Numrat

[no_toc]

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt
[no_toc]PËRMBLEDHJE

Deri tek Numrat 10:11, populli (hebrenjtë) ishte akoma duke fushuar në Sinai, duke u përgatitur për marshimin për në Tokën e Premtuar. Një numërim u bë në atë kohë dhe, një tjetër në fund të librit – kështu e mori emrin Numra. Pas rreth një viti në Sinai, populli e la kampin dhe filloi udhëtimin nëpër shkretëtirë, plot ankime, rebelim dhe mosbesim. Në Kadesh-Barnea ata dërguan 12 spiunë në Kanaan. Të gjithë përveç dy prej spiunëve, Jozueu dhe Kalebi, këshilluan se ishte e pashpresë të hynin në tokën e premtuar (megjithëse premtimi i Perëndisë u siguronte sukses). Si rezultat, Perëndia solli dy gjykime të tmerrshëm mbi popullin. Së pari, ata u endën nëpër shkretëtirë për 40 vjet – një vit për çdo ditë që spiunët ishin në Kanaan. Udha ekzakte e endjeve nuk dihet. Së dyti, të gjithë ushtarët mbi 20 vjeç që ishin larguar nga Egjipti (përveç Jozueut dhe Kalebit, të cilët i besuan Perëndisë) vdiqën në shkretëtirë. Madje edhe vetë Moisiu u përjashtua të hynte në Tokë, sepse ai nuk iu bind Perëndisë në zemërimin e tij. Kur izraelitët u ankuan kundër Zotit dhe u kafshuan nga gjarpërinj flakërues, ata u shpëtuan duke shikuar gjarprin prej bronzi, të cilin Moisiu ngriti mbi një shtyllë (shihni Gjoni 3:14, 15 për interpretim). Pas vitesh të endjeve pa synim, populli përfundimisht arriti fushat e Moabit, në anën lindore të lumit Jordan, përballë Jerikos.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. DITËT E FUNDIT NË SINAI (1:1-10:10)
II. NGA SINAI NË FUSHAT E MOABIT (10:11-22:1)
III. NGJARJET NË FUSHAT E MOABIT (22:2-36:13)