Ateistët në Babëll-lend (Vendin e Flluskave) [Fragment]
Nuk e morët vesh? Muajin e kaluar vendi [Amerika] festoi Dita kombëtare e Blasfemisë!
Sipas NPR.com, ateistët shënuan Ditën e Blasfemisë muajin e kaluar nëpër mbledhje përreth botës, duke festuar lirinë për të shpifur dhe fyer fenë.
Aktivitetet përfshinë çpagëzimin e njerëzve me tharëse flokësh dhe një ekspozitë arti në Uashington, D.C., që shfaqi, midis titujve të tjerë, «Jezusi pikturon gozhdët e tij», ku «një Jezus si femër pas kryqëzimit lustron gozhdët që ngulin duart e tij në kryq». Kjo ekspozitë u organizua nga grupi ateist «Qendra për hetim».
Duke iu drejtuar një turme të madhe në Universitetin e Torontos, reporteri Kristofer Hitçins (Christopher Hitchens) nxori brohoritje entuziaste duke komentuar: «Unë mendoj që feja duhet të trajtohet me tallje, urrejtje dhe përbuzje dhe unë shpall këtë të drejtë». Ai i tha [rrjetit] NPR se feja është «e keqe, e rrezikshme dhe qesharake», pasi ajo mund t’i bëjë njerëzit t’i çojnë avionët drejt ndërtesave dhe ajo përhap injorancë.
Hitçinsi e mbrojti harbutërinë ateiste kështu: «Nëse i them një protestanti ose një kuakeri ose një muslimani, “Hej, të paktën unë e respektoj besimin tuaj”, unë do të isha duke thënë një gënjeshtër».
Megjithëkëtë, jo të gjithë ateistët duhet të lyhen me të njëjtën furçë. Stjuart Xhordani (Stuart Jordan), i cili i jep këshilla «Qendrës për hetim» për çështje politike, i shpjegoi NPR-së se Dita e Blasfemisë është simptomë e një debati midis ateistëve tradicionale dhe «ateistëve të rinj» nëse njerëzit e besimit duhet të trajtohen me respekt apo tallje.
Pal Kurtsi (Paul Kurtz), i cili e themeloi «Qendrën për hetim» tri dekada më parë, u përjashtua në një «goditje bordi» vitin e kaluar. «Unë i konsideroj ata fondamentalistë ateistë», thotë ai. «Thjesht t’i sulmosh me kritika besimet fetare nuk është e mjaftueshme. Kjo lë një boshllëk. Çfarë përkrah ti? Ne e dimë për atë që je kundër, por çfarë dëshiron të mbrosh?»
Vërtet, do të jetë një ditë e ftohtë në rajonet e skëterrshme nëse ateizmi mund të mburret tani për skizmën e vet ideologjike.
Është si freskuese, aq sa edhe e pazakontë, të dëgjosh një shkencëtar të pranojë limitet e kuptimit shkencor. Po përse? Përse ky pasion, kjo forcë dhe ky entuziazëm dogmatik midis ateistëve? Përse kjo këmbëngulje e tërbuar se besimi në shkencën bazohet mbi logjikë të pastër, ndërsa besimi dhe Perëndia bazohen mbi trillime të pambrojtshme?
Të ashtuquajturit «ateistë të rinj» nuk janë aspak ndryshe nga çdo ideologji tjetër fondamentaliste. Ata motivohen nga një shtysë e paarsyeshme për të «vërtetuar» se ata kanë të drejtë duke pohuar me terma shumë të paepur se të tjerët e kanë gabim. Por e vërteta le të thuhet, ata ndiqen nga realiteti i pashmangshëm se siguria e plotë dhe përfundimtare është përtej aftësive të qenieve njerëzore. Ata kanë shkuar të banojnë përherë në Babëll-lend [Vendin e Flluskave] dhe do ta luftojnë deri për vdekje këdo që e kërcënon fantazinë e tyre për të rritur.
http://www.jewishworldreview.com/1009/goldson_bubbleland.php3#at
[THEB: Për më shumë informacion: http://www.thebereancall.org/node/7636].