BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Marrësit e hershëm të kësaj letre ishin judenj që kishin besuar në Jezus Krishti. Ata filluan mirë në marrëdhënien e tyre të re me Perëndinë ndërsa duruan përndjekje (shih Hebrenjve 10:32-34), por më pas ata filluan të rrëshqasin nga Krishti. Me sa duket, këta besimtarë ia mbathën drejt ligjit për t’u mbrojtur që të mund t’i shpëtonin përndjekjes nga judenjtë e tjerë.
Qëllimi i letrës drejtuar Hebrenjve është të nxitë lexuesit të ecin përpara dhe që të mbarojnë garën besnikërisht. Kjo garë është shtegu i dishepullimit që realizohet duke këmbëngulur gjatë përndjekjeve dhe vuajtjeve.
Mesazhi i Hebrenjve është: Këmbëngul besnikërisht për të përjetuar partneritet me Krishtin. Në Hebrenjve, partneriteti me Krishtin është të ndash në përvojën e Tij të gëzimit dhe të nderit dhe të sundimit të privilegjuar përgjithmonë! Ai është shpërblimi përfundimtar në mbretërinë e Krishtit dhe kjo përjetohet përmes bindjes besnike – duke këmbëngulur besnikërisht gjatë vështirësive deri në fund.
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. KRISHTI MË I LARTË NË PERSONIN E TIJ (1:1-4:13)
II. KRISHTI MË I LARTË NË PRIFTËRINË E TIJ (4:14-10:18)
III. PARALAJMËRIME DHE NXITJE (10:19-13:17)
IV. BEKIME TË FUNDIT (13:18-25)