Fjalë të urta të Salomonit mbi moralin praktik (Fjalët e Urta 10:1-22:16)

Deri në këtë pikë në Librin e Fjalëve të Urta ka pasur një vazhdimësi të përcaktuar të mendimit dhe një lidhje midis vargjeve. Temat janë shtjelluar brenda paragrafit. Nga 10:1-22:16 kemi një seri prej 375 fjalësh të urta, secila e ndarë nga njëra-tjetra. Shumë prej tyre paraqesin pohime kundërshtuese, të ndara nga lidhëza “por”. Nuk është fare rastësi që vlera numerike e shkronjave të emrit të Salomonit në hebraisht, që është 375, i përgjigjet numrit të fjalëve të urta në këtë pjesë të titulluar “Fjalët e urta të Salomonit“.

A. Dallimi midis stilit të drejtë të jetës dhe atij të lig (10:1-15:33)

10:1 Sjellja e një fëmije ka një pasojë të drejtpërdrejtë në shëndetin emocional të prindërve të vet. Çdo fëmijë mund të bëhet një Pal (një fëmijë e urtë) apo një Judë (një fëmijë budalla), një fëmijë që më gëzon apo një fëmijë që më trishton. 10:2 Pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme nuk zgjat shumë; ka një rrugë që zhduket. Dhe në çastin e vdekjes nuk mund të fitosh një dënim më të lehtë për shkak të saj. Drejtësia, nga ana tjetër, të çliron nga vdekja në të paktën dy mënyra. Ajo e ruan një njeri nga rreziku i një jete mëkatare, dhe, si shenjë e jashtme e lindjes së re, kjo tregon që ai ka jetë të përjetshme. 10:3 Një e vërtetë e përgjithshme është që Zoti nuk do të lejojë që i drejti të vuajë nga uria. Davidi tha: “Unë kam qenë fëmijë dhe tani jam plakur, por nuk e kam parë kurrë të drejtin të braktisur dhe pasardhësit e tij të lypin bukë.” (Psa. 37:25). Por, nga ana tjetër, Zoti “hedh poshtë dëshirën e të pabesëve”. Kur ata nxjerrin dorën për të kapur kënaqësinë dhe përmbushjen e dëshirës, ajo largohet. 10:4 Një njeri përtac, i pakujdesshëm varfërohet. Kurse ai që është i zellshëm, aktiv, pasurohet 10:5 Vera është koha e korrjeve. Nuk ka kuptim që të lërosh tokën, të mbjellësh farën dhe pastaj të flesh kur vjen koha e korrjes. Jezusi u tha të gjithë dishepujve: “Ngrini sytë tuaj dhe shikoni fushat që tashmë zbardhojnë për korrjen.” (Gjo. 4:35). 10:6 Ligji i korrjeve është që ç’të mbjellë njeriu, atë edhe do të korrë. Nëse ne mbjellim një jetë të shenjtë, do të marrim bekimet e Perëndisë dhe lavdërimet e njerëzve. Nëse mbjellim tërshërën e egër të mëkatit, goja jonë do të mbushet me dhunë. Kjo i ndodhi Hamanit: goja e tij u mbyll dhe pësoi një vdekje dhe dhunshme (Est. 7:8-10). 10:7 Një jetë e shenjtë kujtohet shumë kohë pas vdekjes së dikujt. Emri i të pabesit lëshon një erë të keqe, jo një erë të mirë. Njerëzit ende i quajnë bijtë e tyre Pal – por jo Judë! 10:8 Një njeri zemërurtë i pranon urdhërimet në kuptimin se ai do të dëgjojë këshillat e shëndosha. Budallai mendjemadh, për shkak të mosdashjes për të mësuar dhe për të mos qenë i bindur, shkon drejt shkatërrimit. 10:9 Ka siguri dhe mbrojtje në jetën e drejtë, por jeta që ngrihet mbi mashtrimin do të zbulohet dhe shfaqet. 10:10 Dallimi në këtë varg është më i qartë nëse ndjekim versionin RSV: “Kush e shkel syrin shkakton probleme, por ai që qorton ashpër bën paqe”. Shkelja e syrit tregon dredhi dhe dinakëri. Kur kjo formë mashtrimi qortohet me ndershmëri, trishtimi zëvendësohet me paqe. 10:11Goja e të drejtit është një burim jete duke rrjedhur fjalë ndërtimi, ngushëllimi dhe këshillimi. Por dhuna dhe ligësia mbulon gojën e të pabesëve. 10:12 Një frymë që urren nuk kënaqet të falë dhe të harrojë; ajo qëndron duke ngulur këmbë në smirat dhe zënkat e vjetra. Një zemër dashurie vë një perde fshehtësie mbi fajet dhe dështimet e të tjerëve. Këto gabime dhe dështime, sigurisht, duhet të rrëfehen dhe të braktisen, por dashuria nuk bën thashetheme për to apo të mbajë kokën mënjanë. 10:13 Bashkëbisedimi i një njeriu të zgjuar është i dobishëm për të tjerët. I marri nuk ndihmon asnjë, por vetëm mund të sjellë ndëshkime mbi veten e vet. 10:14Të urtët e vlerësojnë njohurinë dhe e grumbullojnë për çastin e duhur. “Ai ruan atë që duhet të thotë në kohën, vendin dhe me njeriun e duhur (kr. Mt. 7:6)” – shkruan Barnsi. Por ju nuk mund të dini se çfarë mund të thotë goja llafazane e një budallai. Ai gjithmonë sjell probleme për vete dhe për të tjerët. 10:15I pasuri bëhet më i pasur dhe i varfri më i varfër. Ata që kanë para bëjnë para. I varfri nuk di nga t’ia fillojë; varfëria e tij është ajo që e pengon. I pasuri mund të blejë gjëra cilësore që rrojnë gjatë. I varfri mund të blejë rrecka, gjëra të dorës së dytë, që e mbajnë të varfër për shkak të faturave të riparimit. Kjo është skena se si janë gjërat në këtë jetë, por jo si duhet të jenë. 10:16 Pasuria e vënë me anë të punësimit të drejtë është një bekim. Përfitimi nga puna e pandershme çon në mëkat. Krahasoni një zdrukthëtar të krishterë dhe një bufetier jo të krishterë. Të ardhurat e zdrukthëtarit paraqesin punën e mirë dhe frytdhënëse dhe ajo përdoret për qëllime të dobishme. Puna e bufetierit është shkatërruese. Sa më tepër të punojë, aq më tepër mëkaton. Sa më tepër mëkaton, aq më tepër fiton. 10:17 Ai që e ka zakon të dëgjojë mësimet e perëndishme qëndron në rrugën e jetës. Ai që u kthen kurrizin këshillave të mira humb dhe bën të humbasin edhe të tjerët. 10:18 Kjo fjalë e urtë bën dallimin midis njeriut që maskon urrejtjen e tij me anë të fjalëve jo të sinqerta dhe njeriut që e zbulon hapur duke përfolur me komshinjtë e tij. I pari është një hipokrit, i dyti është budalla dhe nuk ka shumë gjëra për të zgjedhur midis të dyve. Një zgjedhje e tretë, dhe ajo që besimtarët duhet të mësojnë ta praktikojnë, është të mos ushtrojnë asnjë urrejtje. 10:19 Sa më tepër flasim, aq më e madhe është mundësia për të thënë diçka të gabuar. Folësit që nguten duhet të kenë kujdes! Dëshira e madhe për bashkëbisedime të pareshtura zakonisht çon në teprim, humbje të besimit dhe mëkate të lidhura me të. Të përpiqesh të kapërcesh shakatë e dikujt zakonisht të çon menjëherë në mëkat [me fjalë të pista]. Njeriu që ushtron vetëkontroll në të folur është i urtë. Ai ruan veten nga sikleti, të kërkuarit falje dhe mëkati i hapur. 10:20 Ajo që thotë një njeri i mirë është pasqyra e asaj që ai është. Ngaqë karakteri i tij është i vërtetë, edhe e folura e tij kështu është. Meqë zemra (apo mendja) e të pabesëve nuk vlen, nuk vlen gjithashtu as biseda e tyre. 10:21 Dikush e ka parafrazuar me vend këtë fjalë të urtë: “E mira ushqen veten dhe të tjerët. E keqja nuk mund ta mbajë veten gjallë”. Budallenjtë janë njerëzit kryeneçë, me të cilët nuk mund të flasësh dot. 10:22 Është bekimi i Zotit që pasuron me të vërtetë një jetë. Por a është e vërtetë se ai nuk shton asnjë vuajtje? Si mund të pajtohet kjo me faktin se shumë njerëz të perëndishëm kalojnë kohë me vuajtje të thella? Ka disa shpjegime të mundshme për këtë pjesë të dytë të kësaj fjale të urtë: 1. Nuk i çon Perëndia vuajtjet. Çdo brengë, sëmundje dhe vuajtje vjen nga Satani. Perëndia zakonisht i lejon ato në jetët e bijve të Tij, por nuk është Ai burimi i tyre. 2. Vuajtja nuk rrjedh nga bekimi i Perëndisë, por rrjedh nga një jetë e pavarur nga Perëndia. 3. Një përkthim tjetër i mundshëm është “ai nuk shton asnjë mundim” (pjesa anësore e versionit RV dhe RSV). Këtu ideja është se mundimi, i pavarur nga Perëndia, nuk i shton asgjë bekimit. Mundimi është i mirë, por nëse nuk drejtohet nga Perëndia është i kotë (shikoni Psa. 127:1,2). 10:23 Budallai kënaqet duke u futur në telashe; ky është kobi i tij i pëlqyer. Një njeri që ka mend e gjen kënaqësinë e tij duke u sjellë me dituri. 10:24 Fatkeqësia nga e cila trembet i pabesi do të bjerë mbi të. Ajo që dëshirojnë njerëzit e drejtë – vullneti i Perëndisë në këtë jetë dhe praninë e Perëndisë në jetën tjetër – do t’u jepet. Për sa i përket kësaj, Ljuisi (C. S. Lewis) thotë: Në fund, ajo Fytyrë që është gëzimi apo tmerri i gjithësisë do t’i drejtohet secilit prej nesh qoftë me një shprehje apo me një tjetër; qoftë duke dhënë lavdi të pashprehur apo duke sjellë turp që nuk mund të shërohet apo zhduket [14]. 10:25Kur kalon furtuna e gjykimit të Perëndisë, i pabesi nuk gjendet . Por i drejti është vendosur në Shkëmbin e Përjetshëm; asgjë nuk mund ta lëvizë atë. 10:26Uthulla i mban dhëmbët të mprehtë dhe tymi irriton sytë. Në të njëjtën mënyrë, një lajmëtar dembel që sorollatet rrugëve pezmaton, mundon dhe është i mërzitshëm për ata që e dërgojnë. 10:27 Një jetë e përkushtuar çon në jetëgjatësi. Njerëzit e pabesë bien para kohe, për shembull, me vrasjet në grupe, vrasjet reprezalje, vdekjet shkaktuar nga të dehurit, drogat dhe shthurja. 10:28 Gjërat që të drejtët kërkojnë të bëjnë do të bëhen me gëzim. Por kjo nuk vlen për të pabesët – shpresat e tyre do të zhgënjehen plotësisht. G. S. Bowes ilustron: Aleksandri i Madh nuk ishte i kënaqur, edhe kur i nënshtroi plotësisht kombet. Ai qau sepse nuk kishte më botë për të pushtuar dhe vdiq në një moshë të re, në shthurje. Hanibali, që mbushi tre shinikë me unaza ari, marrë nga kalorësit që vrau, vrau veten duke gëlltitur helm. Shumë pak e morën vesh vdekjen e tij dhe ai e la këtë botë pa e qarë njeri. Jul Cezari, “që leu rrobat e tij me gjakun e një milion armiqve të tij”, që pushtoi 800 qytete, u godit pas shpine nga miqtë e tij më të mirë në skenën e triumfit të tij më të madh. Napoleoni, pushtuesi i frikshëm, pasi u bë ndëshkimi i Evropës, kaloi vitet e fundit të jetës së tij në mërgim [15]. Me siguri pritja e të pabesëve do të zhduket! 10:29 Në marrëveshjet e Tij providenciale (përkujdesëse) Zoti vërteton se është një kala për njeriun e ndershëm, por është shkatërrim për keqbërësin. 10:30 Perëndia siguron një vend banimi për të drejtin…, por të pabesët do të mërgohen dhe do të lihen rrugëve. Robëria e Izraelit e ilustron një gjë të tillë. 10:31Goja e një njeriu të mirë është si një pemë që prodhon fryte diturie. Të folurit që është i prishur dhe i çoroditur do të pritet. 10:32 Mund të presësh që një njeri i mirë të thotë atë që është e pranueshme. Njeriu i pabesë di vetëm të shtrembërojë faktet dhe të flasë vetëm gjëra të çoroditura. 11:1 Tregtarët e pandershëm ndonjëherë mbanin dy lloje peshoresh, një për të blerë dhe një për të shitur. Peshat e blerjes ishin më të rënda se ç’duhej të ishin, kështu që ata merrnin më tepër mall nga ç’paguanin. Peshat e shitjes ishin më të lehta se standardi, kështu që blerësi merrte më pak se ç’paguante. Ka praktika të pandershme në biznese sot, që fshihen pas kësaj padrejtësie të peshores së pasaktë, po ashtu edhe në jetën shkollore, jetën shoqërore, jetën shtëpiake dhe jetën në kishë. 11:2 Në fillim kryelartësia, pastaj rënia; pastaj vjen edhe turpi. Por të jesh i thjeshtë dhe i përulur ul rrezikun e pengimit. 11:3 Ndershmëria është siguria më e mirë. Njerëzit e drejtë udhëhiqen nga ndershmëria në rrugën e duhur; përvoja e Jozefit është një shembull. Pandershmëria e të pabesëve është shkatërrimi i tyre; jeta e Balaamit e dëshmon një gjë të tillë. 11:4Pasuritë nuk mund të shmangin zemërimin e Perëndisë tani apo në përjetësi. Drejtësia është një ruajtje kundër vdekjes së parakohshme tani dhe në përjetësi. Vetëm ata që janë veshur me drejtësinë e Perëndisë shpëtohen nga vdekja e dytë. 11:5Njeriu i ndershëm drejtohet nga drejtësia. Por i pabesi bie për shkak të paudhësisë së tij. 11:6 Drejtësia e njerëzve të ndershëm i çliron këta nga rreziqe të dukshme dhe të padukshme. Por njerëzit e pabesë do të kapen nga vetë ligësia e tyre. 11:7 Thuhet që një budalla është një njeri, planet e të cilit mbarojnë në varr. Kur kapaku i arkivolit mbyllet, të gjitha shpresat e tij mbarojnë. Gjërat për të cilat jetonte nuk janë më të tijat dhe shpresa e tij e begatisë është zhdukur përgjithmonë. 11:8 Perëndia e çliron të drejtin nga fatkeqësia dhe e derdh atë mbi të pabesin. Prandaj tre hebrenjtë u çliruan nga zjarri i turrës me dru, por ekzekutuesit e tyre u tretën nga zjarri (Dan. 3:22-26). 11:9 Një besimmohues [femohues] apo një hipokrit përpiqet të shkatërrojë besimin e të afërmit tij me dyshime dhe mohime. Dija e së vërtetës i pajis të drejtët që të dallojnë të rremen dhe të ruajnë veten dhe të tjerët nga rrëzimi. 11:10 Dy rastet kur qyteti shpërthen në festime të gëzueshme janë kur të drejtët begatohen dhe kur vdesin të pabesët. 11:11Bekimi i njerëzve të drejtë mund t’u referohet lutjeve të tyre për qytetin (1 Tim. 2:1,2), apo përfitimeve që sjellin prania dhe ndikimi i tyre i perëndishëm në qytet (kr. përshkrimin e Jezusit për ndjekësit e Tij si kripa e tokës te Mt. 5:13). Mashtrimi, premtimet e shkelura, hileja dhe përdhosja e të ligut mjaftojnë për të shkatërruar çdo qeverisje vendore. 11:12Kush e përbuz të afërmin e tij nuk ka mend, por njeriu i matur hesht. Të përbuzësh një tjetër do të thotë të fyesh Perëndinë, të lëndosh një njeri, të nxitësh zënka dhe të mos ndihmosh asnjë. Njeriu i matur e di se është më mirë të mos thotë asgjë nëse nuk mund të lavdërojë apo ndërtojë. 11:13 Ai që shkon rreth e qark duke përfolur duket se gjen gëzim të ligë duke përhapur skandale, duke informuar të tjerët dhe duke humbur besueshmërinë. Ai nuk mban asgjë brenda, por thotë çdo gjë që di. Një mik besnik di si të ruajë besueshmërinë dhe të kontrollojë të folurit. 11:14 Pa udhëheqës dhe qeveritarë të ditur, populli bie në telashe. Nga ana tjetër, gjen shpëtim duke pasur gjykimin e ndërthurur të shumë këshilltarëve të mirë. 11:15bëhesh garant për një të huaj do të thotë të garantosh borxhin e tij apo dëftesën e tij premtuese. Ai që bën këtë do të pësojë dëmet e kësaj gjëje, pra, ai do të paguajë një ndëshkim thumbues. Njeriu që urren dorëzaninë e kursen veten nga një dhimbje e madhe koke. Shikoni shënimet te 6:1-5. 11:16Gruaja e bukur fiton respektin dhe lavdinë, si në rastin e Abigailit (1 Sam. 25). Njerëzit e dhunshëm mund të grumbullojnë pasuri, por ata kurrë nuk fitojnë një emër të mirë. 11:17 Prirja e një njeriu prek shëndetin e tij. Personi i mirë shmang ulcerat dispepsike, apopleksike, gastrointestinale dhe shqetësimet e zemrës që sjell mbi vete njeriu mizor. Ai i bën të mirë vetes. Gazeta mjekësore britanike (British Medical Journal) ka thënë njëherë se nuk ka asnjë ind në trupin e njeriut që mund të hiqet plotësisht nga shpirti. Prirja e njeriut mizor zë një vend të rëndësishëm në trup. Ai që ka një temperament të tillë mundon mishin e tij. 11:18I pabesi realizon një fitim të rremë, por ai që mbjell drejtësi do të ketë një shpërblim të sigurt. Është e vërtetë se të pabesëve zakonisht u duket se pasurohen menjëherë, por pasuria e tyre, që nuk u sjell kënaqësi, nuk zgjat dhe nuk mund t’i ndihmojë ata kur kanë më tepër nevojë për të. Shpërblimet e jetës së një të drejti janë të vërteta dhe të qëndrueshme. 11:19 Çdo gjë që bën njeriu e çon në njërin prej dy drejtimeve – qoftë në jetë, qoftë në vdekje. Kjo fjalë e urtë nuk mëson se shpëtimi merret me anë të veprave të mira. Askush nuk mund të jetë i qëndrueshëm në drejtësi nëse ai nuk është bërë i drejtë në marrëdhënie me Perëndinë. Ai, së pari, duhet të lindë sërish. Një njeri që shkon pas së keqes vërteton se kurrë nuk ka qenë i kthyer. 11:20 Për sa i përket Zotit, një zemër që është e rreme, është e urryer dhe e neveritshme. Ai me të vërtetë e pëlqen njeriun që është i drejtë. Asnjë ide për Perëndinë nuk është e plotë nëse nuk shihet se Ai është i aftë të urrejë dhe të dojë njëkohësisht. Një zemër që është e ndershme, nga ana tjetër, pëlqehet nga Ai. 11:21 Shprehja “Edhe kur i shtrëngon dorën një tjetri” është “duart që takohen” fjalë për fjalë (pjesa anësore e versionit NKJV). Mund t’u referohet dy gjërave që janë të sigurta në këtë botë të pasigurt – ndëshkimit të njeriut të keq dhe çlirimit të pasardhësve të të drejtëve. 11:22Një unazë ari në feçkën e një derri është e pavend. Feçka nuk është tërheqëse, ndërsa unaza është e këndshme. Një grua e bukur që nuk ka mend gjithashtu janë dy gjëra që kundërshtojnë njëra-tjetrën – tërheqja fizike dhe shthurja morale. 11:23Të drejtët dëshirojnë vetëm mirën dhe e gjejnë atë. Të pabesët kërkojnë të keqen dhe e gjejnë atë në formën e zemërimit apo gjykimit. Kjo fjalë e urtë thekson rëndësinë për të pasur qëllime të vlefshme, sepse ne marrim atë që ndjekim në jetë. Ja, pse, Emersoni ka thënë: “Lidheni vagonin tuaj pas një ylli”. Një qeveritar britanik e nxiste kabinetin e tij: “Çfarëdo lloj gjëje të bëni, blini harta të mëdha!”. 11:24 Këtu kemi një paradoks të lavdishëm. Ne pasurohemi duke qenë bujarë. Ne varfërohemi duke bërë thesare këtu mbi tokë. Atë që ruajmë, e humbim. Atë që japim, e kemi. Xhim Elioti (Jim Elliot) ka thënë: “Nuk është i marrë ai që jep atë që nuk mund ta ruajë për të fituar atë që nuk mund të humbasë”. Dhe dr. Barnhauzi (Dr. Barnhouse) ka vënë re se gjithsecili e jep të dhjetën, qoftë Zotit apo doktorit, dentistit dhe mekanikut të makinës. 11:25Njeriu bujar korr të ardhura që koprraci nuk mund t’i dijë. Çfarëdo lloj gjëje bëjmë për të tjerët na kthehet në bekim. Kur një mësues i Shkollës të së Dielës përgatitet me zell dhe pastaj i mëson klasës së vet, cilët mendoni se përfitojnë më tepër – studentët apo ai vetë? 11:26 Egoisti e ruan grurin duke mos e çuar në treg në kohë urie, duke pritur për një të ardhur më të madhe meqë çmimi pritet të rritet. Ai është një përfitues, që pasurohet duke varfëruar dhe duke munduar të tjerët. Pa dyshim që populli do ta mallkojë atë! Ata duan dikë që t’u plotësojë nevojat e tyre në çast. Bota po humbet për bukën e jetës. Buka është falas dhe gjithmonë do të jetë falas. Ne duhet ta ndajmë atë me të tjerët. Për çfarë presim? Bekimi do të bjerë mbi kokën e atij që e shet grurin, pra, që shpërndan lajmin e mirë të ungjillit. 11:27 Kur shtysat e një njeriu janë të pastra dhe jo egoiste, ai fiton vlerësimin e të tjerëve. Por ai njeri që kërkon të keqen për të tjerët, kjo do t’i kthehet mbi veten e tij. 11:28 Pjesa e ngjashme në DhR me këtë fjalë të urtë është 1 Timoteut 6:17-19. Pasuritë janë të pasigurta dhe për këtë nuk ia vlen t’u besosh. Besimi ynë duhet të jetë në Perëndinë e gjallë që na jep me tepri të gjitha gjërat për t’i gëzuar. “Lakmia për ar” – ka thënë Samuel Xhonsoni (Samuel Johnson) – “pandjeshmëria dhe mosbrengosja, janë prishja e fundit e njeriut të shthurur”. Të drejtët, pra, ata që e kanë besimin në Zotin, do të çelin me jetë dhe gjallëri si gjethe. 11:29 Ka disa lloj njerëzish që sjellin probleme në shtëpinë e vet – pijanecët, maniakët dhe shkelësit e kurorës, për shembull. Por këtu mund të flitet për njeriun që lakmon fitimin (shikoni 15:27) dhe që humb vlerat e drejta të jetës në kërkimin e tij të marrë për pasuri. Ai do të trashëgojë erën, pra, nuk do të ketë asgjë të prekshme për të kënaqur lakminë e tij. Ndëshkimi i tij, ngaqë është treguar budalla, do të jetë shërbimi te një njeri që vepron më me dituri. 11:30 Një jetë e drejtë është si një pemë frytdhënëse që u sjell ushqim dhe freski të tjerëve. I urtishtie në dorë të tjerët me një jetë diturie dhe drejtësie. Ky është një ndër tekstet më të mëdhenj për fituesit e shpirtrave në Bibël. Ky na kujton për premtimin që i bëri Jezusi Pjetrit: “Ti do të jesh peshkatar njerëzish të gjallë” (Luka 5:10). Çfarë privilegji i papërshkrueshëm është të përdoresh nga Perëndia për të bërë një punë në jetët e njerëzve që do të sjellë bekim të përjetshëm! Çdo shpirt fituar për Zotin do të jetë një adhurues i Qengjit të Perëndisë përgjithmonë! 11:31 Edhe i drejti merr shpërblimin në këtë jetë për veprat e tij të këqija. Moisiu u përjashtua nga Toka e Premtuar dhe Davidit e ktheu dëmin katërfish. Nëse të drejtët korrin atë që mbjellin, aq më tepër i pabesi dhe mëkatari! Ose, ashtu si Pjetri ka shkruar: “Nëse i drejti mezi shpëton, ku do të duket i pabesi dhe mëkatari?” (1 Pjetrit 4:18). 12:1 Ai që është i hapur ndaj disiplinës dhe korrigjimit tregon se me të vërtetë dëshiron të mësojë. Njeriu që përçmon nëse i thuhet ndonjë gjë dhe nuk e pranon kritikën ështëbudalla. 12:2Njeriu i mirë gëzon përkrahjen e Zotit. Gjithashtu, një njeri i keq është i sigurt për fatin e tij – dënim nga Perëndia. “Mendo.”, shkroi Foremani, “Fuqia e epërme e universit e kundërshton njeriun e keq që plane të këqija. Fuqia e epërme e braktis atë dhe e lë në heshtje.” 12:3 Një njeri nuk bëhet i qëndrueshëm me pabesinë. Ai është si fara që ra në gurishte (Mat 13:5-6). Nuk kishte shumë tokë dhe mbiu shpejt, sepse terreni nuk ishte i thellë. Por kur doli dielli, u fishk dhe u tha, sepse s’kishte rrënjë. Por rrënja e të drejtëve është lëshuar thellë në Perëndinë. Ai nuk do të lëvizet kurrë kur problemet e jetës të vijnë. Psalmi 1:3 përshkruan këtë njeri. 12:4Gruaja e virtytshme është kurora e burrit të saj, por ajo që e turpëron është si një krimb në kockat e tij. 12:5 Synimet e të drejtëve janë drejtësia, por synimet e të pabesëve janë mashtrimi. D.m.th. synimet e njeriut janë një pasqyrë e karakterit të tij. 12:6 Me anë të të folurës së tyre mëkatarët përpiqen të ngrenë kurthe për të pafajshmin dhe të pakujdesshmin. Njerëzit e drejtë do të çlirojnë veten e tyre dhe të tjerët duke thënë të vërtetën. 12:7 Kur drejtësia kapet me të pabesët, ky është fundi për ta. Njerëzit e perëndishëm kanë një themel të mirë: ata nuk kapen nga fatkeqësia. 12:8 Njerëzit flasin mirë për dikë që ka mend dhe vepron me dituri, por ata vetëm përbuzin atë që nuk ka parime. 12:9Është më mirë të të çmojnë pak dhe të kesh një shërbëtor, sesa të të nderojnë dhe të mos kesh bukë. Ndërthurja midis klasës së ulët dhe ushqimit në tryezë është më e mirë sesa të pretendosh shumë dhe të vdesësh urie. 12:10 Mirësia e një të drejti shtrihet edhe te kafshët, por një njeri i keq është mizor, edhe kur mendon se ka qenë i sjellshëm. Megjithëse Perëndia është i madh, Ai kujdeset për kafshët duke nxjerrë ligje rreth tyre (Eks. 20:10; 23:4,5). Ai madje nxjerr ligje edhe rreth folesë së një zogu (LiP. 22:6). 12:11 Një njeri që përfshihet në një punë pozitive, ndërtuese, si p.sh. të qenit bujk, do t’i plotësohen nevojat. Por ai që harxhon kohën e vet në qëllime të kota jo vetëm që ka një dollap bosh, por gjithashtu edhe do të jetë kokëbosh. 12:12Gjahu i njerëzve të këqij do të thotë, nga lidhja e fjalës me konceptin që shpreh, çfarë zihet në rrjetën e të ligut, apo ajo që merret nga të tjerët padrejtësisht. Me fjalë të tjera, i pabesi dëshiron atë që i përket të tjerëve. Në dallim me këtë, të drejtët kënaqen duke siguruar me qetësi nevojat e tyre. 12:13 Njerëzit e paperëndishëm zakonisht kapen në kurth nga vetë fjalët e tyre. Duke mos e thënë një histori ashtu siç duhet, ata zihen vetë në grackë. Një gënjeshtar duhet të ketë një kujtesë të fortë; përndryshe llogaritë e tij do të ‘zihen’ në rrjetë. Dhe për të mbështetur një gënjeshtër atij i duhet të ngrejë një strukturë gënjeshtrash të tjera. I drejti do t’i shpëtojë fatkeqësisë. Perëndia nuk u premton njerëzve të Tij çlirim nga tërë fatkeqësitë, por më tepër se ata do t’u shpëtojnë atyre. 12:14 Të folurit dhe sjellja e mirë nuk ngelen pa marrë shpërblimin e tyre. Të folurit e mençur, të sjellshëm, të pastër shpërblehet me dashuri, nder dhe respekt. Veprat e mira i kthehen një njeriu në bekime. 12:15 Ju nuk mund t’i thoni budallait asnjë gjë. Ai di gjithçka dhe nuk do të dëgjojë. Por një i urtë do ta mirëpresë këshillën. Ai pranon se është e pamundur që një njeri të shohë tërë anët e një çështjeje. 12:16 Një budalla nuk e ndal pezmatimin e tij. Ai shpërthen me ngacmimin më të vogël. Njeriu i matur di si të shmangë fyerjen dhe të ushtrojë vetëkontrollin. 12:17 Një dëshmitar që thotë të vërtetën në gjyq jep prova të drejta. Dëshmitari i rremë thotë gënjeshtra. 12:18 Disa njerëz përdorin gjuhët e tyre si një shpatë: duke vrarë të tjerët, duke prerë dhe duke shkaktuar dhimbje. Të urtët flasin fjalë që sjellin shërim, pra, duke shëruar plagët e shkaktuara nga dërdëllitësi. 12:19 E vërteta është e përjetshme. Pse? Sepse e vërteta është ajo që thotë Perëndia rreth një gjëje; prandaj ajo nuk ndryshon asnjëherë. Gjuha që gënjen zgjat sa hap e mbyll sytë. 12:20 Mashtrimi mbush zemrën e atyre që kurdisin paudhësi. Gëzimi mbush zemrën e atyre që ndjekin paqen. 12:21 Është e vërtetë në një kuptim të përgjithshëm se asnjë e keqe nuk do t’i ndodhë të drejtit. Megjithatë, ky nuk është një rregull pa përjashtime. Ajo që është e vërtetë pa përjashtime është se të drejtët ruhen nga rrjedhojat e liga që pasojnë sjelljen e të pabesëve. Të pabesët gjejmë shumë shqetësime të këtij lloji. 12:22 Perëndia i urren gënjeshtarët. Sa të kujdesshëm duhet të jemi për sa i përket hijes të së vërtetës, gënjeshtrave “të mira”, teprimeve dhe gjysmës të së vërtetës! Një mënyrë e mirë për t’i sjellë gëzim zemrës së Tij është duke qenë tërësisht të ndershëm dhe të besueshëm. 12:23Njeriu i matur nuk shkon andej-këndej duke treguar se sa shumë di. Ai me modesti fsheh ato që di. Por nuk do të qëndrosh shumë në praninë e budallenjve para se ata të shpallin budallallëkun e tyre. 12:24 Në rrjedhën e zakontë të jetës, njerëzit e përkushtuar, të kujdesshëm zënë pozita udhëheqëse, ashtu siç del ajka në majë. Dembelizmi çon në varfëri, dhe varfëria e shtrëngon njeriun në nivelin punës së detyrueshme. Osvald Çambërsi (Oswald Chambers) ka thënë se çrregullsia është një fyerje ndaj Frymës së Shenjtë; ai mund të thoshte të njëjtën gjë edhe për dembelizmin. 12:25Shqetësimi në zemrën e njeriut e rrëzon atë. Një fjalë e mirë, që jep zemër apo përkrahëse kryen çudi duke ngritur dikë përsëri. 12:26 Thjesht në dukje, i drejti është më i mirë se fqinji i tij i padrejtë. Por nuk duket se është kështu. Mëkatarit duket se gjithçka i shkon mirë në rrugën e tij dhe kjo i shtyn njerëzit të besojnë se fryti i ndaluar është më të vërtetë më i ëmbël. Prandaj i krishteri duhet ta zgjedhë me kujdes shokun e tij. 12:27Përtaci që rri kot as nuk shkon për gjah, as nuk e pjek gjahun e tij. Në radhë të parë atij i mungon shtysa për të filluar; në radhë të dytë, atij i mungon drejtimi për ta mbaruar atë që ka filluar. Hebraishtja e pjesës së fundit të fjalës së urtë është e mjegullt ashtu si pjesa e parë, por kuptimi gati i sigurt është se një njeri i matur e vlerëson atë që ka kryer dhe e përdor për përparësinë më të mirë. Ruthi ishte e tillë: ajo shiu kallëzat që kishte mbledhur (Ruthi 2:17). Në studimin tonë biblik ne duhet të përmirësohemi në atë që kemi mësuar dhe këtë mund ta bëjmë përmes përsiatjes, lutjes dhe bindjes praktike: Prandaj me Fjalën Tënde të Shenjtë ne ushqehemi, jetojmë dhe rritemi, vazhdojmë të njohim Zotin dhe praktikojmë atë që dimë. 12:28 Në shtegun e ngushtë të drejtësisëkajetë dhe jeta është në fund të saj. Nuk ka vdekje në të, ashtu siç ka në shtegun e gjerë që të çon në shkatërrim. “Jeta” këtu nënkupton një të ardhme përtej vdekjes, që është jeta e përjetshme. NIV e përkthen vargun kështu: “Mbi shtegun e drejtësisë ka jetë, dhe mbi këtë shteg ka pavdekësi”. 13:1 Si në zhvillimin fizik, ashtu edhe në atë frymëror ka një proces normal zhvillimi. Një foshnjë, për shembull, duhet të zvarritet para se të ecë apo të flasë. Në botën frymërore, një i kthyer duhet të dëgjojë dhe të mësojë para se të fillojë një shërbesë. Një bir i urtë i nënshtrohet disiplinës së mësimit. Tallësi jo; ai mendon se i di të gjitha dhe nuk pranon të ndreqet. 13:2 Këtu kemi një njeri, e folura e të cilit është ndërtuese, nxitëse dhe ngushëlluese; ai vetë do të shpërblehet kur shikon rrjedhojat përfituese të fjalës së thënë. Nga ana tjetër, të pabesët planifikojnë dhunë ndaj të tjerëve dhe korrin atë që kanë mbjellë. 13:3 Njeriu që kontrollon të folurit e tij kontrollon tërë jetën e vet (shikoni Jak. 3:2b). Ai që nuk ushtron asnjë vetëkontroll shkon drejt problemeve. Mësimi është: ki kujdes në atë që thua – mund të përdoret kundër teje. 13:4 “Nëse dëshirat do të ishin të kishim kuaj, lypësit do të kalëronin në ta”. Përtaci dëshiron shumë, por kjo nuk mjafton. “Dëshira pa mundim është e kotë”. Njeriu i kujdesshëm i përvishet punës dhe çon në shtëpi për të ngrënë. Kjo është e vërtetë në çështje frymërore, po ashtu edhe në ato të jetës së përkohshme. Boshi (Bosch) ilustron: Për Adam Klarkun thuhet se ka harxhuar 40 vjet për të shkruar komentarin e tij mbi Shkrimet. Noah Uebsteri (Webster) ka punuar 36 vjet për të përpunuar fjalorin e tij; në fakt, ai i shkoi botës dy herë kryq e tërthor për ta bërë librin mjaft të përpiktë. Miltoni ngrihej çdo mëngjes në orën 4 për të pasur mjaft kohë për të kompozuar dhe rishkruar poezinë e tij, që qëndron tani midis më të mirave në botë. Giboni (Gibbon) harxhoi 26 vjet në librin e tij “Rënia dhe shkatërrimi i Perandorisë Romake” (The Decline and Fall of the Roman Empire), por tani ai shquhet si monumenti i kërkimeve të kujdesshme dhe i përkushtimit të palodhur të detyrës së tij. Brianti (Bryant) rishkroi një ndër pjesët e tij më të mëdha poetike 100 herë para se të botohej, vetëm për t’i dhënë bukurinë e plotë dhe përsosurinë e shprehjes. Këta njerëz shijuan atë që bënë dhe secili prej tyre harxhoi djersë në përpjekjen e tij, pavarësisht se sa e vështirë ishte puna. Njerëzit më të lumtur dhe më frytdhënës janë ata që janë të zellshëm në punët e tyre për përmirësimin e njerëzimit për lavdinë e Perëndisë [16]. 13:5I drejti e urren çdo lloj pandershmërie, por i pabesi “vepron me turp dhe pandershmërisht” (RSV). Bleri (J. Allen Blair) jep një ilustrim nga jeta e një amerikani të madh: Thuhet për Abraham Linkolnin se ai nuk pranonte asnjë çështje në të cilën klienti nuk kishte të drejtë. Një herë njëri erdhi për ta punësuar. Linkolni shikonte tavanin, megjithatë po dëgjonte me vëmendje faktet që po jepeshin. Papritur, ai u tund rreth karriges së tij. “Ke një çështje të mirë sipas ligjit teknik” – tha ai – “por jo të mirë për sa i përket barazisë dhe drejtësisë. Duhet të marrësh dikë tjetër për të fituar këtë çështje. Unë nuk të ndihmoj dot. Tërë kohën që do t’i lutem jurisë do të mendoj me vete: ‘Linkoln, je një gënjeshtar!’. Mund të harrohem dhe ta them me zë të lartë”. Gënjeshtra dhe tërë format e fajit e trishtojnë zemrën e Perëndisë. Asnjë i krishterë nuk duhet të gënjejë apo të mashtrojë, pavarësisht nga pasojat që do të ketë. Nëse gënjen, ai kurrë nuk do të përparojë në gjërat e Perëndisë [17]. 13:6 Një jetë e drejtë është një jetë e mbrojtur. Perëndia zotohet të ruajë atë që ndjek një rrugë të ndershme. Por mëkatari ecën në rrezik të vazhdueshëm, sepse pabesia e tij do ta rrëzojë herët a vonë. 13:7 Ka dy mënyra për ta parë këtë fjalë të urtë. Së pari, ai që nuk ka asgjë për sa u përket pasurive materiale mund të përpiqet të lërë përshtypjen se është i pasur, ndërsa ai që ka një thes me para mund të japë idenë e të qenit i varfër. Ose mund të nënkuptojë këtë: Milioneri i paperëndishëm është një i vobektë frymëror, ndërsa besimtari më i përulur, edhe pse mund të jetë i varfër financiarisht, është një trashëgimtar i Perëndisë dhe një bashkëtrashëgimtar me Jezu Krishtin. Morgani ilustron: Koha jona është e tejmbushur me njerëz që janë bërë të pasur, e megjithatë nuk kanë asgjë. Ata kanë grumbulluar pasuri të madhe e megjithatë ajo nuk ka fuqi blerëse në gjërat e vërteta të jetës. Ajo nuk mund të sigurojë shëndetin, nuk sjell lumturi, por zakonisht shkatërron paqen. Nga ana tjetër, ka nga ata që janë varfëruar dhe duke bërë kështu janë bërë të pasur në tërë kuptimin e fjalës. Si mund të shpjegohet një gjë e tillë? Zgjidhja nuk gjendet duke vënë theksin në secilën nga shpalljet kundërshtuese, mbi vetë fjalën. Të pasurohesh do të thotë të shkatërrosh aftësinë për jetën. Të varfërohesh duke pasuruar të tjerët do të thotë të jetosh. Është e pamundur ta konsiderosh këtë thënie të diturisë hebraike pa menduar për Atë që u bë Dituria e mishëruar [18]. 13:8 Një i pasur zakonisht kërcënohet nga ata që duan paratë e tij. Ai has plaçkitjen, shantazhin dhe grabitjen për shpërblim, dhe ai duhet të ruajë jetën e tij duke punësuar njerëz që ta mbrojnë, apo përballet me kërkesa për zhvatje parash. I varfri kurrë nuk ka pse të dëgjojë kërcënime të tilla. 13:9 Dëshmia e të drejtëve është si një dritë që sjell shkëlqim dhe gëzim. Jeta dhe shpresat e të pabesëve janë llamba do të shuhen. 13:10 Mund të ketë dy mendime për rreshtin e parë. Njëri është se kur vijnë zënkat, krenaria është shkaku i vërtetë. Ose tjetri: “Me anë të krenarisë vijnë vetëm zënkat” (JND), pra, asgjë e mirë nuk vjen kurrë nga krenaria: vetëm armiqësi e hidhur. Ljuizi (C. S. Lewis) shkruan: Është Krenaria që ka qenë shkaku kryesor i mjerimit të çdo kombi dhe familjeje që kur ka filluar bota. Vese të tjera ndonjëherë mund të bashkojnë njerëzit; mund të gjesh shoqëri, shaka dhe miqësi me pijanecët apo njerëzit e papërmbajtur. Por Krenaria gjithmonë do të thotë armiqësi – është armiqësi. Dhe jo vetëm armiqësi njeri me njeri, por armiqësi edhe me Perëndinë [19]. Ata që duan të dëgjojnë këshillat e mira janë të ditur; ata shmangin krenarinë dhe personalisht konfliktet që e shoqërojnë. 13:11Pasuria e përftuar në mënyrë jo të ndershme vjen me ngut apo pa mundim. Këtu mund të përfshihet paraja e fituar nga bixhozi, bingoja apo spekulimi në treg. Kjo lloj pasurie do të rrjedhë nga duart e atij që e ka. Pasuria e fituar me mund të ndershëm shtohet në vend që të pakësohet. 13:12 Shtyrjet e përsëritura të afatit të dikujt që pret janë ligështim për zemrën; por kur dëshira në fund plotësohet, është burim i një kënaqësie të mrekullueshme. Zbatojeni këtë për ardhjen e Zotit. 13:13Fjalën” këtu është Fjala e Perëndisë. Qëndrimi ynë ndaj saj është një çështje jete a vdekjeje. Cilido që e përçmon atë, shtyp butonin e vetëshkatërrimit. Cilido i beson dhe i bindet urdhërimit, do të shpërblehet së tepërmi. 13:14 Këshilla dhe mësimi i të urtit janë burim jete dhe freski për ata që ua vënë veshin. Ato e çlirojnë një njeri nga leqet vdekjeprurëse përgjatë shtegut të jetës. 13:15Gjykimi i mirë i siguron favor një njeriu para Perëndisë dhe njeriut. “Një njeri me gjykim të mirë vlerësohet” (LB). Në pjesën e dytë të fjalës së urtë, fjala e përkthyer “i dëmshëm” në thelb do të thotë i qëndrueshëm, i zgjatur apo i përhershëm. Por për të pasur një kuptim më të mirë është marrë në kuptimin e dëmshme apo e rreptë. Nëse do të nënkuptonte e qëndrueshme, do të ishte negative, pra, “veprimi i të pabesëve nuk është i qëndrueshëm”. Mbase më mirë duhet t’i qëndrojmë besnik tekstit tradicional: “veprimi i të pabesëve është i dëmshëm“. Gazetat e përditshme janë të mbushura plot me ilustrime të kësaj të vërtete! 13:16 Sjellja e një njeriu zbulon karakterin e tij. Nëse një njeri është i matur, kjo shfaqet në mënyrën e përgjegjshme si vepron. Budallai tregon marrëzinë e tij që ta shohë gjithkush. 13:17 Një lajmëtar jobesnik sjell telashe për çdokënd që takon. Më mirë të dërgosh një lajmëtar besnik; ai e kryen detyrën e tij duke i kënaqur të gjithë. ཁNe, pra, bëhemi lajmëtarë për Krishtin . . . ཁ (2 Kor. 5:20). 13:18 Ai që nuk pranon korrigjimin dhe disiplinën meriton mjerimin dhe turpin për shkak të kryeneçësisë së tij. Njeriu që dëgjon qortimin do të nderohet. 13:19 Njerëzit e mirë kënaqen kur arrijnë qëllimet e tyre, por budallenjtë urrejnë të heqin dorë nga mëkatet e tyre. Dallimi duket se është midis njerëzve të mirë që kërkojnë gjërat e vlefshme dhe mëkatarëve që nuk duan të largohen nga e keqja. 13:20 Ne duhet të kërkojmë shoqërimin me të urtët; ata do të na bëjnë të urtë. “Shoqëritë e këqija prishin zakonet e mira” (1 Kor. 15:33). Një njeri zakonisht njihet nga shoqëria që ka. Shoku i budallenjve do të shkojë drejt shkatërrimit. 13:21 Mëkatarët mundohen nga plagët e fatkeqësisë, dëmtimit fizik, reputacionit të keq, humbjes së pasurisë. I drejti gëzon një reputacion të mirë, një jetë të mirë dhe një shpërblim të mirë. 13:22Njeriu i mirë u lë një trashëgim jo vetëm bijve të tij, por edhe nipërve të tij. Në DhV kjo mbase nënkuptonte se ai u linte pasuri materiale atyre. Por një i krishterë sot këshillohet t’u lërë më mirë një trashëgimi të pasur frymërore pasardhësve të tij. Pasuria e mëkatarit vihet mënjanë për të drejtin; “paratë e fituara në mënyrë të pandershme në një farë mënyre do të bien në duart më të mira”. 13:23 Njerëzit e varfër e kultivojnë shumë tokën e tyre dhe marrin me shumicë nga një fushë e vogël. Ata përdorin atë që ka përparësinë më të mirë. Pjesa e dytë e vargut mund të nënkuptojë këtë: 1. njerëzit e pasur, me ferma më të mëdha, zakonisht shkatërrohen për shkak të padrejtësisë së tyre, apo 2. ara e punuar e të varfërve prishet nga padrejtësia. 13:24 Bibla mëson ndëshkimin trupor, edhe nëse “ekspertët” modernë e pranojnë ose jo. Të mos e ndëshkosh një fëmijë kur e meriton, do të thotë ta shtysh fëmijën në mëkat dhe ta çosh në shkatërrimin e tij të mëvonshëm. Prindi që kursen shufrën mund të mendojë se po tregon dashuri, por Perëndia thotë se është urrejtje. Për vite me radhë dr. Benxhamin Spoku (Dr. Benjamin Spock) nxiste prindërit të ishin të tolerueshëm. Pasi jetoi duke parë një brez të lig, fëmijë të neveritshëm, ai pranoi se e kishte gabim. Ai tha: “Toleranca e tepërt, sipas mendjes sime, është problemi më i zakonshëm i prindërve në Amerikë sot”. Ai fajësonte, të paktën pjesërisht, ekspertët – “psikiatrët, psikologët, mësuesit, punonjësit socialë dhe pediatrët e fëmijës, ashtu si dhe veten time” [20]. Prindi e do me të vërtetë fëmijën e tij nuk ia anashkalon gjërat e këqija, por e korrigjon atë me kohë. 13:25 Perëndia jep siguri se nevojat e të drejtit do të plotësohen, por njerëzit e pabesë janë të sigurt për vuajtjen e tyre nga uria. 14:1 Një shtëpiake e urtë i përkushtohet shtëpisë së saj dhe familjes së saj. Budallaqja i lë pas dore burrin dhe fëmijët e saj dhe çuditet pse shtëpia e saj shkatërrohet. A është e mundur që një grua të shkatërrojë shtëpinë e saj gjithashtu duke u marrë së tepërmi me veprimtari fetare? 14:2 Sjellja e një njeriu është pasqyrimi i qëndrimit të tij nga Zotit. Njeriu i drejtë drejtohet nga ajo që ai e di se i pëlqen Perëndisë. Njeriu i çoroditur nuk interesohet çfarë mendon Perëndia dhe në këtë mënyrë zbulon përçmimin e tij për . Kidneri shkruan: Çdo largim nga shtegu i Perëndisë është një kundërvënie e vullnetit të dikujt dhe një zmbrapsje e gjykimit të dikujt kundër Tij; por përçmimi që përcjell është shumë i paarsyeshëm për t’u pranuar [21]. 14:3Në gojën e budallait gjejmë farën e kryelartësisë. Ai duhet të rrihet për të folurën e tij. Të folurit e të urtëve do t’i ruajë ata nga një ndëshkim i tillë. 14:4 Një plevicë mund të ruhet e pastër ku nuk ka qe, por a nuk është më mirë të kesh pak pluhur dhe rrëmujë dukur ditur që forca e kaut të jap bollëkun e korrjes? Shpërblimi i punës mund problemet që krijohen nga rrëmuja e saj. Ky varg nuk do të thotë që është në rregull nëse një kishë ose shtëpi duket e shkatërruar. Por nga ana tjetër ky varg nuk e nxit një theks të skajshëm për rregullsinë që frenon punën e Zotit. 14:5 Makintoshi (C.H. Mackintosh) tha që është më mirë të shkosh në parajsë me një ndërgjegje të pastër, sesa të qëndrosh mbi tokë me një ndërgjegje të keqe. Sa të kujdesshëm duhet të jemi për të qenë një dëshmitar i ndershëm që nuk gënjen. 14:6 Duke mos pranuar vazhdimisht të dëgjojë, tallësi e humbet aftësinë për të dëgjuar. Ai kurrë nuk e gjen diturinë e vërtetë për aq kohë sa kundërshton Zotin. Një njeri i urtë e kupton menjëherë gjënë e drejtë. “Sepse atij që ka, do t’i jepet dhe do të ketë bollëk . . . ཁ (Mt. 13:12). 14:7 Mos ki shoqëri me njeriun budalla, ཁsepse nuk do të gjesh fjalë njohjejeཁ (RSV), ose ཁsepse nuk do të gjesh fjalë urtie në tëཁ (Moffatt). 14:8 Për një njeri të matur dituri do të thotë të dish se si të sillesh me ndershmëri, me vetëdije dhe duke u bindur. Ajo që një i marrë e quan se është dituri është marrëzi dhe thelbi i asaj marrëzie i mashtron të tjerët, gjë që vjen nga mashtrimi i nisur nga vetja. 14:9 Edhe pse hebraishtja këtu është e mjegullt, versioni NKJV e përkthen mirë. Të marrët tallen me mëkatin, nuk besojnë; ka një rrezik të qeshin me të nën hundë “Si ka mundësi” – thonë ata – “që një gjë kaq e ëmbël të ketë pas një thumb?”. Ata nuk e dinë se është vetë magjepsja e mëkatit që i bën të qeshin për në ferr. Shiko veten tënde, pra, mos ki më gjë të përbashkët me mëkatin. Që Ai që shpëton, kundër tij të mbyllë derën. – Gjon Bunjan Njerëzit e drejtë shijojnë faljen e Zotit, të lirë nga faji dhe ndëshkimi i mëkatit. 14:10 Ka brenga në zemrën e njeriut që asnjë qenie njerëzore nuk mund t’i njohë (vetëm Zoti). Ka gjithashtu gëzim që mund të shijohet vetëm nga njerëz të përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë. 14:11 Vini re dallimin midis shtëpisë dhe çadrës. Ne e mendojmë një shtëpi të qëndrueshme dhe një çadër të përkohshme. Por është çadra e njerëzve të drejtë shtegtarë që do të mbijetojë, ndërsa shtëpia e të pabesëve që banojnë në tokë do të tronditet. 14:12Rruga që duket e drejtë para njerëzve është shpëtimi me anë të veprave të mira apo me anë të karakterit të mirë. Njerëzit shkojnë në ferr më tepër duke u mbështetur në këtë keqkuptim, sesa në ndonjë mënyrë tjetër (shikoni gjithashtu 16:25). Në një kuptim më të gjerë, një rrugë që njeriut i duket e drejtë është rruga e vet, shtegu i vullnetit të tij që tallet me drejtimin hyjnor apo këshillën njerëzore. Ajo të nxjerr vetëm në shkatërrim apo në vdekje frymërore. 14:13 Nuk ka në jetë një gjë që quhet gëzimi i paprishshëm. Gjithmonë jeta përzihet me pikëllim. Knoksi (Knox) thotë: “Gëzimi përzihet me trishtimin dhe e qeshura ecën krah lotëve”. 14:14Zemërpërdali do të ngopet me rrugët e tij, dhe njeriu i mirë do të ngopet me frytet e tij. Një njeri që largohet nga Zoti korr pasojat e kokëfortësisë së tij. Prandaj Naomi ka thënë: “I Plotfuqishmi më ka mbushur me hidhërim. Unë u nisa në bollëk dhe Zoti më ktheu në shtëpi të zhveshur nga çdo gjë” (Ruthi 1:20b, 21a). Dhe djali plëngprishës tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim u tepron buka, kurse unë po vdes nga uria!” (Lluk. 15:17). Njeriu i drejtë kënaqet me rrugët e tij, sepse ato janë rrugët e Zotit. Ai mund të thotë me Davidin: “Kupa ime po derdhet” (Psa. 23:5c). Ose me Palin: “Luftën e mirë e luftova, e përfundova vrapimin, e ruajta besimin” (2 Tim. 4:7). 14:15 Një njeri naiv, që mashtrohet lehtë, është i ndjeshëm ndaj çdo ideje apo trilli të ri. Njeriu i matur shikon me kujdes dhe kështu ruan hapat e tij nga gabimi. Besimi kërkon provën më të sigurt dhe e gjen këtë në Fjalën e Perëndisë. Mosbesimi beson atë që thotë çdo shkencëtar, filozof apo psikolog kalimtar. 14:16Njeriu i urtë i trembet së keqes, në kuptimin se është i kujdesshëm dhe syçelë. Sigurisht, vargu mund të nënkuptojë gjithashtu se ai ka frikë Zotin. Budallai është arrogant dhe i shkujdesur, është i papërmbajtur dhe është pa dyshim fodull. 14:17Ai që zemërohet me lehtësi kryen marrëzi. Në zemërim e sipër ai bën gjëra pa menduar për pasojat. Ai përplas dyert, hedh çdo gjë të dobishme, shqipton mallkime dhe sharje, thyen objekte dhe tërbohet. Por nëse duhet të zgjedhim, ne duhet ta tolerojmë atë më shumë sesa njeriun që ka qëllime të këqija. Çdokush e urren këtë njeri për dinakërinë e tij gjakftohtë. 14:18Teveqelët e trashëgojnë budallallëkun. Nëse ata nuk pranojnë të dëgjojnë mësimin e shëndoshë, atëherë ata zgjedhin të bëhen më të marrë. Njerëzit e matur nderohen dhe shpërblehen duke marrë gjithnjë e më tepër dije. 14:19 Kjo fjalë e urtë tregon për triumfin e së mirës mbi të keqen. Perëndia do ta mbrojë çështjen e të drejtit. Erdhi dita kur Hamani duhej të përkulej para Mardokeut. Dhe dita do të vijë kur çdo gju në gjithësi do të përkuletpërpara Jezu Krishtit si Mbret i mbretërve dhe Zot i zotëve. 14:20Të varfrin e urren vetë miku i tij. Nuk duhej të ishte kështu, por zakonisht është. Shumë njerëz e krijojnë miqësinë në bazë të interesit vetjak. Ata e shmangin të varfrin dhe shoqërohen me të pasurin për synime egoiste. Ne duhet të interesohemi për njerëzit në bazë të asaj çfarë mund të bëjmë për ta, jo çfarë mund të marrim prej tyre. Në një farë kuptimi i pasuri ka shumë miklues, por në një kuptim tjetër ai nuk e di kurrë se sa miq të vërtetë ka, pra, miq që e duan për atë që është, jo për atë që ka. 14:21 Ky varg pa dyshim lidhet me të mëparshmin. Është mëkat të përçmosh të varfrin, sepse Perëndia i ka zgjedhur ata (Jak. 2:5). Njeriu që ka mëshirë për të varfrit bekohet për këtë veprim. Ne nuk duhet të harrojmë kurrë se Zoti Jezus erdhi në botë si i varfër. Dikush e ka quajtur Atë si “miku im nga Nazareti pa një lek në xhep”. 14:22 Ata që thurin djallëzi dhe kurdisin plane të këqija janë caktuar të devijojnë. Ata që mendojnë të mirën e të tjerëve shpërblehen me mirësi dhe të vërtetën. Kjo do të thotë se Perëndia u tregon mirësi atyre dhe kjo përputhet me premtimet e Tij të mbrojtjes dhe shpërblimit. Gjithashtu do të thotë se njerëzit ua kthejnë atyre me besnikëri dhe ndershmëri. 14:23Çdo punë e ndershme është e dobishme. Të folurit e kotë çon vetëm në varfëri. Ne të gjithë njohim njerëz që flasin me orë për problemet e tyre, por që kurrë nuk lëvizin as gishtin për t’i zgjidhur. Ata flasin me zell për ungjillizimin botëror, por kurrë nuk lëvizin nga kolltukët për t’u dëshmuar komshinjve të tyre. Pa pushim, ata ju thonë për atë që do të bëjnë në të ardhmen, por që kurrë nuk e bëjnë. 14:24 Lavdia e njerëzve të urtë është pasuria e tyre. Ata kanë diçka për të treguar për diturinë e tyre, qoftë nëse mendojmë për pasurinë frymërore, qoftë për atë materiale. Budallenjtë nuk kanë gjë tjetër veç marrëzisë për të treguar për jetët dhe punët e tyre. 14:25Një dëshmitar që thotë të vërtetën në një gjyq shpëton njerëzit e pafajshëm nga “kurthi”. Një dëshmitar i rremë i paraqet ndryshe faktet, me tërë pasojat shkatërrimtare që rrjedhin nga një mashtrim i tillë. Predikuesi i ungjillit është një dëshmitar që thotë të vërtetënshpëton jetën e njerëzve nga vdekja e përjetshme. “Liberalët” dhe “sektarët” janë dëshmitarë të rremë që thonë gënjeshtra dhe i çojnë njerëzit në humbje. 14:26 Njeriu që ka frikë Zotin ka të gjitha arsyet që të ketë siguri të madhe. Nëse Perëndia është me të, askush nuk mund të triumfojë mbi të (Rom. 8:31). Bijtë e atij njeriu do të kenë një vend strehimi nën krahët e Perëndisë kur do të vërshojë e keqja. 14:27 Besimi në Perëndinë është një burim force dhe gjallërie frymërore, duke e pajisur dikë me aftësinë për të shmangur leqet e vdekjes. 14:28 Përmasa, përbërja dhe besnikëria e popullsisë përcaktojnë lavdinë e mbretit. Ka pak nder për një princ që ta ketë këtë titull nëse ka pak apo aspak njerëz mbi të cilët të sundojë. 14:29 Një njeri që është i durueshëm kur cytet tregon shumë urti. Ai që rrëmbehet me lehtësi nxit marrëzinë dhe e shfaq atë para të tjerëve. 14:30Një zemër e shëndoshë këtu do të thotë një mendje e kënaqur. Prandaj Knoksi (Knox) përkthen: “Paqja e mendjes është shëndet për trupin”. Lakmia dhe pasioni janë të këqija për shëndetin e një njeriu. Pol Adolfi (Dr. Paul Adolph) e mbështet një gjë të tillë: Disa nga shkaqet më të rëndësishme të sëmundjeve të ashtuquajtura nervore që pranojnë psikiatrët janë faji, zemërimi (një frymë që nuk fal), frika, ankthi, pikëllimi, pavendosmëria, dyshimi, xhelozia, egoizmi dhe mërzitja. Fatkeqësisht, shumë psikologë, ndërsa përpiqen me rezultat për të gjetur shkaqet e shqetësimeve emocionale që shkaktojnë sëmundje, kanë dështuar së tepërmi në metodat e tyre për të trajtuar këto shqetësime, sepse atyre u mungon besimi në Perëndinë në këto kërkime [22]. 14:31 Cilido që shfrytëzon të varfrin, fyen Krijuesin e tij. Xhorxh Herberti (George Herbert) ka thënë se njeriu është shëmbëlltyra e Perëndisë, por një njeri i varfër është po ashtu vula e Krishtit. Rreshti i dytë do të thotë se ata që kanë dhembshuri për nevojtarin nderojnë Perëndinë. 14:32 “Kur i pabesi shpaguhet sipas asaj që meriton, ai do të marrë fund; në derën e vdekjes, i drejti ende ka shpresë” (Knox). Juda është një ilustrim i rreshtit të parë dhe Pali i të dytit. 14:33 Fjalia “Dituria prehet në zemrën e atij që ka mend” mund të nënkuptojë 1. që dituria qëndron në atë që e pranon, ose 2. se njeriu nuk tregon me domosdoshmëri çdo gjë që di. Rreshti i dytë është më i vështirë. Mund të nënkuptojë 1. menjëherë do ta zbulosh atë që është në zemrën e budallenjve; 2. dituria nuk njihet në zemrën e budallenjve (RSV); 3. dituria duhet të shpallet me zë të lartë para se të pranohet nga budallenjtë” (pjesët anësore të versionit Berkeley). 14:34 Që një komb të jetë i madh, drejtuesit dhe njerëzit e saj duhet të jenë të drejtë, të kenë karaktere morale të njohura për drejtësinë e tyre. Korrupsioni, ryshfeti, shantazhi, “hiletë e pista”, skandalet dhe tërë format e padrejtësisë qytetare i sjellin fatkeqësi një vendi. 14:35 Një sundues shikon me dashamirësi shërbëtorin që sillet me urti (kujtoni Jozefin, Mardokeun, Danielin). Zemërimi i tij ndizet kundër atij që sillet me paturpësi. “Mbreti përkrah një shërbëtor të zotë; zemërimi i tij është për të padobishmit” (Moffatt).

15:1 Pjesa më e madhe e kapitullit 15 i kushtohet temës së të folurit. Një përgjigje e sjellshme dhe pajtuese parandalon zemërimin e mburrjes apo të lartësimit. Nëse i përgjigjesh një njeriu me fjalë therëse, nxit natyrën e tij mishore dhe shpejt do të kesh një zënkë para syve. Spërxhëni (Spurgeon) na jep një ilustrim mahnitës: Dikur kam jetuar në një shtëpi te e cila kopshti i komshinjve të mi ndahej vetëm nga një gardh jo i mirë. Ata mbanin një qen dhe qeni i tyre ishte një ‘kopshtar’ i keq shqetësues dhe nuk i linte të rriteshin lulet e mia. Kështu, një mbrëmje, ndërsa po ecja vetëm, pashë qenin e tyre duke bërë gjëra jo të pëlqyeshme dhe, duke qenë pak larg, i hodha një shkop me fjalët që të kthehej në shtëpi. Qeni i tij, në vend që të shkonte në shtëpi, mori shkopin tim dhe më erdhi me të duke e mbajtur në gojë, duke tundur bishtin. Lëshoi shkopin te këmbët e mia dhe më pa ëmbëlsisht. Çfarë do të bëja veçse ta fërkoja dhe ta quaja qen të mirë dhe të kërkoja falje se i kisha folur ashpër? [23] 15:2Gjuha e të urtëve nxjerr informacion të dobishëm. I urti e di se çfarë, kur, ku dhe si të flasë. Marrëzia rrjedh si një përrua nga goja e budallenjve. 15:3 Perëndia është i gjithëdijshëm, pra, Ai di çdo gjë. Sytë e tij janë kudo. Asgjë nuk është e fshehur para Tij. Ai shikon çdo fjalë, vepër, mendim dhe shtysë, qoftë e keqe, qoftë e mirë. Kjo bëri që Davidi të shpallte: “Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua, aq e lartë sa unë nuk mund ta arrij” (Psa. 139:6). 15:4 E folura e shëndoshë, plot hir freskon, zbut dhe gjallëron. Të folurit e shthurur, e lig sfilit shpirtin. 15:5 Jemi hasur me këtë budalla edhe më parë. Ai e quan atin e tij prapa kohës, idetë e tij – të vjetruara dhe korrigjimin e tij – të pavlerë. Biri i ditur e çmonkritikën prindërore dhe përfiton prej saj. Ai vepron me zgjuarsi dhe bëhet edhe më tepër i zgjuar. 15:6 Ata që rriten në një shtëpi të perëndishme mund të dëshmojnë për të vërtetën e rreshtit të parë. Edhe pse prindërit mund të mos kenë qenë të pasur, ata u kanë lënë bijve të tyre një trashëgimi frymërore me një vlerë të madhe. Fitimi në mënyrë të pandershme i njeriut të paskrupullt sjell telashe në veten dhe familjen e tij. Një ilustrim i mirë i kësaj është Akani (Joz. 7). 15:7 Biseda e të urtëve është plotësisht një dije e dobishme. Njeriu i marrë nuk mund të ndërtojë asgjë tjetër, sepse mendja e tij është e zbrazur. 15:8 Rreshti i parë mëson kotësinë e riteve pa realitetin. Të pabesët mund t’i çojnë oferta të kushtueshme Zotit, por Perëndia i përçmon ata. Ai dëshiron që më së pari jeta të jetë e pastër. “Bindja është më e mirë se flijimi” (1 Sam. 15:22). Perëndia kënaqet me lutjen e përulur të njerëzve të drejtë; “Flijimet e Perëndisë janë frymë e thyer; o Perëndi, ti nuk e përçmon zemrën e thyer dhe të penduar” (Psa. 51:17). 15:9Rruga e të pabesit nuk i pëlqen fare Zotit. Ai do njeriun jeton në bindje ndaj Fjalës së Tij. 15:10 Ka pasur dy mënyra për ta parë këtë fjalë të urtë. Ajo mund të përshkruajë dy njerëz të ndryshëm: kokëfortin (atë që braktis rrugën e drejtë) dhe atë që nuk pranon të ndreqet (ai që urren kritikën) dhe ndëshkimi që ata meritojnë – një qortim i rëndë dhe vdekje sipas rastit. Ose mund të përshkruajë të njëjtin njeri në të dy rreshtat. Në fillim kokëfortësia e tij i sjell atij një qortim të rëndë. Por ai nuk pranon të mësojë nga ajo dhe kështu vjen vdekja. Struktura poetike hebraike (paralelizmi) përkrah interpretimin e dytë. 15:11Sheoli dhe Abadoni janë simbolika të botës së padukshme përtej varrit. Nëse Perëndia njeh gjithçka që ndodh me vdekjen dhe përtej saj, sa më tepër njeh Ai mendimet dhe të fshehtat e bijve të njerëzve në tokë? “Të gjitha janë lakuriq dhe të zbuluara para syve të Atij, të cilit ne do t’i japim llogari” (Heb. 4:13). 15:12Tallësi nuk do që të ndreqet. Ai nuk shkon tek të urtët për të marrë këshilla, por te dikush që mendon se do t’i thotë atë që dëshiron të dëgjojë. Një qëndrim i tillë është vetëshkatërrues; vetëm sa vërteton kokëfortësinë e tij dhe e lë atë në varrin e amullisë. 15:13Një zemër e gëzuar pasqyrohet në një fytyrë të qeshur, por një zemër e thyer ka pasoja më të thella. Ajo shkakton pikëllim dhe dëshpërim. 15:14 Njerëzit më të ditur kurrë nuk ndalen në kërkimin e tyre të dijes. Goja e budallenjve përtyp së tepërmi marrëzi. “I dituri bëhet më i ditur, i marri më budalla”. 15:15 Ky varg duket se bën dallimin mes pesimistit dhe optimistit. I pari është gjithmonë i shqetësuar. Ai është i zymtë, ka frikë dhe është negativ. Optimisti gjithmonë duket se ka krahë. Ai e shijon jetën deri në fund. 15:16 Një besimtar i varfër është më mirë se një njeri që shqetësohet vazhdimisht pa qenë nevoja. Pasuria sjell shqetësime me vete. Jeta e besimit është jeta që nuk shqetësohet. 15:17 Një pjatë gjellë me perime në një atmosferë dashurie është . . . më mirë se një copë mishi e pjekur ku ka zënka. Mofati thotë: “Më mirë një pjatë gjellë me perime, sesa kau më i mirë shërbyer me urrejtje”. Një ka i majmur është ai që është rritur në një grazhd dhe i është dhënë ushqimi më i mirë; mishi i tij është i butë dhe i shijshëm. Xhozëf Sizuja (Joseph R. Sizoo) thotë: Në një qytet afër kam vizituar një nga ndërtesat më luksoze që kam parë në Amerikë. Brenda shtëpisë kishte oxhaqe italiane, tapiceri belge, sixhade lindore dhe piktura të rralla. I thashë një miku: “Sa të lumtur duhet të jenë njerëzit që jetojnë këtu!”. “Por nuk janë” – u përgjigj ai. Edhe pse ishin miliarderë, burri dhe gruaja nuk i flisnin kurrë njëri-tjetrit. Ai vend ishte një vatër urrejtjeje! Ata nuk kishin dashuri për Perëndinë apo për ndonjë tjetër” (Our Daily Bread). 15:18Njeriu gjaknxehtë gjithmonë shkakton grindje. Një njeri i ditur di se si të shmangë grindjet, apo se si t’i qetësojë pasi të kenë filluar. 15:19Rruga e përtacit rrethohet me çdo lloj vështirësish. Mbase ai përpiqet ta përdorë këtë si një justifikim për të mos bërë asgjë. Shtegu i njerëzve të drejtë është një rrugë e sheshtë dhe pa pengesa. 15:20 Një bir i mençur i sjell kënaqësi të madhe atit të tij. Por biri kokëfortë sillet me të ëmën me përçmim, duke mos iu bindur vullnetit të saj dhe duke përbuzur lotët e saj. 15:21 Një njeri i marrë shijon marrëzinë e tij. Ai nuk ka njohur ndonjë gjë më të mirë se kaq. Njeriu i mençur gjen gëzimin e tij në një jetë me urti dhe në moral të mirë. Një derr kënaqet duke u zhytur në llucë, ndërsa një dele kërkon kullotën e pastër. 15:22 Kur njerëzit veprojnë vetëm, ku nuk ka arsye nga të tjerët, planet e tyre zakonisht dështojnë. Është më e sigurt të marrësh një seri informacioni dhe këshillash. Njerëzit që kanë pasur përvojë mund të paralajmërojnë kundër rreziqeve që duhen shmangur, mund të japin ide rreth metodave më të mira, etj. 15:23 Ka një gëzim të vërtetë duke dhënë një përgjigje të ndershme dhe të dobishme. Gjithashtu një fjalë në kohën e duhur – që thuhet në kohën e duhur për të plotësuar një nevojë të veçantë – sa e mirë ështëཀ Krahasoni me Isaian 50:4: ཁ . . . që të mund ta mbaj me fjalë të lodhurinཁ. Jezusi e di se si ta thotë atë fjalë. 15:24 Shtegu i njeriut të matur e çon lart drejt rrugës së jetës në mënyrë që të shmangë shtegun që të çon poshtë në vdekje dhe shkatërrim. Përsëri na bëhet e qartë për dy rrugët dhe dy pikëmbërritjet e racës njerëzore. 15:25Zoti do të shkatërrojë pasurinë e mendjemëdhenjve dhe autoritarëve, por Ai do mbrojë kufijtë e fermës së vogël të gruas së shtypur. 15:26Zoti i urren planet e këqija të njerëzve të paskrupujt, por Ai kënaqet me fjalët e ëmbla. 15:27 Kjo fjalë e urtë mund t’i referohet së pari një gjykatësi apo një zyrtari tjetër publik që mbush llogarinë e tij bankare duke pranuar ryshfete. Duke bërë një gjë të tillë, ai përdhos gjykimin dhe prish sjelljen e tij. Por më e keqja – ai i shkakton probleme të pakufizuara shtëpisë së vet. Njeriu që nuk pranon të ketë asgjë të përbashkët me dhuratat, është ai që shijon jetën. 15:28 Një njeri i mirë mendon para se të flasë. Ai përsiat se si duhet të përgjigjet. Një njeri i paperëndishëm hap gojën e tij dhe prej saj del një stuhi përdhosjeje, pisllëku dhe poshtërsie. 15:29Zoti u rri larg të pabesëve në kuptimin që Ai nuk shijon përbashkësinë me ta dhe ata nuk kanë një komunikim me Të në lutje. Besimtarët lidhen menjëherë me Sovranin e gjithësisë në dhomën e fronit të qiellit me anë të lutjes. “Dhe ne e dimë se Perëndia nuk i dëgjon mëkatarët, por nëse dikush është i druajtshëm ndaj Perëndisë dhe bën vullnetin e tij, ai atë e dëgjon!” (Gjon. 9:31). 15:30 Shprehja rrezatuese e fytyrës së një njeriu është ngjitëse. Gëzon zemrën e gjithkujt që ai takon. Gjithashtu, lajmi i mirë bën që e gjithë qenia e njeriut të ndihet mirë. 15:31 Njeriu që ia vë veshin këshillës që të çon në rrugën e vërtetë të jetës zë vend bashkë me të urtët e tokës. Mësimi i Biblës në përgjithësi dhe i ungjillit në veçanti është një këshillë jetëdhënëse. 15:32 Nëse një njeri nuk dëgjon qortimin e perëndishëm, do të thotë se ai përçmon veten, sepse ai qëndron në buzë të greminës. Ai që dëgjon qortimin nxit interesat e tij më të mira. 15:33Frika e Zotit është disiplina që të çon në dituri. Përulësia është udha e lavdisë.

B. Lavdërimi i stilit të drejtë të jetës (16:1-22:16)

16:1 Emri Jehovah (Zot) haset nëntë herë në njëmbëdhjetë vargjet e para të kapitullit 16. Njeriu mund t’i bëjë planet e tij që më parë, por Zoti është Sovran dhe hedh poshtë tërë fjalët e njeriut për të përmbushur qëllimet e tij. “Njeriu propozon, por Perëndia vë në dispozicion”. Balaami, për shembull, donte të mallkonte popullin e Izraelit, por fjalët që dolën nga ai u bënë fjalë bekimi (Num. 22:38; 23:7-10). Ose mendoni për Kajafën, që foli përtej diturisë së tij (Gjon. 11:49-52). Herodi dhe Pilati planifikuan të bënin për Jezusin atë që Perëndia kishte caktuar më parë (Veprat e Apostujve 4:27,28). Mund të nënkuptojë gjithashtu se edhe pse njerëzit e përndjekur të Perëndisë zakonisht planifikojnë më përpara atë që do të thonë në gjyq, Perëndia jep fjalët e duhura në kohën e duhur (Mt. 10:19). 16:2Rrugët e njeriut janë veprimet e tij të jashtme; ai gjykon veten me anë të tyre dhe e shpall veten të pastër. Por Perëndia shikon shtysat dhe qëllimet e zemrës. “Kush i njeh gabimet e tij? Pastromë nga ato që nuk i shoh” (Psa. 19:12). 16:3 Mënyra më e mirë për të qenë të sigurt se ëndrrat dhe qëllimet tona do të realizohen është t’ia kushtojmë Zotit veprimet tona. Alen Bleri (J. Allen Blair) këshillon: Nganjëherë, e shohim veten të shqetësuar dhe të munduar, edhe duke u përpjekur për të bërë veprën e Zotit. Kjo nuk është vullneti i Perëndisë. Perëndia nuk mund të veprojë përmes zemrave plot ankth. Sa herë që një i krishterë do të arrijë në këtë gjendje, ai duhet të ndalet njëherë dhe t’i bëjë pyetjen vetes: “E kujt është vepra?”. Nëse vepra është e Perëndisë, mos harro kurrë se barra është gjithashtu dhe e Tija. TI nuk je njeriu i rëndësishëm. Krishti është! Ai vepron përmes nesh. Çfarë duhet të bëjmë atëherë kur gjërat nuk shkojnë mirë? Të shkojmë tek Ai! Çdo gjë tjetër poshtë kësaj është mosbindje [24]. Lutje: “Më jep syrin që shikon Perëndinë në gjithçka dhe dorën që mund t’i shërbejë Atij në gjithçka dhe zemrën që mund ta bekojë Atë për gjithçka (Shënime të përditshme). 16:4 Ky varg nuk hedh idenë se Perëndia ka krijuar disa njerëz që të jenë të mallkuar. Bibla në asnjë vend nuk mëson doktrinën e mosaprovimit. Njerëzit dënohen me anë të vetëzgjedhjes së tyre serioze, jo me anë të dekretit të Perëndisë. Fjala e urtë do të thotë se Perëndia ka një fund, objekt apo qëllim për çdo gjë. Ka një pasojë për çdo shkak, një shpërblim apo ndëshkim për çdo vepër. Ai ka caktuar një ditë mundimesh apo të këqijash për të pabesin, ashtu siç ka përgatitur qiellin për ata që e duan Atë. “Çdo gjë që Zoti ka bërë ka fatin e saj; dhe fati i njeriut të pabesë është shkatërrimi (TEV). 16:5 Krenaria njerëzore është e urryer për Zotin. Ashtu siç shpjeguam më parë: “edhe sikur t’i shtrëngojë dorën një tjetri“, fjalë për fjalë do të thotë “krahë për krahë”. Në këtë kontekst mbase hedh idenë e sigurisë së ndëshkimit të krenarisë. 16:6 Doktrina e këtij vargu duhet të studiohet nën dritën e tërë Shkrimit sa i përket kësaj teme. Nuk do të thotë se një njeri shpëtohet duke qenë i mëshirshëm dhe besnik; shpëtimi merret me anë të hirit përmes besimit në Zotin. Vetëm në përmasën që mirësia dhe e vërteta janë shenja të besimit shpëtues mund të thuhet se shlyejnë padrejtësinë. Pjesa e dytë e fjalës së urtë është e qartë në shikim të parë. Duke besuar Zotin, njerëzit i shpëtojnë fatkeqësisë dhe së keqes. 16:7 Ashtu si shumë nga fjalët e urta, ky është një rregull i përgjithshëm, por ka edhe përjashtime. “Një jetë e drejtë çarmatos kundërshtimin”. Ose, ashtu si Barnsi (Barnes) thotë: “Mirësia ka fuqi të magjepsë dhe të mundë edhe armiqtë e vetes së saj”. Stentoni (Stanton) e ka trajtuar Linkolnin me përçmim të madh. Ai e quante atë një “kloun të ulët dinak” dhe “gorillë origjinale”. Ai thoshte se nuk ishte nevoja që të shkoje në Afrikë për të kapur një gorillë kur ai ndodhej në Springfild, Ilinois. Linkolni kurrë nuk ia ktheu me të njëjtën monedhë. Në vend të kësaj ai e bëri Stentonin ministrin e Luftës, duke besuar se ai ishte njeriu më me cilësi për atë detyrë. Vite më vonë kur Linkolni u vra nga një plumb vrasës, Stentoni pa në fytyrën e tij të ashpër dhe tha me lot në sy: “Këtu prehet sunduesi më i madh i njerëzve që ka parë bota”. 16:8 Është më mirë të kesh të ardhura modeste që fitohen me ndershmëri, sesa të kesh të ardhura të mëdha pa drejtësi apo me mashtrim. 16:9 Ashtu siç përmendëm në vargun 1, njeriu planifikon së tepërmi karrierën e tij, por vetëm Zoti përcakton nëse do të realizohen planet e tij. Sauli nga Tarsi planifikoi të përndiqte shenjtorët e krishterë në Damask, por u bë njëri prej tyre! Onesimi planifikoi të largohej nga Filemoni, por Perëndia e ktheu si më parë në kushte më të mira se më parë. 16:10 Ngaqë një mbret është përfaqësues i Perëndisë (Rom. 13:1), shpalljet dhe vendimet e tij kanë autoritet dhe janë me qëllime të caktuara. Prandaj goja e tij nuk duhet të gabojë. 16:11 Perëndia ruan një Zyrë Standardesh. Ai përcakton kandarin dhe peshoret e sakta. Kur njerëzit veprojnë në përputhje me standardet e Tij, Ai i miraton dhe i bekon ata. 16:12Është një gjë e neveritshme për çdokënd të bëjë të keqen, por sidomos për mbretërit. Ata përfaqësojnë Perëndinë në pozitën e tyre dhe prandaj kanë një përgjegjësi më të madhe. Froni bëhet i qëndrueshëm me themel bërjen e asaj që është e drejtë. Duhet shtuar se vargu mund të nënkuptojë se është një gjë e neveritshme për mbretërit në detyrën e tyre të bëjnë të keqen. Qeverisja e drejtë dhe e duhur duhet të mbështetet me drejtësinë. Atje ku braktisen standardet mbizotëron anarkia. 16:13Mbretërit e mirë nuk vlerësojnë ata që lakmojnë dhe flasin me hipokrizi. Ata duan njerëz fjala e të cilëve është e besueshme, që janë të ndershëm dhe të sinqertë. 16:14 Kur zemërohet mbreti, menjëherë mund të japë një vendim me vdekje për fyesit. Njeriu i urtë nuk do të nxisë sunduesin më kot, por do të përpiqet ta qetësojë atë. 16:15 Kur mbreti është i gëzuar, lumturia e fytyrës së tij përhap gaz në tërë mbretërinë. Favori i tij është aq i freskët, sa retë që sjellin shiun e fundit. 16:16 Pasuritë tokësore nuk duhet të krahasohen me diturinë dhe njohjen. Pasuritë zakonisht zhduken menjëherë, por dituria hyjnore mbetet për tërë përjetësinë. 16:17 I drejti ndjek rrugën kryesore të shenjtërisë pa u kthyer në valën e mëkatit. Ai që do qëndrojë drejt në rrugën e tij do ta ruajë jetën e tij nga rreziku dhe fatkeqësia. 16:18 Një pemë e gjatë thith dritën. Kështu Perëndia ul poshtë ata që janë kokëfortë. Njerëzit thithës zakonisht vuajnë disa përvoja përulëse, të përcaktuar të shfryjnë egon e tyre. Duhet vetëm një spicë e vogël për të çarë një tullumbace të madhe. Ishte krenaria që shkaktoi rënien e Luciferit – ashtu siç e përshkruan atë Marlou (Marlowe): “për shkak të krenarisë dhe të pafytyrësisë, Perëndia e hodhi atë nga faqja e qiellit”. 16:19Më mirë të kesh frymë të përulur dhe të jesh një shok me të mjerët, sesa të ndash përparësi të dukshme me krenarët. Qofsh kryetar – qofsh duke shërbyer me të mjerët; qofsh i ngritur – qofsh duke rënë; por ulu sa të duash, më i Larti ka qenë edhe më poshtë se ty. – Autor anonim 16:20Kush i kushton kujdes Fjalës do të gjejë të mirën, dhe kush i beson Zotit është i lumtur. Kështu fjala e urtë thotë: “Lexo Biblën tënde, vërja veshin dhe besoji Atij që e ka shkruar”. 16:21 Një njeri që është me të vërtetë i urtë do të marrë falënderime për dallimin dhe diturinë e tij. Për më tepër, mënyra e pëlqyeshme me të cilën flet do t’i bëjë të tjerët më të gatshëm për ta dëgjuar dhe për të mësuar nga ai. “Ëmbëlsia në të folur rrit bindjen” (NASB). 16:22Mendja shërben si një burim jete dhe freskim për atë që e zotëron, ndërsa budallallëku është si një goditje kamxhiku e budallenjve. “Budallallëku është ndëshkimi i budallenjve” (Berkeley). 16:23 E folura e të urtit është një tregues e asaj që ka në zemër. Ai shfaq njohjen e tij me anë të asaj që thotë. Dhe ka një bindje të sigurt të atyre gjërave që shpall. Ai flet me autoritet. 16:24Fjalët e ëmbla, të këndshme, kanë cilësinë e një hualli mjalti – të ëmbla në shije dhe ilaç për kockat. Ashtu siç është shprehur Kidneri: “Të themi gjëra të këndshme kur mundemi është një përfitim i thjeshtë që mund t’i sjellim një njeriu në mendje dhe pastaj në trup”. Uaçmen Ni (Watchman Nee) tregon për një grua, burri i së cilës nuk kishte shprehur vlerësim për gjithçka që ajo kishte bërë. Ajo shqetësohej vazhdimisht se kishte dështuar si bashkëshorte dhe nënë. Mbase ky ishte shkaku që asaj iu zhvillua tuberkulozi. Kur ishte në prag të vdekjes, i shoqi i tha: “Nuk e di se çfarë do të bëjmë. Ke bërë kaq shumë dhe e ke bërë mirë”. “Pse nuk e the këtë më parë?” – pyeti ajo. “Kam fajësuar veten tërë kohën, sepse kurrë nuk më ke thënë: ‘Të lumtë'” [25]. 16:25 Ky varg përsërit 14:12 për ta thekuar më shumë. Është logjike dhe e arsyeshme të mendosh se udha për në qiell është të jesh i mirë dhe të bësh të mirën. Por fakti i vërtetë është se njerëzit e vetëm që do të shkojnë në qiell janë mëkatarët e shpëtuar me anë të hirit. 16:26Personi që lodhet, lodhet për veten e tij, sepse goja e tij e nxit. Ai e di që nëse nuk do të punojë, ai nuk do të marrë rrogën e tij dhe pa para nuk mund të shkojë në supermarket të blejë ushqim. Kështu, nëse mund të tundohet të mos punojë, uria e tij do ta nxisë ta bëjë një gjë të tillë. Kjo është gjithashtu e vërtetë në botën frymërore. Plotësimi i nevojës sonë të thellë frymërore na shtyn drejt Fjalës dhe lutjes. 16:27 Vargjet 27-30 janë portrete të ndryshme të ligësisë. Së pari shohim njeriun e keq kurdis të keqen dhe e folura e të cilit është si një zjarr i ndezur, duke djegur dhe sharë. 16:28Njeriu i çoroditur është ai që shtrembëron të vërtetën. Duke gënjyer, duke fshehur të vërtetën, apo duke mbajtur për vete faktet, ai përhap grindje. Një trillues përçan miqtë e ngushtë. 16:29Njeriu i dhunës përpiqet ta shtyjë shokun e vet në rrugë të gabuar, duke e nxitur atë të jetë një pjesëmarrës në krim (shikoni Rom. 1:32). 16:30 Shprehjet e fytyrës mund të kenë ngjyrime të këqija. Një luajtje e syrit mund të na çojë të mendojmë për një mbyllje të syve për të kurdisur disa gjëra të këqija. Buzët e ngjeshura mund të shprehin vendosmërinë për të parë përtej. 16:31Flokët e bardha tregojnë një jetë të gjatë. Është një kurorë lavdie apo një bukuri, sepse shihet këtu si një shpërblim për jetën e drejtë. Kështu ky varg është e kundërta e Psalmit 55:23: “Njerëzit gjakatarë dhe hileqarë nuk do të arrijnë në gjysmën e ditëve të tyre”. 16:32 Një njeri që mund të kontrollojë temperamentin e tij është një hero i madh, më tepër se një pushtues ushtarak. Fitorja në këtë fushë është më e vështirë sesa në pushtimin e një qyteti. Nëse nuk e beson, provoje! Pjetri i Madh, edhe pse një ndër më të mëdhenjtë e carëve të Rusisë, në këtë pikë dështoi. Për shkak të temperamentit, ai e qëlloi kopshtarin e tij dhe pas disa ditësh ai vdiq. “Medet!” – tha Pjetri i trishtuar. “Kam pushtuar kombe, por nuk kam qenë i zoti të pushtoj veten time!” [26]. 16:33 Në DhV dhe deri në kohën e Rrëshajave, hedhja e shortit ishte një mënyrë e lejueshme për të përcaktuar vullnetin e Perëndisë. I tërë procesi dukej si një zgjedhje e rastit, por Zoti me këtë zbulonte drejtimin e Tij. Sot e tërë Fjala e Perëndisë na jep një skicë të përgjithshme të vullnetit të Perëndisë. Kur kemi nevojë për drejtim të veçantë në çështjet e pazbuluara në Fjalë, ne mësojmë vullnetin e Tij duke pritur nga Ai me lutje. Pastaj shohim se çdo veprim varet nga Zoti. 17:1 Një copë bukë me djathë apo copë bukë thatë e ngrënë në një vend të qetë është më mirë sesa një ushqim i kushtueshëm në një shtëpi elegante, plot me kafshë të vrara, ku ka grindje dhe nuk ka lumturi. 17:2 Një shërbëtor i zoti zakonisht sundon mbi një bir që turpëron. Prandaj shërbëtori i Salomonit, Jeroboami, fitoi kontrollin mbi dhjetë fiset e Izraelit, duke e lënë birin e Salomonit, Roboamin, vetëm me dy. Shërbëtori zakonisht e ndan trashëgiminë me bijtë në mënyrë të barabartë. Në rastin e Abrahamit u duk për pak kohë sikur shërbëtori i tij do të ishte trashëgimtari i tij i vetëm (Zanafilla 15:2,3). 17:3 Perëndia mund të bëjë atë që asnjë furrnaltë apo furrë nuk mund ta bëjë. Ato mund të provojnë argjendin apo arin, por Zoti mund të provojë zemrën njerëzore. Në procesin e provës Ai heq pisllëkun dhe pastron jetën, derisa të shohë të pasqyrohet shëmbëlltyra e Tij. Kur provat e ashpra në rrugën tënde do të dalin, Hiri Im, me bollëk, do të të vijë në ndihmë; Flaka nuk do të të djegë; Unë vetëm kam caktuar që mbeturinat do të digjen dhe ari yt do të pastrohet. – George Keith 17:4Njeriu i keq dëgjon njerëzit me buzët e liga. Ata mirëpresin gënjeshtrën, thashethemet e pabazuara, paditë e rreme. Gënjeshtarët, nga ana tjetër, pëlqejnë të dëgjojnë skandalet, thashethemet dhe gjuhën e çoroditur. Në këtë kuptim, lloji i të folurit që ushqen një njeri është një barometër i asaj që është në zemër. 17:5 Tashmë kemi parë te 14:31 se kushdo që përqesh të varfrin fyen Atë që e ka krijuar (shikoni Jak. 5:1-4). Kushdo që kënaqet me zemër me fatkeqësinë (që e cila në mënyrë të pashmangshme i bën njerëzit e varfër) nuk do të mbetet pa u ndëshkuar nga Zoti. Libri i Abdias shpall shkatërrimin e Edomit, ngaqë u gëzua me rënien e Jerusalemit. 17:6 Një pasardhje e shumtë dhe e perëndishme u jep nder pleqve (shikoni Psa. 127:3-5; 128:3). Bijtë nga ana tjetër mund t’u jenë mirënjohës etërve të tyre. Nuk ka asnjë arsye për ndonjë zbrazëti breznore në këtë pikë. 17:7Një e folur e bukur dhe e fisme nuk shkon në gojën e budallait të pagdhendur. Edhe më të papërshtatshme janë buzë gënjeshtare princit. Ju prisni më tepër nga një princ. Bota pret më tepër nga ne që jemi bij të Perëndisë. Ata kanë standarde më të larta për ne sesa për veten e tyre. 17:8 Një ryshfet shërben si një magjepsje e mirë, apo kështu mendon ai që e ka. Ngado që ai e përdor, kryen mrekulli për të, hap dyert, merr ndere dhe privilegje, apo e nxjerrin nga problemet. 17:9 Ai që nuk pranon të kujtojë një fyerje ndaj tij fiton dashuri dhe miqësi. Ai që ngul këmbë për të hapur thesin e vjetër vetëm ia del mbanë në largimin e miqve. “Kur mësojmë të duam” – shkruan Adamsi – “ne gjithashtu mësojmë të mbulojmë, të harrojmë dhe të mos shohim shumë gabime te të tjerët”. Një grua i thotë tjetrës: “A nuk e kujton atë gjë që ajo të bëri ty?”. Tjetra ia kthen: “Jo vetëm që nuk më kujtohet, por vetë kujtoj që e harrova!”. Xhorxh Uashington Karverit (George Washington Carver) nuk iu dha e drejta për t’u futur në kolegj, sepse ishte zezak. Vite më vonë, kur dikush e pyeti për emrin e kolegjit, ai iu përgjigj: “Nuk ka rëndësi!”. Dashuria kishte fituar. 17:10Një qortim i thjeshtë lë një përshtypje më të thellë te njeriu me mend sesa goditja e fortë te budallai. Zakonisht njerëzit që janë të ndjeshëm nuk kanë nevojë për forma të ashpra disipline. Por ata që janë të pandjeshëm dhe moskokëçarës kanë nevojë për një trajtim të fortë. Është e vështirë që ata të mendojnë se e kanë ndonjëherë gabim. 17:11Njeriu i keq nuk kërkon gjë tjetër veç të ngrejë krye. Ai nuk dëshiron t’i nënshtrohet autoritetit të ligjshëm. Ai është i vendosur të bëjë ashtu siç mendon. Lajmëtari mizor do të dërgohet kundër rebelit mund të jetë polici dërguar nga mbreti që ta arrestojnë, ose mund të jetë lajmëtari i vdekjes dërguar nga Perëndia. 17:12Arusha, së cilës i kanë vjedhur këlyshët e vet, është e egër dhe nuk mund të mbahet. Por ajo nuk është aq e rrezikshme sa një budalla në humor të keq. Sapo të ketë ndonjë ide të çmendur në kokën e tij, asgjë nuk do të mund ta ndalë atë. 17:13 Një mallkim qëndron mbi shtëpinë e çdo njeriu që e kthen mirësinë me një sharje. Davidi e shpagoi gjeneralin e tij besnik, Urian, me mashtrim dhe si rrjedhojë shkaktoi mjerim në shtëpinë e tij (2 Sam. 12:9,10). 17:14 Kur hapet një vrimë në një digë, uji që rrjedh prej saj e zgjeron vrimën me shpejtësi. E njëjta gjë ndodh me zëniet. Diskutimet e vogla kanë një mënyrë rritjeje drejt përmasave më të mëdha. Kështu është më mirë të ndërpritet ndërsa diskutimi është ende jo shumë i ngatërruar. Përndryshe do ta shohësh veten së shpejti në një luftë. 17:15 Perëndia e urren ngarkimin pa faj në drejtësi. Të mos dënosh fajtorin dhe të dënosh të pafajshmin është njësoj e neveritshme për Të. Gjykatat tona sot janë të mbushura me gjëra të tilla, por njerëzit do të japin llogari kur të dalin para Perëndisë. Parulla “Drejtësinë, drejtësinë do të ndjekim!” jehon në korridoret e historisë. 17:16 Një njeri është një budalla nëse harxhon shumë para për t’u edukuar nëse nuk ia thotë për biznes. Për të qenë një nxënës i mirë, dikush duhet të ketë shtysa të larta. Ai duhet të ketë “një mendje për të mësuar” (Moffatt). Një domethënie e dytë dhe më e mundshme e fjalës së urtë është kjo: një budalla nuk duhet të harxhojë para për dituri kur nuk ka aftësinë për të kuptuar gjërat në radhë të parë. “Pse të vihet paraja në duart e një budallai për të blerë dituri, kur ai nuk ka aftësi?” (Berkeley). Ai mendon se mund ta blejë diturinë sikur të ishte një copë bukë. Ai nuk e kupton se duhet të ketë një zemër të urtë. 17:17 Një mik i vërtetë të do si në vështirësi, po ashtu edhe në begati. Zakonisht duhet shumë kohë për të mësuar se cilët miq janë me të vërtetë besnikë. Një shënim befasues gjen në Biblën e Moudit (D. L. Moody), që thotë: “Një mik i vërtetë është si dredhka [që ngjitet në anë e mureve të shtëpisë] – sa më i madh është shkatërrimi [i shtëpisë], aq më afër ajo kapet pas tij [murit të shtëpisë]” [27]. Vëllai lind për ditë të vështira, domethënë, një ndër privilegjet më të mëdha të vëllazërisë është të jetë në anën tënde kur ke më tepër nevojë për të. Nuk është e vështirë të gjejmë Zotin Jezus këtu. Nuk ka çast që Ai nuk është afër nesh, Jo, asnjë! Jo, asnjë! Nuk ka natë të errët, por dashuria e Tij mund të na gëzojë, Jo, asnjë! Jo, asnjë! – Johnson Oatman 17:18 Ky varg plotëson të mëparshmin duke treguar se dashuria nuk duhet të jetë pa dallim. Do të ishte një rast gjykimi jo i mirë të pranosh të bëhesh garant i borxhit të një miku në rast se ai nuk e plotëson detyrimin. Çdo njeri që ka nevojë për një garanci është një rrezik i keq kreditimi. Pse të bësh garanci për një rrezik të keq kreditimi? 17:19 Njeriu që do mëkatin, i do grindjet dhe anasjelltas. Njeriu që ngre portën e tij është ai që 1. flet në mënyrë arrogante (Moffatt); 2. shpall me zë të lartë zemërimin e tij; ose 3. jeton si shkapërdarët dhe përtej kësaj. Ky njeri ndjell shkatërrimin. 17:20Njeriu zemërshthurur nuk fiton kurrë dhe ai që ka gjuhën e çoroditur bie, nuk përparon kurrë. Ata sjellin djallëzi dhe ndalojnë lumturinë. 17:21 Prindërit e një kokëtrashi (budallai) jetojnë me hidhërime. Nuk ka gëzim të jesh ati i një “të trashi”. 17:22 Këtu përsëri mësojmë se gjendja mendore e një njeriu ka të bëjë shumë me shërimin nga sëmundjet apo aksidentet. Një gatishmëri e gëzuar është një ndihmë e fuqishme për t’u shëruar. Një frymë e dërrmuar dhe e pangushëllueshme dobëson gjallërinë e një njeriu. Në një shënim fundor të këtij vargu, versioni Berkli (Berkeley) komenton: “Terapia bashkëkohore, e pashoqe”. Doktorët e sotëm na thonë se një e qeshur me zemër është një ushtrim i mirë. Kur nxjerr një qeshje të madhe, thonë ata, diafragma zbret thellë në trup dhe mushkëritë zgjerohen, duke rritur së tepërmi sasinë e oksigjenit të thithur nga to. Në të njëjtën kohë, ndërsa zgjerohet nga njëra anë, diafragma i bën zemrës një masazh të butë dhe ritmik. Ai organ i fisshëm kundërpërgjigjet duke rrahur më shpejt dhe më fort. Qarkullimi i gjakut rritet. Mëlçia, stomaku, pankreasi, shpretka dhe fshikëza e tëmthit nxiten të tëra – i tërë sistemi juaj merr një shtysë përforcuese. E tëra kjo konfirmon atë që i moçmi i urtë grek, Aristoteli, tha për qeshjen më tepër se 2000 vjet më parë: “Është një ushtrim trupor i çmuar për shëndetin” [28]. Por jo tërë të qeshurat janë të shëndetshme. Hauërd Polisi (Howard Pollis), një profesor psikologjie në Universitetin e Tenesisë, bën të ditur se kur e qeshura dhe buzëqeshja përdoren në mënyrë agresive – për t’u zgërdheshur, për të tallur, për të vënë siklet – janë “jo të shëndetshme” dhe me të vërtetë mund të dëmtojnë si atë që qesh, ashtu dhe atë që tallet. Një frymë e dërrmuar i than kockat. Bllejk Klarku (Blake Clark) pranon: Emocionet mund të të sëmurin. Ato mund të bëjnë që të bien flokët me tufa, shkaktojnë dhembje të forta koke, bllokojnë rrugët hundore, e bëjnë ujin e syve dhe të hundës me astmë dhe alergji, shtrëngojnë grykën me laringun, bëjnë që lëkura të mbushet me puçrra, madje bëjnë që të bien edhe dhëmbët. Emocionet mund të shkaktojnë brenda trupit ulçera dhe sëmundje që prekin organe të veçanta, bëjnë që të fajësohen gratë për gjëra të paqena, i bëjnë burrat të pafuqishëm – dhe shumë më tepër. Emocionet mund të të vrasin [29]. 17:23I pabesi pranon dhurata fshehurazi për të ndikuar vendimin e gjykatësit në favor të tij. 17:24 Një njeri që ka mend e vë diturinë si synim para syve të tij dhe ecën drejt saj. Budallai nuk ka një ambicie të përcaktuar. Në vend që të kërkojë diturinë, që kërkon disiplinë, sytë e tij sorollaten në fantazi përqark botës. 17:25 Një ndër brengat më të mëdha të prindërve është të kenë fëmijë që nuk bëjnë gjë tjetër veç se janë burim vuajtjesh dhe hidhërimi. 17:26Nuk është mirë të dënosh të drejtin, as të godasësh princat për ndershmërinë e tyre. Megjithëse kjo shthurje drejtësie ndodh çdo ditë. 17:27Kush i mat fjalët e veta ka dije, dhe kush ka një shpirt të qetë është njeri i matur. Të folurit e nxituar dhe temperamenti i shpejtë tradhtojnë një karakter të cekët. 17:28 Nuk mund ta dallosh një budalla nga shprehja e tij e fytyrës; ai mund të duket shumë i zgjuar. “Me buzët e mbyllura ai mund të konsiderohet i urtë” (Moffatt). “Gjithmonë” – ka shkuar Xhejms Sinkleri (James G. Sinclair) – “është më mirë ta mbash gojën tënde të mbyllur dhe të bësh që njerëzit të pyesin nëse je ose jo i marrë, sesa ta hapësh dhe të heqësh dyshimet”.

18:1 Vështirësia e kësaj fjale të urtë është e dukshme nga interpretimet e ndryshme që i janë dhënë. Kush veçohet kërkon kënaqësinë e tij dhe zemërohet kundër gjithë diturisë së vërtetë. Ky është jokonformisti që do të bëjë sipas mendjes së vet edhe nëse mund të bjerë në kundërshtim me njohjen e provuar apo metodat e miratuara. Ai largohet nga dituria e shëndoshë me anë të vetëshpalljes. Ndërsa për versionin RSV është krejt ndryshe: “Ai që largohet gjen pretekstin të prishë çdo gjykim të shëndoshë”. Me fjalë të tjera, njeriu që veçohet kërkon të përligjë çdo lloj sjelljeje të papërgjegjshme. Përkthimi i Knox-it është gati-gati i ngjashëm dhe nuk ka nevojë për shpjegim: “Askush nuk është aq i shpejtë për të gjetur pretekste sesa ai që prishet me një mik; ai është në faj në vazhdimësi”. Komentuesit judenj e kuptojnë këtë fjalë të urtë si lavdërim të jetës së ndarjes nga mëkati dhe marrëzia. Njeriu që e bën këtë dëshiron interesat e tij më të larta dhe e mbush veten me tërë diturinë e vërtetë. Por ky interpretim është i pamundshëm, edhe pse i vërtetë. 18:2Budallai nuk pranon të dëgjojë njerëzit që kanë maturi; ai interesohet vetëm në të vënit në dukje të zemrës së tij, apo në të shfaqurit e asaj që është. 18:3Kur vjen i pabesi, vjen edhe përçmimi dhe bashkë me humbjen e nderit vjen turpi. Kjo është një mënyrë tjetër për të thënë që turpi dhe humbja e nderit vijnë nga ligësia dhe poshtërsia e brendshme. 18:4 Në përgjithësi, fjalët e gojës së një njeriu nuk e tregojnë atë. Ato janë ujëra të thella që fshehin mendimet dhe shtysat e tij të vërteta. Në dallim me këtë, burimii diturisë është si një rrjedhë uji që shkon duke gurgulluar. Me fjalë të tjera, mesazhi i diturisë është i qartë dhe i tejdukshëm. Mofati (Moffatt) e nënkupton këtë varg duke thënë se fjalët e të urtëve janë një pellg i thellë, një rrëke që rrjedh dhe një burim jete. Ato janë të thella, jo të cekëta; ato rrjedhin, nuk janë të ndenjura; janë të freskëta, jo pa shije. 18:5 Perëndia këtu dënon ndryshimin e gjykimeve morale. Të preferosh të pabesin është, në fakt, anashkalimi i ligësisë së tij. T’i heqësh të drejtit drejtësinë është siç e ka quajtur Louelli (Lowell): “Vendosja e së Vërtetës në podiumin e të dënuarve me vdekje dhe së Gabuarës në fron”. 18:6 Një budalla i zhurmshëm gjithmonë përpiqet të ndezë gjakrat, apo të fillojë grindjet. Një pijanec ia del mbanë në këtë gjë, por ajo që merr është vetëm nxirja e syve, lëndimet dhe gërvishtje të vetvetes. 18:7 E folura e budallait është rrëzimi i tij. Gjuha e tij e nxituar dhe e marrë sjell shkatërrimin e tij të menjëhershëm. 18:8Fjalët e shpifësit janë si ushqim i këndshëm; ato përpihen menjëherë nga dëgjuesit. Është njëlloj sikur dëgjuesit të thonë: “Sa më pëlqen. Ma trego prapë!”. 18:9 Dembeli apo përtaci ka shumë gjëra të përbashkëta me plëngprishësin; që të dy shkaktojnë shkretim apo shkatërrim. Grifitsi (Griffiths) paralajmëron: Ne e dimë sot se ka mungesë zotësie në makina, avionë, ndërtesa dhe e njëjta gjë është shkaku i aksidenteve fatale. Kjo është gjithashtu e vërtetë në disa punë dhe udhëheqësi në kishë, ku moskokëçarja për përgjegjësinë mund të çojë në një thyerje të përbashkësisë. Një kishë mund të shpërbëhet nëpërmjet moskokëçarjes së marrë dhe dembelizmit, ashtu si edhe nga sulmet e Satanit [30]. 18:10Emri i Zotit i shkon përshtat Vetë Zotit. Zoti është një vend strehimi dhe mbrojtjeje për ata që besojnë në Të. Prandaj, në çastin e tundimit të fortë, thirr emrin e Zotit dhe Ai do të të ruajë që të mos mëkatosh. 18:11 Njeriu i pasur beson në pasurinë e tij që ajo do ta mbrojë. Sipas mendimit të tij ai mendon se do të shërbejë si një mur i lartë për ta mbrojtur nga rreziku i çdo lloji. Por pasuritë e tij dështojnë kur ka më tepër nevojë për to. Vargu 10 është fakt: vargu 11 është trillim. Njeriu i drejtë i vargut 10 beson në fakte, i pasuri i vargut 11 në trillime. 18:12 Krenaria ka një këmbë në varr dhe një tjetër në një lëkurë bananeje. Përulësia ecën në siguri drejt nderit. Uilliam Lau (William Law) e nxjerr qartë dallimin: “Mos e shiko krenarinë vetëm si një gjendje të pahijshme shpirtërore, as përulësinë si një virtyt të hijshëm – njëra është ferr dhe tjetra parajsë”. 18:13 Një njeri duhet të mbledhë tërë faktet para se të japë mendimin e tij. Përndryshe do të vihet në siklet kur të njohë tërë hollësitë. Ka dy anë në çdo çështje: çdo ndarje, çdo zënkë etj. Mos prano një njeri nëse nuk ke dëgjuar edhe palën tjetër. 18:14Fryma e njeriut mund të durojë çdo lloj dobësie fizike, por një frymë demoralizuar është më tepër e vështirë ta forcosh. Problemet emocionale janë zakonisht më serioze sesa sëmundjet fizike. Dr. Pol Adolfi (Paul Adolph) tregon për një paciente të moshuar që po kurohej kënaqshëm në një spital nga një kofshë e thyer. Kur po dilte nga spitali, ajo u çua në azil. Brenda disa orësh, pacientja shfaqi keqësime të përgjithshme fizike dhe vdiq brenda ditës – “jo nga një kofshë e thyer, por nga një zemër e thyer” [31]. Një njeri që kishte hasur tmerret e kampit të përqendrimit me habi mësoi pas lirimit të tij se ishte vetë biri i tij që e kishte spiunuar. “Zbulimi e rrëzoi në gjunjë dhe vdiq. Ai mund ta duronte sulmin e armikut, por sulmi i dikujt që ai donte e vrau atë”. 18:15 Njeriu i urtë nuk shkon kurrë në një vend ku resht së mësuari. Mendja e tij është gjithmonë e hapur ndaj mësimit dhe veshi i tij pranon diturinë. 18:16 Rryshfeti i njeriut apo shpërblimi ia blen rrugën që e çon në prani të atyre që dëshiron t’i ndikojë. Është gjithashtu e vërtetë, ashtu siç përdoret ndonjëherë fjala e urtë, se dhuntia frymërore e njeriut i siguron mundësi që ai ta ushtrojë atë. Nëse ai mund të mësojë apo predikojë Fjalën, për shembull, ai do të ketë shumë dyer të hapura. Por nuk është kjo domethënia e këtij vargu. 18:17 Kur një njeri flet për anën e tij të historisë, duket shumë bindës dhe priresh ta besosh. Por kur vjen tjetri dhe i bën disa pyetje rreth çështjes, atëherë mund të duket se nuk ka pasur fare të drejtë. 18:18 Kur besimtarët në DhV hidhnin shortin, ata me këtë kërkonin që Zoti të zgjidhte çështjet për ta cilat ata vetë nuk ishin të bindur. Fati siguronte një zgjidhje të drejtë dhe të paqtë të çështjeve midis palëve të fuqishme, që ndryshe do t’i kishin zgjidhur gjërat me forcë. Edhe ne gjithashtu duhet të lëmë Zotin të ketë gjykimin përfundimtar kur dalin vështirësi me të tjerët. Ne mund ta bëjmë një gjë të tillë jo duke hedhur short, por duke lexuar dhe duke iu bindur Biblës, duke i rrëfyer gabimet tona njëri-tjetrit dhe me anë të dëshmisë së brendshme të Frymës. 18:19 Zënkat midis kushërinjve të ngushtë janë zakonisht më të vështirat për t’u ndrequr. Është më lehtë të pushtosh një qytet të fortifikuar, sesa të bësh pajtimin midis vëllezërve të fyer. Grindjet e tyre janë si shulat e një kalaje – të ftohta, të drejta dhe të palëvizshme. Luftërat civile janë gjithmonë më të hidhurat. 18:20 Ne themi ndonjëherë se një njeri duhet të hajë fjalët e tij. Nëse kanë qenë fjalë të mira, ato do t’i sjellin kënaqësi. Ai do të shpërblehet sipas natyrës së të folurit të tij. 18:21Gjuha ka fuqi të madhe: qoftë për të mirën, qoftë për të keqen. Ata që duan ta përdorin atë shumë duhet të përgatiten të durojnë pasojat. 18:22 Fjala “të mirë” vendoset pas fjalës grua. Një njeri që ka gjetur grua të mirë ka gjetur një thesar. Është shenjë e favorit të Perëndisë kur ai gjen një nuse të perëndishme dhe të dobishme. 18:23 Njerëzit e varfër zakonisht flasin me butësi, me përulësi, duke u lutur. Njerëzit e pasur, nga ana tjetër, mund të përgjigjen me ashpërsi dhe mund të jenë autoritarë, por jo të gjithë njerëzit e pasur kanë mënyra të këqija të të sjellurit! 18:24 Këtu përsëri keni një fjalë të urtë me shumë interpretime. Njeriu që ka shumë miq duhet gjithashtu të tregohet mik. Nëse ndjekim versionet KJV dhe NKJV, ideja është se miqësia fiton miq dhe se disa miq janë më të ngushtë se të tjerët. Pjesët anësore të versioneve NASB, ASV, NKJV dhe JND thonë se një njeri që ka shumë miq do të shkojë drejt shkatërrimit, por është një mik që është më i lidhur se një vëlla. Kjo do të thotë se është më mirë të kesh një mik të vërtetë sesa një mori miqsh që do të të braktisin. Versioni RSV shkruan: “Ka miq që hiqen se janë miq, por është një mik që është më i ngushtë se një vëlla”. Kjo paraqet një dallim mes miqve që të lënë në baltë dhe atyre që janë besnikë në të mirë e në të keq. Fatmirësisht, shumë versione përputhen në rreshtin e dytë – se është një mik që është më i lidhur se një vëlla. Kembëll Morgani (G. Campbell Morgan) shkruan: Tërë konsiderata e këtij vargu të madh na çon në fund të fundit në një vend, te Një Person. Ai është Miku i mëkatarëve. Këtu nuk ka nevojë për fjalë. Zemra le të çuditet dhe të adhurojë [32] 19:1 Dallimi është midis një njeriu të varfërështë i ndershëm dhe një budallai dredharak (dhe mbase është i pasur) që shtrembëron të vërtetën. Njeriu i varfër del më lart se budallai; ai është më mirë se ky i fundit. 