Psalmi 13

BIBLA SHQIP—PËRKTHIMI DIODATI I RI I RISHIKUAR


I kërkohet ndihmë Perëndisë në ankthin më të madh

13:1 Deri kur do të më harrosh, o Zot? Vallë kështu do të jetë përjetë? Deri kur do të më fshehësh fytyrën tënde?

13:2 Deri kur do të marr vendime në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time tërë ditën? Deri kur do të ngrihet armiku im mbi mua?

13:3 Shiko me vëmendje dhe përgjigjmu, o Zot, Perëndia im, ndriço sytë e mi, që të mos më zërë gjumi në gjumin e vdekjes,

13:4 dhe armiku im të mos thotë: “E munda”, dhe armiqtë e mi të mos gëzohen kur unë lëkundem.

13:5 Por unë kam besim në mirësinë tënde dhe zemra ime do të ngazëllojë në çlirimin tënd;

13:6 unë do t`i këndoj Zotit, sepse ai më ka trajtuar me shumë shpirtmadhësi.