Numrat

Numrat i japin një ndihmë unike jetës së të krishterit kur shihet tërë periudha e gjerë e sfondit të tij historik si një situatë e ngjashme me jetesën e krishterë. Shkrimtari i Letrës së Hebrenjve e bën këtë zbatim domethënës duke i kushtuar dy kapituj të tërë (Hebrenjve 3 dhe 4)Irving L. Jensen

I. Vendi unik në Kanun

Emri në shqip i librit të katërt të Moisiut është një përkthim i titullit të versionit Septagintë Arithmoi, dhe natyrshëm është quajtur kështu për shkak të regjistrimit në kapitullin 1 dhe në kapitullin 26, duke mos harruar edhe të dhënat e shumta numerike të dhëna në tërë librin.

Titulli hebraik është më tepër se përshkrues i librit në tërësi: «Në shkretëtirë» (Bemidbar). Rrëfimi i dyzet vjetëve në shkretëtirë është i mbushur plot me histori interesante dhe të mirënjohura: zbuluesit që vizituan Kanaanin, rebelimi i Koreut, shkopi i Aaronit që lulëzoi, gjarpri i bronztë, Balaami dhe gomari i tij, dhe ngjarje të tjera më pak të njohura.

Nuk duhet menduar se kjo është thjesht një «histori hebraike». Të gjitha këto gjëra kanë ndodhur për ndërtimin tonë frymëror. Ne duhet të mësojmë nga gabimet e bijve të Izraelit dhe jo t’i përsëritim ato. Për rrjedhojë Numrat është një libër i rëndësishëm.

II. Autorësia

Sipas mësimit judaik dhe të krishterë, Numrat janë shkruar nga ligjdhënësi i madh, Moisiut. Kjo është kundërshtuar së tepërmi në rrethet liberale, por shikoni Hyrjen në Pentateuk për një mbrojtje të saktë të autorësisë nga ana e Moisiut.

III. Data

Disa mësues mendojnë se Pentateuku është i hershëm në historinë judaike, por një datë rreth vitit 1406 para K. është në përputhje me shkollën konservative dhe besuese (shikoni Parathënie për Pentateukun për hollësi të mëtejshme).

IV. Sfondi dhe tema

Sfondi historik i librit të Numrave, ashtu siç hedh idenë titulli i tij hebraik, është shkretëtira. Shtegtarët dhe endacakët këtu kaluan rreth tridhjetë e tetë vjet, që nga nisja e Izraelit nga mali Sinai, deri në mbërritjen në fushat e Moabit, ana tjetër e Tokës së Premtuar. Ecejaket ishin si shkak i mosbindjes, meqë Perëndia nuk u jep një vendmbërritje atyre. Ashtu siç shënon Skrogi (Scroggie): «Shkarjet e popullit të Perëndisë nga vullneti i Tij nuk ishin në kalendarin e Tij»{{1}}.

Ndërsa libri i Levitikut thekson pozitën adhuruese dhe frymërore, tema e librit të Numrave është ecja dhe rritja frymërore (apo mungesa e tyre!). Të krishterët nuk duhet të mendojnë se ky libër është një libër i thatë historie për judenjtë! Ai është i mbushur plot me zbatime për përvojën e krishterë moderne. Do të ishte e këndshme të mendohej se tërë (apo gati të tërë) të krishterët përparojnë me shpejtësi nga shpëtimi në një hyrje të plotë në premtimet e Perëndisë për fitore; megjithatë, zbatimi dhe përvoja tregojnë se sa u ngjajmë izraelitëve të lashtë në ankime, zemërpërdalje dhe mosbesim të shpeshtë.

Lajmi i mirë është se ne nuk kemi nevojë të përsëritim endjet e Izraelit në shtegtimin tonë frymëror. Perëndia ka bërë një parashikim të plotë për suksesin frymëror me anë të besimit (shikoni «Komentari i Biblës për Besimtarët, DhR», në mënyrë të veçantë Romakëve 6-8).

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. DITËT E FUNDIT NË SINAI (1:1-10:10)
   A. Regjistrimi dhe rregullimi i fiseve (kapitujt 1,2)
   B. Numri dhe detyrat e levitëve (kapitujt 3,4)
   C. Pastrimi dhe rrëfimi (5:1-10)
   D. Ligji i xhelozisë (5:11-31)
   E. Ligji i nazireatit (kapitulli 6)
   F. Oferta e princërve (kapitulli 7)
   G. Shërbimet në tabernakull (kapitulli 8)
   H. Pashka, reja dhe boritë e argjendta (9:1-10:10)
II. NGA SINAI NË FUSHAT E MOABIT (10:11-22:1)
   A. Largimi nga shkretëtira e Sinait (10:11-36)
   B. Rebelimi në kamp (kapitulli 11)
   C. Rebelimi i Aaronit dhe i Miriamit (kapitulli 12)
   D. Zbulimi i Tokës së Premtuar (kapitujt 13,14)
   E. Ligje të ndryshme (kapitulli 15)
   F. Rebelimi i Koreut (kapitujt 16,17)
   G. Udhëzime ndaj levitëve (kapitujt 18,19)
   H. Mëkati i Moisiut (20:1-13)
   I. Vdekja e Aaronit (20:14-29)
   J. Gjarpri prej bronzi (21:1-22:1)
III. NGJARJET NË FUSHAT E MOABIT (22:2-36:13)
   A. Profeti Balaam (22:2-25:18)
      1. Balaami i thirrur nga Balaku (22:2-40)
      2. Orakujt e Balaamit (22:41-24:25)
      3. Prishja e Izraelit nga Balaami (kapitulli 25)
   B. Regjistrimi i dytë (kapitulli 26)
   C. Të drejtat e trashëgimisë së vajzave (27:1-11)
   D. Jozueu, pasuesi i Moisiut (27:12-23)
   E. Ofertat dhe betimet (kapitujt 28-30)
   F. Shkatërrimi i madianitëve (kapitulli 31)
   G. Trashëgimia e Rubenit, Gadit dhe gjysmës së Manasit (kapitulli 32)
   H. Përmbledhje e fushimeve të izraelitëve (kapitulli 33)
   I. Kufijtë e Tokës së Premtuar (kapitulli 34)
   J. Qytetet e levitëve (35:1-5)
   K. Qytetet e strehimit dhe ndëshkimi me vdekje (35:6-34)
   L. Trashëgimia e vajzave që martoheshin (kapitulli 36)

[[1]] (Hyrje) W. Graham Scroggie, Know Your Bible, Vëll. 1, The Old Testament, f. 35.[[1]]
[previous][next]