Euxhine Skoti (Eugenie Scott) i udhëzon shkencëtarët që të flasin për evolucioni pa zbuluar asnjë dobësi
Euxhine Skoti luan shumë role në debatin mbi evolucionin. Tani, në një intervistë të ndritur për revistën «Lajmet e Shkencës» (Science News), ajo ofron urtësinë e saj si një trajner në media për shkencëtarët që flasin publikisht mbi evolucionin. Pjesa këshilluese më e rëndësishme që ajo ofron? Mos përdor kurrë terminologji që mund të nënkuptojnë ndonjë dobësi të vërtetë për biologjinë evolucionare. Doktoresha Skot këshillon: «Ta themi me të butë, nuk është në dobi të tyre kur biologët evolucionarë thonë gjëra si: «Kjo e revolucionarizon krejtësisht pikëpamjen tonë për X çështje». Pasi vështirë se ajo që do të kemi do ta revolucionarizojë krejtësisht pikëpamjen tonë për idetë themelore të shkencës…. Për shembull, depërtimi i njeriut-majmun të hershëm të Afrikës Lindore dhe Jugore nuk do ta ndryshojë krejtësisht të kuptuarit tonë për Neandertalin. Pra, kjo deklaratë është veçse e gabuar. Më e keqja është se ajo është duke e mësuar keq publikun për sa i përket saktësisë së të kuptuarit tonë të evolucionit».
Pra, çfarë ndodh kur ne kemi një zbulim që refuzon ose sfidon disa hipoteza evolucionare? A supozohet nga shkencëtarët që ta thurin këtë pozitivisht dhe që të mos e pranojnë kurrë se e kishin gabim? Në thelb, doktoresha Skot thotë po, sepse, me fjalët e vetë asaj: «Ju mund të thoni që ky fosil ose kjo pjesë e re të dhënash “hedh dritë të re mbi këtë pjesë të evolucionit”». Qesharake, sepse unë mendoj që progresi shkencor arrihet kur i refuzojmë hipotezat e gabuara dhe shkrimi e këndimi shkencor kërkon që këto lloj gjërash t’i zbulohen publikut.
Më vonë gjatë intervistës, Skoti jep një koment akoma më befasues, duke thënë: «Përfundimisht zgjidhja e këtij problemi nuk do të vijë përmes derdhjes më të madhe të shkencës në të».
http://www.evolutionnews.org/2009/07/eugenie_scott_coaches_scientis.html
[THEB: «Duke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë…» (Romakëve 1:22)].