Ditët e fundit në Sinai (Numrat 1:1 – 10:10)

A. Regjistrimi dhe rregullimi i fiseve (kapitujt 1,2)

1:1 Ndërsa hapet libri i Numrave, kishte kaluar një vit e një muaj pasi bijtë e Izraelit ishin larguar nga Egjipti dhe një muaj pasi ishte ngritur çadra e mbledhjes (Eksodi 40:17). Ashtu siç është vënë re, libri e merr emrin e tij ngaqë populli numërohet dy herë (kapitujt 1 e 26). Regjistrimi i përmendur këtu nuk është i njëjti me atë që përmendet tek Eksodi 30:11-16. Ata u bënë në kohë të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme. Regjistrimi i dytë (Num. 1) mbase mbështetej në një regjistrim të mëparshëm, duke parë shumat e ngjashme. 1:2,3 Shumë shpejt populli i Izraelit do të fillonte udhëtimin e tij nga mali Sinai drejt Tokës së Premtuar. Ishte thelbësore që ata të bëheshin gati si ushtri të rregullta marshuese dhe për këtë qëllim Perëndia urdhëroi që të bëhej regjistrimi. Regjistrimi do të përfshinte tërë burrat njëzet vjeç e larttë gjithë ata që […] mund të shkojnë në luftë. 1:4-17 Një burrë u caktua për çdo fis për të ndihmuar Moisiun për të bërë regjistrimin. Emrat e tyre jepen te vargjet 5-16. Vargu 17 thotë: «Moisiu dhe Aaroni morën, pra, këta burra që ishin caktuar me emër». 1:18-46 Rezultati i regjistrimit ishte si vijon:
FISI Rubeni Simeoni Gadi Juda Isakari Zabuloni Efraimi Manasi Beniamini Dani Asheri Neftali VARGJET v. 20,21 v. 22,23 v. 24,25 v. 26,27 v. 28,29 v. 30,31 v. 32,33 v. 34,35 v. 36,37 v. 38,39 v. 40,41 v. 42,43 Shuma NUMRI 46.500 59.300 45.650 74.600 54.400 57.400 40.500 32.200 35.400 62.700 41.500 53.400 603.550
Vini re se Efraimi është më i madh se Manasi. Kjo është sipas bekimit të Jakobit te Zanafilla 48:19,20. Fiset janë renditur duke filluar me Rubenin, të parëlindurin dhe kampin e tij (jug), pastaj Juda dhe kampi i tij (lindje), pastaj Dani dhe kampi i tij (veri) dhe së fundi Efraimi dhe kampi i tij (perëndim). 1:47-54 Levitët nuk u regjistruan bashkë me burrat e Izraelit që duhej të ishin luftëtarë (v. 47). Ata u ngarkuan me mbartjen dhe fushimin rreth tabernakullit, dhe me shërbesën lidhur me të. Duke u vendosur rreth tabernakullit, ata e mbronin atë nga përdhosja, duke mbrojtur kështu popullin nga ndëshkimi (v. 53). 2:1,2 Fiset e Izraelit u urdhëruan të ngrinin çadrat e tyre në zonën rreth çadrës së mbledhjes (shikoni skicën më sipër); tre fise në çdo anë. 2:3-16 Në krahun lindor, nën flamurin e Judës, ishin Juda, Isakari dhe Zabuloni (v. 3-9). Çdo fis kishte prijësin e vet ushtarak. Këto fise kishin gjithsej njëqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e katërqind burra. Në krahun jugor, nën flamurin e Rubenit, ishin Rubeni, Simeoni dhe Gadi (v. 10-16). Kampi i Rubenit kishte gjithsej njëqind e pesëdhjetë e një mijë e katërqind e pesëdhjetë burra. 2:17-31 Në krahun perëndimor, nën flamurin e Efraimit, ishin Efraimi, Manasi dhe Beniamini (v. 18-24). Ky kamp kishte njëqind e tetë mijë e njëqind burra. Në krahun verior, nën flamurin e Danit, ishin Dani, Asheri dhe Neftali (v. 25-31). Këta ishin gjithsej njëqind e pesëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind burra. Fiset duhej të marshonin në rendin e dhënë – kampi i Judës në fillim etj. Levitët marshonin pas Gadit dhe para Efraimit (v. 17). 2:32-34 Shuma e përgjithshme e burrave luftëtarë ishte gjashtëqind e tre mijë e pesëqind e pesëdhjetë (v. 32). Fuqia e përgjithshme e burrave, duke përfshirë levitët (Num. 3:39), ishte 625.550. Duke hamendësuar se burrat ishin një e treta e kombit, atëherë numri i përgjithshëm i popullsisë ishte të paktën 1.876.650. Numri i luftëtarëve është një tregues i mirë i forcës së një kishe, më tepër sesa numri i ngrohësve të karrigeve!

