Zanafilla

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt

PËRMBLEDHJE

Bibla fillon me dëshminë e krijimit, një çështje me interes universal. Vazhdon shpejt me rënien e njeriut, e cila shpjegon plotësisht anën e errët të jetës. Ligësia e tepruar solli përmbytjen, ku mbijetoi vetëm Noeu dhe familja e tij. Kulla e Babelit ishte monument i krenarisë dhe rebelimit të njeriut ndaj Perëndisë. Në Zanafillën, kapitulli 12, Perëndia thirri Abramin të largohej nga Uri, për të udhëtuar në atë çfarë më vonë u quajt Palestinë dhe të bëhej ati i popullit hebre. Abrahamit dhe Sarës i lindi Isaku në moshë të thyer. Pastaj linja e njerëzve të zgjedhur të Perëndisë kaloi deri te Jakobi, një njeri gjithashtu plot besim. Jakobi u bë babai i 12 bijve, kokat e 12 fiseve të Izraelit. Një nga këta bij, i quajtur Jozef, më vonë bëhet më kryesori. I dashur nga babai i tij, i urryer nga vëllezërit e tij dhe i shitur në Egjipt, ai u bë i njohur në qeveri. Kur familja e tij u kërcënua nga uria në Kanaan, ai i solli ata në Egjipt dhe u siguroi të gjitha nevojat. Zanafilla përfundon me vdekjen e Jozefit në Egjipt. Ka mbi 100 mënyra, në të cilat Jozefi është një tablo ose «tipizim» i Zotit Jezus Krisht.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. EPOKAT E HERSHME TË TOKËS (Kapitujt 1-11)
A. Krijimi (Kapitujt 1,2)
B. Tundimi dhe rënia (Kapitulli 3)
C. Kaini dhe Abeli (Kapitulli 4)
D. Sethi dhe pasardhësit e tij (Kapitulli 5)
E. Mëkati i përhapur dhe përmbytja universale (Kapitujt 6-8)
F. Noeu pas Përmbytjes (Kapitulli 9)
G. Skicat e kombeve (Kapitulli 10)
H. Kulla e Babelit (Kapitulli 11)
II. ETËRIT [PATRIARKËT] E IZRAELIT (Kapitujt 12-50)
A. Abrahami (12:1-25:18)
B. Isaku (25:19-26:35)
C. Jakobi (27:1-36:43)
D. Jozefi (37:1-50:26)

[previous][next]