Fjalët e Urta

Ky nuk është një album fotografish apo një libër udhëzimesh: ai jep një çelës për jetën. Shembujt e sjelljes që përmban janë të gjithë të vlerësuar nga një kriter, që mund të përmblidhet në pyetjen: ‘A është kjo mençuri apo marrëzi?’Derek Kidner

I. Vendi unik në Kanun

Libri i Fjalëve të Urta është aktual edhe për kohën tonë. Ai trajton problemet e jetës që has secili prej nesh.

Nëse ka ndonjë libër në Bibël që mund të ndriçojë sidomos të rinjtë, ky është libri.

Kur një i ri i ka thënë Karlajlit (Carlyle) se nuk ka asgjë interesante në Librin e Fjalëve të Urta, ai iu përgjigj: “Bëj disa fjalë të urta dhe do të mendosh ndryshe për këtë libër”{{1}}.

Libri i Fjalëve të Urta është mbledhja më e mirë e mendimit të përgjithshëm të shëndoshë dhe të shenjtëruar, i shkruar që i riu të mos bëjë gabime të rëndomta, gabime që i kanë bërë etërit e tij.

Qëllimi i Fjalëve të Urta pohohet te 1:1-7. Me pak fjalë, për t’i dhënë dituri dhe njohje të riut që ai të gjejë bekim të vërtetë në jetë dhe t’i shpëtojë kurtheve dhe grackave të mëkatit. Vargu-kyç është 9:10: “Frika e Zotit është parimi i diturisë dhe njohja e të Shenjtit është zgjuarsia”.

Arnoti e quan librin: “Ligje nga qielli për jetën në tokë”{{2}}. Kjo e përshkruan shumë saktë përmbajtjen e tij.

Një fjalë e urtë është një shprehje thelbësore e diturisë, zakonisht e stolisur në një mënyrë të mençur për të qenë e lehtë për t’u mbajtur mend. Pjesa më e madhe e fjalëve të urta përbëhen nga dy fjali, duke paraqitur qoftë ngjashmëri, qoftë kontradikta.

Ka një larmi fjalësh të urta, ashtu siç do të shohim më poshtë:

1. Disa janë fjali të thjeshta, që shprehin një fakt të thjeshtë, p.sh.:
Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të (16:7).

2. Disa përbëhen nga dy fjali apo fraza, në të cilat një gjë krahasohet me tjetrën:
Një lajm i mirë nga një vend i largët është si ujë i freskët për një njeri të lodhur dhe të etur (25:25).

3. Edhe pse të tjerat kanë dy fjali apo fraza, zakonisht janë të lidhura nga një por dhe përshkruajnë gjëra që janë të kundërta me njëra-tjetrën:
Kujtimi i të drejtit është në bekim, por emri i të pabesit do të kalbet (10:7).

4. Ka fjalë të urta me dy fjali apo fraza në të cilat përsëritet i njëjti mendim në një mënyrë pak të ndryshme:
Sepse prostituta është një gropë e thellë dhe gruaja e tjetërkujt një pus i ngushtë (23:27).

II. Autorësia

Ky libër zakonisht quhet “Fjalët e Urta të Salomonit”, meqë shumë prej thënieve u shkruan nga ky mbret shumë i zgjuar (Fjalet e Urta 1:1; 10:1; 25:1). 1 i Mbreterve 4:32 thotë se Salomoni shkroi 3000 fjalë të urta, kështu që këto janë disa qindra prej tyre që Fryma e Perëndisë i frymëzoi për të qenë Shkrimi i Shenjtë.

Kapitulli 30 thuhet se përmban “fjalët e Agurit, birit të Jahehut” (30:1). Kapitulli 31 paraqitet si “fjalët e mbretit Lemuel” (31:1). Ne sot nuk dimë gjë për identitetin e këtyre dy burrave. Disa mendojnë se këta qenë emra të tjerë të përdorur nga Salomoni.

III. Data

Meqë Fjalet e Urta 25:1 thotë se njerëzit e Ezekias kopjuan një pjesë të Fjalëve të Urta të Salomonit, forma përfundimtare e librit i përket të paktën vitit 700 para K. Shkrimet origjinale të Salomonit i përkasin vitit 900 para K. Nëse Aguri dhe Lemueli nuk janë emrat poetikë të vetë Salomonit dhe nëse kanë jetuar qoftë para vitit 900 apo pas vitit 700 para K., kjo mund ta shtrijë më tej periudhën e mundshme të përpilimit.

IV. Sfondi dhe temat

Të shkruara nga Salomoni dhe të tjerët, libri me ngjyra poetike i Fjalëve të Urta paraqet një edukim liberal. Ai mbulon një seri të gjerë temash – nga ndreqja e fëmijës te qeverisja e një mbreti. Dikush mund të pyesë nëse mund të ekzistojë ndonjë e vërtetë që nuk ndodhet këtu, të paktën në formën fillestare. Ai flet për problemin e pijes, për blerjen me këste, fajësinë rinore dhe drejtimin e punës. Këtu do të gjeni çdo lloj njeriu – gruan grindavece, të marrin krenar, njeriun që nuk do që t’i vihet në dukje gabimi dhe gruan ideale. Dhe gjëja më e mirë, Zoti Jezus ndodhet këtu, duke na folur si Dituria e mishëruar. “Elementet ideale në libër flasin për Të; të metat aktuale bërtasin për Të” (cituar nga Shënimet e Përditshme).

Fjalët e Urta është e vështirë t’i skicosh. Në vend që të paraqesin një vazhdimësi mendimi, si një film, paraqesin pamje të veçanta, si fotografi të ngjyrosura.

Ndërsa e studioni, do të shihni se i ngjan librit të Jakobit në shumë pika.

Një mënyrë tjetër e vlefshme studimi është të gjeni ilustrime të fjalëve të urta të veçanta nga:

1. Vetë Bibla
2. Historia
3. Biografia
4. Literatura
5. Natyra
6. Gazetat dhe botime periodike
7. Radioja dhe televizioni
8. Vetë përvoja juaj

Do të ishte e dobishme të kujtojmë se, ndërsa disa nga fjalët e urta janë shprehje të së vërtetës absolute, disa të tjera janë shprehje që janë përgjithësisht të vërteta, por që mund të kenë aty-këtu një përjashtim. Për shembull, është gjithmonë e vërtetë se “emri i Zotit është një kala e fortë” (18:10), por mund të ketë përjashtime për sa i përket shprehjes “miku të do në çdo kohë” (17:17).

Në studimin e Komentarit të Biblës për besimtarët është thelbësore të lexoni vargun ose vargjet gjegjëse në fillim e pastaj shpjegimin. Shumë nga shpjegimet përkatëse do të ishin pa kuptim nëse nuk keni lexuar fjalën e urtë gjegjëse.

Klasifikimi i disa prej temave të Librit të Fjalëve të Urta

Zoti

  • Bekimi i Zotit (10:22)
  • Besimi në Zotin (3:25,26)
  • Krijimi nga Zoti (3:19,20; 16:4; 20:12; 22:2b; 29:13b).
  • Disiplina e Zotit (3:11,12)
  • Frika e Zotit (1:7,29; 2:5; 8:13; 9:10; 10:27; 14:26,27; 15:16,33; 16:6; 19:23; 22:4; 23:17; 24:21; 28:14)
  • Drejtimi i Zotit (3:5,6; 16:3,9)
  • Gjykimi dhe drejtësia e Zotit (15:25a; 17:3; 21:2; 29:26)
  • Të kudondodhurit e Zotit (15:3)
  • Gjithëditshmëria e Zotit (15:11; 16:2)
  • Lutja që merr përgjigje nga Zoti (15:8,29)
  • Mbrojtja nga Zoti (15:25b; 18:10)
  • I pasuri dhe i varfri (10:15; 13:7,8; 14:20,21,31; 15:16; 17:1,5; 18:23; 19:1,4,17; 21:13;22:2,7,16,22,23; 28:3,6,11,27; 29:7,13)
  • Burimi i diturisë (2:6-8)
  • Sovraniteti dhe fuqia e Zotit (16:1,7,9,33; 19:21; 20:24; 21:30,31; 22:12)
  • Besimi (29:25b)