B. Numri dhe detyrat e levitëve (kapitujt 3,4)

Kapitujt 3 e 4 kanë të bëjnë me shërbimin e levitëve, që nuk u përfshinë në regjistrimin e kapitujve 1 e 2. Fisi i Levit u vu mënjanë nga Perëndia për shërbimin e shenjtërores. Në fillim Ai kishte zgjedhur bijtë e parëlindur për të qenë të Tijtë, por më vonë zgjodhi fisin e Levit në vend të tyre për shërbimin hyjnor (v. 12,13). Levi kishte tre bij – Gershonin, Kehathin dhe Merarin. Pasardhësit e tyre u ngarkuan me kujdesin e tabernakullit dhe të pajisjeve të tij. 3:1-10a Familja e Aaronit (pasardhës nga Kehathi) ishte familja priftërore (v. 9). Të gjithë levitët e tjerë shërbyen në lidhje me tabernakullin, por nuk ishin priftërinj (shprehja «levitët priftërinj», gjetur më vonë te Pentateuku, do të thotë priftërinjtë levitë. Nuk do të thotë se tërë levitët ishin priftërinj, por se tërë priftërinjtë ishin pasardhës të Levit). Familja priftërore përshkruhet te vargjet 1-4. Pasi Nadabi dhe Abihu kishin mbetur të vdekur prej sakrilegjit të tyre, Aaroni mbeti me dy djem – Eleazarin dhe Ithamarin. Levitët ishin shërbëtorë të priftërinjve (v. 5-9). Askush veç Aaronit dhe bijve të tij nuk duhej të shërbenin në funksionet e priftërisë (v. 10a). 3:10b-13 Ndërmjetësimi i priftërinjve të DhV nuk mund ta çojë besimtarin në një përbashkësi të ngushtë me Perëndinë. Ai duhej të qëndronte larg nga gjërat e shenjta i kërcënuar nën dënimin me vdekje (v. 10b). Por tashmë ndërmjetësimi i Zotit Jezus Krisht, Kryepriftit tonë të Madh, na jep jo vetëm liri hyrjeje te Perëndia, por gjithashtu guxim për të hyrë në praninë e Tij (Heb. 4:16). Ky ndryshim rrënjësor rrjedh nga ajo ngjarje e madhe që qëndron midis Numrave dhe Hebrenjve – mrekullia e Kalvarit. 3:14-39 Levitëve iu bë regjistrimi, jo si luftëtarë, por si adhurues (v. 15). Çdo djalë i Levit u ngarkua me përgjegjësinë për disa pjesë të tabernakullit:
FISI DETYRA REFERENCA NUMRI
Gershoni Tërë perdet, mbulesat dhe perden e hyrjes në çadrën e mbledhjes dhe oborrin e jashtëm, përveç «velit» që mbështillte arkën. v. 18-26 7.500
Kehathi Gjërat shumë të shenjta – arkën, tryezën e bukëve të paraqitjes, shandanin e artë, altarët dhe orenditë e shenjtërores. v. 27-32 8.600
Merari Dërrasat, traversat, shtyllat, bazat e tyre, kunjat dhe litarët e tyre. v. 33-37 6.200
Levitët duhej të ngrinin çadrat e tyre menjëherë jashtë rrethimit të tabernakullit, me gershonitët në perëndim (v. 23), kehathitët në jug (v. 29) dhe familjet e Merarit në veri (v. 35). Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij duhej të zinin vend […] në krahun e tij lindor, në hyrje të tabernakullit (v. 38,39). Levi ishte fisi më i vogël në Izrael. Numri i përgjithshëm i levitëve që nga mosha njëmuajshe e sipër ishte njëzet e dy mijë (v. 39). Megjithatë, tërë numrat në vargjet 22, 28 e 34 japin një shumë prej 22 300 vetëve. Janë dhënë shpjegime të ndryshme rreth kësaj mospërputhjeje. Uilliamsi (Williams) hedh idenë se 300 vetat më shumë ishin bijtë e parëlindur, lindur që nga eksodi, që natyrshëm do të mungonin kur levitët u zgjodhën për të zëvendësuar të parëlindurit e fiseve të tjera [2]. 