Sipas Çarls Darvinit, mekanizmi qendror i evolucioni është mbijetesa e më të fortit. Sipas këtij koncepti kafshët inferiore kanë më tepër gjasa që të zhduken, ndërsa ato superiore kanë më shumë gjasa që të mbijetojën[1]. Racizmi që ka sjellë kjo ide tashmë është dokumentuar mirë dhe është përhapur gjerësisht[2]. Më pak i njohur është fakti se shumë evolucionistë, duke përfshirë Darvinit, mësuan se gratë ishin biologjikisht dhe intelektualisht inferiore ndaj burrave.
Arsye për inferioritetin
Sipas teorisë darviniane, gratë ishin më pak të evoluara se burrat dhe për shkak të truve të tyre më të vegjël ato ishin “përjetësisht primitive”, fëmijërore, më pak frymërore, më tepër materialiste dhe “një rrezik real për qytetërimin bashkëkohor”[3]. Boshllëku i supozuar i intelektit që kanë besuar shumë darvinistë kryesorë se ekzistonte midis njerëzve meshkuj dhe femra ishte kaq i madh që disa darvinistë kryesorë i klasifikuan këta si dy lloje të veçantë – meshkujt si Homo frontalis dhe femrat si Homo parietalis[4]. Ndryshimet ishin kaq të mëdha që Darvini u habit që “qenie aq të ndryshme t’i përkisnin specieve të njëjta”[5].
Si arsye për superioritetin mashkullor jepej përfundimi se burra më të dobët krasiteshin nga lufta dhe gjuetia, duke bërë që vetëm ata që ishin më të fortë të ktheheshin në shtëpi dhe të riprodhonin. Gratë, nga ana tjetër, nuk ishin subjekt i këtyre trysnive përzgjedhëse, por mbroheshin nga burrat, duke bërë që gratë e dobëta të mbijetonin[6].
[1] Darwin, C., The Origin of Species by Means of Natural Selection, London: John Murry, 1859.[2] Bergman, J., “The History of the Human Female Inferiority Ideas in Evolutionary Biology,” Rivista di Biologia/Biology Forum 95(2):379–412, 2002.
[3] Gilmore, D., Misogyny: The Male Malady, University of Pennsylvania Press, Philadelphia, p. 125, 2001.
[4] Love, R., Darwinism and feminism: “The ‘women question’ in The Life and Work of Olive Schreinr and Charlotte Perkins Gilman,” in Oldroyd and Langham, Eds., The Wider Domain of Evolutionary Thought, D:Reidel, Holland, pp. 113–131, 1983.
[5] Rosser, S., Biology and Feminism, Twayne, New York, p. 59, 1992.
[6] Dyer, G., War, Crown Publishers, New York, p. 122, 1985.
http://www.answersingenesis.org/articles/am/v2/n1/darwin-taught-male-superiority