Ai që ka Shpëtimtarin

Paris Reidhead

Populli i Tij është thirrur prej Tij, por ata janë thirrur TEK Ai. Ka një thirrje për te Krishti, jo te një kishë apo doktrine, te një ceremoni apo ritual. Është një thirrje te një Person. “Ejani tek Unë o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje” (Mateu 11:28-30). Për fat të keq, ka shumë prej tyre sot që i besojnë planit të shpëtimit për çlodhje [pushim]. Ata i kanë mësuar të vërtetat për sa i përket lindjes, jetës, vdekjes dhe ringjalljes së Krishtit. Ata kanë mësuar që burrat dhe gratë të cilët i besojnë këto të vërteta janë të shpëtuar. Ata e kanë miratuar me mendje të vërtetën, por kanë ndaluar aty. Për ta ishte një thirrje te një e vërtetë dhe jo një thirrje drejt një Personi. Plani i shpëtimit nuk të shpëton; ai thjesht të drejton drejt Shpëtimtarit. “Ai që ka Birin, ka jetën” (1 Gjonit 5:12). Bibla nuk thotë: “Ai që ka ‘të vërtetën’”. Shpëtimi gjendet në një Person; në Zotin Jezus Krisht.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *