Shulamitja në oborrin e Salomonit mendon për të dashurin e saj që mungon dhe u rrëfen zonjave të oborrit rreth tij dhe vetes (Kantiku i Kantikëve 1:2-8)

1:2-4 Shulamitja po dëshiron me zjarr të puthurat e të dashurit të saj; pastaj, duke imagjinuar se ai është i pranishëm, ajo i thotë atij se dashuria e tij është më e mirë se vera. Duke krahasuar virtytet e tij me aromën e vajrave, ajo e sheh këtë si arsyen pse dashurohet nga vajzat e tjera, por ajo e dëshiron shumë atë të vijë dhe ta quajë si të tijën. Bijat e Jerusalemit do të përpiqen më kot ta ndjekin. Mbreti Salomon e ka çuar në dhomat e tij shulamiten, mbase për ta shtuar në haremin e tij, por kjo ishte kundër dëshirës së saj. Kur bijat e Jerusalemit përshtatën ndjenjat e saj rreth të dashurit të saj si të tyret, ajo komenton se vlerësimi i tyre për të është i përligjshëm. 1:5,6 Ndryshe nga zonjat e zbehta të pallatit, shulamitja e breshtë [fshatarake] ka kaluar shumë kohë në diell për të ruajtur vreshtat. Prandaj ajo është e zezë, por [4] e bukur. 1:7,8 Mendimet e saj shkojnë tek i dashuri i saj. Ajo pyet se ku e kullot ai kopenë, se ku e lë të pushojë në mesditë. Dhe nuk mund të kuptojë pse nuk mund të jetë me të, në vend që të jetë një grua e mbuluar në prani të të tjerëve, që ishin, për të, njerëz më pak të denjë. Bijat e Jerusalemit [5] hedhin idenë me sarkazëm se ajo mund ta gjente atë duke ndjekur gjurmët e kopesë.
[previous][next]