1 mars

[no_toc]

1 mars | çdo ditë me radhë

«Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës» (Gjoni 11:9).

Kur Jezusi sugjeroi që të ktheheshin në Jude, dishepujt u tmerruan. Judenjtë ishin përpjekur për ta vrarë Atë me gurë përpara pak kohe dhe tani ai po fliste për një vizitë kthimi. Si përgjigje ndaj frikës së dishepujve, Jezusi tha: «Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës». Në pamje të parë pyetja duke krejt e shkëputur nga biseda. Por ajo që po thoshte Shpëtimtari kjo ishte! Dita e punës përbëhet nga dymbëdhjetë orë. Kur dikush i dorëzohet Perëndisë, çdo ditë ka programin e saj të caktuar. Asgjë nuk mund të pengojë kryerjen e këtij programi. Kështu që edhe nëse Jezusi do të kthehej në Jerusalem, dhe madje edhe nëse judenjtë do të përpiqeshin për ta vrarë përsëri, ata nuk do t’ia dilnin mbanë. Puna e Tij nuk kishte mbaruar. Ora e Tij nuk kishte ardhur ende.

Për çdo fëmijë të Perëndisë është e vërtetë se ai/ajo është «i pavdekshëm derisa të jetë kryer puna e tij». Kjo duhet të na japë një paqe dhe vetëpërmbajtje të madhe në jetët tona. Nëse po jetojmë brenda vullnetit të Perëndisë dhe nëse i zbatojmë rregullat e arsyeshme të shëndetit dhe sigurisë, ne nuk do të vdesim kurrë në një moment përpara kohës. Asgjë nuk mund të na ndodhë pa vullnetin e Tij lejues.

Shumë të krishterë shqetësohen shumë për ushqimin që hanë, për ujin që pinë, për ajrin që thithin. Në shoqërinë tonë të ndërgjegjshme ndaj ndotjes ka gjithmonë diçka që na sugjeron se vdekja është duke trokitur te dera. Por ky merak është i panevojshëm. «Nuk janë vallë dymbëdhjetë, orët e ditës?» A nuk ka vendosur Perëndia një mbrojtje rreth besimtarit (Jobi 1:10) ndaj së cilës djalli është i pafuqi për ta depërtuar?

Nëse e besojmë këtë, kjo do të na shpëtojë nga shumë hamendje. Ne nuk do të themi: «Nëse ambulanca do të kishte ardhur më parë» ose «Nëse doktori do ta kishte zbuluar tumorin katër javë më parë» ose «Nëse burri im do të kishte marrë një linjë ajrore tjetër». Jetët tona janë planifikuar nga urtësia e pafund dhe në fuqinë e pafund. Ai ka një orar të përsosur për secilin prej nesh dhe trenat e Tij ecin sipas një plani të përsosur.

[previous][next]