3:40-51 Domethënia e kësaj pjese është si vijon: levitët ishin zgjedhur nga Perëndia për të qenë të Tijtë, në vend të të gjithë të parëlindurve. Ishin 22.000 levitë dhe 22.273 të parëlindur (v. 39,43). Prandaj nuk kishte aq shumë levitë për të plotësuar tërë të parëlindurit e Izraelit që do të shërbenin sipas planit fillestar. Zoti urdhëroi që shtesa prej dyqind e shtatëdhjetë e tre të parëlindur mund të shpengohej (t’i blesh që të ktheheshin) me anë të një pagese prej pesë siklash për frymë. Kjo para shpengimi (273 x 5 = 1.365 sikla) iu pagua Aaronit dhe bijve të tij (v. 51). Duhet të vihet re se koncepti «i parëlinduri» i përmendur në vargun 43 mund të përfshijë vetëm ata që u lindën që prej eksodit nga Egjipti. 4:1-3 Numërimi te kapitulli 4 ishte për të përcaktuar numrin e levitëve që ishin të aftë për shërbim në lidhje me çadrën e mbledhjes. Këta ishin njerëzit nga mosha tridhjetë […] deri në moshën pesëdhjetë vjeç. 4:4-20 Eksodi 25:15 thotë: «Shtizat do të qëndrojnë në unazat e arkës; nuk do të hiqen prej asaj». Por vargu 6 thotë se priftërinjtë «do të fusin në të shtizat e saj». Një zgjidhje e mundshme e paraqitur në komentarin Kail dhe Deliç (Keil e Delitzsch) është se vargu 6 duhet të përkthehet: «do të rregullojnë shtizat e saj mbajtëse» [3]. Në fillim shtjellohen detyrat e kehathitëve (v. 4-20). Aaroni dhe bijtë e tij u urdhëruan të mblidhnin tabernakullin dhe enët e shenjta (v. 5-13). Arka (v. 5,6), tryeza e bukëve të paraqitjes (v. 7,8), shandani i artë (v. 9,10), altari prej ari (v. 11), veglat e shërbimit (v. 12) dhe altari prej bronzi (v. 13,14) duhej të mbuloheshin me një mbulesë prej lëkure të baldosës. Bijtë e tjerë të Kehathit u caktuan për t’i mbartur këto pajisje të mbuluara (legeni nuk përmendet këtu, por edhe atë duhej ta mbartnin). Ata nuk lejoheshin të preknin, apo madje t’i shikonin të pambuluara; nëse po, do të vdisnin (v. 15, 17-20). Eleazari, bir i priftit Aaron iu dha detyra e tabernakullit dhe e pajisjeve të tij të shenjta (v. 16). Veli midis Vendit Shumë të Shenjtë dhe Vendit të Shenjtë gjithmonë e mbulonte arkën për të mos u parë (v. 5). Edhe kur Izraeli ishte në lëvizje, arka mbulohej nga i njëjti vel, që simbolizonte trupin e Zotit tonë Jezus Krisht. Askush veç kryepriftit nuk mund të shikonte mbi arkë, deri në kohën e Kalvarit kur u gris një herë e përgjithmonë veli. 4:21-28 Gershonitët duhej të mbanin pëlhurat e tabernakullit dhe çadrën e mbledhjes, perdet e oborrit dhe perdet e tjera. Ithamari, biri i priftit Aaron ishte në krye të detyrës për gershonitët. 4:29-33 Familjet e bijve të Merarit u caktuan të mbartnin dërrasat e tabernakullit, traversat, shtyllat, bazat, kunjat dhe litarët e tyre. 4:34-59 Rezultati i regjistrimit ishte si vijon:
Kehathitët Gershonitët MeraritëtNumri i levitëve nga mosha 30-50 2.750 2.630 3.2008.580

C. Pastrimi dhe rrëfimi (5:1-10)

Kjo pjesë shtjellon përkujdesjet që duhej të kishin parasysh izraelitët për të mbajtur kampin të pastër nga ndotjet. Arsyeja për urdhrin në vargun 3 mund të gjendet te Ligji i Perterire 23:14: Perëndia ecte në mes të kampit. 5:1-4 Lebrozët, njerëzit me plagë në zhvillim dhe ata që kishin prekur një trup të vdekur duhej të nxirreshin jashtë kampit. Kampi përbëhej nga zona e tabernakullit, duke shtuar dhe atë hapësirë përreth tij që zihej nga çadrat e Izraelit. 5:5-10 Kur një burrë apo një grua […] kryente çfarëdolloj mëkati ndaj një tjetri, ai apo ajo duhej ta njihte mëkatin, të ofronte një ofertë për shkeljen, kështu do të shpërblejë plotësisht dëmin dhe duhej t’i shtonte një të pestën. Nëse ai njeri që pësonte të keqen vdiste, apo nuk mund të gjendej dhe nëse asnjë i afërm nuk ishte i pranishëm, atëherë pagesa i duhej bërë priftit.

D. Ligji i xhelozisë (5:11-31)

5:11-15 Kjo pjesë përshkruan një rit për të zbuluar gënjeshtrën që njihet si prova e xhelozisë. Qëllimi i kësaj ceremonie ishte të përcaktonte fajin apo pafajësinë e një gruaje, për të cilën dyshohej se ishte treguar e pabesë ndaj burrit të saj. Gruas i kërkohej të pinte […] ujë të përzier me pluhur nga dyshemeja e tabernakullit. Nëse ajo do të ishte fajtore, do të binte një mallkim mbi të, duke shkaktuar ënjtje të barkut dhe kalbje të ijës. Nëse ajo ishte e pafajshme, nuk do të vinte asnjë sëmundje. Është e qartë nga vargjet 12-14 se burri nuk e dinte nëse gruaja e tij kishte qenë besnike apo jo. Ai në fillim duhej ta çonte gruan e tij te prifti, bashkë me një blatim ushqimor. 5:16-31 Prifti përgatiste përzierjen e ujit me pluhurin […] në një enë prej dheu. Ai e çonte atë te altari para Zotit, zgjidhte flokët e kokës së saj dhe vinte në duart e saj blatimin. Pastaj e vinte atë të betohej, sepse do të mallkohej nëse ishte fajtore. Pasi shkruante mallkimet mbi një rrotull dhe e zhdukte në ujin e hidhur, ai tundte blatimin para Zotit,digjte një grusht të saj në altar dhe pastaj i jepte gruas ujë për të pirë. Pohimi në vargun 24 që e bënte gruan të pinte ujin përsëritet në vargun 26. Ajo pinte vetëm një herë. Nëse ajo ishte fajtore, gjykimet kërcënuese binin mbi të, duke përfshirë edhe shterpësinë. Nëse ishte e pafajshme, atëherë ajo shpallej e pastër, nuk ndëshkohej dhe mund të bënte një martesë normale, duke lindur fëmijë. Vargjet 29-31 përmbledhin provën e xhelozisë. Xhelozia mund të shkatërrojë një martesë, qoftë nëse ka arsye që përligjen ose jo. Ky rit siguronte një mënyrë për të zgjidhur çështjen një herë e përgjithmonë. Gjykimi i Perëndisë do të ishte mbi fajtorin dhe i pafajshmi do të çlirohej nga dyshimi i partnerit të vet. Disa studiues biblikë besojnë se kjo pjesë do të ketë një zbatim të veçantë në ditët e mëvonshme, kur kombi i Izraelit do të provohet për pabesinë e tij ndaj Jehovait.

E. Ligji i nazireatit (kapitulli 6)

6:1-8 Fjala «nazireat» vjen nga një rrënjë që do të thotë «shenjtëroj». Kushti i nazireatit ishte një betim vullnetar që një burrë a një grua mund të bënin për një periudhë të veçantë kohe. Mishna pohon se një kusht nazireati mund të zgjaste 100 ditë, por zgjatja e zakonshme ishte tridhjetë ditë. Në disa raste të rralla, dikush ishte nazireas për tërë jetën – p.sh. Samueli, Sansoni, Gjon Pagëzori. Betimi përmbante tre kushte: 1. ai do të hiqte dorë nga vera dhe nga pije të tjera të bëra nga rrushi – duke përfshirë uthullën, verën, lëngun e rrushit, rrushin e freskët apo të thatë (v. 2-4); 2. ai nuk duhej të priste flokët e tij (v. 5); 3. ai nuk do t’i afrohej ndonjë trupi të vdekur (v. 6-8). Vera flet për trupin njerëzor. Flokët e gjatë, duke qenë një turp për burrin, është një shenjë përulësie. Një trup i vdekur shkakton ndotje.
Prandaj një nazireas ishte dhe është një enigmë për bijtë e kësaj bote. Për t’u gëzuar, ai hiqte dorë nga gëzimi; për të qenë i fortë, ai bëhej i dobët; dhe që të donte të afërmit e tij, ai «i urrente» ata (Luka 14:26) [4].
6:9-12 Ky paragraf përshkruan procedurën që duhej të përdorej kur një njeri shkelte një kusht përmes prekjes pa dashje të një trupi të vdekur. Më së pari ai duhej të kalonte një proces shtatëditor pastrimi përshkruar te Numrat 19. Ditën e shtatë ai do ta rruante kokën e tij dhe të nesërmen ai ofronte dy turtuj ose dy pëllumba të rinj, njërin […] si flijim për mëkatin dhe tjetrin si olokaust. Ai gjithashtu çonte një qengj motak si fli shlyerjeje. Përveç tërë ofertave, ditët e mëparshme nuk do të llogariteshin dhe ai duhej të fillonte nga e para. Edhe pse një nazireas i ndotur mund të ripërkushtohej, ditët e ndotjes së tij nuk quheshin. Për ne kjo do të thotë se një besimtar i paqëndrueshëm mund të përtëritet, por koha e harxhuar pa përbashkësinë me Perëndinë ka shkuar dëm. 6:13-21 Këtu kemi ceremoninë që kërkohet kur një njeri plotësonte ditët e kushtit të tij. Çoheshin katër oferta – olokausti, flijimi për mëkatin, flijimi i falënderimit dhe oferta ushqimore (v. 14,15). Nazireu rruante kokën e tij,digjte flokët […] mbi zjarrin që është nën flijimin e falënderimit (v. 18). Pjesa e priftit sipas ritit jepet te vargjet 16,17,19 e 20. Vargu 21 i referohet një oferte që lind nga zemra dhe që nazireu mund ta ofronte në përfundim të kushtit të tij. 6:22-27 Vargjet e fundit të kapitullit 6 japin një bekim të dashur dhe familjar, me të cilin Aaroni dhe bijtë e tij duhej të bekonin popullin. Ungjilltari i madh Mudi (D. L. Moody) e vlerësonte shumë:
Këtu kemi një bekim që mund të përshkojë botën mbarë dhe mund të japë tërë kohën pa u varfëruar. Çdo zemër mund ta shqiptojë. Është gjuha e Perëndisë. Çdo letër mund të përfundojë me të. Çdo ditë mund të fillojë me të. Çdo natë mund të shenjtërohet me të. Këtu është bekimi – ruajtja – shkëlqimi – ngritja lart e jetëve tona të mjera tërë mëngjesit të gëzuar qiellor. Vetë Zoti është Ai që sjell këtë tingull muzike nga himnet e pafundme qiellorë. [5]

F. Oferta e princërve (kapitulli 7)

7:1-9 Ky kapitull na çon përsëri te Eksodi 40:17 kur u ngrit tabernakulli. Prijësit e Izraelit ishin të parët e fiseve të ndryshme. Emrat e tyre janë dhënë tashmë te Numrat 1:5-16 dhe Numrat 2. Ata, para së gjithash, sollën një ofertë prej gjashtë qerresh të mbuluara dhe dymbëdhjetë qesh (v. 3). Moisiu u dha dy qerre dhe katër qe […] bijve të Gershonit dhe katër qerre dhe tetë qe […] bijve të Merarit për t’u përdorur në mbajtjen e pjesëve të tyre të pajisjeve të tabernakullit. Asnjë qerre apo qe nuk iu dha kehathitëve, sepse ata mbanin barrën e çmuar të enëve të shenjta mbi shpatullat e tyre. 7:10-83 Prijësit fisnorë çuan oferta sipas dymbëdhjetë ditëve të caktuara për ta për kushtimin e altarit. Këto oferta janë përshkruar në hollësi të vogla, si më poshtë:
Dita 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 Emri i princit Nahshoni Nethaneeli Eliabi Elitsuri Shelumieli Eliasafi Elishami Gamalieli Abidani Ahiezeri Pagieli Ahiri Fisi Juda Isakari Zabuloni Rubeni Simeoni Gadi Efraimi Manasi Beniamini Dani Asheri Neftali Referenca v. 12-17 v. 18-23 v. 24-29 v. 30-35 v. 36-41 v. 42-47 v. 48-53 v. 54-59 v. 60-65 v. 66-71 v. 72-77 v. 78-83
7:84-89 Tërë lista e dhuratave jepet te vargjet 84-88. Perëndia nuk harron asnjë shërbim që bëhet për Të. Ai mban shënime të kujdesshme. Në fund të ofertës, Moisiut hynte në Vendin Shumë të Shenjtë dhe dëgjonte zërin e Perëndisë, që i fliste nga pjesa e sipërme e pajtuesit, mbase duke shprehur kënaqësinë për dhuratat e prijësve (v. 89). Edhe pse Moisiu ishte nga fisi i Levit, ai nuk ishte një prift. Megjithatë Perëndia bëri një përjashtim në rastin e tij, jo vetëm duke e autorizuar të futej në Vendin Shumë të Shenjtë, por dhe duke e urdhëruar ta bënte një gjë të tillë (Eksodi 25:21,22).

G. Shërbimet në tabernakull (kapitulli 8)

8:1-4 Aaroni u udhëzua të vendoste llambat shandanin e artë, në mënyrë të tillë që llambat të ndriçonin pjesën e përparme të shandanit. Nëse drita flet për dëshminë e Frymës së Shenjtë dhe shandani flet për Krishtin, atëherë është një kujtesë për ne se shërbesa e Frymës është për të përlëvduar Krishtin. 8:5-13 Më pas shtjellohet shugurimi i levitëve. Ata në fillim pastroheshin duke u spërkatur me ujin e pastrimit (shpjeguar te Numrat 19), pastaj duke rruar trupat e tyre me brisk dhe duke larë rrobat e tyre. Përfaqësuesit e popullit vinin duart e tyre në kokat e levitëve në hyrjen e tabernakullit dhe Aaroni ofronte levitët si ofertë të tundur para Zotit. Kjo na kujton Romakeve 12:1,2, ku besimtarët e sotëm duhet të paraqesin trupat e tyre si një flijim të gjallë para Perëndisë. Moisiu më pas ofroi një olokaust dhe një flijim për mëkatin. 8:14-22 Perëndia përsërit se Ai i ka zgjedhur levitët për të qenë të Tijtë në vend të të parëlindurve, të cilët i kishte shpallur si të Tijtë pas Eksodit. Levitët u caktuan të shërbenin si priftërinj. Shugurimi i levitëve ndodhi ashtu siç u urdhërua dhe ata ndërmorën shërbimin e tyre në lidhje me çadrën e mbledhjes. 8:23-26 Levitët duhej të shërbenin nga mosha njëzet e pesë vjeç deri në moshën pesëdhjetë vjeç (v. 24). Te Numrat 4:3, mosha e fillimit u tha të ishte tridhjetë vjeç. Disa e marrin referimin te kapitulli 4 si të vlefshëm për ata që mbanin tabernakullin përmes shkretëtirës. Ata mendojnë se mosha më e vogël në kapitullin 8 i referohet shërbimit në tabernakull pasi të ngrihej në Tokën e Premtuar. Të tjerë mendojnë se pesë vitet e tjera janë një periudhë mësimi. Ata që «dolën në pension» në moshën pesëdhjetë vjeç nuk bënin më detyra të rënda, por u lejohej të vazhdonin në një lloj shërbese mbikëqyrjeje (v. 25,26). Këto vargje dallojnë midis «detyrës» dhe shërbesës apo plotësimit të nevojave. E para është punë e rëndë; e dyta është mbikëqyrje. Dikush ka treguar se levitët janë figurë e të krishterëve, që janë shpenguar, pastruar dhe vënë mënjanë për t’i shërbyer Zotit, duke mos pasur trashëgimi në tokë.

