shohin, nuk prodhon me patjetër tolerancën nga ana tjetër…. 

Multikulturalizmi mbështetet në gënjeshtrën se të gjitha kulturat janë moralisht të barabarta…. Por të gjitha kulturat nuk janë të barabarta në respektimin e qeverive përkatëse, liritë e garantuara dhe parime ligjore…. Në Amerikë, ashtu si në Britani, multikulturalizmi është bërë modë në breza të gjerë të shoqërisë sonë. Kështu Etërit Themelues paraqiten vetëm si pronarë skllevërish. Lufta II Botërore kufizohet në internimin e japonezo-amerikanëve dhe bombardimin e Hiroshimës. Skllavëria njëjtësohet me Amerikën edhe pse ka ekzistuar në shumë shoqëri dhe lëvizja kundër skllavërisë lindi së pari midis të krishterëve ungjillorë anglishtfolës…. 

Intelektualët multikulturalistë nuk mendojnë se këtë lloj të shoqërisë sonë ia vlen ta mbrosh. Por miliona këtu dhe një numër gjithnjë e në rritje në Britani dhe vende të tjerë e njohin më mirë (42). 

Natyrisht, Nazizmi krijoi një kulturë në Gjermani, për të cilën pjesa më e madhe e gjermanëve janë tani të turpëruar dhe që do të dëshironin ta harronin. Megjithatë pa më shumë se gjashtëdhjetë vjet, ashtu siç e kemi thënë në kapitullin dy, Mein Kampt i Hitlerit është akoma libri më i shitur në vendet myslimane. Gazetari egjiptian Ahmad Rajab ka shkruar: «Falë Hitlerit, i paharruar qoftë kujtimi i tij, i cili, në emër të palestinezëve, është hakmarrë që më përpara, kundër kriminelëve më të liq në faqen e tokës. Por ne kemi një ankesë kundër tij: hakmarrja e tij nuk ishte e mjaftueshme» (43). Çmimi i Paqes palestinez për Kulturën iu dha Abu Daoud-it për librin e tij që tregon se si planifikoi dhe zbatoi vrasjen e njëmbëdhjetë atletëve izraelitë në olimpiadën e Munihut më 1972. Imagjinoni një vrasës turme të rrëfyer vetë në Perëndim, në vend që të burgoset apo të ekzekutohet për krimin e tij, lavdërohet për të në një libër me kopje më të shitura, për të cilin nderohet me një çmim të veçantë! 

A PO NDRYSHOJNË KULTURËN PERËNDIMORE VLERAT ISLAMIKE?

Islami shkatërron kuptimin thelbësor të së drejtës dhe gabuarës që Perëndia ka vendosur në çdo ndërgjegje njerëzore, duke u shpërblyer vrasja me Parajsë dhe duke u lavdëruar vrasësit si heronjtë më të nderuar! 

Kjo është atmosfera që ka krijuar Islami dhe në të cilin jo vetëm pak fanatikë, por ndjekësi i thjeshtë i Islamit, zhytet nga fëmijëria e hershme. Myslimanët në Perëndim mund të përpiqen të jenë të përmbajtur nga një e ligë e tillë, por në afatgjatë ata nuk mund të jenë të tillë. A nuk është koha për ta të pranojnë të vërtetën rreth fesë ndaj të cilës kapen në mohimin e mësimeve të saj të vendosura dhe shumë shekuj historie të dhunshme? 

Por edhe qeveritë perëndimore kanë shpërblyer terroristët. Shpërblimet e korrura nga Arafati nuk janë shembulli i vetëm. Daoud, arrestuar nga policia franceze më 1977, u lëshua nga arrestimi nga frika e masave ndëshkimore të OÇP-së kundër Francës: një dobësi që korri trazira rrugës deri më nëntor 2005. Nëse vazhdojmë në frikë t’u lëmë vend kërkesave terroriste, ne kemi dorëzuar ndjenjën tonë morale të së drejtës dhe të gabuarës dhe kemi humbur luftën. 

