SHKRIMI I SHENJTË—PËRKTHIMI DIODATI I RI
Pasardhësit e Esaut
36:1 Këta janë pasardhësit e Esaut, që është Edomi.
36:2 Esau i mori gratë e tij nga bijat e Kanaanëve: Adën, e bija e Elonit Hiteut, dhe Oholibamahën, e bija e Cibeonit Hiveut;
36:3
36:4 Ada i lindi Esaut Elifazin;
36:5 Basemathi lindi Reuelin, kurse Oholibamahu lindi Jeushin, Jalamin dhe Korahin. Këta janë bijtë e Esaut që i lindën në vendin e Kanaanit.
Esau vendoset në malin Seir
36:6 Pastaj Esau mori gratë e tij, bijtë dhe bijat e tij, gjithë njerëzit e shtëpisë së tij, kopetë e tij, tërë bagëtinë e tij dhe tërë pasurinë që kishte blerë në vendin e Kanaanëve, dhe shkoi në një vend, larg vëllait të tij Jakob,
36:7 sepse pasuritë e tyre ishin tepër të mëdha, që ata të mund të banonin bashkë; vendi ku rrinin nuk ishte në gjendje t`i mbante për shkak të bagëtisë së tyre.
36:8 Kështu Esau u vendos mbi malin e Seirit; Esau është Edomi.
Pasardhësit e bijve të Esaut, dhe krerët që rrodhën prej tyre
36:9 Këta janë pasardhësit e Esaut, atit të Edomitëve, në malin e Seirit.
36:10 Këta janë emrat e bijve të Esaut: Elifazi, i biri i Adës, gruaja e Esaut; Reueli, i biri i Bazemathës, gruaja e Esaut.
36:11 Bijtë e Elifazit qenë: Temani, Omari, Cefoni, Gatami dhe Kenaci.
36:12 Timna ishte konkubina e Elifazit, i biri i Esaut. Ajo i lindi Amalekun Elifazit. Këta qenë bijtë e Adës, gruaja e Esaut.
36:13 Këta qenë bijtë e Reuelit: Nahathi dhe Zerahu, Shamahu dhe Micahu. Këta qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.
36:14 Këta qenë bijtë e Oholibamahës, e bija e Anahut, e bija e Cibeonit, gruaja e Esaut; ajo i lindi Esaut: Jeushin, Jalamin dhe Korahun.
36:15 Këta qenë krerët e bijve të Esaut: bijtë e Elifazit, i parëlinduri i Esaut; kreu Teman, kreu Omar, kreu Cefo, kreu Kenaz,
36:16 kreu Korah, kreu Gatam dhe kreu Amalek; këta qenë krerët e rrjedhur nga Elifazi në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Adës.
36:17 Këta qenë bijtë e Reuelit, i biri i Esaut: kreu Nahath, kreu Zerah, kreu Shamah dhe kreu Micah; këta qenë krerët e rrjedhur nga Reueli në vendin e Edomit; ata qenë bijtë e Basemathës, gruaja e Esaut.
36:18 Këta qenë bijtë e Oholibamahës, gruaja e Esaut, kreu Jeush; kreu Jeush, kreu Jalam dhe kreu Korah; ata qenë krerët e rrjedhur nga Oholibamah, e bija e Anahut dhe gruaja e Esaut.
36:19 Këta qenë bijtë e Esaut, që është Edomi, dhe këta qenë krerët e tyre.
Bijtë e Seirit
36:20 Këta qenë bijtë e Seirit, Horeut, që banonin atë vend: Lotani, Shobali, Cibeoni, Anahu.
36:21 Dishoni, Etseri dhe Dishani. Këta qenë krerët e Horejve, bijtë e Seirit, në vendin e Edomit.
36:22 Bijtë e Lotanit qenë: Hori dhe Hemami; dhe motra e Lotanit qe Timna.
36:23 Këta qenë bijtë e Shobalit: Alvani, Manahathi, Ebali, Shefo dhe Onami.
36:24 Këta qenë bijtë e Cibeonit: Aja dhe Anahu. Anahu është ai që zbuloi në shkretëtirë ujëra të nxehta ndërsa po kulloste gomarët e Cibeonit, atit të tij.
36:25 Këta qenë bijtë e Anahut: Dishoni dhe Oholibamah, e bija e Anahut.
36:26 Këta qenë bijtë e Dishonit: Hemdani, Eshbani, Ithrani dhe Kerani.
36:27 Këta qenë bijtë e Etserit: Bilhani, Zaavani dhe Akani.
36:28 Këta qenë bijtë e Dishanit: Utsi dhe Arani.
36:29 Këta qenë krerët e Horejve: kreu Lothan, kreu Shobal, kreu Cibeon, kreu Anah,
36:30 kreu Dishon, kreu Etser, kreu Dishan. Këta qenë krerët e Horejve, krerët që ata patën në vendin e Seirit.
Mbretëria e Edomit dhe Krerët e rrjedhur nga Esaut
36:31 Këta qenë mbretërit që mbretëruan në vendin e Edomit, para se ndonjë mbret të sundonte mbi bijtë e Izraelit:
36:32 Bela, i biri i Beorit, mbretëroi në Edom, dhe emri i qytetit të tij qe Dinhabah.
36:33 Bela vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Jobabi, i biri i Zerahut, nga Botsrahu.
36:34 Jobabi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Hushami, nga vendi i Temanitëve.
36:35 Hushami vdiq, dhe në vend të tij mbretëroi Hadabi, i biri i Bedadit, që mundi Madianitët në fushat e Moabit; dhe emri i qytetit të tij qe Avith.
36:36 Hadadi vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Samlahu, nga Masrekahu.
36:37 Samlahu vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Sauli nga Rohoboth, mbi Lumë.
36:38 Sauli vdiq dhe në vend të tij mbretëroi Baal-Hanani, i biri i Akborit.
36:39 Baal-Hanani, i biri i Akborit, vdiq dhe në vendin e tij mbretëroi Hadari. Emri i qytetit të tij qe Pau, dhe emri i gruas së tij qe Mehetabel, e bija e Metredës dhe e Mezahabut.
36:40 Këto qenë emrat e krerëve të Esaut, simbas familjeve të tyre dhe territoreve të tyre, me emrat e tyre; kreu Timnah, kreu Alvah, kreu Jetheth,
36:41 kreu Oholibamah, kreu Elah, kreu Pinon,
36:42 kreu Kenac, kreu Teman, kreu Mibcar,
36:43 kreu Magdiel dhe kreu Iram. Këta qenë krerët e Edomit simbas vendbanimit të tyre, në vendin që zotëronin. Ky qe Esau, ati i Edomitëve.