Të afërm të ushtarit të vrarë në Afganistan qortojnë mungesën e reportazhit në mes të spektaklit të Xheksonit [Fragment]

Një ditë para se përfaqësuesi i Nju Jorkut e quajti Majkëll Xheksonin një «pervert» [njeri i çoroditur], i padenjë për reportazhin nonstop [pa ndalim] të medias, tetoja e ushtarit amerikan të vrarë në Afganistan në të njëjtën ditë që vdiq Xheksoni kërkoi të dinte se përse vdekja e nipit të saj kaloi praktikisht pa u vënë re, ndërsa për Mbretin e Popit pati faltore përkujtimore kudo në vend.

«Z. Xhekson pati ditë të tëra të reportazheve nga muri në mur», i shkroi Marta Gillis «Postierit të Uashingtonit» (Washington Post). «Ku ishte mbulimi me reportazh i nipit tim ose i ushtarëve të tjerë që vdiqën atë javë?»

Nipi i Gillisit, Togeri Brian Bradshaw, 24, vdiq në Kheyl, Afganisan, nga plagët e marra kur një pajisje eksplozivi e improvizuar shpërtheu afër mjetit të tij. Bradshaw, nga Steilaccom, Uashtington, ishte caktuar në Batalionin e 1-rë, Regjimenti i Këmbësorisë të Parashutave 501, Skuadra e Luftimit e Brigadës Airborne e 4-rt, Divizioni i Këmbësorisë i 25-të në For Riçardson, Alaskë. Ai ishte një nga të paktën 13 ushtarë amerikanë që kanë vdekur në Afganistan që prej vdekjes së Xheksonit në 25 qershor.

Nëna e Bradshaw, Maria, tha se pajtohej me Gillisin, duke thënë se mbulimi pa pushim me reportazhe i vdekjes së Xheksonit ishte bërë «plotësisht qesharak» dhe për të qeshur.

«Unë i ndjek lajmet shumë net dhe nuk ka asnjë përmendje të asaj që po ndodh në Afganistan ose në Irak dhe atje ka djem që po vdesin», i tha Bradshaw FOXNews.com

(Miller, Fox News Online, 7 qershor, 2009).

[Ndonëse sakrifica e ushtarëve nuk merret parasysh, një pjesë e madhe e medias është e pushtuar nga ngjarjet që rrethojnë vdekjen e një ylli të popit. Ky model mund të jetë udhëzues për të krishterët. Si besimtarë ne e dimë që bota nuk do t’i kushtojë shumë vëmendje të mirës që Zoti na aftëson të bëjmë. Megjithëkëtë, «sepse Perëndia nuk është i padrejtë, që të harrojë veprën dhe mundimin tuaj të dashurisë që treguat për emrin e tij me shërbesën që u bëtë dhe po u bëni shenjtorëve» (Hebrenjve 6:10)].

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *