A. Rrethanat e Ezekielit (1:1-3)
Ndërsa hapet libri, Ezekieli ishte tashmë në robëri, i marrë me vete në një ndër mërgimet e hershme. Por ai profetizoi rreth shkatërrimit të Jerusalemit gjashtë apo shtatë vjet para se të ndodhte. Ezekieli ishte mbase tridhjetë vjeç në atë kohë (“në vitin e tridhjetë“). Tridhjetë e dy kapitujt e parë u shkruan para rënies së Jerusalemit, por pas mërgimit të parë.B. Vegimi i Ezekielit i kalërimit të lavdishëm të Perëndisë mbi një qerre në formë froni (1:4-28a)
Kapitulli i parë fillon me një vegim të lavdisë së Perëndisë midis robërve. Në fillim Ezekieli pa një erë furtune që vinte nga veriu. Më pas pa katër qenie të gjalla, secila prej tyre kishte katër fytyra (luani, demi, shqiponje, njeriu) [4], katër krahë, këmbë të drejta dhe duar në krahët. Krijesat simbolizonin ato cilësi të Perëndisë që shihen në krijim: madhështinë, fuqinë, shkathtësinë dhe diturinë e Perëndisë. Shumë kombe e harrojnë Perëndinë sipër reve, i Cili ulet në fron. Ata adhurojnë cilësitë e natyrës në vend të Vetë Krijuesit. Mbi kupën qiellore ishte një fron, me Zotin e lavdisë të ulur në të. Pranë çdo krijese të gjallë kishte një rrotë apo një rrotë brenda një rrote (mbase një rrotë në çdo kënd të drejtë si një xhiroskop). Kështu vegimi duket se përfaqëson një qerre në formë froni, me rrota për tokë, katër krijesa të gjalla që përbëjnë një platformë dhe fronin e Perëndisë sipër. Ishte ky vegim i lavdisë së Perëndisë që pararendi thirrjen e Ezekielit për shërbesën e tij profetike. Pjesa ndjell përgjigjen në himnin e këndshëm të Faberit: O Perëndia im, sa i mrekullueshëm je, madhështia jote sa e shndritshme, sa i mrekullueshëm froni Yt i mëshirës, në thellësitë e dritës vezulluese! Sa të tmerrshme janë vitet e Tua të përjetshme, o Zot i përjetshëm: me anë të frymërave të përulura ditë e natë i stolisur përherë! Atë i Jezusit, shpërblim i dashurisë, çfarë rrëmbimi do të jetë të përkulur para fronit Tënd do të rrimë dhe do të shikojmë e të vështrojmë Ty. – Frederick William Faber Ezekieli shpjegon se çfarë pa te 43:3 si “vegimi që pashë kur Ai [5] [shënimet anësore të versionit NKJ] erdhi për të shkatërruar qytetin”. Me fjalë të tjera, vegimi përshkruan Perëndinë në lavdinë e Tij që vjen nga veriu me gjykim mbi Jerusalemin, duke qenë babilonasit përfaqësuesit e gjykimit të Tij.C. Caktimi i Ezekielit për t’i profetizuar popullit të Izraelit (1:28b-3:21)
1. Karakteri i popullit: rebel (1:28b-2:7) Fryma hyri tek Ezekieli, e bëri të çohej më këmbë dhe i foli që t’i profetizonte një kombi rebel, Judës, moskokëçarëse për pasojat e saj. Ai duhet të mos kishte frikë dhe të ishte i bindur. Ezekieli merr detyrën nga Zoti, i cili e quan atë “bir njeriu” [6]. Kjo shprehje e rëndësishme haset nëntëdhjetë herë tek Ezekieli. Tejlori e shpjegon këtë përdorim: Fjalët e para që Perëndia i drejton Ezekielit me të drejtë e vënë profetin në vendin e duhur para madhështisë që kishte parë në vegimin e tij. Shprehja bir njeriu është një hebraizëm që thekson vogëlsinë e Ezekielit apo anën e tij të thjeshtë njerëzore. “Bir i…” tregon “pjesëmarrjen e natyrës së…” dhe kështu kur shoqërohet me adam, “njeri”, nuk do të thotë gjë tjetër veçse “qenie njerëzore”. Në shumës është një shprehje e përgjithshme për “njerëzimin” [7]. Në kohën e Danielit (7:13,14) ky titull kishte marrë zbatime mesianike dhe në shekullin e parë u bë një term për Mesinë: Përdorimi prej Zotit tonë të këtij titulli duket se ka marrë përparësinë e dykuptimësisë midis domethënies së thjeshtë dhe teknike, në mënyrë që në një farë kuptimi Ai të mos paditej për shpallje të hapur të të qenit Mesi, ndërsa në kuptimin tjetër Ai i nuk ndalon ata që me mendimin e duhur frymëror të pranojnë domethënien më të plotë të personit të Tij [8]. 