Përsëri, kërkimi shkencor mbështet Biblën – dhe nuk është diçka e re që ai mbështet përshkrimin e Biblës për njerëzimin si një racë të vetme. [Fragment]
Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës studiuan eshtrat e mbetura nga dy toka varrimi daneze, duke përfshirë edhe ato të një burri që «del se është», e bazuar mbi informacionin gjenetik, me origjinë arabe.
Toka e varrimit, e cila është datuar nga 1 – 400 m.K., gjendet në pjesën jugore të ishujve danezë të Zelandës. Studiuesit analizuan ADN-në mitokondrike që u gjet në eshtrat e mbetura, duke përcaktuar se «qeniet njerëzore kanë qenë para 2000 vjetësh po aq të ndryshme gjenetikisht sa janë edhe sot» – dhe se njerëzit para 2000 vjetësh ishin më të lëvizshëm dhe më «të lidhur» me të tjerët sesa mendohej më parë. Kjo është si për shkak të mbetjeve arabe në tokën e varrimit ashtu dhe për shkak se asnjë prej mbetjeve nuk kishte lidhje amnore. Kjo tregon se danezët e lashtë nuk jetonin dhe vdisnin në të njëjtin fshat (ku familje të tëra të varroseshin bashkë), por për më tepër lëviznin nga një vend në një tjetër gjatë jetës së tyre.
Për më tepër, ky zbulim i shton pohimit se kemi të bëjmë më një «falsitet», siç e quajnë lajmet, që të pranosh konceptin e racës apo tipit gjenetik uniform «skandinav».
Dhe, vërtet, në vend që grupet etnike apo raciale të ndahen veçmas, ne jemi të gjithë nga i njëjti gjak, pasi ne ndajmë të njëjtën origjinë dhe të njëjtët prindër, në fund të fundit […] ne jemi të gjithë pasardhës të Adamit përmes Noeut dhe bijve të tij. Mbas shpërndarjes së Babelit, fiset që dolën si rrjedhim i kësaj u shtrinë në të gjithë globin (sikurse urdhëroi fillimisht Perëndia), duke qëndruar herë të ndarë, por edhe duke u përzierë në herë të tjera. Kështu, fiset origjinale kanë lëvizur dhe ndryshuar gjatë viteve në grupe njerëzish bashkëkohor. Duke kujtuar origjinën tonë të njëjtë ne mund t’i japim fund nocioneve raciste të superioritetit dhe pastërtisë gjenetike dhe të ruajmë pikëpamjen biblike se të gjithë njerëzit kanë vlera të barabarta.