Kur paraqes të vërtetën e pamohueshme rreth Islamit para dëgjuesve përreth botës, shikoj reagime që ndryshojnë nga sikleti në mosbesim të plotë dhe madje padi se jam duke gënjyer. Është tejet e dhimbshme për një person normal të pranojë se një fe në kohën tonë bën thirrje në tërë kuptimin e plotë të fjalës për shfarosjen e një populli të tërë dhe nënshtrimin e botës me anë të forcës. Vetë Islami është armiku kryesor dhe më i vendosur i Izraelit dhe është edhe armiku i myslimanëve, po ashtu edhe i jomyslimanëve. Edhe pse shumë myslimanë që jetojnë në Perëndim nuk pasqyrojnë pasionin e sundimit të botës në çështjen e Allahut, gjë e cila është detyra e tyre, dhe mund të mos jenë në dijeni për këtë aspekt të Islamit, ata së shpejti do të mësojnë të vërtetën e tmerrshme nëse do të rivendosen në një vend mysliman. Në vend që të gëzojnë liritë e tyre të mëparshme perëndimore, do t’u duhet të përshtaten me Islamin e vërtetë! 

Pse ka një emigrim të tillë të myslimanëve në Perëndim? Natyrisht, ata preferojnë të jetojnë në liri nën një demokraci se sa të jetojnë nën regjimet totalitare në vendet myslimane. Duke folur me ndershmëri, me guxim të rrallë, dhe t’u bëjmë thirrje myslimanëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të përballen me të vërtetën e tmerrshme për atë që i bën Islami një vendi, Dr. M. A. Muqtedar Khan, Drejtor i Studimeve Ndërkombëtare, Kolegji Adrian, Miçigan, e thotë në mënyrë të përmbledhur: «Është koha që ne myslimanët të pranojmë se liritë që gëzojmë në SHBA janë më të dëshirueshme për ne sa se solidariteti sipërfaqësor me botën myslimane. Nëse nuk jeni dakord, atëherë vërtetojeni duke paketuar çantat dhe shkoni në cilindo shtet mysliman që e konsideroni të tillë». Ai është midis një numri gjithnjë e në rritje myslimanësh të shkolluar që po ngrenë zërin e tyre kundër terrorizmit nga myslimanët në emër të Allahut. Sigurisht, duke bërë këtë ata po kritikojnë vetë Muhamedin. 

NJË THIRRJE PËR T’U ZGJUAR

Bota perëndimore mburret për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë. Nuk ka provë më të mirë për vërtetësinë e kësaj mburrjeje se sa sinqeriteti, bujaria dhe mundësitë me të cilët përshëndet emigrantët dhe sidomos myslimanët. Që këta të fundit favorizohen në mënyrë të veçantë në krahasim me të tjerët, përfshi të krishterët, pasqyron në pamje të parë faktin se myslimanët kontrollojnë pjesën më të madhe të depozitave të naftës në botë dhe Perëndimi ka frikë t’i fyejë. Atyre u lejohet të ndërtojnë xhamitë e tyre me mijëra, të kenë vende të veçanta për lutje në vende publike si shkolla e aeroporte. Atyre u jepet liri e barabartë për t’u bërë shtetas dhe të shprehin mendësitë, dëshirat dhe ankesat e tyre me votat e tyre në zgjedhje dhe në çdo forum të ofruar në një shoqëri të hapur dhe të lirë që praktikon të drejtat e njeriut të mohuara në vendet myslimane: liria e ndërgjegjes, e të folurit, e shtypit dhe e fesë. 

Ne nuk mohojmë se liri të tilla nuk duhet t’u jepen në mënyrë të barabartë të gjithëve pa dallim race apo feje. Por nuk ka justifikim për të shtypur (dhe madje mohuar) të vërtetën për agresivitetin e Islamit deri në vdekje për të gjithë ata që e kundërshtojnë. Si rezultat, dhjetëra mijëra perëndimorë të zhgënjyer janë kthyer në Islam, për të cilin janë siguruar se është “paqe”: dhe ndikimi i tij po rritet me aq vendosmëri sa të dy partitë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ftuan myslimanët në zgjedhjet e vitit 2004. 

Në kontrast të plotë dhe të turpshëm asnjë liri e tillë nuk u ofrohet jomyslimanëve në vendet myslimane dhe përgjithësisht as edhe vetë myslimanëve. Megjithatë nuk ngrihet asnjë zë në OKB për ta kundërshtuar, as udhëheqësit politikë nuk flasin. Izraeli, demokracia e vetme e vërtetë në Lindjen e Mesme, kritikohet për çdo hap të gabuar. Megjithatë bota myslimane, në skllavëri të vërtetë ndaj një feje që kërcënon me vdekje gjithkënd që guxon ta vërë në dyshim, aq më pak ta kundërshtojë, nuk kritikohet asnjëherë për mohimin e saj të vazhdueshëm ndaj të drejtave themelore të njeriut. Kjo nuk i pëlqen Perëndisë dhe është vetëm një prej mëkateve për të cilin gjykimi i Tij do të ndëshkojë së shpejti kombet e kësaj bote. 

