«Në qetësinë tonë sa shumë orë të arta i hedhim përgjatë rrjedhës të cilat nuk do t’i shohim kurrë më. Mund të vijë koha që do të jepnim lumenj vaji, pasurinë e të dy Indies dhe malet e gurëve të çmuar, nëse do të ishin tonat, për të rimarrë një çast të humbur! Kush është midis nesh që e di si ta çmojë kohën dhe ta vlerësojë ditën siç duhet? Shumica e njerëzve më tepër studiojnë si ta kalojnë kohën e tyre, sesa si ta shpengojnë atë. Ata harxhojnë kot orë të çmuara sikur të kishin më shumë se ç’mund të thonë se çfarë të bëjnë. Stina tonë është e shkurtër dhe ne e bëjmë akoma më të shkurtër. Sa e trishtueshme është të dëgjosh njerëzit duke u ankuar: “Hej, si do ta kalojmë kohën?” Mjerisht, edhe dita e Zotit, pjesa më e pastër dhe më e zgjedhur e kohës, sa e palverë dhe e zakonshme është në sytë e shumicës së njerëzve! Por, oh, kur vijnë problemet; kur shpata është te trupi, pistoleta te kraharori, thika te gryka, vdekja te dera, sa e çmuar do të jetë një nga ato orë të përçmuara! Ditët e këqija bërtasin me zë të lartë në veshët tanë: “Shfrytëzojeni kohën!” (Efe. 5:16). Në rreziqet për jetën, kur Perëndia paralajmëron, […] atëherë ne mendojmë që ta shpengojmë kohën për lutje, lexim, përsiatje dhe studim. Atëherë ne i mbledhim edhe vetë fragmentet e jetës, që asgjë të mos humbasë. Atëherë Perëndia i mëson shpirtit urtësinë e shpengimit të kohës».
– Thomas Case, «Kur të krishterët vuajnë», fq. 52, 53