Kujdesi prindëror

  • Udhëzime mbi mësimin e fëmijës (13:24; 19:18; 22:6; 22:15; 23:13,14; 29:15,17).
  • Bindja dhe mosbindja ndaj prindërve (1:8,9; 6:20,22; 13:1, 19-26; 20:20; 23:22; 30:17)
  • Fjalët e këshillave prindërore (1:8-19; 2:1-22; 3:1-35; 4:1-27; 5:1-23; 6:1-35; 7:1-27; 23:29-35; 24:4-22; 31:1-9)

Të folurit

  • I duhur (15:23; 25:11)
  • Përgojues (25:23)
  • Nënvlerësues (11:12a)
  • Shqetësues (27:14)
  • I keq (12:13a; 15:28b)
  • I tepërt (10:19a; 13:3b)
  • Lajkatare (20:19; 26:28b; 28:23; 29:5)
  • I marrë (12:23b; 14:3a, 7; 15:2b; 18:6,7)
  • I sjellshëm (15:1a, 4a)
  • I mirë (10:20a, 21a; 16:21,23,24; 23:16)
  • I dëmshëm (11:9,11; 12:18a; 15:4b; 16:27; 18:21; 26:18,19)
  • I ashpër (15:1b)
  • I nxituar (18:13; 29:20)
  • Shërues (12:18b; 15:4a; 16:24; 18:21)
  • I ndershëm (12:19a; 13:5)
  • I papërshtatshëm (17:7)
  • Gënjeshtare, mashtruese (6:17; 10:18a; 12:19b, 22a; 14:25b; 17:4; 26:18,19,23-26,28a)
  • I shthurur (4:24; 10:31b, 32b; 15:4b; 17:20b)
  • I përmbajtur (10:19b; 11:12b, 13b; 12:23a; 13:3a; 17:27a, 28; 21:23)
  • I kënaqshëm (12:14; 18:20)
  • Shpifës (10:18b; 30:10)
  • Trillues thashethemesh (11:13a; 16:28; 17:9b; 18:8; 20:19; 22:11a; 26:10,22-26,28)
  • I menduar (15:28a)
  • Dëshmi e së vërtetës dhe e së rremes (6:19; 12:17; 14:5,25; 19:5,9,28; 21:28; 25:18)
  • I urtë (10:31a; 14:3b; 15:2a; 18:4)
  • I kotë (14:23b)