2. Natyra e mesazhit: gjykimi, ashtu siç tregohet nga pergamena (2:8-3:3) 2:8-10 Më pas Ezekieli urdhërohet të hajë një rrotull në të cilën ishin shkruar gjykimet e dhimbshme që do të binin mbi kombin. Ai u paralajmërua se shërbesa e tij nuk do të ishte popullore [e përkrahur gjerësisht]. Edhe ne paralajmërohemi se një paraqitje e vërtetë e ungjillit do të jetë fyerje për të pashpëtuarit. Njihet si fyerja e kryqit. Për disa njerëz ne jemi një aromë vdekjeje. 3:1-3 Ezekieli e hëngrirrotullën, sikur mori një urdhër. Një profet i mëvonshëm, “Gjon Zbuluesi”, do të bënte të njëjtën gjë (Zbulesa 10:8-10). Çdo profet apo predikues duhet të mbajë në vetvete mesazhin, duke e bërë atë pjesë të jetës së tij (krahasoni 3:10). 3. Karakteri i popullit: i pamatur dhe zemërgur (3:4-11) Më pas Perëndia përsëriti që Ezekieli ishte dërguar te një popull që nuk do ta kishte dëgjuar (Juda quhet këtu Izrael). Pengesat gjuhësore mund të tejkalohen, ashtu siç na tregojnë shumë misionarë. Por pengesa e një zemre kryeneçe nuk mund të tejkalohet. Ai nuk duhet të kishte frikë… për t’u folur judenjve në vend dhe atyre në robëri. Shërbëtorët e vërtetë të Krishtit duhet të jenë njerëz që e kanë mendjen top, por jo kokëfortë. 4. Roli i profetit: roje (3:12-21) 3:12-15 Më pas Zoti e mori Ezekielin me ata që ishin në robëri… pranë lumit Kebar dhe ai u ul me ta në heshtje për shtatë ditë. Kail Jetsi (Kyle Yates) përshkruan situatën e Ezekielit: Thirrja e Ezekielit për të lënë shtëpinë e tij të rehatshme dhe për të shkuar që t’u predikonte robërve në Tel-Abib erdhi si një ndërprerje e padëshiruar. Ai ndjeu dorën e Perëndisë mbi të dhe kuptoi një detyrim hyjnor që nuk mund t’i bënte ballë, por shkoi i hidhëruar në frymë për një detyrë të pakëndshme. Për fat të mirë për të dhe për popullin, ai nuk filloi të predikonte menjëherë, por u ul midis njerëzve të turbulluar për një javë të tërë. Ajo përvojë i dha atij një kuptim të qartë të problemeve, mjerimeve dhe nevojave të tyre therëse. Predikuesi, i cili mund ta shohë jetën përmes dritares së popullit të tij, është i aftë t’i ndihmojë ata dhe të sigurojë udhëheqësinë që ishte tepër e nevojshme [9]. 3:16-21 Ezekieli u caktua si roje, i përgjegjshëm për të folur Fjalën e Perëndisë dhe për të lajmëruar popullin solemnisht. Fakti solemn i fajësisë [të qenit fajtor për gjakun e dikujt] nuk mësohet vetëm në DhV (v. 18-20), por edhe në DhR (Veprat e Apostujve 20:26). Megjithatë, sado e lartë që të jetë përgjegjësia e lajmëtarit të Perëndisë, të krishterët nuk duhet ta marrin këtë si mësim se ata duhet t’ia ngjeshin ungjillin çdo njeriu në fyt, apo të dëshmojnë në çdo ashensor. Pavarësisht nga përgjegjësia e tij e madhe, Ezekielit iu mbyll goja nga Perëndia dhe iu desh të priste për mundësitë që do t’i jepte Perëndia. Ne gjithashtu duhet të jemi të ndjeshëm ndaj drejtimit të Tij në dëshmi. Ndonjëherë duhet të mbajmë gojën mbyllur. Megjithatë, shumica prej nesh janë të heshtur kur duhet të jemi duke dëshmuar.[previous][next]