«Po secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit» (Efesianeve 4:7). Ne duhet të kujtojmë gjithmonë se sa herë që Zoti na kërkon të bëjmë diçka, Ai na jep fuqinë e nevojshme. Të gjitha urdhrat e Tij përfshijnë aftësimin e Tij, edhe kur këto urdhra janë në fushën e të pamundurës. Jethro i tha Moisiut: «Në …
Sa të kushton oferta jote ndaj Perëndisë?
«Nuk do t’i ofroj Zotit, Perëndisë tim, olokauste që nuk më kushtojnë asgjë» (2 Sam. 24:24). Kur Davidi tha që të ofronte olokauste atje ku Zoti e kishte ndaluar murtajën, Araunahu ofroi si një dhuratë të plotë veglat e shirjes, qe dhe dru për zjarrin. Por Davidi nguli këmbë që t’i blinte këto gjëra. Ai nuk do t’i ofronte Zotit …
Kur dëshiron por nuk mundesh
«Bëre mirë që pate një gjë të tillë në zemër» (1 i Mbreterve 8:18). Një nga dëshirat e mëdha të zemrës së Davidit ishte të ndërtonte një Tempull për Jehovain në Jerusalem. Zoti i dërgoi fjalë që atij nuk do t’i lejohej që ta ndërtonte Tempullin, sepse ai ishte një njeri i luftës, por Zoti shtoi këto fjalë domethënëse: «Bëre …
Kur ‘shpëtimi njerëzor’ pengon punën e Zotit
«O Atë, unë kam mëkatuar…» (Luka 15:21). Vetëm kur djali plëngprishës u kthye i penduar, i ati u lëshua me vrap për ta takuar, ra mbi qafën e tij dhe e puthi. Nuk do të kishte qenë e drejtë të jepej falje derisa së pari të kishte pendim. Parimi shkrimor (biblik) është: «…nëse pendohet, fale» (Luka 17:3). Nuk na thuhet …
Të jesh asnjëanës nuk është gjithmonë mirë
«“Mallkoni Merozin”, tha engjëlli i Zotit, “mallkoni, mallkoni banorët e tij, sepse nuk i shkuan në ndihmë Zotit, në ndihmë të Zotit në mes të trimave”» (Gjyqtaret 5:23). Kantiku i Deboras përsërit mallkimin e Merozit që qëndroi në anë të fushës kur ushtria e Izraelit u bllokua në luftime me kanaanejtë. Edhe njerëzit e Rubenit i nënshtrohen përbuzjes përçmuese; ata …
Dëmet e të përqëndruarit tek vetja
«Mos shiko vetëm për interesat e tua personale, por edhe për interesat e të tjerëve» (Filipianeve 2:4, NASB). Fjala kyç në Filipianëve 2 është «të tjerët». Zoti Jezus jetoi për të tjerët. Pali jetoi për të tjerët. Timoteu jetoi për të tjerët. Epafroditi jetoi për të tjerët. Edhe ne duhet të jetojmë për të tjerët. Na thuhet për ta bërë …