VËLLIMI 1 | DHJATA E VJETER
Tani le të shohim librat historik të Dhiatës së Vjetër – librat nga Zanafilla deri te Esteri.
Shumica e këtyre librave ndjekin njëri-tjetrin në rend kronologjik. Sidoqoftë, ka disa përjashtime, ndërsa ne do t’i shohim më vonë.
Pesë librat e parë quhen Pentateuku ose Pesë librat e Moisiut.
ZANAFILLA. Bibla fillon me dëshminë e krijimit, një çështje me interes universal. Vazhdon shpejt me rënien e njeriut, e cila shpjegon plotësisht anën e errët të jetës. Ligësia e tepruar solli përmbytjen, ku mbijetoi vetëm Noeu dhe familja e tij. Kulla e Babelit ishte monument i krenarisë dhe rebelimit të njeriut ndaj Perëndisë. Në Zanafillën, kapitulli 12, Perëndia thirri Abramin të largohej nga Uri, për të udhëtuar në atë çfarë më vonë u quajt Palestinë dhe të bëhej ati i popullit hebre. Abrahamit dhe Sarës i lindi Isaku në moshë të thyer. Pastaj linja e njerëzve të zgjedhur të Perëndisë kaloi deri te Jakobi, një njeri gjithashtu plot besim. Jakobi u bë babai i 12 bijve, kokat e 12 fiseve të Izraelit. Një nga këta bij, i quajtur Jozef, më vonë bëhet më kryesori. I dashur nga babai i tij, i urryer nga vëllezërit e tij dhe i shitur në Egjipt, ai u bë i njohur në qeveri. Kur familja e tij u kërcënua nga uria në Kanaan, ai i solli ata në Egjipt dhe u siguroi të gjitha nevojat. Zanafilla përfundon me vdekjen e Jozefit në Egjipt. Ka mbi 100 mënyra, në të cilat Jozefi është një tablo ose «tipizim» i Zotit Jezus Krisht.
EKSODI. Ndërsa koha kalonte dhe Izraelitët u shumuan në Egjipt, një Faraon i ri erdhi në fuqi, i cili i skllavëroi ata. Perëndia thirri Moisiun për t’i dorëzuar ultimatumin Faraonit: «Lëre popullin tim të shkojë!» Por Faraoni nuk e linte. Nëntë plagë të tmerrshme dështuan për të ndryshuar mendjen e tij, por e dhjeta pati sukses. Izraelitët e mbajtën Mbikalimin, një festë fetare, në të cilën gjaku i një qengji, i spërkatur në derën e një shtëpie, shpëtoi të parëlindurit nga shkatërrimi. Kjo, në mënyrë dramatike portretizon shpëtimin nëpërmjet besimit në Krishtin, Qengjin e Perëndisë, gjaku i të cilit u derdh për faljen e mëkateve tona.
Pas Pashkës, Izraelitët u larguan nga Egjipti. Nëpërmjet një mrekullie të fuqishme, Perëndia u bëri të mundur të kalonin Detin e Kuq, por ushtria Egjiptiane që i ndiqte u mbyt. Udhëtimi i tyre i çoi ata te Maja frikë-frymëzuese Sinai, ku Perëndia u dha atyre Dhjetë Urdhëresat. Gjithashtu, në këtë kohë, Perëndia dha edhe shumë udhëzime në lidhje me një Tabernakull (një tendë e përdorur për adhurimin e Jehovës), një priftëri dhe një sistem flijimesh. Në fund të Eksodit, Tabernakulli ngrihet dhe njerëzit janë akoma në kamp në Malin Sinai.
LEVITIKU. Ky është një libër udhëzimesh për priftërinë levitike, i dhënë Moisiut ndërsa populli (Izrael) ishte në Malin Sinai. Levitiku thekson nevojën për shenjtërim në jetën e njerëzve të Perëndisë. Thekson pesë ofrimet kryesore – e djegur, ushqim, paqe, mëkat dhe shkelje – të cilat të gjitha paraportretizojnë Personin dhe punën flijuese të Krishtit, i cili vdiq si Zëvendësim për mëkatarët. Levitiku përmban ligje në lidhje me priftërinjtë, ushqimet, të cilat ishin gjithnjë e më shumë sipas ligjeve të dietës, pastërtinë personale dhe moralin dhe zbulimin dhe trajtimin e sëmundjes së lebrës. Së fundi, Levitiku jep udhëzime për ditët e rëndësishme të shenjta në kalendarin fetar Izraelit: Shabatin, Pashkën, Festën e Bukës pa maja, Festën e Prodhimeve të Para, Festën e Javëve ose të Rrëshajës, Festën e Borive, Ditën e Shlyerjes së mëkateve dhe Festën e Tabernakullit. Këto festa simbolizojnë ngjarje të rëndësishme në punën e Perëndisë me Izraelin, disa të së kaluarës, disa të së ardhmes. Pashka, për shembull, simbolizon vdekjen e Krishtit, Festa e Prodhimeve të Para simbolizon ringjalljen e Tij dhe Festa e Javëve tregon zbritjen e Frymës së Shenjtë në ditën e Rrëshajave.
NUMRAT. Deri tek Numrat 10:11, populli (hebrenjtë) ishte akoma duke fushuar në Sinai, duke u përgatitur për marshimin për në Tokën e Premtuar. Një numërim u bë në atë kohë dhe, një tjetër në fund të librit – kështu e mori emrin Numra. Pas rreth një viti në Sinai, populli e la kampin dhe filloi udhëtimin nëpër shkretëtirë, plot ankime, rebelim dhe mosbesim. Në Kadesh-Barnea ata dërguan 12 spiunë në Kanaan. Të gjithë përveç dy prej spiunëve, Jozueu dhe Kalebi, këshilluan se ishte e pashpresë të hynin në tokën e premtuar (megjithëse premtimi i Perëndisë u siguronte sukses). Si rezultat, Perëndia solli dy gjykime të tmerrshëm mbi popullin. Së pari, ata u endën nëpër shkretëtirë për 40 vjet – një vit për çdo ditë që spiunët ishin në Kanaan. Udha ekzakte e endjeve nuk dihet. Së dyti, të gjithë ushtarët mbi 20 vjeç që ishin larguar nga Egjipti (përveç Jozueut dhe Kalebit, të cilët i besuan Perëndisë) vdiqën në shkretëtirë. Madje edhe vetë Moisiu u përjashtua të hynte në Tokë, sepse ai nuk iu bind Perëndisë në zemërimin e tij. Kur izraelitët u ankuan kundër Zotit dhe u kafshuan nga gjarpërinj flakërues, ata u shpëtuan duke shikuar gjarprin prej bronzi, të cilin Moisiu ngriti mbi një shtyllë (shihni Gjoni 3:14, 15 për interpretim). Pas vitesh të endjeve pa synim, populli përfundimisht arriti fushat e Moabit, në anën lindore të lumit Jordan, përballë Jerikos.
LIGJI I PËRTËRIRË. Këto fjalë nënkuptojnë «ligjin e dytë». Për arsye se një brez tjetër kishte lindur qëkur izraelitët ishin larguar nga Egjipti, ishte e nevojshme që populli të udhëzohej në Ligjin e Perëndisë para se të hynte në Tokën e Premtuar. Kështu në Ligjin e Përtërirë, ne gjejmë Moisiun duke i kujtuar popullit se ata do ta shijonin bekimin e Perëndisë në tokën e premtuar vetëm, nëse do të ishin të bindur ndaj Fjalës së Perëndisë. Ai ua kujtoi historinë e kaluar me qëllim që të nxirrnin mësime nga ajo. Ai rishikoi ligjin, veçanërisht duke i paralajmëruar njerëzit kundër tradhtisë bashkëshortore dhe martesave të përziera. Ai dha ligje shtesë për sa i përket jetës në Kanaan dhe paratregoi rezultatet e bindjes dhe mosbindjes së tyre. Në fund të librit, Moisiu vdiq dhe drejtimi u pasua nga Jozueu Të gjitha ngjarjet në Ligjin e Përtërirë zënë vend në fushat e Moabit, ku populli po fushonte në fund të librit të Numrave.
JOZUEU. Izraelitët tani ishin gati për pushtimin e Kanaanit. Jozueu u dha atyre urdhrat e marshimit, pastaj dërgoi spiunë në Jeriko, të cilët gjetën ndihmë nga prostituta Rahab. Strategjia bazë ishte të ndanin dhe të pushtonin. Së pari, u organizua fushata qendrore, në të cilën ushtria kaloi lumin Jordan, robëroi Jerikon dhe pastaj (pas dështimit fillestar) pushtoi Ain. Fushata jugore vazhdoi më pas. Jozueu dhe trupat e tij mposhtën një ligë prej pesë mbretërish në Gibeon. Së fundi, organizuan ofensivën në veri duke arritur ujërat e Meromit.
Pastaj vendi u nda midis fiseve, me 9,5 fise në perëndim të lumit Jordan dhe 2,5 fise (Reuben, Gad dhe gjysma e fisit të Manasit) në lindje të lumit Jordan. Gjashtë qytete u ngritën për strehimin e të aksidentuarve në luftë dhe 42 qytete u ndërtuan për Levitët.
Mesazhi i lamtumirës i Jozueut tregon për shqetësimin e tij që populli të mos binte në idhujtari. Ashtu siç Jozueu i sfidoi ata me fjalët: «Zgjidhni sot kujt doni t’i shërbeni» (Jozueu 24:15), ashtu jemi të sfiduar edhe ne për të zgjedhur Krishtin ose botën, shpëtimin ose mëkatin, qiellin ose ferrin.
GJYQTARËT. Pas vdekjes së Jozueut, Izraeli hyri në një periudhë kur, pa qeverisje të fortë qendrore, njerëzit bënë çfarëdo që ata dëshiruan. Si ndëshkim, Perëndia i dorëzoi ata në duart e shtypësve paganë. Kur izraelitët i bënë thirrje Zotit, Ai ngriti udhëheqës ushtarakë (këtu të quajtur gjyqtarë) për t’i shpëtuar ata dhe për të shërbyer në një periudhë paqeje. Kjo strukturë në formë rrethi mund të përshkruhet si mëkat, skllavëri, përgjërim dhe shpëtim, ose si rebelim, shpagim, pendim dhe pushim. Gjyqtarët më të mirënjohur ishin Othnieli, Ehudi, Shamgari, Deborahu, Gideoni, Jefthahu dhe Samsoni. Pesë kapitujt e fundit të Gjyqtarëve japin shembuj të gjendjes së ulët fetare, morale dhe politike, që mbizotëroi në këtë periudhë.
RUTHI. Gjatë kohës së Gjyqtarëve, një familje hebre nga Betlehemi shkoi në një vend johebre të Moabit për t’i shpëtuar një zije buke. Të dy bijtë u martuan me vajza të Moabit, njëra nga të cilat ishte Ruthi. Pastaj tragjedia ngjau. Babai hebre dhe të dy bijtë e tij vdiqën. Ruthi vendosi të shkonte në Betlehem me të vjehrrën e saj, Naomin. Atje Boazi, një i afërm i bashkëshortit të mëparshëm të Ruthit, u martua me të, kështu duke ruajtur emrin e familjes dhe duke mbajtur pasurinë në familje. Biri i tyre, Obedi, u bë gjyshi i Davidit dhe kështu një paraardhës i Krishtit. Boazi simbolizon Zotin Jezus Krisht si I vetmi që u siguron shpengim dhe pushim atyre që i besojnë veten Atij.
SAMUELI I PARË. Tre personazhet kryesore në këtë libër janë Samueli, Sauli dhe Davidi. Profeti Samuel erdhi në fuqi në kohën kur priftëria kishte dështuar dhe populli ishte në kërkim të një mbreti, si kombet e tjerë. Kjo kërkesë përfaqësoi një hedhje poshtë të sundimit të Perëndisë mbi ta. Mbreti i parë ishte Sauli, i cili u duk premtues në fillim, por përfundimisht nuk iu bind Zotit herë pas here. Ai ishte marrëzisht xheloz ndaj Davidit, i cili ishte bërë shumë i njohur pas mposhtjes së Goliathit. Davidi ishte vendosur mbret fshehtazi për të zëvendësuar Saulin, por u pengua për të marrë fronin nga përpjekjet pa pushim të Saulit në jetën e tij. Së fundi, Sauli dështoi në betejë dhe kreu vetëvrasje.
SAMUELI I DYTË. Për më shumë se shtatë vjet Davidi sundoi vetëm në pjesën jugore të mbretërisë, e njohur si Judea. Pastaj ai u vendos si mbret mbi të 12 fiset. Suksese të sundimit të Davidit ishin fitoret e shkëlqyeshme ushtarake, themelimi i Jeruzalemit si kryeqyteti politik dhe fetar i Izraelit dhe përgatitjet për ndërtimin e Tempullit. Perëndia i premtoi atij një fron përgjithmonë dhe pasardhës për t’u ulur në atë fron, një premtim që është përmbushur plotësisht në Jezusin, Mesian. Mëkati i Davidit me Bathshebën vuri në lëvizje një seri fatkeqësish, e cila përfshiu vdekjen e tre bijve dhe arriti kulmin në birin e tij Absalomin, i cili e çoi Davidin në mërgim të përkohshëm. Pasi Absalomi u ther, Davidi me krenari numëroi njerëzit, duke provokuar një murtajë hyjnore të dërguar që vrau 70,000 veta.
LIBRI I PARË DHE I DYTË I MBRETËRVE. Pasi Salomoni pasoi babanë e tij, Davidin, si mbret, ai u pushtua nga një program ambicioz ndërtimi, projekti më i famshëm ekzistues, Tempulli. Por Salomoni nuk iu bind Zotit duke u martuar me gra pagane, të cilat e udhëhoqën atë në tradhti bashkëshortore dhe duke grumbulluar një numër të madh kuajsh për forcë ushtarake, sesa në besimin në Zotin. Megjithëse sundimi i tij ishte sundim paqeje dhe lulëzimi, ai rezultoi në taksa shtypëse mbi popullin. Kështu, kur Salomoni vdiq dhe biri i tij Roboami e pasoi, populli kërkoi lehtësim nga taksat. Duke hedhur poshtë këshillën e këshilltarëve të babait të tij, Roboami u vuri veshin këshilltarëve të tij të rinj duke kërcënuar akoma më shumë. Kjo çoi në një ndarje në mbretëri me Jeroboamin duke udhëhequr 10 fiset në veri, të njohur si Izraeli ose Efraimi. Roboami mbeti me mbretërinë e jugut, e njohur si Judea dhe e përbërë nga Judea, Benjamini dhe shumica e Levitëve.
Pastaj pati një vazhdimësi mbretërish në secilën mbretëri. Izraeli kishte 19 mbretër, të gjithë të këqij dhe 9 dinasti ose familje. Izraeli vazhdoi deri në vitin 721 para Krishtit, kur u robërua nga Asirianët. Judea kishte 20 mbretër, të gjithë të së njëjtës dinasti ose linje gjaku. Mbretërit e mirë të Judesë ishin Asa, Josafati, Joasi, Azaria, Jothami, Ezekia dhe Josia. Judea u robërua nga babilonasit në vitin 586 para Krishtit.
Shërbimi i profetit Elia është i njohur në një të tretën e fundit të 1 i Mbretërve dhe pastaj profeti Eliseu bëhet i njohur në një të tretën e parë të 2 Mbretërve.
LIBRI I PARË DHE I DYTË I KRONIKAVE. Libri i Parë i Kronikave përmbledh gjerësisht të njëjtën kohë të 1 dhe 2 Samuelit dhe 2 Kronikave ka të bëjë mjaft me të njëjtën periudhë kohore si në 1 dhe 2 Mbretërit. Por ka disa ndryshime të rëndësishme. Ndërsa libri i Samuelit dhe Mbretërve janë të dhëna historike, 1 dhe 2 Kronikave janë më tepër një interpretim frymëror. Për shembull, librat e Kronikave theksojnë më shumë Davidin sesa Saulin, Judenë më shumë sesa Izraelin, mbretërit e mirë sesa të këqijtë, rregullin priftëror sesa atë politik. Gjenden dy ndryshime tjera që duhen përmendur. 1 Kronikave fillon me nëntë kapituj të gjenealogjive, që nuk gjenden në Samuelit dhe 2 Kronikave përfundon me dekretin e Kirit, që nuk gjendet në 2 Mbretërve. Ky dekret i lejonte hebrenjtë të ktheheshin në tokën e tyre që të rindërtonin Tempullin.
ESDRA. Kur Kiri nxori dekretin se hebrenjtë mund të ktheheshin në tokën e tyre nga Babiloni, Zerubabeli udhëhoqi ekspeditën e parë prej rreth 50,000 patriotëve besnikë. Megjithëse patën opozitë të fortë, këta njerëz bënë të mundur që Tempulli të rindërtohej.
Gjashtëdhjetë vjet më vonë, Esdra udhëhoqi një grup tjetër mërgimtarësh për në atdheun e tyre. Esdra realizoi një fushatë të suksesshme për të hequr dorë nga gratë e huaja, me të cilat ishin martuar.
NEHEMIA. Gjatë sundimit të sundimtarit persian Artakserksi, Nehemia u autorizua të kthehej në Jerusalem me urdhër që të rindërtonte murin. Pasi puna përfundoi në 52 ditë, pati një ringjallje frymërore si rezultat i leximit publik të Fjalës së Perëndisë.
Kur Nehemia u kthye në Persi, njerëzit në Jerusalem ranë në mëkat. Ata lejuan që Tempulli të mos mbahej si i shenjtë, dështuan në mbështetjen e Levitëve, nuk mbajtën Shabatin dhe u martuan me gra johebre. Nehemia u kthye përsëri në Jerusalem, i reformoi këta abuzime dhe e udhëzoi popullin me Fjalën e Zotit.
Historia e Dhiatës së Vjetër mbyllet në këtë pikë, afërsisht 400 vjet para Krishtit. Megjithëse libri i Esterit e ndjek atë në ndarjen e librave historik të Biblës, në fakt ngjarjet në të zunë vend para ngjarjeve në Nehemian. Dhiata e Vjetër është e heshtur rreth periudhës 400 vjeçare midis librit të fundit të Dhiatës së Vjetër dhe librit të parë të Dhiatës së Re. Disa u shkruan gjatë kësaj periudhe dhe përmbajnë ca informacion të dobishëm (megjithëse me gabime) rreth «400 vjetëve të heshtur» të periudhës midis dhiatave.
ESTERI. Ngjarjet në Esterin ndodhën në Persi midis kapitullit të gjashtë dhe të shtatë të Esdrës. Kur mbreti pers e dëboi gruan e tij dhe kërkoi për një mbretëreshë tjetër, një vajzë hebre e quajtur Ester, u zgjodh. Një armik i quajtur Haman e bindi mbretin për të nxjerrë një dekret të pacenueshëm që deklaronte se të gjithë hebrenjtë në mbretëri duhej të vriteshin në një datë të caktuar. Duke ndjekur këshillën e Mardokeut, kushëririt të saj, Esteri shkoi para mbretit dhe denoncoi Hamanin. I tërë kurthi i tij dështoi dhe ai u ekzekutua. Pastaj Esteri pati sukses për nxjerrjen e një dekreti tjetër, që i lejonte hebrenjtë të mbronin vetveten. Kjo rezultoi në një çlirim madhështor të hebrenjve, akoma e kremtuar në festën e Purimit.
[previous][next]