Ku gaboi Darvini: Përkrahësit e projektimit inteligjent ftojnë Fodor dhe Piattelli-Palmarini në radhët në rritje të kritikëve të Darvinit [Fragment]
Jerry Fodor dhe Massimo Piatelli-Palmarini vijnë me vonesë në festën dyshuese të Darvinit, por megjithatë janë pjesëmarrës të mirëpritur. Më poshtë keni disa vërejtje të mirëpritura nga zëra shkencëtarësh kryesues nga komuniteti i projektimit inteligjent.
Ne sapo morën një kopje për shqyrtim të librit «Ku gaboi Darvini» (“What Darwin God Wrong”), libri i ri që sulmon evolucionin darvinian nga Jerry Fodor dhe Massimo Piatelli-Palmarini, dy shkencëtarë tërësisht materialistë. Përse ka rëndësi kjo? Sepse zakonisht materialistët kanë qenë mbrojtësit më të zjarrtë të teorisë së seleksionimit natyror të Darvinit. Me botimin e këtij libri, ka mundësi që kjo të ndryshojë.
Për ata që janë duke vrarë mendjen se për çfarë bën fjalë e gjithë kjo, më lejoni të kthehem mbrapa më 2007 kur Fodori boti pjesën e tij të parë të herezisë në «Rishikimi i Librave i Londrës», «Përse derrat nuk kanë krahë». Ai artikull bëri që Stanley Salthe, një tjetër shkencëtar materialist të dyshonte evolucionin darvinian (dhe ka nënshkruan deklaratën «Largim nga Darvini»…), për të thirrur një grup diskutimi me e-postë që sot njihet si Altenberg 16.
Autorja për shkencën Susan Mazur raportoi mbi atë takim dhe më vonë shkroi një libër të tërë për 16 shkencëtarët që, në thelb, po pohonin atë që ne kemi qenë duke thënë këtu në EVN për vite – evolucionin darvinian ka vdekur. Ajo shkroi:
«Si përmbledhje bëhet fjalë për një mbledhje prej 16 biologësh dhe filozofësh të nivelit “rock-star” – le t’i quajmë ata “Altenberg 16” – të cilët kuptojnë se teoria e evolucionit që shumica e biologëve praktikues e pranojnë dhe që mësohet sot në orët e mësimit, është e pamjaftueshme për të shpjeguar ekzistencën tonë. Është për shkak të zbulimit të ADN-së, i mungon një teori për formën e trupit dhe nuk ka vend për fenomene “të tjera” të reja».
Ajo raportoi edhe atë që kishte përjetuar Fodori mbasi foli publikisht për dyshimet e para rreth Darvinit.
«Kur i kërkova Fodorit të diskutonte këtë artikull, ai tha me shaka se tani ishte në “programin e mbrojtjes së dëshmitarit”, pasi ishte ngacmuar shumë mbas pjesë LRB. …Fodori më tregoi edhe që “ju nuk mund t’i çoni në shtyp këto gjëra, pasi është një sulm mbi teorinë e seleksionimit natyror” dhe përveç kësaj “99.99% e popullatës nuk e kanë idenë se çfarë është teoria e seleksionimit natyror”».
Për nder të tij, ai i ka qëndruar pozitës së tij dhe ka shkuar në nivelin tjetër duke botuar «Ku gaboi Darvini».
http://www.evolutionnews.org/2010/02/what_darwin_got_wrong_intellig.html