Perëndimi ka këmbëngulur për të drejtat civile përballë Komunizmit, duke i bërë presion Rusisë dhe Kinës duke dhënë fryt. Mbi ç’bazë mund të justifikohet akoma që vendet myslimane bëjnë pjesë në një kategori më vete: të paprekur kur kemi të bëjmë me të drejtat themelore të njeriut? Duke vazhduar t’u jepet myslimanëve në Perëndim liri të mohuara në vendet myslimane mbështetet një padrejtësi e madhe që nxit vazhdimësinë e një standardi të dyfishtë që mohon gjithçka që Perëndimi e konsideron të shtrenjtë. Mund të çojë vetëm në zbulimin një ditë se kemi shkuar shumë larg përgjatë kësaj rruge të turpshme me një kalim (mbështetur nga e ashtuquajtura «rruga drejt paqes») duke çuar në shkatërrimin e të drejtave që përkrahim pa kthim mbrapa. 

A nuk do të ishte më mirë, në vend që të zhgënjejmë veten më tepër, të ngulim këmbë që tani për një barazi të drejtë e të paanshme me myslimanët: një barazi pa të cilën asnjë paqe të qëndrueshme nuk mund të vendoset midis njerëzve të lirë? Në vend që të vazhdonin të nxisnin paudhësinë më të madhe e cila mund të çojë përfundimisht vetëm në humbje të lirive themelore, a nuk duhet të vlejnë të njëjtat presione që rrëzuan perden e Hekurt ndaj vendeve myslimane për të rrëzojnë Perden Islamike që është edhe më e keqe dhe më e padepërtueshme? 

Një vështrim i ndershëm ndaj demografisë mjafton për të kuptuar se sa thellë po zhytemi në atë që mund të bëhej një situatë e pashpresë nëse e vërteta nuk përballet tani. Pat Buchanan ka parashikuar se «Evropa do të përmbytet nga një pushtim islamik-arabo-afrikan [dhe Afrika po bëhet shpjet një kontinent mysliman]…. Pushtimet islamike të Spanjës dhe Francës në shekullin e tetë dhe të Ballkanit dhe Evropës Qendrore midis shekujve 14 dhe 17, do të përsëriten gjatë jetës së pjesës më të madhe të atyre që janë gjallë tani. Islami ka kaluar tashmë Katolicizmin si feja më e madhe në tokë…. Popullsitë islamike po shpërthejnë…. Aty nga viti 2025 palestinezët do të kalojnë në numër popullsinë judaike në Izrael dy herë» (44). 

ÇFARË DUHET TË BËJË PERËNDIMI?

«Fronti Islamik Botëror për xhihadin kundër judenjve dhe kryqëzatave», me firmat e Osama bin Laden dhe udhëheqës të ndryshëm të grupeve ushtarake islamike në Egjipt, Pakistan dhe Bangladesh, shpalli: 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pushtuar tokat e Islamit në vendet e tij më të shenjta, në Arabi… dhe duke përdorur bazat e tyre [atje] për të luftuar kundër njerëzve fqinjë islamikë…. Vrasja e amerikanëve dhe aleatëve të tyre, si civilë ashtu edhe ushtarakë, është një detyrë e çdo myslimani që është i aftë…. Me lejen e Allahut i bëjmë thirrje çdo myslimani… t’i bindet urdhrit të Allahut për të vrarë amerikanët dhe plaçkitur zotërimet e tyre sa herë t’i hasë dhe kurdoherë që mundet (45). 

Kjo organizatë keqbërëse financohej nga bin Laden dhe doktori i tij vetjak, Dr. Ayman Zauahiri, më shkurt 1998. Zauahiri rrjedh nga një prej familjeve më aristokrate në Egjipt. Ai dhe bin Laden u takuan në Afganistan më 1987 dhe kanë qenë bashkëpunëtorë në terrorizëm që prej asaj kohe. Zauahiri, në fakt, është organizatori i Al Kaedës. Ai ka shpallur gatishmërinë e tij në televizionin Al-Xhazira të vdesë në xhihad për Allahun, megjithatë po bën gjithçka që mundet për të shmangur atë fat. Askush prej udhëheqësve që nxisin therorinë nuk praktikojnë atë që predikojnë. Nderi për të vdekur u ngelet të tjerëve. 

Zauahiri është një doktor i talentuar. Ai u rrit midis pasanikëve në një vilë luksoze në Kajro. Ashtu si pjesa më e madhe e terroristëve ai vërteton gënjeshtrën se varfëria midis masave myslimane i shtyn në dëshpërim për të dëshiruar të vdesin në xhihad. Asnjë prej nëntëmbëdhjetë rrëmbyesve të avionëve më 11 shtator nuk ishin nga prejardhje e varfër. Vetë Islami është katalizatori për terrorizmin. Gazetari Stephen Schwarz ka treguar rreth pesëmbëdhjetë nga nëntëmbëdhjetë rrëmbyesit e avionëve të 11 shtatorit: 

Ata nuk ishin njerëz të varfër nga kampet e refugjatëve në Bregun Perëndimor apo në Gaza. Ata nuk ishin njerëz që kishin ndjerë ndonjë fyerje kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës sepse ata jetonin në kushte të vështira. Ata nuk ishin njerëz nga komunitetet e ngjeshura dhe të përçara të Egjiptit e Pakistanit apo njerëz që kishin përjetuar dhunë kundër islamike në 20 vitet e fundit dhe u kthyen kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Këta njerëz u rritën në vendin që amerikanët zakonisht mendojnë si aleaten më të fortë dhe të besueshme në botën arabe: mbretëria e Arabisë Saudite…. Al-Kaeda është para së gjithash një lëvizje politike saudite… njëzet e pesë për qind e atyre që mbahen peng në Guantanamo janë sauditë (46). 

NJË ZGJIM I VONUAR NË EVROPËN PERËNDIMORE?

As aktet e shumta të terrorizmit që kanë ndodhur në Evropë nuk janë vepër e njerëzve të sëmurë nga varfëria që janë futur vjedhurazi nga pjesët e shtypura te botës myslimane. Këta janë myslimanë të përkushtuar të cilët, pjesa më e madhe e tyre, janë të edukuar mirë, kanë jetuar në Perëndim për vite me radhë, kanë shijuar liritë dhe mundësitë e tij dhe megjithatë kanë komplotuar me kujdes shkatërrimin e tij për lavdinë e Allahut. Vetëm kohët e fundit ka patur shenja se evropianët po zgjohen ngadalë para së vërtetës dhe po përgatiten të ndeshen. Është koha e duhur. 

Në Holandë, goditja me armë zjarri për vdekje më 2 nëntor 2004 e regjisorit holandez Theo van Gogn, si hakmarrje se kishte bërë një dokumentar ku tregonte abuzimin e grave në Islam, ngjalli reagime zemërimi. Geert Wilders, një prej politikanëve më popullorë në Vendet e Ulëta ka paralajmëruar se «demokracia e vendit është nën kërcënim dhe duhet një ndalim pesë vjeçar ndaj emigrimit joperëndimor». Njeriu i arrestuar për vrasjen e Van Gogh-ut është një aktivist mysliman njëzet e gjashtë vjeçar i cili ka si pasaportën holandeze ashtu edhe atë marokene. 

Vetë jeta e Wilders-it është kërcënuar shumë herë se ka folur me zë të lartë rreth rrezikut që sjell Islami ndaj vendit të tij dhe ndaj gjithë Evropës. Shfaqja e fundit kërcënuese në internet (në gjuhën holandeze me në sfond muzikë arabe) «dënon Wilders-in për fyerje ndaj Islamit dhe ofron shpërblim parajsën për prerjen e kokës së tij». Duke cituar një raport të fundit nga shërbimet sekrete holandeze se «rekrutimi për xhihadin… po ndodh në 20 xhami në Vendet e Ulëta», me një ndjenjë urgjence Wilders shpall: 

Nëse në një xhami ka rekrutime për xhihadin, ajo nuk është një shtëpi lutjeje, është një shtëpi lufte [dhe] duhet mbyllur… imamët apo predikuesit e saj duhen arrestuar dhe dëbuar nga vendi. Pa një veprim të shpejtë dhe të guximshëm fondamentalizmi do të përmbysë sistemin demokratik të vendit. 

Holandezët kanë qenë shumë tolerantë ndaj njerëzve jotolerantë për shumë kohë. Ne nuk duhet të importojmë një shoqëri të vonuar politike në vendin tonë… mbyllja e kufijve nuk mjafton. Të ardhurit e rinj duhet të detyrohen të integrohen. 

Nëse nuk bëjmë diçka… ne do të humbim vendin që e kemi njohur prej shekujsh… kjo është diçka për të cilën zemërohem dhe për të cilën do të luftoj, të mbaj vendin holandez! (47) 

Në Belgjikë, në mes të nëntorit 2004, «autoritetet arrestuan një të dyshuar të akuzuar për dërgime kërcënime për vdekje ndaj një senatori me trashëgimi marokene që kritikonte myslimanët radikalë». Në një takim më 19 nëntor 2004 ministrat e drejtësisë dhe të brendshëm të Bashkimit Evropian ranë dakord që «emigrantëve në bllokun prej 25 vendesh t’u kërkohet të mësojnë gjuhët vendore dhe të aderojnë në “vlerat evropiane” që do t’i drejtojnë drejt integrimit më të mirë…. Përfaqësuesi i çështjeve të drejtësisë dhe familjes së Bashkimit Evropianë Franco Frattini u tha korrespondentëve në Romë se integrimi duhet të ishte pjesë thelbësore e një politike të BE-së». Duke treguar faktin se pesëqind mijë emigrantë turq dhe marokenë në Holandë nuk flasin holandisht, Ministri i Emigracionit Rita Verdonk shpalli: «Nëse doni të jetoni në Holandë, duhet të aderoni në rregullat tona… të mësoni gjuhën tonë» (48). 

Ky është një fillim i mirë për Evropën (Amerika ka dështuar të bëjë hapa të tillë), por zgjimi duhet të shkojë edhe më tutje se të fajësosh ekstremistët për terrorizëm. Edhe Wilders imagjinon se problemi janë myslimanët radikalë. Ata që kanë filluar të flasin hapur dhe bëjnë thirrje për të vepruar kundër terrorizmit gjithnjë e në rritje në Evropë duhet të jenë të gatshëm të pranojnë se vetë Islami është problemi. Deri në atë moment, ata do të gjuajnë mullinjtë e erës dhe do tu shpëtojë nga duart fajtori i vërtetë. 

MYSLIMANËT DUHET PATJETËR TË ÇLIROHEN NGA ISLAMI

Ky naivitet nuk u largua as nga trazirat myslimane të nëntorit 2005 në Francë. Vetëm pas netëve të anarkisë dhe shkatërrimit të pakontrolluar që u shpërhap në treqind qytete presidenti francez Zhak Shirak më në fund shpalli gjendjen e emergjencës duke çuar në bllokime të njerëzve brenda. Mijëra automjete u dogjën dhe dëmtimi i pronës qe më i keqi që nga Lufta II Botërore. Megjithatë trazirat u shpjeguan nga shumë komentues si rezultat i varfërisë, papunësisë dhe mungesës së programeve shoqërore në territoret e mbushur me myslimanë në Paris dhe qytete të tjerë. Në fakt, shkaku kryesor ishte dështimi disa dhjetëvjeçarësh i Francës për t’u përballur me të vërtetën rreth Islamit (një gabim i rëndë i përsëritur në mbarë Evropën). 

Në mënyrë të pamohueshme shkatërruesit e trazirave ishin «të rinj nga Afrika e Veriut [përfshi shumë të lindur në Francë nga prindër myslimanë]… të larguar nga komuniteti i gjerë…. Për pesë vjet arabë francezë kanë vazhduar të kryejnë një intifadë (rebelim) të një niveli të ulët kundër sinagogave, kasapëve dietologë, shkollave judaike, etj…. Rruga arabe e Francës njëjtësonte saktësisht kundërshtimin e Shirakut ndaj luftës në Irak [si] shenjtë e dobësisë…» (49). Shoferët e zjarrfikësve dhe ambulancave kanë pasur frikë me kohë të futeshin në shumë zona myslimane pa shoqërim nga policia. Edhe para trazirave, tridhjetë apo më shumë makina u vihej zjarri në një natë të qetë dhe më tepër se nëntë mijë makina të policisë janë goditur me gurë në 2005. 

Refuzimi mysliman për t’u shkrirë në komunitetin rreth tyre shkakton mungesën e tyre të kualifikimit për punë. Ata po përpiqen të krijojnë përfundimisht një shtet mysliman ashtu siç kërkon Islami. Derisa çdo vend perëndimor të kërkojë që emigrantët t’u përshtaten rregullave të veta kombëtare, situata, jo vetëm në Francë, por edhe gjetiu, do të bëhet vetëm më e keqe. 

Ernest Renan një herë e një kohë lavdëronte Islamin. Tani ai shpall: «Myslimanët janë viktimat e para të Islamit… për të çliruar myslimanin nga feja e tij është shërbesa më e mirë që dikush mund t’i bëjë atij». Fjalët e Serge Trifkovic mund të duken të vrazhda, por janë të vërteta dhe sa më shpjet që Perëndimi të përballet me atë realitet të parehatshëm aq më mirë është: 

Islami është një psikozë kolektive që kërkon të bëhet globale dhe çdo përpjekje për t’u kompromentuar me një marrëzi të tillë do të thotë të bëhesh pjesë e vetë marrëzisë. Askush që beson se xhihadi është e drejta apo detyra e të gjithë myslimanëve apo që nxit miratimin e ligjit të shari’a-tit apo rivendosjes së Kalifatit, nuk duhet të lejohet të sistemohet në ndonjë vend perëndimor dhe çdo kërkuesi për sistemim duhet t’i bëhet kjo pyetje. Pasaporta e çdokujt që predikon xhihadin duhet të anulohet. Ky mund të quhet diskriminim, por sherri nuk është zgjedhja jonë. 

Islami, në tekstet e Muhamedit dhe kodifikimet e tij, diskriminon kundër nesh. Është tejet fyese. Ata që respektojnë një besim të tillë duhet të zgjidhin problemin që ngrenë vetë. Islami diskriminon kundër të gjithë “jobesimtarëve”. Derisa paratë e naftës do të mbështesin një revizionizëm kuranor të mos e mbështesin, ne duhet të luftojmë me kamxhikë dhe akrepa, çekanë dhe pinca. Laikët dhe besimtarët e të gjitha besimeve duhet të veprojnë së bashku para se të jetë shumë vonë (50). 

Kemi nevojë për një seri debatesh ndërkombëtare për të nxjerrim në dritë Islamin para botës për atë që është në të vërtetë. Vetë myslimanët (sidomos ata që janë rekrutuar për “Operacionet Parajsë”), duhet të kuptojnë se terrorizmi nxjerr në pah falimentimin moral të Islamit. Fakti që duhet terrorizmi dhe vrasja për ta ruajtur, vërteton se Islami nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën, ndershmërinë dhe dashurinë nga zemra. 

Në mënyrë të pabesueshme, megjithatë në mënyrë të parashikueshme, fjalët jetësore që francezët refuzuan të përdornin në mënyrë të patundur për të përshkruar trazirat e nëntorit 2005 ishin Islam, mysliman dhe terrorizëm

Perëndia i vërtetë lutet: «Ejani, pra, dhe të diskutojmë bashkë…». Allahu kërkon nënshtrim pa ndonjë arsye përveç asaj që ta refuzosh do të thotë vdekje. Fakti që myslimanëve u është dashur gjithmonë të përdorin kërcënimin me vdekje për të rekrutuar dhe për të mbajtur të kthyerit vërteton se Islami nuk ka gjë për t’i ofruar personit me vullnet të mirë. Netanyahu ka thënë me të drejtë: «Janë terroristët që janë në fakt të dobët, duke përdorur vetëm bombat, sepse ata nuk mund t’i dëgjojë njeri në ndonjë mënyrë tjetër» (51). 

Vendosmëria e terroristëve për të  pushtuar botën për Allahun dhe Islamin duhet të kundërshtohet me vendosmëri edhe më të madhe për të mbrojtur liritë që i konsiderojmë të shtrenjta dhe që çdo ndërgjegje di se janë lënë trashëgimi për njerëzimin nga Perëndia i vërtetë, i cili na ka krijuar të gjithëve. Eksperti antiterrorist John Giduck shkruan: 

Për një Amerikë që fle e sigurt dhe pa rrezik në shtretërit e saj, duke mos menduar për botën në të cilën ekzistojmë apo tmerret që përjetojnë kombet e tjera, e sigurt në besimin se nuk mund të ndodhë këtu, shumë ka ndodhur gjë e cila duhet të tundet zilet e alarmit për të gjithë ne. Në të vërtetë ato zile kanë rënë për një farë kohe; ne nuk i kemi dëgjuar. Megjithatë (52). 

[previous][next]