Të fshehim Fjalën e Perëndisë në zemrat tona

«E kam ruajtur [fshehur] fjalën tënde në zemrën time, që të mos mëkatoj kundër teje» (Psalmi 119:11).

Mësimi përmendësh i Shkrimit është kthyer në një art të humbur midis të krishterëve sot dhe është një humbje e madhe, pasi futja e Shkrimit në zemër mund të jetë një bekim i madh në jetën dhe dëshminë e krishterë të dikujt.

Shembulli i të krishterëve të hershëm është i qartë: Pjetri, Stefani, Pali dhe të tjerë cituan gjerësisht nga Dhiata e Vjetër në predikimet spontane [të papërgatitura] të tyre (Veprat e Apostujve 2:17-21; 7:32-34; 13:33-25 etj.) dhe kështu ka qenë edhe për shumicën e predikuesve dhe mësuesve të mëdhenj të Fjalës që prej asaj kohe. Ka një mori situatash ku nevoja është tepër e madhe për të qenë në gjendje të citosh nga kujtesa një pjesë biblike të duhur.

Por arsyeja kryesore për mësimin përmendësh të Shkrimit është pasi vetë Fjala, në fakt, e urdhëron këtë: «Fjala e Krishtit banoftë në ju me begatinë e vet; në çdo dituri, mësoni dhe këshilloni njeri tjetrin me psalme, himne dhe këngë frymërore, duke kënduar Zotit me hir në zemrat tuaja!»

Vetë Zoti Jezus, në njerëzimin e Tij, nuk ka dyshim që i mësoi Shkrimet që fëmijë (Luka 2:47, 52) dhe më pas i citoi gjerësisht ato në ligjëratat e Tij të shumta, «duke ju lënë një shembull, që të ecni pas gjurmës së tij» (1 Pjetrit 2:21). Ai siguroi një ilustrim të përsosur të vlefshmërisë së tekstit tonë, duke e mposhtur Satanin në secilin prej tre tundimeve të tij thjesht duke cituar një varg nga Shkrimi që Ai e kishte ruajtur [fshehur] shumë kohë më parë në zemrën e Tij (Mateu 4:4, 7, 10. Që Fjala të jetë me të vërtetë në jetët tona, ajo duhet që të jetë në zemrat tona.

-Henry M. Morris

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *