Ligjërata e tretë e Moisiut – besëlidhja për Tokën e Premtuar (Ligji i Përtërirë 29-30)

A. Besëlidhja e bërë në Moab (Ligji i Perterire 29:1-21)

29:1 Vargu i parë i kapitullit 29 mund t’i përkasë logjikisht kapitullit të mëparshëm, ashtu si në Biblën hebraike. Megjithatë, Kaili dhe Deliçi {Keil, Delitzsch} e shikojnë si një «titull» për hapjen e kapitujve 29 e 30 [19]. 29:2-9 Populli e kishte shkelur besëlidhjen që Perëndia kishte bërë me të në malin Sinai. Tashmë Moisiu u bën thirrje për të ratifikuar besëlidhjen që paraqitet këtu në librin e Ligjit të Përtërirë, shpallur në fushat e Moabit, vetëm pak para hyrjes së tyre në vendin e premtuar. Popullit i mungonte një njohje e Zotit dhe e qëllimeve të Tij për të. Jehovai dëshironte shumë t’u jepte një zemër për të kuptuar, sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar, por ata u bënë të papërshtatshëm për të marrë këto gjëra përmes mosbesimit dhe mosbindjes së tyre të vazhdueshme. Izraeli kishte shijuar manën nga qielli dhe ujin nga shkëmbi; ai nuk u var në gjërat e përpunuara nga njeriu për mbijetesën e tij (pra, bukë, verë, pije të forta). Kjo ndodhi që të njihte Zotin, Perëndinë e tij, në tërë frytshmërinë dhe dashurinë e Tij. Si një shtysë për të zbatuar këtë besëlidhje, Moisiu përmblodhi përsëri mirësinë e Perëndisë së Izraelit – mrekullitë në Egjipt, çlirimin e mrekullueshëm, dyzet vjetët në shkretëtirë, mundjen e Sihonit […] dhe Ogut dhe ndarjen e vendit transjordanian Rubenit, Gadit dhe gjysmës së fisit të Manasit. 29:10-21 Moisiu u bëri thirrje tërë njerëzve për të hyrë në besëlidhjen e Zotit (v. 10-13) dhe u kujtoi atyre se besëlidhja vlente edhe për pasardhjen e tyre (v. 14,15). Moszbatimi i besëlidhjes do të sillte ndëshkim të hidhur. Rebelët duhej të ruheshin nga ndonjë tundim për t’u shërbyer perëndivekombeve pagane, apo për të menduar se do t’i shpëtonin zemërimit të Perëndisë nëse bënin një gjë të tillë (v. 16-21). Vargu 19 te versioni RS është: «Ai që, pasi të ketë dëgjuar fjalët e kësaj besëlidhjeje, bekon veten në zemër të vet, duke thënë: ‘Do të jem i sigurt, edhe sikur të eci me kokëfortësinë e zemrës sime’, do të përfundojë në marrjen me vete si të lagështën ashtu edhe të thatën». Askush nuk do të shpëtojë.

B. Ndëshkimi për shkeljen e besëlidhjes (29:22-29)

29:22-28 Brezat e ardhshëm, po ashtu edhe kombet e huaja, do të habiten me shkretimin e Izraelit dhe do të kërkojnë arsyen pse vendi është trajtuar si qytetet e fushës – Sodoma dhe Gomora, Admahu dhe Tseboimi. Përgjigjja do të jepet: «Sepse kanë braktisur besëlidhjen e Zotit, Perëndisë së etërve të tyre dhe shkuan t’u shërbejnë perëndive të tjera». 29:29 Ndërsa ka gjëra të fshehta i përkasin Zotit, në mënyrë të veçantë rreth gjykimeve të Tij, Moisiu kujtoi popullin se përgjegjësia e tyre u shfaq hapur – të zbatonin besëlidhjen e Zotit. Kjo do të thotë se zbulimi sjell përgjegjësi. Njerëzit duhet të binden, jo të gjykojnë fjalën e Zotit. Ky parim mund të gjendet shumë herë edhe në DhR. «Ai, pra, që di të bëjë të mirën [zbulimi] edhe nuk e bën [përgjegjësia], bën mëkat» (Jakobit 4:17).

C. Ripërtëritja nga kthimi te besëlidhja (kapitulli 30)

30:1-10 Kapitulli 30 pararend faktin që populli do të shkelë besëlidhjen dhe do të çohet në mërgim. Kjo, sigurisht, është me saktësi ajo që ndodhi. Edhe në këtë rast, Perëndia do të ketë mëshirë dhe do t’i mbledhë përsëri nëse ata do të ktheheshin tek Ai të penduar. Ai do t’i kthejëvend. Përveç kësaj përtëritjeje fizike, do të ketë edhe një frymërore («Zoti, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde» – v. 6). Atëherë njerëzit do të gëzojnë bekimet e bindjes, ndërsa armiqtë e tyre do të mallkohen. Këshillat e Shumë të Lartit nuk do të bien kurrë, edhe sikur të bien ata që duhet t’u binden. Perëndia do të përmbushë Fjalën e Tij dhënë etërve dhe do t’u japë pasardhësve të tyre vendin përgjithmonë. Pas mërgimit, të cilin Ai e dinte se ishte i pashmangshëm, Ai do t’i ripërtërinte e ndryshonte. E tillë është vepra e një dashurie pa kushte e të Dashurit të madh! Vargu 6 prek një temë të zhvilluar qindra vjet më vonë nga profetët – pra, Besëlidhjen e Re (Jer. 32:39; Eze. 36:24). Kjo besëlidhje, edhe pse e zbuluar në DhV, nuk u ratifikua deri me vdekjen e Krishtit, sepse gjaku i Tij ishte gjaku i Besëlidhjes së Re (Luka 22:20). 30:11-14 Moisiu kujton popullin se besëlidhja nuk ishte shumë e vështirë për ta për t’u kuptuar, as shumë larg (që nuk merret vesh). Atyre nuk u kërkohej të bënin të pamundurën për ta gjetur. Zoti ua kishte dhënë dhe përgjegjësia e tyre ishte t’i bindeshin. Këto vargje janë përdorur nga Pali te Romakeve 10:5-8 dhe përdoren për Krishtin dhe ungjillin. Besëlidhja nuk ishte e lehtë të mbahej, por Perëndia kishte parashikuar rastin e mosrespektimit. Popullit i kërkohej të pendohej dhe të sillte flijimet e caktuara. Meqë flijimet ishin simbol i Krishtit, mësimi është se ata që mëkatojnë duhet të pendohen dhe të vënë besimin e tyre në Zotin Jezu Krisht. 30:15-20 Njerëzve iu bë thirrje të zgjidhnin midis jetës dhe së mirës nga njëra anë dhe vdekjes dhe së keqes nga ana tjetër – jeta kundrejt bindjes, por vdekja kundrejt mosbindjes. Moisiu me këmbëngulje u lut që ata të zgjidhnin jetën dhe […] bekimin. Përgjigjja e dëshiruar sillte fryte të mira, duke përfshirë shtim të gjatësisë së ditëve dhe jetë të bollshme frymërore, të nënkuptuar nga fjalët: «Të qëndrosh i lidhur ngushtë me të».

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. (29:1) C. F. Keil dhe Delitzsch, “Deuteronomy”, te Biblical Commentary on the Old Testament, III. 446. ↵ Kthehu mbrapa