Psalmi 2

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Mbretëria e Mesias

2:1 Pse ziejnë kombet dhe pse popujt kurdisin gjëra të kota?

2:2 Mbretërit e dheut mblidhen dhe princat këshillohen bashkë kundër Zotit dhe të vajosurit të tij,

2:3 duke thënë: “Le t`i këputim prangat e tyre dhe t`i heqim qafe litarët e tyre”.

2:4 Ai që ulet në qiejtë do të qeshë, Zoti do të tallet me ta.

2:5 Atëherë do t`u flasë në zemërimin e tij dhe do t`i trembë në indinjatën e tij të madhe,

2:6 dhe do të thotë: “E vendosa mbretin tim mbi Sion, malin tim të shenjtë.

2:7 Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: “Ti je biri im, sot më linde.

2:8 Më kërko dhe unë do të jap kombet si trashëgimi për ty dhe mbarë dheun si zotërim tëndin.

2:9 Ti do t`i copëtosh me një shufër hekuri, do t`i bësh copë-copë si një enë prej argjile””.

2:10 Tani, pra, o mbretër, tregohuni të urtë; pranoni ndreqjen, o gjyqtarë të dheut.

2:11 Shërbeni me frikë Zotin dhe gëzohuni me drithma.

2:12 Nënshtrohuni Birit, që të mos zemërohet dhe të mos vdisni rrugës, sepse zemërimi i tij mund të ndizet në një çast. Lum ata që gjejnë strehë tek ai.