Jeremia

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR

Kapitujt

PËRMBLEDHJE Profeti Vajtues shërbeu gjatë kohës që Judea u kërcënua dhe pastaj u robërua nga babilonasit. I drejtuar nga Perëndia, Jeremia i këshilloi njerëzit që t’u nënshtroheshin babilonasve, por ata e akuzuan atë për tradhti dhe u munduan ta vrisnin. Pasi Jeruzalemi ra, ai u lejua që të qëndronte atje me disa të tjerë. Ai i këshilloi të tjerët që të mos largoheshin për në Egjipt, por ata jo vetëm që shkuan vetë, por tërhoqën edhe atë gjithashtu. Jeremia vdiq në Egjipt.

Krahas parashikimit të robërisë nga Babilonia, Jeremia parashikoi shkatërrimin e asaj perandorie në fund të 70 vjetëve dhe kthimin e hebrenjve në tokën e tyre.

MËSO MË SHUMË TE KOMENTARI

PARAQITJE E PËRGJITHSHME

I. HYRJE: CAKTIMI DHE DETYRA E PROFETIT JEREMIA (kapitulli 1)
II. SHËRBESA PUBLIKE E JEREMIAS (kapitujt 2-10)
III. PËRVOJAT VETJAKE TË JEREMIAS (kapitujt 11-19)
IV. PROFECITË KUNDËR UDHËHEQËSVE CIVILË DHE FETARË TË JUDËS (kapitujt 20-23)
V. PROFECITË RRETH SHKATËRRIMIT TË JERUSALEMIT DHE ROBËRISË BABILONASE (kapitujt 24-29)
VI. PROFECITË RRETH PËRTËRITJES (kapitujt 30-33)
VII. NDARJA HISTORIKE (kapitujt 34-45)
VIII. PROFECITË KUNDËR KOMBEVE PAGANE (kapitujt 46-51)
IX. PËRFUNDIM: RËNIA E JERUSALEMIT (kapitulli 52)

Shpërndaje këtë