Plotësimi i nevojave të vërteta të tyre

Unë nuk kam asnjë qëllim të largohem as në shkallën më të vogël nga parimet kryesore mbi të cilat kam vepruar në të kaluarën. Shpresa ime e vetme për çlirimin e përhershëm të njerëzimit nga mjerimi, qoftë në këtë botë ose në tjetrën, është rigjenerimi (rilindja) ose ribërja e individit nga fuqia e Frymës së Shenjtë përmes Jezu Krishtit. Por duke siguruar për lehtësimin e mjerimit të përkohshëm unë llogarit që jam vetëm duke e bërë këtë më të lehtë atje ku tani është e vështirë dhe të mundshme atje ku tani është veçse e pamundshme, që burrat dhe gratë të gjejnë rrugën drejt Kryqit të Zotit tonë Jezu Krisht.

[THIRRJA E BEREASVE: Nxitja biblike e z. Booth ka qenë gjithnjë e më shumë duke u harruar nga [organizata] “Ushtria e Shpëtimit”. Vetë z. Booth pa në agimin e shekullit të 20-të se nga fundi i po këtij shekulli, një pjesë e madhe e Kishës do të predikojë:

  • Krishterim pa Krishtin
  • Falje pa pendimin
  • Shpëtim pa rilindjen
  • Qiell pa ferrin

(Joseph Revell, “Ri-vizitimi i “Ushtria e Shpëtimit”, Raport nga publikimi “Muri” (një mesazh devocional i përditshëm në internet, i dërguar nga yosef@gulf.net), 18 dhjetor, 1998, fq. 2). Me siguri duket sikur mprehtësia e tij të ketë qenë profetike].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *