Bibla nuk është libri i muajit. Ajo është libri i epokave.
Asnjë libër nuk ka patur aq shumë kundërshtim sa Bibla. Njerëzit e kanë tallur atë, e kanë përçmuar, e kanë përqeshur, e kanë djegur dhe kanë nxjerrë ligje kundër saj. Sa shumë njerëz ia kanë bërë funeralin Biblës. Problemi i vetëm është se kufoma ka jetuar më gjatë se mbajtësit e arkivolit.
Bibla ka mbijetuar dhe është e zbatueshme sot. Çdo fëmijë i Perëndisë mund ta hap biblën dhe të dijë më shumë rreth asaj që po ndodh në këtë botë se të gjitha ata në Pentagon dhe në Shtëpinë e Bardhë të marrë së bashku.
Psalmi 119:89 thotë: «Gjithnjë, o ZOT, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë». E kam predikuar [shpallur] këtë libër mjaft kohë më parë që të di se nuk është si asnjë libër tjetër. Ne lexojmë libra të tjerë, por ky libër na lexon neve.
Bibla ka fuqi. Çfarë lloj fuqie? Fuqi shpëtuese për mëkatarin. Ju nuk do të shpëtoheni dhe ju nuk do të bëni që të shpëtohet askush tjetër pa Fjalën e Perëndisë, sepse ne jemi «ringjizur jo nga një farë që prishet, por që nuk prishet, me anë të fjalës së Perëndisë së gjallë dhe që mbetet përjetë» (1 Pjetrit 1:23).
–Adrian Rodgers