19:2Përveç kësaj nuk është mirë që një shpirt të jetë pa dije. Ky njeri e di se çfarë duhet të bëjë, por nuk di se si, kështu që ai flet pa menduar. Ngutja vetëm sa ia shton mjerimin. Ai ngutet së tepërmi dhe nuk pret për të kërkuar udhëzime, apo për t’i ndjekur ato nëse i jepen, kështu që ai humbet rrugën dhe i bie kot vërdallë. 19:3 Kur njerëzit e bëjnë jetën e tyre rrëmujë, kthehen dhe fajësojnë Zotin. Prandaj, Adami u përpoq t’ia hidhte fajin Perëndisë me fjalët: ཁGruaja që ti më vure pranë . . . ཁ (Zanafilla 3:12). Më tepër se sa dimë, apostazia ka farën e saj në dështimin moral. Një njeri përfshihet në ndonjë formë imoraliteti, pastaj në vend që të rrëfejë dhe të braktisë mëkatin, i kthen krahët besimit të krishterë dhe vihet kundër Zotit. Edniji (W. F. Adeney) komenton: “Është e tmerrshme t’i vësh fajin providencës së Perëndisë për pasojat e veprimeve që Ai ka ndaluar”. 19:4 Fakti që pasuritë sigurojnë një numër të madh miqsh është një provë e egoizmit të lindur të zemrës njerëzore. I varfri ndahet nga vetë miku i tij, sepse ky i fundit kërkon vetëm ato miqësi që i sjellin atij përfitim. 19:5 Ai që jep dëshmi të rreme apo përfshihet në forma të tjera pandershmërie do të ndëshkohet me siguri nga Zoti, edhe pse nuk kapet në këtë jetë. 19:6Princi këtu do të thotë një njeri bujar apo i fuqishëm. Të shumtët përpiqen të kenë miqësi me shpresën për të pasur favore. Njerëzit priren të shoqërohen me ata prej të cilëve do të përfitojnë. 19:7 Kushërinjtë e një njeriu të varfër zakonisht e braktisin atë. Aq më tepër nuk i afrohen atij miqtë e vet. Ai u thërret atyre në mënyrë patetike për ndihmë dhe përkrahje, por ata nuk gjenden më. 19:8 Është një formë e ndritur vetinteresi të kërkosh diturinë dhe arsyetimin. Dhe të ruash maturinë dhe mençurinë është një rrugë e sigurt drejt suksesit. 19:9 Nuk duhet të çuditemi me përsëritjen e shpeshtë të këtij vargu. Mbi të gjitha, një ndër Dhjetë Urdhërimet merret me dëshminë e rreme (Eks. 20:16). 19:10Të jetuarit në kënaqësi nuk i shkon budallait. Ai nuk di si të sillet në mes të kulturës dhe përparimit. As edhe një skllav nuk di të veprojë në një pozicion autoriteti. Ai sillet me eprorët e tij të mëparshëm me arrogancë. 19:11 Një njeri i mençur di si të kontrollojë zemërimin e tij. Ai mund ta kapërcejë me hir kur dikush i bën diçka të gabuar. Zemërbutësia e madhe e Davidit, shfaqur shpesh ndaj Saulit, e ilustron më së miri këtë fjalë të urtë. 19:12Zemërimi i mbretit është si ulërima e një luani, duke paralajmëruar sulmuesit për rrezikun që i pret. Favori i tij ndaj atyre që janë të bindur është i butë dhe freskues si vesa mbi bar. Romakëve 13:1-7 paraqet këto dy aspekte të pushtetit dhe kujdesit qeverisës: “Prandaj është e nevojshme t’i nënshtroheni, jo vetëm nga druajtja e zemërimit, por edhe për arsye të ndërgjegjes” (v. 5). 19:13 Dy gjëra që e bëjnë jetën shtëpiake të mjerueshme janë një bir kokëfortë dhe një grua grindavece. I pari i sjell trishtim të atit dhe kjo e fundit është po aq e mërzitshme sa dhe një e pikuar e vazhdueshme e ujit në metal. 19:14 Ju mund të trashëgoni pasuri dhe para nga etërit, por vetëm Zoti mund t’ju japë një bashkëshorte mençur. Ajo është një dhuratë e veçantë nga Perëndia. Kjo na kujton martesën historike të Isakut dhe Rebekës, për të cilën thuhet: “Kjo varet nga Zoti” (Zanafilla 24:50). Ajo qe një martesë që u lidh në qiell. 19:15Përtacia është si një drogë që të bën të biesh në një gjumë të thellë. Njeriu i plogët sjell varfëri dhe do të vuajë nga uria. Kjo është e vërtetë në lidhje me studimin biblik dhe lutjen. 19:16Kush i bindet urdhërimit të Zotit, po bën atë që është më e mira për veten e tij në të ardhmen, si nga ana fizike, ashtu edhe nga ajo frymërore. Dikush e jeton jetën në mënyrë të nxituar dhe pa e çarë kokën ka për të vdekur. 19:17 T’i japësh të varfrit do të thotë t’i japësh hua Zotit. Perëndia jo vetëm do t’ia kthejë shumën e marrë borxh, por do të paguajë gjithashtu edhe interes të mirë. Edhe një gotë me ujë të ftohtë dhënë në emrin e Tij do të shpërblehet (Mt. 10:42). Henri Boshi (Henry Bosch) ilustron: Një baba i dha një herë djalit të tij pesëdhjetë lekë, duke i thënë të bënte me to çfarë të donte. Më vonë e pyeti se si kishte vajtur puna. Djali i vogël i tha se ia kishte dhënë hua dikujt. “A je i sigurt se do t’i marrësh përsëri?” – e pyeti i ati. “Po, ia dhashë një lypësi të varfër që ishte i uritur!”. “Oh, sa i marrë që je. Kurrë nuk do t’i marrësh ato para!”. “Por, babi, kam sigurinë më të madhe; sepse Bibla thotë, ai që i jep të varfrit ia jep hua Zotit!”. Duke menduar mbi këtë, babai i krishterë mbeti shumë i kënaqur, aq sa i dha djalit të tij edhe pesëdhjetë lekë të tjera! “Shiko!” – tha djali, – “Të thashë që do t’i merrja përsëri, vetëm se nuk e kisha menduar se do t’i merrja kaq shpejt!” [33]. Ne humbasin atë që për vetvete harxhojmë. Ne kemi, si thesar pa fund, çfarëdolloj gjëje që Ty, o Zot, ta japim hua, që jep gjithçka. – Christopher Wordsworth 19:18 Disiplino birin tënd sa është ende i ri dhe nxë. Ndëshkimi trupor, i ushtruar drejtësisht dhe në një atmosferë dashurie të vërtetë, nuk do ta dëmtojë atë, por, përkundrazi, do t’i bëjë shumë mirë. Rreshti i dytë “mos u shty derisa të shkaktosh vdekjen e tij” do të thotë se nuk duhet ta shkatërrosh jetën e tij duke mos pranuar ta ndëshkosh atë. Toleranca e tepërt është mizori. Gjithashtu do të thotë, sigurisht: “Mos u bëj aq i zemëruar, sa t’i kanosësh ndëshkimin e tepërt atij”. 19:19Njeriu shumë gjaknxehtë duhet të ndëshkohet për këtë. Madje po nuk u ndëshkua nga pasojat e zemërimit të tij të turpshëm, ai do të zemërohet prapë dhe do të bëhet edhe më tepër gjaknxehtë. 19:20Dëgjo këshillën e shëndoshë dhe prano mësimet që kur je i ri, në mënyrë që ti të bëhesh i urtë për jetën më pas. Ashtu siç ka thënë dikush: “Dituria është një investim afatgjatë”. 19:21 Njeriu bën plane nga më të ndryshmet, por qëllimet e Zotit do të kryhen. “Njeriu ka ligësinë e vet, por Perëndia ka rrugët e Tij”. Së fundi, njeriu nuk mund të bëjë asgjë kundër së vërtetës (2 Kor. 13:8). 19:22 Përkthimi i Darbit (Darby) i këtij vargu është shumë i çmuar: “Magjepsja e një njeriu është mirësia e tij; dhe një i varfër vlen më tepër se një gënjeshtar“. Cilësia që bën që të na hyjë në zemër një njeri është mirësia. Kjo është ajo që e bën atë më të vlefshëm si mik. Një i varfër që nuk ka gjë tjetër veç simpatisë është më mirë sesa një i pasur që premton ndihmë, por nuk e jep atë. 19:23Frika e Zotit është shtegu për në jetë. Ai që e ka, ka çdo arsye të kënaqet. Ai nuk do të preket nga ndonjë fatkeqësi. 19:24Përtaci e zhyt dorën e tij në pjatë, por nuk arrin as ta çojë në gojë. Ai zgjat dorën në pjatën me patatina, por është aq shumë përtac sa s’i çon në gojë. Ato janë shumë të rënda. 19:25 Edhe sikur të godasësh tallësin, ai nuk do të ndryshojë, por të paktën disa soditës që u ka bërë përshtypje mund të nxjerrin ndonjë mësim. Kjo na kujton 1 Timoteut 5:20: “Ata që mëkatojnë qortoji përpara të gjithëve, që edhe të tjerët të kenë frikë”. Nuk ke pse të godasësh atë që ka mend. Një fjalë qortimi do të bëjë që të ndreqë gabimin e tij dhe të bëhet më i urtë. 19:26 Një djalë që shpif (Berkeley), apo përdor dhunë me të atin dhe dëbon nënën e tij nga shtëpia është faqenxirë dhe bën me turp veten dhe u sjell përçmim e turp prindërve zemërthyer. Është një falënderim i vogël për gjithçka që prindërit e tij kanë bërë për të. 19:27 Kjo fjalë e urtë është si një diamant; ngado ta kthesh lëshon dritë të re. Tri interpretimet më të mundshme janë këto: Versioni KJV nënkupton: “Këshillat e shkëlqyera për të rinjtë në shkollë dhe kolegje ku Bibla sulmohet! Më mirë të sakrifikosh një karrierë në kolegj, sesa t’ia nënshtrosh veten një sërë dyshimesh dhe mohimesh”. Versioni RSV dhe Berkllij (Berkeley) shkruajnë: “Resht, biri im, së dëgjuari mësimin, kështu vetëm sa do të humbësh fjalët e njohjes”. Nuk ka kuptim të marrësh mësim të mirë nëse nuk do t’i bindesh atij. Ti po harxhon kohën tënde dhe atë të mësuesit dhe shton peshën tënde të fajit. “Më mirë është të mos dish, sesa të dish dhe të mos e bësh”. Interpretimi i tretë është një paralajmërim: “Biri im, mos dëgjo më mësimet dhe do të largohesh nga fjalët e diturisë” (NKJV). 19:28Dëshmitari i lig tallet me drejtësinë – përveç rastit kur ai është në gjyq! Ai me lakmi gëlltit apo përhap padrejtësinë. Ai i ngjan përshkrimit të njeriut nga Elifazi, që pi paudhësinë si të ishte ujë (Job. 15:16). 19:29 Ndërsa tallësit dhe budallenjtë luajnë në ballkonet e skenës së historisë njerëzore, ndëshkimi dhe goditjet po presin të bien mbi ta. Sapo të hapet perdja, do të ndodhë takimi i pashmangshëm. 20:1Vera i tall njerëzit, por këtu ideja është se bën që njerëzit të bëhen tallës dhe përqeshës. Pija dehëse i bën ata të turbullt. Vera bëhet nga rrushi, pija dehëse nga gruri. Që të dyja bëjnë që njeriu të humbasë. Në fillim një njeri bëhet një pijanec shoqëror, pastaj një pijanec i madh, pastaj një alkoolist. Ai përpiqet të heqë dorë nga vesi, por është mbërthyer si me zinxhirë. Krishti jep fuqi të këputen zinxhirët, por, më së pari, njeriu duhet të kërkojë çlirimin. 20:2 Kur një mbret është i zemëruar, frika përhapet menjëherë në oborrin e tij. Ajo frikë është si ulërima e luanit, që paralajmëron për rrezik. Kush nxit zemërimin e mbretit e vë vetë jetën e vet në duart e tij. Mësimi për ne gjendet te Romakëve 13:4: “Sepse eprori është shërbëtor i Perëndisë për ty për të mirë; por, po të bësh të këqija, druaj, sepse nuk e mban kot shpatën; sepse ai është shërbëtor i Perëndisë, hakmarrës plot zemërim kundër atij që bën të keqen”. 20:3 Një njeri i nderuar bën mirë që qëndron larg grindjes. Një budalla nuk është i lumtur derisa të zihet më dikë. 20:4 Koha e plugimit në Izrael është në nëntor dhe dhjetor, kohë kur era zakonisht rreh nga veriu. Përtaci përdor motin e ftohtë për të përligjur të ndenjurit kot. Nëse nuk plugon në këtë kohë, nuk do të mbjellë. Ai do të shkojë të kërkojë grurë në fushat e tij dhe zor se do të gjejë gjë. 20:5 Mendimet dhe qëllimet e një njeriu zakonisht fshihen thellë në mendjen e tij. Ai përgjithësisht nuk do t’i nxjerrë ato në shesh. Por një njeri i urtë di se si t’i nxjerrë me pyete të mençura. Për shembull, një këshilltar i mirë mund të ndihmojë dikë të nxjerrë mendimet e këqija në dritë dhe t’u japë zgjedhje. 20:6 Nuk është e vështirë të gjesh njerëz që rrëfejnë se janë besnikë, por është diçka tjetër të gjesh ata që janë me të vërtetë besnikë. Ka një ndryshim midis asaj ça janë njerëzit dhe ça duan ata që të tjerët të mendojnë. Është ndryshimi midis “personit” dhe “personalitetit”. 20:7I drejti ecën në paanësinë dhe ndershmërinë e tij. Bijtë e tij do të kenë një trashëgimi dhe përfitim të fisëm nga jeta dhe shembulli i tij. 20:8Një mbret që ulet mbi fronin e gjyqit shoshit me vështrimin e tij çdo të keqe. Kur Krishti do të ulet në fronin e Tij të gjykimit, sytë e Tij, që shohin në çdo kënd si flakë zjarri, do të shohin çdo shtirje dhe do të shqyrtojnë çdo provë. 20:9 Me anë të përpjekjeve të tij askush nuk mund të pastrojë vetveten nga mëkati. Kush mund të thotë: “Pastrova zemrën time, jam i pastruar nga mëkati im”? Nëse një njeri mendon se është i pastër, ai është një viktimë e zhgënjimit të plotë. Por ka pastrim përmes gjakut të çmuar të Krishtit. Besimtarët e vërtetë “i kanë larë rrobat e tyre dhe i kanë zbardhur në gjakun e Qengjit” (Zbulesa 7:14). Gjaku që bleu çlirimin tonë, dhe hoqi njollat tona të kuqërremta, ne sfidojmë tokën dhe ferrin për të treguar një mëkat që nuk mund të pastrojë. – Augustus M. Toplady 20:10 Perëndia urren peshimin dhe matjen me hile. Kjo nënkupton çdo këshillë të pandershme për të përfituar në kurriz të të tjerëve. Kjo përfshin hilen e kasapit që rëndon me gishta në vijat e peshores kur peshon mishin. Dhe madje përfshin kërkesën për praktikimin e standardeve të përpikta nga të tjerët dhe jo nga vetja jonë. 20:11 Natyra themelore e një njeriu zbulohet që në jetën fëminore. Disa fëmijë janë kryeneçë, ndërsa të tjerë të këndshëm. “Fëmija është ati i njeriut”. Ai ruan karakterin e tij kur rritet, qoftë për të mirën, qoftë për të keqen. 20:12Zoti krijoi veshin që dëgjon dhe syrin që sheh. Kjo nuk nënkupton gjë tjetër veçse që ato i përkasin Atij dhe duhet të përdoren për lavdinë e Tij. 20:13 Mos u zhyt në gjumëqë të mos varfërohet shtëpia jote. Çohu dhe shko në punë. Do të fitosh para për të paguar qiranë, do të blesh ushqime dhe do të japësh për veprën e Zotit. 20:14 Kjo është një hile e vjetër për të blerë. Ndërsa shikon makinën e përdorur, ankohet për dhëmbëzat e rrotës, gomat e shpuara, motorin e saj të zhurmshëm dhe ngjyrën e dalë boje. “Është i keq, është i keq“. Shitësi nuk e kishte kuptuar se ishte një karakatinë; ai me naivitet ul çmimin. Blerësi i jep atij paratë. Mbasi ai është larguar, lavdërohet para miqve të tij për pazarin e mirë. 20:15 Dikush mund të vishet me bizhuteri floriri dhe gurë të çmuar, por stolisja më e mirë është të folurit e zgjuar. Këtë vish! 20:16Merr rrobën e atij që është bërë garant për një të huaj dhe mbaje si peng për gruan e huaj. Çdo njeri që është tepër i marrë sa bëhet garant parash për njerëz që nuk i njeh është një rrezik i madh kreditimi. Nëse do të bësh ndonjë marrëveshje me të, sigurohu që të jetë plotësisht e dyanshme, që të kesh me se të mbrohesh në rast tradhtie apo falimentimi. Këshilla është tepër e vërtetë sidomos nëse një i huaj është një njeri imoral. 20:17 Çdo formë pasurie e nxjerrë në mënyrë të pandershme mund të sjellë kënaqësi të përkohshme, por më pas do të jetë aq e papëlqyeshme dhe rënduese në zemër sa dhe një mal me zaje. Kjo dënon falsifikimin e pagesës së plotë të taksave, rritjen me pa të drejtë të llogarisë së shpenzimeve dhe reklamimin e ndryshimeve të mallit që nuk është e vërtetë. 20:18 Një tërësi këshillash është e dëshirueshme para se të ndërmerren planet. Asnjë gjeneral nuk hidhet në luftë pa u këshilluar me ekspertët e tjerë ushtarakë. 20:19 Një thashethem tradhton besimin. Prandaj mos u shoqëro me llafazanin, sepse nëse ai flet kundër të tjerëve, të jesh i sigurt se ai do të flasë dhe kundër teje me të tjerët. 20:20 Sipas ligjit të Moisiut, mallkimi i prindërve ishte një fyerje e madhe (Eks. 21:17). Kjo duhet të jetë mësim për të rinjtë që janë armiqësorë ndaj prindërve të tyre. Derisa të zgjidhet kjo hidhësi, ajo do të çojë në zymtësi të përkohshme dhe humbje të përjetshme. 20:21 Djali plëngprishës mori ç’i takonte nga trashëgimia me nxitim, por ai e humbi atë menjëherë. Por kjo fjalë e urtë është e vërtetë gjithashtu për çdo skemë të vënies së shpejtë të parave. Ashtu siç vjen, ashtu ikën. 20:22 Mos kërko të hakmerresh me armiqtë e tu. Hakmarrja i takon Zotit. Ai do të marrë hak. Ki shpresë te Zoti dhe ai do të të çlirojë dhe do të marrë hak për ty. 20:23 Adam Klarku (Clarke) punonte për një tregtar mëndafshi që i dha mendimin se ai duhej të tendoste mëndafshin kur ta maste për blerësin. Përgjigjja e Adamit qe: “Mëndafshi yt mund të tendoset, zotëri, por ndërgjegjja ime nuk mund ta lejojë një gjë të tillë”. Perëndia e nderoi Adam Klarkun (Clarke) duke i dhënë atij mundësinë të shkruante vite më vonë një komentar biblik. 