Psalmi 23

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Zoti, bariu i psalmistit

23:1 Zoti është bariu im, asgjë nuk do të më mungojë.

23:2 Ai më çon në kullota me bar të njomë, më drejton pranë ujërave që të çlodhin.

23:3 Ai ma përtërin shpirtin, më çon nëpër shtigjet e drejtësisë, nga dashuria që ka për emrin e tij.

23:4 Edhe sikur të ecja në luginën e hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asnjë e keqe, sepse ti je me mua; shkopi yt dhe thupra jote janë ato që më japin zemër.

23:5 Ti shtron para meje tryezën në prani të armiqve të mi; ti vajos kokën time me vaj; kupa ime po derdhet.

23:6 Me siguri pasuri dhe mirësi do të më shoqërojnë në gjithë ditët e jetës ime; dhe unë do të banoj në shtëpinë e Zotit ditë të gjata.

Shpërndaje këtë