Numrat 33

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Etapat e ndryshme të Izraelit,nga Egjipti në Jordan

33:1 Këto janë etapat e bijve të Izraelit që dolën nga vendi i Egjiptit, simbas formacioneve të tyre, nën udhëheqjen e Moisiut dhe të Aaronit.

33:2 Moisiu shënoi me shkrim vendet e tyre të nisjes, për çdo etapë, sipas urdhrave të Zotit; dhe këto janë etapat e tyre, në bazë të vendnisjeve të tyre.

33:3 U nisën nga Ramesesi në muajin e parë, ditën e pesëmbëdhjetë të muajit të parë. Një ditë pas Pashkës bijtë e Izraelit u nisën me plot vetëbesim, para syve të të gjithë Egjiptasve,

33:4 ndërsa Egjiptasit varrosnin tërë të parëlindurit e tyre që Zoti kishte goditur midis tyre. Zoti kishte zbatuar gjykimin e tij edhe mbi perënditë e tyre.

33:5 Kështu, pra, bijtë e Izraelit u nisën nga Ramesesi dhe e ngritën kampin e tyre në Sukoth.

33:6 U nisën nga Sukothi dhe fushuan në Etham, që ndodhet në skaj të shkretëtirës.

33:7 U nisën nga Ethami dhe u kthyen në drejtim të Pi-Hahirothit që ndodhet përballë Baal-Tsefonit, dhe e ngritën kampin përpara Migdolit.

33:8 U nisën nga Hahirothi, kaluan detin në drejtim të shkretëtirës, ecën tri ditë në shkretëtirën e Ethamit dhe e ngritën kampin e tyre në Mara.

33:9 U nisën nga Mara dhe arritën në Elim; në Elim kishte dymbëdhjetë burime uji dhe shtatëdhjetë palma; dhe fushuan aty.

33:10 U nisën nga Elimi dhe fushuan pranë Detit të Kuq.

33:11 U nisën nga Deti i Kuq dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit.

33:12 U nisën nga shkretëtira e Sinit dhe ngritën kampin e tyre në Dofkah.

33:13 U nisën nga Dofkahu dhe fushuan në Alush.

33:14 U nisën nga Alushi dhe e ngritën kampin e tyre në Refidim, ku nuk kishte ujë për të pirë për popullin.

33:15 U nisën nga Refidimi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinait.

33:16 U nisën nga shkretëtira e Sinait dhe u vendosën në Kibroth-Hataavah.

33:17 U nisën nga Kibroth-Hataavahu dhe fushuan në Hatseroth.

33:18 U nisën nga Hatserothi dhe fushuan në Rithmah.

33:19 U nisën nga Rithmahu dhe fushuan në Rimon-Perets.

33:20 U nisën nga Rimon-Peretsi dhe fushuan në Libnah.

33:21 U nisën nga Libnahu dhe fushuan në Risah.

33:22 U nisën nga Risahu dhe fushuan në Kehelathah.

33:23 U nisën nga Kehelathahu dhe fushuan në malin Shefer.

33:24 U nisën nga mali Shefer dhe fushuan në Haradah.

33:25 U nisën nga mali i Haradahut dhe fushuan në Makeloth.

33:26 U nisën nga Makelothi dhe fushuan në Tahath.

33:27 U nisën nga Tahahu dhe fushuan në Terah.

33:28 U nisën nga Terahu dhe fushuan në Mithkah.

33:29 U nisën nga Mithkahu dhe fushuan në Hashmonah.

33:30 U nisën nga Hashmonahu dhe fushuan në Mozeroth.

33:31 U nisën nga Mozerothi dhe fushuan nga Bene-Jaakan.

33:32 U nisën nga Bene-Jaakani dhe fushuan në Hor-Hagidgad.

33:33 U nisën nga Hor-Hagidgadi dhe fushuan në Jotbathah.

33:34 U nisën nga Jotbathahu dhe fushuan në Abronah.

33:35 U nisën nga Abronahu dhe fushuan në Etsion-Geber.

33:36 U nisën nga Etsion-Geberi dhe fushuan në shkretëtirën e Sinit, domethënë në Kadesh.

33:37 Pastaj u nisën nga Kadeshi dhe fushuan në malin Hor, në kufi të vendit të Edomit.

33:38 Pastaj prifti Aaron u ngjit në malin Hor me urdhër të Zotit dhe vdiq aty në vitin e dyzetë prej kohës kur bijtë e Izraelit kishin dalë nga vendi i Egjiptit, ditën e parë të muajit të pestë.

33:39 Aaroni ishte njëqind e njëzet e tre vjeç kur vdiq në malin Hor.

33:40 Mbreti i Aradit, Kananeu, që banonte në Negev, në vendin e Kanaanit, dëgjoi se arritën bijtë e Izraelit.

33:41 Kështu ata u nisën nga mali Hor dhe fushuan në Tsalmonah.

33:42 U nisën nga Tsalmonahu dhe fushuan në Punon.

33:43 U nisën nga Punoni dhe fushuan në Oboth.

33:44 U nisën nga Obothi dhe fushuan në Ije-Abarim, në kufi me Moabin.

33:45 U nisën nga Ije-Abarimi dhe fushuan në Dibon-Gad.

33:46 U nisën nga Dibon-Gadi dhe fushuan në Almon-Diblathaim.

33:47 U nisën nga Almon-Diblathaimi dhe fushuan në malet e Abarimit, përballë Nebit.

33:48 U nisën nga malet e Abarimit dhe fushuan në fushat e Moabit, pranë Jordanit, mbi bregun përballë Jerikos.

33:49 Fushuan pranë Jordanit, nga Beth-Jeshimoth deri në Abel-Shitim, në fushat e Moabit.

Udhëzime për pushtimin dhe ndarjen e Kanaanit

33:50 Pastaj Zoti i foli Moisiut, në fushat e Moabit, pranë Jordanit mbi bregun përballë Jerikos, dhe i tha:

33:51 "Folu bijve të Izraelit dhe u thuaj atyre: Kur të kaloni Jordanin, për të hyrë në vendin e Kanaanit,

33:52 do të dëboni të gjithë banorët e vendit, do të shkatërroni të gjitha figurat e tyre dhe të tëra statujat e tyre prej metali të shkrirë, do të rrënoni të gjitha vendet e larta të tyre.

33:53 Do ta shtini në dorë vendin dhe do të vendoseni në të, sepse jua kam dhënë në pronësi.

33:54 Do ta ndani me short vendin, simbas familjeve tuaja. Familjeve më të mëdha do t`u jepni një pjesë më të madhe, dhe më të voglave një pjesë më të vogël. Secili do të marrë atë që do t`i bjerë me short; ndarjet do të bëhen në bazë të fiseve të etërve tuaj.

33:55 Por në rast se nuk i dëboni banorët e vendit, ata që do të lini do të jenë si hala në sy dhe do t`ju shqetësojnë në vendin që do të banoni.

33:56 Dhe do të ndodhë që unë t`ju trajtoj ashtu siç kisha menduar t`i trajtoj ata".