20:24 Ky varg thekson sovranitetin e Perëndisë, jo vullnetin e lirë të njeriut, megjithëse të dy janë të vërtetë. Mendimi është se Perëndia është sovran mbi planet e njerëzve edhe Ai e di çfarë është më mirë për ne. Atëherë, ne duhet të kërkojmë këshillën e Tij duke pranuar që nuk jemi të zotë për të drejtuar hapat tona. 20:25 Është një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet. Është e rrezikshme t’i kushtosh diçka Zotit dhe pastaj të mendosh dy herë për atë gjë. Para se të marrë një zotim, njeriu duhet të jetë i sigurt se do të jetë i aftë ta përmbushë dhe ta bëjë atë derisa t’ia arrijë qëllimit. 20:26Një mbret i urtë nuk i toleron njerëzit e këqij. Ai kalon mbi ta rrotën, që do të thotë, ai i ndan ata nga të drejtët, i çon ata në gjyq dhe i ndëshkon. 20:27Shpirti i njeriut në këtë varg përgjithësisht mendohet se i referohet ndërgjegjes. Ai na jepet nga Zoti dhe shërben si një llambë, që hedh dritë në mendimet, shtysat, dashuritë dhe veprimet tona. Ai miraton dhe qorton mendimet dhe qëllimet më të brendshme të jetëve tona (shikoni Romakëve 2:14,15). 20:28 Një drejtues që karakterizohet nga mirësia dhe besnikëria do të ketë respektin dhe përkrahjen e njerëzve të tij. Ai ruan pozicionin e tij të pushtetit me anë të mirësisë, jo me anë të tiranisë. 20:29Lavdia që spikat e të rinjve është forca e tyre, ndërsa thinjat e pleqve shoqërohen me diturinë dhe përvojën. Çdo kishë ka nevojë edhe për forcë për të shërbyer, edhe për moshë për të marrë këshilla të zgjuara. 20:30Të rrahurat që lënë plagë të thella e heqin të keqen, ashtu si goditjet që vijnë në pjesën më të brendshme të zorrëve“. Mendimi duket se është që ndëshkimi fizik ka vlera në trajtimin e së keqes morale. Një fëmijë kujton dhimbjen e rrahjes së fundit kur tundohet të vjedhë nga portofoli e nënës së vet. 21:1 Ashtu si një vijë apo kanal që drejton rrjedhat e ujit, po kështu Zoti drejton dhe mbikëqyr mendimet dhe veprimet e mbretit. Kjo është një nxitje për të krishterët nën qeverisjet shtypëse, apo për misionarët që çojnë ungjillin në toka armiqësore. 21:2Njeriu nuk është një gjykatës i vlefshëm i jetës apo shërbimit të vet; ai gjykon në bazë të paraqitjes së jashtme. Zoti i peshon mendimet dhe shtysat e zemrave të njerëzve. 21:3Zoti nuk kënaqet aq shumë me ofertat e djegura dhe flijimet, sesa me bindjen ndaj zërit të Tij (1 Sam. 15:22). Perëndia nuk është një ritualist. Ça Ai dëshiron është realiteti i brendshëm. 21:4 Kjo fjalë e urtë rendit tri gjëra që janë mëkat në sytë e Perëndisë: sytë krenarë, p.sh. shprehja e jashtme e mendjemadhësisë; një zemër kryelartë, p.sh. burimi i brendshëm, dhe llamba e të pabesëve, që mund të nënkuptojë begatinë, lumturinë, jetën dhe shpresën e tyre. 21:5 Ata që punojnë me zell për jetesën e tyre krahasohen me ata që përpiqen të pasurohen menjëherë. Të parët sigurohen për bollëkun; të dytët për varfërinë. 21:6 Ata që kërkojnë pasuritë përmes mashtrimit dhe me një gjuhë gënjeshtare rendin pas erës. Ata po ndjekin atë që do t’i zhgënjejë dhe ata do të humbin rrugës. Pozicioni i tyre është si udhëtimi në shkretëtirë duke renduar pas mirazhit; kjo vërteton se është një kurth vdekjeje për ta. 21:7Dhuna e të pabesëve merr tutje, sepse ata nuk pranojnë të zbatojnë drejtësinë. Ka një parim moral ekzistues në gjithësi që siguron se dhuna, ligësia dhe padrejtësia nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Kurrë! 21:8 “Shumë e shtrembët është rruga e njeriut fajtor, por, për sa i përket njeriut të pastër, vepra e tij është e drejtë” (JND). Faji bën që njeriu të gënjejë, të fshehë, të bëjë maskaradë, të ketë frikë dhe të veprojë me mashtrim. Njeriu që ka rrëfyer dhe ka braktisur mëkatet e tij nuk ka asgjë për të fshehur; ai mund të ecë në dritë. 21:9 Shtëpitë në tokat biblike kishin çati të sheshta. Kjo fjalë e urtë thotë se do të ishte më mirë të jetosh vetëm në një qoshe të ngushtë të ndonjë prej këtyre çative, të kapura nga dielli, të ftohtët, shiu, bora, era dhe breshri, sesa të jetosh në një shtëpi bashkë me një grua grindavece dhe gërnjare. Stuhitë nga jashtë do të jenë më të durueshme sesa furtuna brenda. 21:10Shpirti i të pabesit gjithmonë kurdis të keqen dhe ai madje nuk tregon mëshirë ndaj shokut të tij. Prandaj mëkati i tij është me vullnet të plotë dhe i pamëshirshëm. Përligjjet sociologe moderne për krimet thjesht nuk mund të mbrohen. 21:11 Edhe sikur tallësi të mos nxjerrë një mësim nga ndëshkimi që merr, njeriu naiv do ta shohë dhe do të paralajmërohet. I urti nuk ka nevojë të ndëshkohet: ai do të mësojë nga mësimi i thjeshtë. 21:12I drejti vëren me kujdes shtëpinë e të pabesit dhe përmbys të pabesët, sepse janë të këqij. Perëndia shikon me kujdes tërë punët e njerëzve të paperëndishëm; në kohën e duhur Ai e lëviz gurin që sjell shkatërrimin e tyre. 21:13 I pasuri i Llukës 16:19-31 ishte fare i pavëmendshëm ndaj nevojës së madhe të lypësit që rrinte te dera e tij. Në jetën pas vdekjes ai vetë kërkonte çlirim, por nuk mori përgjigje për britmën e tij. 21:14 Bibla zakonisht paraqet fakte pa i miratuar ato. Prandaj vëzhgon se një i uritur do të qetësohet nëse fyesi do t’i japë një dhuratë dhe një njeri që është i zemëruar paqtohet me një dhuratë futur në xhep. 21:15Të bësh atë që është e drejtë është një gëzim për të drejtin, por është një rrënim për ata që kryejnë paudhësi. Kjo ilustrohet me anë të ardhjes së dytë të Krishtit. Do të jetë një kohë ekstaze për të shpenguarit, por një kohë tmerri për tërë të tjerët (2 Thes. 1:6-9). 21:16 Te Libri i Fjalëve të Urta ndesh lloj-lloj njerëzish. Njeriu që largohet është një udhëtar në Saharanë e mëkatit. Kur ta shohësh në fund, ai qëndron në kuvendin e të vdekurve. 21:17 Në vend që të kënaqin dhe të përmbushin atë që premtojnë, qejfet dhe luksi i jetës (vera dhe vaji) shërbejnë vetëm për të varfëruar njeriun. Ata shterojnë burimet financiare dhe gjithashtu çojnë në varfëri frymërore. 21:18 Tek Isaia 43:3 Perëndia thotë se Ai ia dha Egjiptin si shpërblim popullit të Tij, Izraelit. Zoti e shpërbleu Kirin ngaqë çliroi judenjtë, duke i lejuar atij të pushtonte Egjiptin dhe mbretëritë fqinje. Në një kuptim më të gjerë vargu nënkupton se të paudhët ndëshkohen që të drejtët të jetojnë të lirë. 21:19 Pak humor i shenjtëruar! Shkrimtari do të pëlqente mungesën e rehatisë, fatkeqësinë dhe vetminë e një shkretëtire, sesa të ngatërrohej me një gruangacmuese dhe që do sherr. 21:20 Dallimi këtu është midis vilës së të urtit, ku ka gjëra të bollshme e të mira, dhe shtëpisë së njeriut budalla, që mëkati, harxhimi i kotë dhe ekstravaganca e çojnë drejt varfërisë (shtrëngesës). Ne na kujtohet për të alkoolizuarin që shiste pajisjet shtëpiake dhe gjërat e tjera të shtëpisë për të blerë raki. Pas kthimit të tij te Krishti dikush i tha atij: “Ti nuk e beson faktin që Jezusi ktheu ujin në verë, apo jo?”. Përgjigjja e tij qe: “Nuk di gjë për kthimin e ujit në verë, por di se në shtëpinë time ai e ktheu rakinë në pajisje shtëpiake!”. 21:21 Çështja këtu duket se është që kush shkon pas drejtësisë dhe dhembshurisë merr më tepër se çfarë ka kërkuar; përveç drejtësisë, ai merr jetën dhe lavdinë. 21:22 I krishteri i urtë rrëzon forcën, jo me artileri dhe bomba, por me anë të besimit, lutjes dhe Fjalës së Perëndisë (shikoni 2 Kor. 10:4). Në konfliktin frymëror, dituria mund të përmbushë atë që nuk mund ta bëjnë dot armët. 21:23Kush mund të kontrollojë gojën e tij ruan veten nga problemet. “Kështu edhe gjuha është një gjymtyrë e vogël, por mbahet me të madh. Ja, një zjarr i vogël ç’pyll të madh djeg! Edhe gjuha është një zjarr, një botë paudhësie; ajo është vendosur midis gjymtyrëve tona, gjuha e fëlliq gjithë trupin, ndez ecjen e natyrës dhe ndizet nga Gehena” (Jak. 3:5,6). 21:24 Nëse takon një krenar pa cipë, quaje atë “tallës”. Ky është emri i tij! Emri, sigurisht, tregon ça është një njeri. “Ai është pikërisht ashtu siç e ka emrin” (1 Sam. 25:25). 21:25,26Përtaci ndahet më dysh midis lakmisë së tij për pasuri nga njëra anë dhe vendosmërisë së tij për të mos e munduar veten e tij për tjetrin. Kjo është rrugë qorre vrasëse! Ndërsa harxhon kohën e tij në një botë ëndrrash shpresash të parealizueshme, i drejti punon shumë dhe fiton para në mënyrë që të japë pa kursyer për gjëra të vlefshme. 21:27 Perëndia është “mërzitur” nga dhurimet e mëkatarëve të papenduar, por Ai ndien urrejtje edhe më tepër kur një dhuratë jepet për “ta bërë Atë për vete”, apo për ta shtyrë atë të anashkalojë, të miratojë, apo të bekojë ndonjë skemë të ligë. 21:28 “Një dëshmitar i rremë do të humbasë, por fjala e njeriut që e dëgjon do të mbetet” (RSV). Dëshmitari i rremë betohet para Perëndisë që do të thotë të vërtetën, pastaj me dashje e shkel betimin. Njeriu që dëgjon me kujdes dhe përgjigjet me ndershmëri jep dëshmi që nuk mund të tundet kurrë. 21:29Fytyra e turpshme e të pabesit tregon se ai është dakord me paudhësinë e tij. Ai ka një fytyrë të pacipë. Njeriu i drejtë, duke qenë njeri që nxë, është i sigurt dhe e bën të qëndrueshme sjelljen e tij. 21:30 Njeriu është i pafuqishëm që t’ia hedhë me dredhi Perëndisë në dituri, zgjuarsi apo strategji. Asnjë prej taktikave të tij nuk mund të jetë kundër Zotit. ཁPlanet e Zotit . . . do të realizohenཁ (Jer. 51:29). 21:31 Njerëzit mund të përpunojnë plane për të siguruar suksesin ushtarak, por fitorja në ditën e betejës vjen vetëm nga Zoti. Është më mirë të besosh në Të sesa te kuajt – apo në armët bërthamore – (shikoni Psa. 20:7). Plamptreja (Plumptre) e përmbledh vargun 30 dhe 31 si vijon: Vargu 30: Asgjë nuk mund t’i kundërvihet Perëndisë. Vargu 31: Asgjë nuk qëndron pa Perëndinë. 22:1Një nam i mirë do të thotë një reputacion i mirë. Ai është fryti i karakterit të mirë. Është më i mirë se pasuritë e mëdha, sepse është më i çmueshëm, më i fuqishëm dhe më i qëndrueshëm. Për të njëjtën arsye hiri është më i pëlqyeshëm se argjendi dhe ari. 22:2 Dallimet shoqërore janë artificiale në kuptimin se të gjithë jemi të së njëjtës familje dhe të gjithë vijmë nga i njëjti Krijues. Dallimore klasore që mbijetojnë në jetë shkatërrohen në vdekje. 22:3Njeriu i matur e shikon përpara të keqen dhe fshihet nga gjykimi i ardhshëm. Izraelitët e bënë këtë gjatë natës së Pashkës duke spërkatur gjakun në dyert e tyre. Ne e bëjmë një gjë të tillë duke gjetur strehë në Krishtin. Të pamendët shkojnë tutje në marrëzinë e tyre dhe “paguajnë për të” (Moffatt). 22:4Përvujtëria dhe frika e Zotit mund të duken shumë të topitura dhe të rëndomta, por i kritiko ato derisa t’i provosh. Ato shpërblehen me pasuri frymërore, lavdi hyjnore dhe një jetë me bollëk. 22:5 Çdo lloj vështirësie dhe shqetësimi qëndron në udhën e të çoroditurit. Ai që e ruan veten të pastër i shmang ato. 22:6 Interpretimi i zakonshëm i kësaj fjale të urtë është që nëse ju e mësoni fëmijën ashtu siç duhet (në rrugën që duhet të ndjekë), atij do t’i shkojë mirë në jetën pas vdekjes. Sigurisht, ka përjashtime, por ky është rregull i përgjithshëm. Henri Uard Biçër (Henry Ward Beecher) vëzhgon: Nuk është e vështirë të rritesh një fëmijë apo pemë nëse kujdeseni për ta kur janë të vegjël, por të përpiqesh të rregullosh gjërat pasi ke lejuar të shkojnë gabim nuk është një gjë e lehtë [34]. Suzana Uezllei (Susannah Wesley), nëna e Çarlsit (Charles), Xhonit (John) dhe 15 fëmijëve të tjerë, ka ndjekur këto udhëzime për t’i mësuar ata: 1. Kontrollo kokëfortësinë e një fëmije dhe puno së bashku me Perëndinë për të shpëtuar shpirtin e tij. 2. Mësoji të lutet sapo të fillojë të flasë. 3. Mos i jep asgjë që kërkon me të thirrura dhe jepi vetëm atë që është e mirë për të nëse e kërkon me mirësjellje. 4. Për të parandaluar gënjeshtrën, mos ndëshko asnjë gabim që rrëfehet lirshëm, por mos lejo kurrë që të kalojë pa u vënë re ndonjë vepër rebele apo mëkatare. 5. Lavdëro dhe shpërble sjelljen e mirë. 6. Vëzhgo me kujdes tërë premtimet që i ke bërë fëmijës sate. Fjala e urtë mund të kuptohet si një nxitje për prindërit që t’i mësojnë fëmijët e tyre përgjatë hapave të talenteve të tyre, më tepër sesa t’i detyrosh në profesione apo zanate për të cilat nuk kanë prirje të lindura. Prandaj Kidneri thotë se vargu mëson respekt për individualitetin dhe thirrjen e fëmijës, edhe pse jo për kokëfortësinë e tij. Dhe kjo fjalë e urtë mund të jetë një paralajmërim që nëse do të mësosh një fëmijë sipas rrugës që ai vetë dëshiron të ecë, ai do të vazhdojë të shkatërrohet dhe të përqendrohet te vetja në jetën e mëvonshme. Xhej Adamsi (Jay Adams) shkruan: Vargu shfaqet jo si një premtim, por si një paralajmërim për prindërit që nëse ata u lejojnë fëmijëve të tyre të mësojnë veten sipas dëshirave të tyre (toleranca e tepërt), ata nuk duhet të presin që fëmija të ndryshojë këto gjëra kur të piqet. Fëmijët lindin mëkatarë dhe, kur lejohen të plotësojnë dëshirat e tyre, do të zhvillojnë kundërpërgjigje zakonesh mëkatare. Ideja themelore është që shembujt e tij zakonorë bëhen të ngulitur mirë kur ata janë bërë të patjetërsueshëm te fëmija që në ditët e hershme [35]. 22:7 Paraja është fuqi dhe mund të përdoret për të mirën dhe për të keqen. Shpesh i pasuri e përdor për të keqen dhe mbase kjo është arsyeja pse quhet ‘mamoni i padrejtësisë’. Huamarrësi është skllav i huadhënësit. Borxhi është një formë robërie. Ai kërkon pagesën e normës tejet të lartë të interesit. Ai nuk e lë tjetrin të ngrejë kokën nga puna. Kufizon lëvizshmërinë dhe aftësinë e tij për të përfituar nga mundësitë. 22:8 Ai që mbjell padrejtësi nuk fiton asgjë thelbësore apo me vlerë. Përpjekja për t’i bërë të tjerët të nënshtrohen me anë të zemërimit do të hidhet poshtë. 22:9Dashamirësibekohet duke shfaqur mirësi ndaj të tjerëve. Duke ndarë gjënë që ka me të varfrit, ai fiton lumturi të tashme dhe shpërblim të ardhshëm. 22:10 Kur një tallës nuk i përgjigjet mësimit, ndreqjes dhe qortimit, hapi tjetër është dëbimi. Përzëre! Kur Ismaeli u dëbua nga shtëpia, grindjet, zënkat dhe abuzimi reshtën (Zanafilla 21:9,10). 22:11 Ai që do pastërtinë e zemrës dhe ata e folura e të cilëve është plot hir do të shijojnë miqësinë mbretërore. Mbreti mund t’i referohet Perëndisë. Një fjalë e shkurtër e folur me mirësi, një veprim apo një lot, zakonisht ka shëruar zemrën që është thyer, dhe ka bërë një mik të sinqertë. – Autor anonim 22:12Zoti ruan dhe e bën të përjetshme dijen e së vërtetës, që të mos humbasë kurrë nga toka, pavarësisht nga tërbimi i demonëve dhe njerëzve. I njëjti Zot i bën të kota mësimet e rreme dhe nxjerr në shesh gënjeshtrën. 22:13 Nëse përtaci nuk gjen një justifikim për të mos shkuar në punë, do ta sajojë një të tillë, pavarësisht se sa qesharake mund të jetë. Këtu ai thotë se ka një luan rrugës së qytetit. Çfarë mund të bëjë një luan në një qytet? Nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një mace! 22:14 Fjalët joshëse të gruas që shkel kurorën përbëjnë një kurth që është i vështirë për ta shmangur. Njeriu që është larguar nga Zoti do të bjerë në atë kurth. Kjo na kujton se Perëndia zakonisht i braktis njerëzit për të mëkatuar kur këta njerëz nuk e pranojnë njohjen e Tij (shikoni Rom. 1:24,26,28). 22:15 Djallëzia dhe kokëfortësia janë të lindur në zemrën e fëmijës, por, duke e përdorur thuprën do ta shpëtosh nga këto vese. Methju Henri (Matthew Henry) këshillon: Fëmijët duhet të ndreqen dhe të disiplinohen nga prindërit e tyre; dhe ne të gjithë duhet të ndreqemi nga Ati ynë qiellor (Heb. 12: 6,7) dhe nën ndreqje ne duhet të heqim marrëzinë dhe të bekojmë thuprën [36]. 22:16 Punëdhënësi që pasurohet duke paguar rroga sa për të mbajtur shpirtin gjallë do të vuajë vetë. Kjo do t’i ndodhë edhe atij që i jep të pasurit, mbase që të sigurojë favorin e tij. Ne duhet t’u japim atyre që nuk mund të na i kthejnë ato që japim.
[previous][next]