H. Pashka, reja dhe boritë e argjendta (9:1-10:10)

9:1-14 Udhëzimet e Perëndisë për të festuar Pashkën (v. 1,2) pararendnin ngjarjet në kapitullin 1. Jo të gjitha ngjarjet te Numrat janë kronologjike. Pashka festohej ditën e katërmbëdhjetë të […] muajit të parë. Udhëzime të veçanta u dhanë për ata që ishin të papastër ceremonialisht (mbase pa dashje), me anë të prekjes së një trupi të vdekur, apo ishin në një udhëtim, në mënyrë që ta festonin Pashkën një muaj më vonë – ditën e katërmbëdhjetë të muajit të dytë (v. 6-12). Por çdo njeri që nuk festonte Pashkën do të shfarosej në mes të popullit të tij (v. 13). Një i huaj (një johebre) lejohej të kremtonte Pashkën e Zotit nëse dëshironte, por njëlloj si judenjtë (v. 14). 9:15-23 Këto vargje pararendin kapitujt në vazhdim. Këto përshkruajnë renë e lavdisë që mbulonte tabernakullinreja […] gjatë ditës dhe natën kishte pamjen e një zjarri. Sa herë që reja ngrihej mbi çadrën, populli i Izraelit duhej të çohej dhe të niste marshimin. Kur rejaqëndronte, populli duhej të ndalte dhe të vendosnin kampin e tyre. Reja ishte, sigurisht, një simbol i Perëndisë që drejton popullin e Tij. Edhe pse Zoti nuk drejton në një mënyrë kaq të dukshme sot – ne ecim me anë të besimit, jo shikimit – ky parim është akoma i vlefshëm. Lëviz kur lëviz Zoti dhe jo më parë, sepse «errësira rreth së shkuarës është dritë rreth qëndrimit». [d.m.th., nëse s’ke dritë nga Zoti të shkosh në një vend ose të bësh një vendim, atëherë rri ku je] 10:1-10 Moisiu u udhëzua të bënte dy bori prej argjendi. Këto duhej të përdoreshin: a. për të mbledhur asamblenë […] në hyrje të çadrës së mbledhjes (v. 3,7); b. për të dhënë shenjën për marshim para; c. për të mbledhur prijësit (vetëm njëra bori përdorej për këtë rast, v. 4); d. për t’i rënë alarmit në kohë lufte (v. 9); e. për të shpallur disa ditë të veçanta, si ditët e festës (v. 10). Bori të ndryshme përdoreshin për këto qëllime të ndryshme. Rënia për herë të parë në vargun 5 ishte shenja e marshimit. Fiset në lindje të tabernakullit niseshin të parët. Rënia e alarmit për herë të dytë ishte shenja e nisjes së atyre në jug. Mbase ata në perëndim dhe veri ndiqnin këtë rend. Boritë nuk ishin vetëm për marshimin në shkretëtirë, por duhej të përdoreshin edhe në tokë (v. 9). Vini re fjalët «në vendin tuaj». Perëndia do të përmbushte premtimin e Tij bërë Abrahamit. Pasardhësve të tij do t’u jepej një vend, por mosbindja dhe mosbesimi i tyre do të vononte hyrjen e tyre për dyzet vjet. [2] George Williams, The Student’s Commentary on the Holy Scriptures, f. 80.[[2]] [3] C. F. Keil dhe F. Delitzsch, »Numbers», te Biblical Commentary on the Old Testament, III:25.[[3]] [4] Williams, Student’s Commentary, f. 82.[[4]] [5] D. L. Moody, Notes from My Bible, f. 41.[[5]]

Referenca    ( ↵ Kthehu mbrapa returns to text)
  1. ↵ Kthehu mbrapa
  2. ↵ Kthehu mbrapa
  3. ↵ Kthehu mbrapa
  4. ↵ Kthehu mbrapa