“Pali, apostulli i Jezu Krishtit nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, sipas premtimit të jetës që është në Krishtin Jezus” (2 Timoteut 1:1).
Pali ishte në një vend të errët. Ai ishte i burgosur i Neros në rrethana degraduese dhe priste vdekjen në çdo moment. Shumë mendime kaluan në mendjen e tij. Megjithëkëtë, mbi këto ishin dy të tjera: vullneti i Perëndisë dhe premtimi i jetës. Çfarëdo që po i ndodhte atij, ai ishte i bindur se ishte në vullnetin e Perëndisë; nuk kishte si të ishte ndryshe. Ndërkohë që Neroja mund të ishte mënyra e vdekjes së tij, përsëri ai kishte premtimin e jetës në Krishtin Jezus. Përpjekjet më të këqija të njeriut hapën premtimet e Perëndisë. Diku në orën më të errët ishte vullneti i Perëndisë dhe diku në këtë pështjellim ishte premtimi i jetës i Perëndisë. Le të përpiqemi edhe ne të kujtojmë këto të vërteta të mrekullueshme në ditët tona të errëta.
— R. Hill, në kalendarin “Kallinj gruri të zgjedhur 2011”.