Shulamitja kujton një ëndërr shqetësuese, në të cilën nuk e kishte parë atë për shkak të letargjisë së saj (Kantiku i Kantikëve 5:2-8)

5:2-7 Tashmë vajza përshkruan një ëndërr në të cilën e ka dëgjuar atë të trokasë në derë, duke e thirrur për ta hapur. Ai ishte lagur nga vesa e mbrëmjes. Kur ajo ngurroi t’ia hapte, sepse tashmë ishte larë dhe tërhequr për të fjetur, ai e tërhoqi dorën e tij nga dera. Së fundi, ajo u ngrit dhe shkoi te dera. Duart e saj u parfumosën me mirrë, të cilën e kishte lënë ai mbi dorezën e bravës. Por ai kishte ikur. Ajo e kërkoi, e thirri, por nuk e gjeti. Rojet e qytetit, duke keqkuptuar karakterin e saj, e rrahën dhe i çorën velin. 5:8 Në brengën e saj ajo u përgjërohet bijave të Jerusalemitt’i thoshin atij, nëse do ta shihnin, se ajo e donte ende sa më parë.
[previous][next]