Jeremia 24

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


E ardhmja e Judës e simbolizur nga dy kosha me fiq

24:1 Zoti më tregoi dy kosha me fiq të vendosur përpara tempullit të Zotit, mbas çuarjes në robëri prej Jeruzalemit nga Nebukadnetsari, mbreti i Babilonisë, të Jekoniahut, birit të Jehojakimit, mbret i

24:2 Një nga koshat përmbante fiq shumë të mirë, fiq të dorës së parë, ndërsa koshi tjetër përmbante fiq shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të haheshin.

24:3 Atëherë Zoti më tha: “Çfarë po shikon, Jeremia?”. Unë u përgjigja: “Fiqtë; fiqtë e mirë janë shumë më të mirë, ndërsa ata të këqij janë shumë të këqij, aq të këqij sa nuk mund të hahen.

24:4 Fjala e Zotit m`u drejtua përsëri, duke thënë:

24:5 “Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit. Ashtu si këta fiq janë të mirë, kështu do të kujdesem për ata të Judës që u çuan në robëri, që unë i përzura nga ky vend në vendin e Kaldeasve për të mirën e tyre.

24:6 Unë do t`i hedh me dashamirësi sytë e mi mbi ta dhe do t`i sjell përsëri në këtë vend, do të bëj të begatohen dhe nuk do t`i shkatërroj më, do t`i mbjell dhe nuk do t`i çrrënjos më.

24:7 Do t`u jap një zemër për të më njohur mua që jam Zoti; ata do të jenë populli im dhe unë Perëndia i tyre, sepse do të kthehen tek unë me gjithë zemër.

24:8 Ashtu si këta fiq të këqij, madje aq të këqij sa nuk mund të hahen”, kështu thotë Zoti, “në të njëjtën mënyrë do të braktis Sedekian, mbretin e Judës, princat e tij dhe kusurin e Jeruzalemit që do të mbetet në këtë vend dhe ata që banojnë në vendin e Egjiptit.

24:9 Do t`i braktis me qëllim që t`i trajtojnë keq dhe t`i mundojnë në të gjitha mbretëritë e tokës, dhe do të bëhen turpi, gazi, sarkazmi dhe mallkim në të gjitha vendet ku do t`i shpërndaj.

24:10 Do të dërgoj kundër tyre shpatën, urinë dhe murtajën, deri sa të shkatërrohen plotësisht në tokën që u kisha dhënë atyre dhe etërve të tyre”.