Ajatollahu: Vritini të gjithë judenjtë, asgjësoni Izraelin

ayatollah-ali-khameneiAjatollahu: Vritini të gjithë judenjtë, asgjësoni Izraelin [Fragment]

Qeveria iraniane, përmes një faqeje interneti të autorizuar, ka parashtruar justifikimin fetar dhe ligjor për shkatërrimin e Izraelit dhe për masakrimin e këtij populli. Kjo doktrinë përfshin zhdukjen e aseteve të Izraelit dhe të popullit jude në mbarë botën.

Duke e quajtur Izraelin një rrezik për islamin, faqja konservative Alef, që ka lidhje me udhëheqësin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamaneit, tha se nuk duhet humbur mundësia për të hequr “këtë gjë të korruptuar”. Është një “justifikim i jurisprudencës” për të vrarë judenjtë dhe për të asgjësuar Izraelin, dhe për këtë, qeveria islamike e Iranit duhet të marrë pozitën drejtuese”.

Ky artikull, i shkruar nga Alireza Forghani, një analist konservator dhe specialist strategjik në kampin e Khameneit, tani është duke bërë xhiron e saj në shumë faqe interneti konservatore të zotëruara nga qeveria, duke përfshirë “Agjencia e Lajmeve Fars e Rojeve Revolucionare”, duke treguar që regjimi e miraton këtë doktrinë.

Duke qenë se Izraeli do të sulmojë pikat bërthamore të Iranit, Irani është i justifikuar të lëshojë një sulm pengues, shkatërrues kundër shtetit jude, argumenton kjo doktrinë.

Të premten, gjatë një fjalimi madhor gjatë lutjeve, Khamenei shpalli se Irani do të mbështetë çdo komb ose grup që e sulmon “tumorin kanceroz” të Iranit. Edhe pse kjo deklaratë është parë nga disa në Perëndim si shkarje goje, ka mjaft thelb mbrapa saj.

Ministria e Mbrojtjes së Iranit shpalli [javën e 4 shkurtit] që ka testuar një raketë balistike të përparuar, me dy faza dhe u mburr që ka lëshuar me sukses një satelit të ri në orbitë, duke i kujtuar Perëndimit që inxhinierët e saj e kanë zotëruar teknologjinë për raketa balistike ndërkontinentale, edhe ndërsa shteti islamik shtyn përpara programin e armëve bërthamore.

Komandanti i Rojeve Revolucionare, Brig. Gjen. Seyyed Mehdi Farahi, deklaroi në gusht që raketa Safir, që është në gjendje të transportojë një satelit në hapësirë, mund të lëshohet paralelisht në orbitën e tokës, që do ta transformonte atë në një raketë balistike ndërkontinentale. Analistë perëndimorë nuk besuan që kjo do të ndodhte deri në 2015. Historikisht, lëshimi i një rakete në orbitë është kriteri për akreditimin e një kombi me aftësi të raketave balistike ndërkontinentale.

http://www.wnd.com/2012/02/ayatollah-kill-all-jews-annihilate-israel/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *