Gjoni

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Qëllimi i këtij Ungjilli thuhet në Gjoni 20:31: «… që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të Tij». Ka shtatë mrekulli ose shenja që mbështesin thënien e Jezusit për të qenët Biri i vetëm i Perëndisë. Zoti Jezus i zbaton Vetes Emrin hyjnor UNË JAM shtatë herë. Gjoni ka nëntë shërbesa të Zotit tonë që nuk gjenden tjetërkund. Ndoshta vargu më i njohur në Bibël është Gjoni 3:16: «Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme». Gjoni quhet «Ungjilli me dy fjalë», sepse tregon në mënyrë kaq të saktë se ne shpëtohemi nëpërmjet besimit në Birin e Perëndisë, i cili vdiq si Zëvendësues, duke paguar dënimin për mëkatet tona.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

1. PROLOG: ARDHJA E PARË E BIRIT TË PERËNDISË (1:1-18)
2. VITI I PARË I SHËRBESËS SË BIRIT TË PERËNDISË (1:19-4:54)
3. VITI I DYTË I SHËRBESËS SË BIRIT TË PERËNDISË (Kapitulli 5)
4. VITI I TRETË I SHËRBESËS SË BIRIT TË PERËNDISË: GALILEA (Kapitulli 6)
5. VITI I TRETË I SHËRBESËS SË BIRIT TË PERËNDISË: JERUZALEMI (7:1-10:39)
6. VITI I TRETË I SHËRBESËS SË BIRIT TË PERËNDISË: PEREA (10:40-11:57)
7. SHËRBESA E BIRIT TË PERËNDISË NDAJ TË TIJVE (Kapitujt 12-17)
8. PASIONI DHE VDEKJA E BIRIT TË PERËNDISË (Kapitujt 18, 19)
9. TRIUMFI I BIRIT TË PERËNDISË (Kapitulli 20)
10. EPILOG: BIRI I RINGJALLUR ME TË TIJTË (Kapitulli 21)

Shpërndaje këtë