BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR
Kapitujt
Krishti si Shërbëtori i përsosur hyn direkt në shërbimin e Tij. Ju do të vini re përdorimin shpesh të fjalës menjëherë. Ky libër është libër veprimi. Siç mund ta prisnit, këtu theksohen më shumë veprat e Zotit sesa fjalët e Tij. Një varg çelës është Mr. 10:45: «Sepse Biri i Njeriut nuk erdhi që t’i shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e Tij si çmim për shpengimin e shumë vetave».
PARAQITJE E PËRGJITHSHME
I. PËRGATITJA E SHËRBËTORIT (1:1-13)
II. SHËRBESA E HERSHME GALILEASE E SHËRBËTORIT (1:14-3:12)
III. THIRRJA E SHËRBËTORIT DHE STËRVITJA E DISHEPUJVE (3:13-8:38)
IV. UDHËTIMI I SHËRBËTORIT PËR NË JERUZALEM (Kapitujt 9, 10)
V. SHËRBESA E SHËRBËTORIT NË JERUZALEM (Kapitujt 11, 12)
VI. FJALIMI I SHËRBËTORIT NË MALIN E ULLINJVE (Kapitulli 13)
VII. MUNDIMET DHE VDEKJA E SHËRBËTORIT (Kapitujt 14, 15)
VIII. NGADHËNJIMI I SHËRBËTORIT (Kapitulli 16)