14 maj

[no_toc]

14 maj | çdo ditë me radhë

«Le të mos ketë […] të folur pa mend, mendjelehtësi, të cilat nuk janë të përshtatshme» (Efesianeve 5:4, RSV).

Mendjelehtësia e tepruar duhet të shmanget, pasi ajo çon në humbje [rrjedhje] të fuqisë frymërore.

Predikuesi trajton çështje serioze, me jetën dhe vdekjen, me kohën dhe përjetësinë. Ai mund të paraqesë një mesazh kryevepër, dhe prapë, kur ai përmban humor të papërshtatshëm [të tepruar], njerëzit priren të mbajnë mend shakatë dhe të harrojnë pjesën tjetër.

Shumë herë fuqia e mesazhit mund të humbasë nga bisedat gazmore [të shkujdesura] më pas. Një thirrje solemne e Ungjillit mund të rezultojë në një heshtje përjetësie gjatë një takimi. Mirëpo kur njerëzit ngrihen për t’u larguar, kemi zhurmën e muhabeteve sociale. Njerëzit bisedojnë për rezultatin e një ndeshjeje futbolli apo punët e ditës. Të paktë janë ata që e vrasin mendjen që Fryma e Shenjtë trishtohet dhe asgjë nuk ndodh për Perëndinë.

Ata pleq [të kishës] që janë gjithnjë duke treguar shaka, kanë një ndikim frymëror real të paktë mbi të rinjtë që shkojnë tek ata për frymëzim. Ata mund të mendojnë se zgjuarsia e tyre i bën që t’u hyjnë në zemër të rinjve, por e vërteta është se këta të fundit kanë një ndjenjë të fortë zhgënjimi.

Një formë e mendjelehtësisë që është veçanërisht e dëmshme është të bësh lojëra fjalësh me Biblën, duke përdorur pjesë të Shkrimit për t’i bërë të tjerët për të qeshur, në vend që të marrësh një ndryshim në jetë. Sa herë që bëjmë lojëra fjalësh me Biblën, ne e ulim domethënien e saj të autoritetit në jetën tonë dhe në jetët e të tjerëve.

Kjo nuk do të thotë që besimtari duhet të jetë një «Gus» i zymtë, pa shfaqur asnjë gjurmë humori. Kjo do të thotë më tepër që ai duhet ta ketë nën kontroll humorin, që ai të mos e anulojë mesazhin.

Kirkegardi (Kierkegaard) tregon për një kloun cirku, i cili shkoi me vrap në qytet për të thirrur me të madhe që tenda e cirkut në periferi kishte marrë flakë. Njerëzit i dëgjuan thirrjet e tij dhe ia plasën të qeshurit. Ai kishte vepruar kaq shumë si një kloun sa e kishte humbur besueshmërinë.

Çarls Simoni (Charles Simeon) mbante një fotografi të Henri Martinit (Henry Martyn) gjatë studimit të tij. Kudo ku shkonte në një dhomë, dukej sikur Martini po e ndiqte me sy dhe i thoshte: «Ji serioz, ji serioz, mos luaj, mos luaj». Dhe Simoni do t’i përgjigjej: «Po, do të jem serioz, do të jem, do të jem serioz; nuk do të luaj, sepse shpirtrat po humbasin dhe Jezusi duhet të lavdërohet».

[previous][next]