Psalmi 20

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


Mos ki besim te qerret apo te kuajt, por te Perëndia

20:1 Zoti të dhënte përgjigje ditën e fatkeqësisë; emri i Perëndisë të Jakobit të mbroftë me siguri lart.

20:2 Të dërgoftë ndihmë nga shenjtërorja dhe të dhëntë përkrahje nga Sioni;

20:3 Mos i harroftë të gjitha ofertat e tua dhe pranoftë olokaustin tënd. (Sela)

20:4 Të dhëntë atë që zemra jote dëshëron dhe plotësoftë të gjitha planet e tua.

20:5 Ne do të këndojmë tërë gaz në çlirimin tënd dhe do të lartojmë flamuret tona në emër të Perëndisë tonë. Zoti i plotësoftë të gjitha kërkesat e tua.

20:6 Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t`i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë.

20:7 Disa kanë besim te qerret dhe të tjerë te kuajt, por ne do të kujtojmë emrin e Zotit, Perëndisë tonë.

20:8 Ata u përkulën dhe ranë; por ne u ngritëm përsëri dhe mbahemi në këmbë.

20:9 Shpëtomë, o Zot; mbreti le të na përgjigjet ditën në të cilën do të këlthasim.