Së fundi, kemi këtu nxitjen e fundit të Gjonit: “Djema, ruani veten nga idhujt.”. Apostulli po thotë në të vërtetë: “Kini kujdes nga ndonjë mësim që është në kundërshtim me këto të vërteta.”. Ai do që besimtarët të ruajnë veten nga çdo ide rreth Perëndisë, përveç atyre që janë përcjellë me anë të apostujve. Jezu Krishti është Perëndi. Çdo mendim tjetër është idhujtari. Këtu Gjoni nuk po flet pikësëpari për idhujt e gdhendur nga druri. Një idhull është një zëvendësues apo perëndi i rremë që zë vendin e të vërtetës. Këtu për idhull nuk nënkuptohet një gjë materiale, por një mësim i rremë.
Kryepeshkopi Aleksandër e ka quajtur këtë thirrje si “një rrënqethje të rrjedhshme.” Ne mund të mendojmë se në asnjë gjuhë nuk mund të shprehet një përshkrim i tillë dhe, kështu, e mbyllim këtë komentar me rrënqethjen e rrjedhshme të Gjonit:
“Djema, ruani veten nga idhujt”.
SHËNIME
[1] (2:7) Teksti kritik (NU) nuk e vendos të dytën “që nga fillimi”. [2] (2:12) Fjala teknia vjen nga një fjalë që do të thotë të lindësh (fëmijë). Forma zvogëluese e bën “fëmijë të vegjël,” një barasvlerë e saktë e fjalës së ëmbël të skocishtes së vjetër “bairnies”. [3] (2:20) Në tekstin tradicional (dhe në pjesën më të madhe) lexojmë “dini çdo gjë” (pakta). Teksti kritik (NU) shkruan “ju të gjithë (pantes) dini.”. Është e thjeshtë të vihet re se pse leximi i vështirë është ndryshuar në një të kuptuar më të thjeshtë “dini çdo gjë”. [4] (3:1) Teksti NU shton “Dhe ne jemi”. [5] (4:3) Teksti NU nuk e vendos “që”-në e dytë dhe “Krishti ka ardhur në mish.” [6] (4:7,8) G. S. Barrett, The First Epistle General of St. John, f. 170-173. [7] (4:9,10) Shlyerje do të thotë kryerje e detyrimit të mëkatit me anë të një flijimi. Në tekstin origjinal fjala lidhet me fjalën greke që nënkupton “pajtuesin”. Nën Britain’s C. H. Dodd është ndërmarrë një kryqëzatë kundër fjalës (dhe doktrinës) që, nën udhëheqjen e tekstit liberal RSV, shumë Bibla moderne e kanë ndryshuar fjalën. Meqë është një “fjalë e shëndoshë” standard për një të vërtetë teologjike, ne duhet ta mbajmë atë (si në KJV ashtu edhe në NKJV). [8] (4:9,10) James R. Denney, The Death of Christ, bot. 2, f. 276. Pjesa e parë e citimit është nga një botim i mëparshëm. [9] (4:14) W. E. Vine, The Epistle of John, f. 85. [10] (4:19) Teksti NU nuk e vendos Atë. [11] (5:7,8) Erasmus ua shtoi këto fjalë botimeve të mëvonshme të kësaj DhR në gjuhën greke nën presionin e papës (ato janë në Biblën katolike latine romake zyrtare, në Vulgatën). Vetëm katër versione shumë të vona në greqisht përmbajnë këto fjalë, kështu që është e pasigurt t’i përdorim ato. Disa adhurues të rremë (p.sh. Dëshmitarët e Jehovait) që shkojnë derë më derë, duke mohuar Trinitetin e Shenjtë, nxjerrin menjëherë këto fakte; kështu është mirë që të mbajmë sytë hapur për këtë problem. [12] (5:18) Nëse teksti NU në vend të “atë” shkruan “veten”, atëherë “Ai që ka lindur nga Perëndia” i referohet Krishtit.BIBLIOGRAFI
Barrett, G. S. The First Epistle General of St. John. Londër: The Religious Tract Society, 1990.
Candlish, Robert S. The First Epistle of John. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, n.d.
Findlay, George. Fellowship in the Life Eternal. Londër: Hodder & Stoughton, n.d.
Ironside, H. A. Addresses on the Epistles of John. New York: Loizeaux Bros., n.d.
Kelly, William. An Exposition of the Epistles of John the Apostle. Londër: T. Weston, 1905.
Law, Robert. The Tests of Life. Edinburgh: T & T Clark, 1909.
Marshall, I. Howard. The Epistle of John (NIC). Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Company, 1978.
Mitchell, John G. Fellowship: Three Letters from John. Portland, Ore.: Multnomah Press, 1974.
Stott, John R. W. The Epistle of John (TBC). Grand Rapids: Wm. B. Eerdmans Publishing Company, 1964.
Vine, W. E. The Epistle of John: Light, Love, Life. Grand Rapids: Zondervan Publishing House, 1970.
Westcott, Brooke Foss. The Epistle of St. John. Cambridge: The MacMillan Company, 1892.