SHKRIMI I SHENJTË—PËRKTHIMI DIODATI I RI
Pasardhësit e Jafetit
10:1 Këta janë pasardhësit e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit; mbas përmbytjes, atyre u lindën fëmijë.
10:2 Jafeti pati si bij: Gomerin, Magogun, Madainin, Javanin, Tubalin, Meshekun dhe Tirasin.
10:3 Bijtë e Gomerit qenë: Ashkenazi, Rifathi dhe Togarmahu.
10:4 Bijtë e Javanit qenë: Elishami, Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
10:5 Prej tyre rrjedhin popujt e shpërndarë në ishujt e kombeve, në vendet e tyre të ndryshme, secili simbas gjuhës së vet, simbas familjeve të tyre dhe kombeve të tyre.
Pasardhësit e Kamit
10:6 Bijtë e Kamit qenë: Kushi, Mitsraimi, Puti dhe Kanaani.
10:7 Bijtë e Kushit qenë: Seba, Havilahu, Sabtahu, Raamahu dhe Sabtekahu; dhe bijtë e Raamahut qenë: Sheba dhe Dedani.
10:8 Kushit i lindi Nimrodi, që filloi të jetë një njeri i fuqishëm mbi tokë.
10:9 Ai qe një gjahtar i fuqishëm para Zotit; prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtari i fuqishëm para Zotit".
10:10 Dhe fillimi i mbretërimit të tij qe Babeli, Ereku, Akadi dhe Kalmehu në vendin e Shinarit.
10:11 Nga ky vend shkoi në Asiri dhe ndërtoi Ninivën, Rehoboth-Irin dhe Kalahun;
10:12 midis Ninivës dhe Kalahut ndërtoi Resenin (që është qyteti i madh).
10:13 Mitsraimit i lindën Ludimët, Ananimët, Lehabimët, Nuftuhimët,
10:14 Pathrusimët, Kasluhimët (prej të cilëve dolën Filistejtë) dhe Kaftorimët.
10:15 Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
10:16 dhe Gebusejtë, Amorejtë, Girgasejtë,
10:17 Hivejtë, Arkejtë, Sinejtë,
10:18 Arvadejtë, Cemarejtë dhe Hamathejtë. Pastaj familjet e Kanaanëve u shpërndanë.
10:19 Dhe kufijtë e Kanaanëve shkuan nga Sidoni, në drejtim të Gerarit, deri në Gaza; dhe në drejtim të Sodomës, Gomorës, Admës dhe Ceboimoit deri në Lesha.
10:20 Këta janë bijtë e Kamit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre, në kombet e tyre.
Pasardhësit e Semit
10:21 Edhe Semit, babai i të gjithë fëmijëve të Eberit dhe vëlla madhor i Jafetit, i lindën bij.
10:22 Bijtë e Semit qenë: Elami, Asuri, Arpakshadi, Ludi dhe Arami.
10:23 Bijtë e Aramit qenë: Uzi, Huli, Getheri dhe Mashi.
10:24 Nga Arpakshadi lindi Shelahu dhe nga Shelahu Eberi.
10:25 Eberit i lindën dy bij; emri i njërit prej tyre ishte Peleg, sepse në ditët e tij toka u nda, dhe emri i të vëllait ishte Joktan.
10:26 Nga Joktani lindën Almodadi, Shelefi, Hatsarmavethi dhe Jerahu,
10:27 Hadorami, Uzali, Diklahu,
10:28 Obali, Abimaeli, Sheba,
10:29 Ofiri, Havilahu dhe Jobabi. Tërë këta qenë bij të Joktanit.
10:30 Dhe vendbanimi i tyre qe mali lindor, nga Mesha deri në Sefar.
10:31 Këta janë bijtë e Semit, simbas familjeve të tyre, simbas gjuhëve të tyre, në vendet e tyre simbas kombëve të tyre.
10:32 Këto janë familjet e bijve të Noeut, simbas brezave të tyre, në kombet e tyre; dhe prej tyre dolën kombet që u shpërndanë në tokë mbas përmbytjes.