‘Atë’ dhe ‘Bir’ hiqen nga Trinia në përkthimet e reja të Biblës

Një debat është hapur lidhur me tri organizata të respektuara të krishtera, që ndodhen në Amerikën e Veriut, përpjekjet e të cilave kanë përjashtuar fjalët “Atë” dhe “Bir” nga Bibla e reja. “Përkthyesit e Biblës Uiklif”, “Instituti Veror i Linguistikës” (SIL) dhe “Tokat e Largëta” (Frontiers) janë nën sulm për “prodhimin e Biblave që heqin fjalën ‘Atë’, ‘Bir’ dhe ‘Bir i Perëndisë’, pasi këto terma janë ofenduese për myslimanët’”.

Misionarë të krishterë të shqetësuar, përkthyes të Biblës, pastorë, udhëheqës kombëtarë të kishave kanë dalë së bashku me një peticion publik për t’i ndaluar këto organizata. Ata pohojnë se një peticion publik është përpjekja e tyre e fundit, pasi takimet me këto drejtuesit e këtyre organizatave, dorëheqjet nga stafet e tyre për këtë çështje dhe kritikat dhe thirrjet nga të krishterë vendas të shqetësuar për këto përkthime “kanë dështuar që t’i bindin këto agjenci për të ruajtur “Atë” dhe “Bir” në tekstin e të gjitha përkthimeve të tyre”.

“Misiologjia Biblike”, një shërbesë e Boulder, me qendër në Kolordao, e shërbesës “Horizon International”, është organizuesi i këtij peticioni.

Çështjet kryesore lidhur me këtë polemikë kanë të bëjnë me përkthimet e reja në arabisht dhe turqisht. Ja tre shembuj që japin folësit vendas:

Së pari, “Uiklif” dhe SIL kanë prodhuar “Tregime të Profetëve”, një Bibël në arabisht që përdor një ekuivalent të “Zot” në vend të “Atë” dhe “Mesia” në vend të “Bir”.

Së dyti, “Frontiers” dhe SIL kanë prodhuar “Domethënia e Ungjillit të Krishtit”, një përkthim arabisht që heq “Atë” në referim për Perëndinë dhe e zëvendëson me “Allah”, dhe heq dhe përkufizon “Bir”. Për shembull, vargu që të krishterët përdorin për të justifikuar e shkuarjes në mbarë botën për të bërë dishepuj, duke përmbushur kështu Mandatin e Madh (Mateu 28:19), është: “Pastroji ata me ujë në emrin e Allahut, Mesias të tij dhe Frymës së Shenjtë”, në vend të “duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë”. Reverendi Bassam Madany, një arabo-amerikan që drejton “Burimet e Lindjes së Mesme”, e etiketon përpjekjet e këtyre organizatave si “një përpjekje imperialiste perëndimore që është e frymëzuar nga antropologjia kulturore dhe jo nga teologjia biblike”.

Së treti, “Frontiers” dhe SIL kanë prodhuar një përkthim të ri në turqisht të Ungjillit të Mateut që përdor ekuivalentin në turqisht të “kujdestar” për “Atë” dhe “përfaqësues” ose “ndihmës” për “Bir”. Për drejtuesin turk të një kishe, Reverendin Fikret Böcek, “Ky përkthim është ‘një ide krejt amerikane’ pa aspak respekt për ‘shenjtërinë’ e Shkrimit, apo madje edhe për kishën në rritje turke”.

SIL ka lëshuar një përgjigje publike që deklaron se “tërë personeli ka nënshkruar një deklaratë besimi që konfirmon Trininë, hyjninë e Krishtit dhe frymëzimin e Shkrimit”. Megjithëkëtë, në po këtë deklaratë, që është e ngjashme me atë të “Uiklif”, ajo pohon se “përkthimi fjalë për fjalë i këtyre termave do të komunikojë një domethënie të pasaktë (d.m.th., që Perëndia pati marrëdhënie fizike, seksuale me Marinë) [sic],” duke justifikuar kështu zëvendësimin e “Atë” dhe “Bir” në përkthimet e reja. Thirrjet dhe mesazhet elektronike drejtuar “Uiklif” dhe SIL për të qartësuar pozitën e tyre nuk kanë marrë përgjigje. “Frontiers” iu përgjigj thirrjeve me artikuj që kritikët tashmë i kanë përjashtuar si heqje që shmangin “Atë” dhe “Bir” në përkthimet e reja të Biblës.

Nënshkruani peticionin në adresën më poshtë:
http://www.change.org/petitions/lost-in-translation-keep-father-son-in-the-bible

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *