Ja ku jam, pra, larg nga rrugët e zëna të njerëzve. Unë ulem vetëm; vetëm Perëndia është këtu. Në praninë e Tij unë hap, unë lexoj Librin e tij; për këtë qëllim, që të gjej rrugën për në qiell. A ka ndonjë dyshim për domethënien e asaj që lexoj? A ka diçka të errët ose të ndërlikuar? Unë e ngre zemrën drejt Atit të dritave: «Zot, a nuk është kjo Fjala jote: “Në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia”? Ti “u jep të gjithëve pa kursim”. Ti ke thënë: “Në qoftë se dikush don të bëjë vullnetin e tij, do ta njohë [do të dijë]». Unë jam i gatshëm ta bëj. Më trego vullnetin tënd. Më pas kërkoj dhe mendoj për pjesët paralele të Shkrimit, «duke i krahasuar gjërat frymërore me [fjalë] frymërore». Unë përsiat mbi atë, me tërë vëmendjen dhe sinqeritetin që mendja ime është në gjendje Nëse ngelet përsëri ndonjë dyshim, unë konsultoj ata që janë me përvojë në gjërat e Perëndisë, më pas shkrimet me këtë, edhe pse të vdekura, ato vazhdojnë të flasin. Dhe atë që e mësoj kështu, atë e jap mësim.
–Xhon Uesli, «Parathënie për predikimet standarde»