Përtëritja e ardhshme e Izraelit (Amosi 9:11-15)

9:11,12 Në vargjet 11-15 përshkruhet përtëritja e Izraelit. Premtimet e Perëndisë ndaj Davidit do të përmbushen. Ndërsa disa njerëz e marrin vargun 11 si mësim se Izraeli dhe kisha janë një dhe e njëjta gjë dhe se kisha tani është tabernakulli “i riparuar” (fjalë për fjalë “kasolle”, figurë e një dinastie të përmbysur, versioni NKJ), [ky varg] duhet marrë me siguri në kontekst si referim ndaj Izraelit dhe tërë kombeve në Mbretërinë Mijëvjeçare. Skofildi (Scofield) shkruan: Monarkia e Davidit, e simbolizuar nga një tabernakull…, ishte në një gjendje të rëndë. Krahasoni Is. 11:1. Në bazë të këtij vargu rabinjtë talmudikë e quanin Mesian Bar Naphli (“biri i të rënëve”). Por Ai do të ringjallet (Mal. 4:2) [6]. 9:13-15 Prodhimet si rrushi, vera, gruri, ullinjtë dhe frutat do të rriten me shpejtësi marramendëse, qytetet do të ndërtohen përsëri dhe do të popullohen dhe Perëndia do të mbjellë njerëzit, të cilët nuk do të dëbohen më kurrë nga vendi.
SHËNIME
[2] (1:3-5) J. Sidlow Baxter, Explore the Book, f. 130. [3] (2:6-8) Një rrobë e dhënë peng për të paguar një borxh nuk duhej mbajtur tërë natën, meqë mund të ishte mbulesa e vetme që një i varfër mund të kishte (LiP. 24:12, 13). [4] (4:4-13) Megjithatë, zbatimi përbën një paralajmërim të madh ungjilli. Ungjilltari D. L. Moody, për shembull, gjeti “katër gjëra në këtë tekst: a. Ka një Perëndi; b. Ne duhet t’i japim Atij llogari; c. Ne do ta takojmë Atë. d. Duhet të përgatitemi për ta takuar” (Shënime nga My Bible, f. 92). [5] (6:9,10) Page H. Kelly, Amos, Prophet of Social Justice, f. 97. [6] (9:11,12) The New Scofield Study Bible. New King James Version, f. 1056.
BIBLIOGRAFI
Feinberg, Charles. The Minor Prophets. Çikago: Moody Press, 1976. Kelly, Page H. Amos, Prophet of Social Justice. Grand Rapids: Baker Book House, 1966. Mills, Montague S. The Minor Prophets. A Survey. Dallas: 3E Ministries, pa datë botimi. Stevenson, Herbert F. Three Prophetic Voices. Studies in Joel, Amos and Hosea. Old Tappan, NJ: Fleming H. Revell Company, 1971. Tatford, Frederick A. The Minor Prophets. Vëll. 1, ribotim (3 vëll.). Minneapolis: Klock & Klock Christian Publishers, 1982.
[previous][next]