Isaia

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt

PËRMBLEDHJE I njohur si Profeti ungjillor, Isaia jetoi gjatë sundimit të Uziahut, Jothamit dhe Ezekias (mbretër të Judesë). Gjatë kësaj kohe Mbretëria e Veriut u robërua nga Asiria dhe Judea gjithashtu u kërcënua nga Asirianët. Isaia e siguroi Ezekian se Zoti do ta shkatërronte ushtrinë Asiriane para se të mund të pushtonte Jeruzalemin. Por ai gjithashtu paralajmëroi se Judea do të robërohej më vonë nga babilonasit për shkak të idhujtarisë.

Në qoftë se 39 kapitujt e parë të Isaias korrespondojnë me 39 librat e Dhiatës së Vjetër, atëherë 26 kapitujt e fundit të Isaias sigurisht janë paralel me 26 librat e Dhiatës së Re me mesazhet e tyre ngushëlluese rreth Mesias – Ardhjen e Tij të parë, veprimtarinë publike, mohimin, vdekjen, ringjalljen, lartësimin, ardhjen e dytë dhe sundimin e lavdishëm. Isaia 53 na jep një përshkrim grafik të vdekjes së Krishtit, megjithëse fjalët janë shkruar rreth 700 vjet para se ngjarja të ndodhte.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. PROFECITË E NDËSHKIMIT DHE TË BEKIMIT NGA KOHA E ISAIAS (kapitujt 1-35)
A. Gjykimet mbi Judën dhe Jerusalemin me shfaqje të shkëlqyera të lavdisë (kapitujt 1-5)
B. Thirrja, pastrimi dhe detyra e Isaias (kapitulli 6)
C. Libri i Emanuelit (kapitujt 7-12)
D. Gjykimi mbi kombet (kapitujt 13-24)
E. Libri i këngëve (kapitujt 25-27)
F. Rënia dhe ngritja përsëri e Izraelit dhe e Jerusalemit (kapitujt 28-35)
II. PERIUDHA KALIMTARE HISTORIKE: LIBRI I EZEKIELIT (kapitujt 36-39)
A. Çlirimi i Ezekias nga Asiria (kapitujt 36,37)
B. Sëmundja dhe shërimi i Ezekias (kapitulli 38)
C. Mëkati i Ezekias (kapitulli 39)
III. PROFECITË E NGUSHËLLIMIT NGA PIKËPAMJA E ROBËRISË SË ARDHSHME (kapitujt 40-66)
A. Ngushëllimi i çlirimit të ardhshëm të Izraelit (kapitujt 40-48)
B. Mesia dhe mospranimi i Tij nga Izraeli (kapitujt 49-57)
C. Mëkati, gjykimi, pendimi dhe përtëritja e Izraelit (kapitujt 58-66)

Shpërndaje këtë