Tema të ndryshme

  • Neveritë
    – për Zotin (3:32; 6:16; 8:7; 11:1,20; 12:22; 15:8,9,26; 16:5; 17:15; 20:10,23; 21:27; 28:9)
    – për të tjerët (13:19; 16:12; 24:9; 26:25; 29:27)
  • Kufijtë e vjetër (22:28; 23:10,11)
  • Marrja dhe dhënia hua (22:7b)
  • Njeriu i kujdesshëm (21:5; 22:29; 27:18,23-27; 28:19a)
  • Dallimi midis njeriut të zellshëm dhe atij përtac (10:4,5; 12:24,27; 13:4)
  • Armiku (16:7; 24:17,18; 25:21; 27:6)
  • Zilia (3:31; 14:30; 23:17; 24:1,19; 27:4)
  • Peshoret dhe peshat e rreme (11:1; 16:11; 20:10,23)
  • Miqtë, komshinjtë dhe miqësia (3:27-29; 6:1-5; 11:12; 12:26; 14:21; 16:28; 17:9,17; 18:17,24; 21:10; 22:24,25; 24:17,19; 25:8,9,17,20,21,22; 26:18,19; 27:6,9,10,14,17; 28:23; 29:5)
  • Mjalti (16:24; 24:13; 25:16,27; 27:7)
  • Palodhshmëria (12:9,11; 14:4,23a)
  • Lidhja midis shëndetit fizik, mendor dhe frymëror (3:1,2,7,8,16; 4:10,22; 9:11; 13:12; 14:30; 15:13,30; 16:24; 17:22; 18:14; 27:9)
  • Drejtësia dhe padrejtësia (13:23; 17:15,26; 18:5; 21:15; 22:8,16; 24:23,24)
  • Mbreti apo sunduesi (14:28,35; 16:10,12-15; 19:12; 20:2,8,26,28; 21:1; 22:11,29; 23:1; 24:21,22; 25:2-7,15; 28:15,16; 29:2,4,12,14,26; 30:31; 31:4,5)
  • Shorti (16:33; 18:18)
  • Plakja (16:31; 17:6; 20:29)
  • Anësia (18:5; 24:23b-25; 28:21)
  • Krenaria dhe përulësia (3:34b; 8:13; 11:2; 15:33; 16:5,18,19; 18:12; 22:4; 29:23)
  • Reputacioni (10:7; 22:1)
  • Dallimi midis njeriut të drejtë dhe atij të lig (3:32,33; 10:3,6,7,9,11,16,24,25,28,29-32; 11:3-11,17-21,23,27,31; 12:2,3,5-8,12-14,20,21,26,28; 13:2,5,6,9,21,25; 14:2,9,11,14,22,32; 15:8,9,26; :24:15,16; 28:1,12)
  • Tallësi apo përqeshësi (3:34a; 9:7,8,12; 13:1; 14:6; 15:12; 19:25; 21:11,24; 22:10; 24:9; 29:8a)
  • Shërbëtorët dhe skllevërit (14:35; 17:2; 19:10; 29:19,21)
  • Përtaci (6:6-11; 10:26; 15:19; 18:9; 19:15,24; 20:4,13; 21:25; 22:13; 24:30-34; 26:23-16)
  • Fituesi i shpirtrave (11:30; 24:11,12)
  • Mundimi dhe kënaqja (10:12; 12:18; 13:10; 15:1-4,18; 16:27,28; 18:6-8; 21:9,19; 28:25)
  • Dorëzania (6:1-5; 11:15; 17:18; 20:16; 22:26,27; 27:13)
  • Nxënia (gatishmëria për të pranuar mësimin dhe ndreqjen, 1:5; 9:7-9; 10:10; 12:1,15; 13:1,10,18; 15:5,10,12,31,32; 17:10; 19:20,25; 21:11; 25:12; 27:5,6; 28:23; 29:1)
  • Maturia dhe durimi (14:17,29; 15:18; 16:32; 19:11)
  • Maturia dhe vetëkontrolli (23:1-3; 25:28)
  • Vera (20:1; 21:17; 23:20,21,29-35; 31:4-7)
  • Dituria për të marrë drejtim apo këshilla nga të tjerët (11:14; 12:15; 15:22; 20:18; 24:6)
  • Mishërimi i diturisë (1:20-33; 8:1-36; 9:1-6; 14:1a; 16:16,22; 19:23)
  • Dallimi midis të diturit dhe të marrit (3:35; 10:8,13,14,23; 12:15,16,23; 13:16; 14:3,8,15,16,18,19,24,33; 15:7,14,20,21; 17:11,12,16,21,24,24,28; 18:2,6-8; 29:8,9,11)
  • Fjala dhe bindja ndaj saj (13:13,14; 16:20; 19:16; 28:4,7,9; 29:17; 30:5,6)

Mirëqenia

  • E shoqëruar nga shqetësimet (15:6,16,17; 16:8; 17:1)
  • Sjell miq (19:4,6)
  • E fituar me anë të dhunës (11:16)
  • E fituar me të padrejtë (10:2; 13:22b; 15:6b; 20:17; 21:6; 22:16; 28:8)
  • E fituar me ngut (13:11; 20:21; 28:20b, 22)
  • E fituar me ndershmëri (10:16)
  • Dhuratat dhe ryshfetet (15:27; 17:8,23; 18:16; 19:6; 21:14; 25:14; 29:4)
  • E trashëguar (19:14)
  • Vlera e saj e kufizuar (11:4)
  • Më pak e vlefshme se dituria (16:16)
  • Nuk duhet besuar (11:28)
  • Pretendimi (13:7)
  • Mbrojtja e saj (10:15a; 13:8; 18:11)
  • Shërbimi dhe bujaria (3:9,10,27,28; 11:24-26; 19:6; 21:26b; 22:1; 28:27)
  • Përkohshmëria (23:4,5; 27:24)

Gruaja e ligë

  • Gruaja e ligë apo e përdalë (2:16-19; 5:3-23; 6:24-35; 7:5-27; 9:13-18; 22:14; 23:27,28; 30:20)

Gratë e tjera

  • Një grua shumë e bukur pa mençuri (11:22)
  • Një grua grindavece (19:13; 21:9,19; 25:24; 27:15,16)
  • Një grua e mirë (12:4; 18:22; 31:10-31)
  • Një grua e hirshme (11:16)
  • Një grua e kujdesshme (19:14)
  • Një grua jo e dashur (30:23)
  • Gruaja në rininë tënde (5:18,19)

Përmbledhja

I. HYRJE (1:1-7)
II. FJALË TË URTA TË SALOMONIT MBI DITURINË DHE MARRËZINË (1:8-9:18)
A. Qortimet e diturisë (1:8-33)
B. Udhët e diturisë (Kapitulli 2)
C. Shpërblimet e diturisë (3:1-10)
D. Dituria si çmim (3:11-20)
E. Praktikimi i diturisë (3:21-35)
F. Dituria si thesari i familjes (4:1-9)
G. Dituria dhe dy shtigjet (4:10-27)
H. Marrëzia e imoralitetit (Kapitulli 5)
I. Marrëzia e dorëzanisë, dembelizmit dhe mashtrimit (6:1-19)
J. Marrëzia e shkeljes së besnikërisë bashkëshortore dhe kurvërisë (6:20-7:27)
K. Mishërimi i diturisë (Kapitulli 8)
L. Ftesa nga dituria dhe marrëzia (9:1-18)
III. FJALË TË URTA TË SALOMONIT MBI MORALIN PRAKTIK (10:1-22:16)
A. Dallimi mes stilit të drejtë të jetës dhe atij të ligë (10:1-15:33)
B. Lavdërimi i stilit të drejtë të jetës (16:1-22:16)
IV. FJALË TË URTA TË BURRAVE TË MENÇUR (22:17-24:34)
A. Fjalët e burrave të mençur (22:17-24:22)
B. Thënie të tjera të burrave të mençur (24:23-34)
V. FJALËT E URTA TË SALOMONIT TË PËRPILUARA NGA NJERËZIT E EZEKIAS (25:1-29:27)
VI. FJALËT E AGURIT (Kapitulli 30)
VII. FJALËT QË NËNA E LEMUELIT I MËSOI ATIJ (31:1-9)
VIII. GRUAJA DHE NËNA IDEALE (31:10-31)

[1] Cituar nga D. L. Moody te Notes from My Bible, f. 81.[[1]]
[2] Arnot-i e përdor këtë si titull për komentin e tij mbi Fjalët e Urta (shikoni bibliografinë).[[2]]

[previous][next]